A mund “të shndërrohen” homoseksualët?

March 16, 2018 13:16

A mund “të shndërrohen” homoseksualët?

Po qe se këtë pyetje e bëni në mënyrë publike, ju gjithmonë do të merrni një përgjigje disaprovuese.

Përgjigja nga American Psichological Association dhe American Psychiatric Association është një  “Jo” shumë e madhe. Homoseksualiteti nuk është sëmundje dhe ai nuk ka nevojë për mjekim. Po ashtu, homoseksualiteti nuk është një vendim konshient, që duhet ose mund të ndryshojë.

Qeniet njerëzore nuk mund të zgjedhin vetë për të qenë gay ose të drejtë. Për shumicën e njerëzve, orientimi seksual ndihet që në adoleshencën e hershme, kur të rinjtë e të rejat, akoma,  nuk kanë patur eksperienca seksuale. Ndërkaq, është në vullnetin e gjithkujt të zgjedhë nëse do të veprojë sipas ndjenjave që ka.

Ashtu siç ka heteroseksualë që zgjedhin të mos bëjnë kurrë seks, ashtu mund të ketë edhe homoseksualë që mund të zgjedhin të mos bëjnë kurrë seks. Por një gjë duhet kuptuar mirë, se orientimi seksual, i cilës do natyrë të jetë ai, hetero ose homoseksual, nuk është një zgjedhje e ndërgjegjshme, që mund të ndryshohet me vullnet.

Ka disa organizata dhe individë që thonë e zotohen se janë të aftë të ndryshojnë gay-të në të drejtë. Terapitë e “Riorientimit”, “rregullimit” ose “konversionit”, që ofrojnë predikues dhe grupe konsulentësh, duket se nuk janë shumë të suksesshme. Ndërkaq, shumë njerëz, duan ta ndryshojnë orientimin  e tyre homoseksual në heteroseksual.

Disa e kërkojnë këtë ndryshim sepse ndjejnë që orientimi i tyre seksual  është në konflikt me fenë e tyre. Të tjerë janë të stresuar emocionalisht nga ndjenjat homoseksuale. Ata ndjejnë se e kanë jashtë kontrollit jetën e tyre.

Edhe pse të dhënat shkencore për “riorientimin” janë të pakta, dëshmitë nga ex-gay-të, ndonjëherë, tregojnë se riorientimi është bërë me sukses.  E vërteta është se terapia në grup, që bëhet për “riorientimin seksual”, …u ofron pjesëmarrësve një kohë të gjatë, gjatë të cilës ata nuk bëjnë seks  homoseksual. Gjatë kësaj kohë që ata janë në terapi, kanë më shumë  kohë të mendojnë më qartë për orientimin e tyre seksual. Kjo është ajo që konsiderohet  pjesa më e rëndësishme e procesit të shërimit.

Sipas Associationit Psychiatric American, terapia rregulluese ka shumë rreziqe potenciale, siç janë: depresioni, ankthi, dhe sjellja vetë-shkatërruese.  Profesionistët e shëndetit mendor mendojnë, se përpjekjet për të ndryshuar orientimin seksual mund të ndezin vetë-urrejtjen ose përforcojnë paragjykimet sociale kundër homoseksualitetit. “Nuk ka asnjë provë shkencore të publikuar  që të mbështesë efikasitetin e terapisë “reparative”, si një mjekim për ndryshimin e orientimit seksual të një personi” deklaroi Associationi i psikiatrave në vitin 1998.

Tre vjet më vonë, Robert Spitzer një psikiatër në Columbia University, i cili në vitin 1972 kryesonte komisionin e psikiatrave që hoqën nga lista e sëmundjeve psikike homoseksualitetin, prezantoi të dhënat që e vënë në dyshim pikëpamjen e mësipërme. Spitzer intervistoi 200 njerëz që thoshin se njëherë kanë qenë homoseksualë, por që kanë ndryshuar për arsye të terapisë së “konversionit”.

Rreth dy të tretat e burrave dhe thuajse gjysma e grave raportuan, se pas terapisë, si kurrë më parë, ata nuk e ndjenin atraksionin  homoseksual.  Disa të tjerë, të cilëve nuk u kishte ndryshuar orientimi seksual, hoqën dorë nga sjellja homoseksuale dhe  thanë se ndjehen më mirë emocionalisht.”

Spenzerit, iu deshën gjashtëmbëdhjetë muaj që t’i gjente subjektet e studimit të tij , të cilët i rekrutoi, kryesisht, nëpërmjet organizatave religjioze. Ai beson se rezultatet pozitive të ndryshimit janë të rralla dhe  deklaron: “Unë nuk e bëj këtë lloj terapie, dhe jam skeptik lidhur me rezultatet e saj”.

Ai kundërshton presionin ndaj gay-ve dhe lesbianeve, por, ai mendon se gay-të dhe lesbianet “duhet të kenë të drejtën  të eksplorojnë edhe potencialin e tyre heteroseksual.”

n.s. / dita

March 16, 2018 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*