A mund të zhvillojë mutacione të tjera COVID-i, Brataj: Krijon variante të reja, por ky virus ka një veti që zhvillohet ngadalë

February 1, 2021 23:58

A mund të zhvillojë mutacione të tjera COVID-i, Brataj: Krijon variante të reja, por ky virus ka një veti që zhvillohet ngadalë

Mjekët kanë debatuar sot lidhur me variantet e reja të Covid-19 dhe pasojat që mund të kemi nga vaksinat. I ftuar në Tv Klan, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka thënë se virusi mund të krijojë variante të reja, por shtoi se ka një veti që zhvillohen ngadalë.

Mjeku shtoi se kjo është një avantazh për shkencëtarët, pasi mund të studiohet dhe të krijohen ilaçet që e sulmojnë.

Po krijon variante të reja, por ky virus ka një veti që zhvillohet ngadalë. I ka më të ngadalta se virusi i gripit dhe të lejon që ta zhvillosh dhe ta gjurmosh”.

Brataj po ashtu u përgjigj dhe pyetjes nëse vaksina ka efekte anësore, por tha se vaksinat janë bërë për mbrojtje e jo për efekte negative.

Ende nuk ka, por nuk mund të thuash efekte të vaksinës, pasi nuk shkakton sëmundje për të mbron”, tha ai.

Por për mjekun Ilir Alimehmeti vaksina mund të ketë dhe efekte anësore dhe solli shembullin e një personi të studiuar nga AstraZeneca. “AstraZeneca ka raportuar një rast që ka pasur një pasojë negative, por është studiuar pak muaj”, tha Alimehmeti.

h.b/dita

February 1, 2021 23:58
Komento

1 Koment

  1. Lili February 2, 14:01

    Dr Brataj duhet te lexoje ma shume per efektet anesor te vaksinave , qe te informoje si ka dhaneZoti pacientet!
    Cdo gje, cdo substance ka efektet anesor ne mjekesi! Puna eshte vetem a ka pacienti ma shume te mira a ma shume te keqija prej asaj gje! Debat qe behet me pacientin ,rast per rasti e jo me show Tv !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim