Një debat kombëtar mbi temën: A mundemi ne shqiptarët të bëjmë shtet?!

July 31, 2017 12:45

Një debat kombëtar mbi temën: A mundemi ne shqiptarët të bëjmë shtet?!

I nderuar z.kryeredaktor

Shkruesi i këtyre radhëve, është një qytetar i thjeshtë, me bindje të veçanta politike, por me adhedashurinë e përbashkët me të gjithë ata shqiptarë, që këtë emër e kanë jo vetëm në pasaportë, por edhe në gen. Dhe pikërisht, nga pozicioni i qytetarit e shqiptarit të thjeshtë, po marr guximin t’ju drejtohem intelektualëve dhe dijetarëve tanë të të gjitha fushave:

Le të hapim një debat për punët tona si popull e si komb me pyetjen: “A mund ta bëjmë shtetin tonë?” E nëse po (unë jam i bindur se mundemi), atëherë, hajdeni të përcaktojmë rrugët dhe të nisim nga puna. Kombi ynë ka potenciale njerëzore dhe resurse materiale të mjaftueshme për të realizuar shtetin. Edhe individë që të marrin rolin e Liderit në këtë aksion madhor kombëtar.

Pak histori shtetformuese:

Mbi dymijë vjet, që nga mbreti i fundit Genti, ilirët, arbërit dhe sot shqiptarët, në biografinë e tyre “regjistruan” vetëm 113 vite me histori shtetformuese. Pse ka ndodhur kjo me racën tonë, e cila siç thonë të shkruarat e albanologëve, ishim të parët banorë të kontinentit të vjetër, dhe ardhacakëve të mëvonshëm ju dhamë mësimet e para të qytetërimit? Arsyet mund të jenë të ndryshme, ashtu si dhe interpretimi i faktorëve objektivë e subjektivë. Duke mos qenë në nivelin e historianit, unë do t’i prek këta faktorë kalimthi, me dy-tri ligjërata.

Pozicioni gjeografik i vendit tonë, ka dy anë të medaljes: Shumë i favorshëm për të jetuar e begatuar; dhe tepër i vështirë për të “mbijetuar”. Romakët, kur na pushtuan në vitin 168 para Erës së Re, nuk e bënë për sport këtë punë, por për të zotëruar pozitat gjeostrategjike që kishte vendi ynë në “komunikimin” perëndim-lindje dhe anasjelltas. Duke patur pra objekt vendin dhe jo banorët e Ilirisë, pushtuesit romakë i masakruan apo i zbuan vendasit nga bregu i detit, nga qytetet dhe fushat e begata, duke i detyruar të siguronin mbijetesën grykave të maleve. Dhe e quajtën vendin “ILIRIKUM”, që me sa ma merr mendja mua, shqip do të thotë “Iliri BOSH” (Kum, domethënë një rërë e imët me më shumë dhé, pa njerëz, e madje edhe pa bimë). Dymijë vjet më vonë, pasardhësi bastard i romakëve me emrin DUXE, duke pushtuar Shqipërinë e shekullit të XX-të, do të thoshte se “Shqipërinë e kam në zemër”. Vini re! Shqipërinë, por jo shqiptarët! Të njëjtën “skemë” përdorën edhe pushtuesit e tjerë midis këtyre dy ekstremeve në kohë, të cilët, nëse nuk mundën të na kthenin në “kum”, na mbajtën të copëtuar me synimin që të mos bënim shtet. Sepse një shtet shqiptar i konsoliduar në brigjet e Adriatikut e Jonit, ku kalonte Egnatia e lashtë, do tu nxirrte punë si fqinjëve, ashtu dhe pushtuesve më të largët në inkursionet e tyre për grabitjen e vendeve dhe popujve.

Për fat të keq, dhe që përbën faktorin e brendshëm, në gjirin tonë nuk munguan dhe bastardët, të cilët u gjendën në shërbim të pushtuesve, duke e gërryer “Kalanë” tonë nga brenda. Por kjo puna e bastardëve nuk është ndonjë “risi” e vendit dhe e popullit tonë. Bastardë ka çdo vend e çdo popull, por kur kjo ndodh me popujt e vegjël, dëmi është kolosal.

Dy periudha shtetformuese të suksesshme, në dy kohë të ndryshme:

Në shifrën 113 vite periudhë shtetformimi, që shënova në krye për periudhën e gjatë mbi dymijë vjeçare nga pushtimi romak e gjer në ditët tona, pasardhësit e ilirëve, arbërit dhe më vonë shqiptarët, patën dhe momente ngadhënjimi në shtetformimin e tyre. Të paktën në dy raste, ata arritën të shënonin dy epoka të ndritshme, rrezet e të cilave depërtuan gjer në skajet më të largëta të kontinentit e më tej. Epoka e ndritur e Skënderbeut në periudhën e mesjetës, dhe ajo e Enver Hoxhës në kohët moderne, do të mbeten si dy pishtarë të zjarrtë që u ndriçojnë udhën jo vetëm shqiptarëve, por u jep shenjë e besim gjithë vendeve e popujve të vegjël, se edhe ata mund të mbijetojnë e madje edhe të begatojnë, ashtu si vendet dhe popujt e mëdhenj e të fuqishëm, kur janë të bashkuar e të organizuar.

Mirëpo, këta dy lloj shtetesh që shqiptarët patën në dy periudha të ndryshme, bien “ndesh” me “konceptet” e sotme për shtetin. I pari, duke qenë një shtet ushtarak, bie ndesh me kohët moderne, ku “rroba ushtarake” e shtetit mbulohet me pelerinën fosforeshente të “demokracisë”. Ndërsa shtetit të diktaturës së proletariatit, që ndërtoi Enver Hoxha, as që duam t’ia dëgjojmë emrin. Kjo për faktin e dukshëm, se zhduku shfrytëzimin shekullor të popullit dhe, nga ana tjetër, ai shtet u bë dalëzotës i vendit të shqiptarëve dhe pengesë problematike për interesat e fqinjëve dhe superfuqive në pikën nevralgjike të kalimit lindje-perëndim dhe anasjelltas. Ishte kjo arsyeja që ky shtet i ri e modern i shqiptarëve, pas vdekjes së Enver Hoxhës, u sulmua dhe u shkatërrua sikur të kishte bërë “blasfemi”.

Gati tre dekada, asnjë “shtyllë” e sigurt e shtetit!

Njëzet e shtatë vite qeverisje “Demokratike”, qeverisje e nisur jo nga hiçi por nga një shtet i mirëfilltë me 45 vjet biografi të lavdishme; në kushte tejet optimale që sigurojnë kohët moderne; me një inteligjencë shumë herë më të zhvilluar se ajo e para viteve dyzet; me një mbështetje të përditshme të faktorit ndërkombëtar, i cili kërkon të na fusë në “gjirin”e tij, etj., etj., dhe rezultati: Ende pa shtet! Pse?!

Pavarësisht nga teoritë moderne për shtetin, përcaktimi i Marksit se “shteti ka karakter klasor” mbetet i palëvizshëm. A mbahet parasysh ky ligj themelor i ndërtimit të shtetit dhe i zhvillimit të shoqërisë njerëzore? Apo shteti është “i të gjithëve” dhe . . . i askujt! Që nuk është i “askujt” vërtetohet çdo ditë, ndaj dhe ka mbetur latant dhe i paformuar. Ndërsa i “të gjithëve” do të bëhet kur shoqëria njerëzore të arrijë barazinë e plotë (komunizmin). Por ajo ditë shënon shuarjen e shtetit!

Megjithatë, t’i kapërcejmë filozofimet që dalin jashtë mundësive të mia si qytetar i thjeshtë dhe të “kapemi” me gjërat konkrete: Cila klasë e ka sot pushtetin që pretendon të bëjë shtet? Borgjezët? Jo! Fshatarët? Aspak! Punëtorët (proletarët)? As që bëhet fjalë! Po kush atëherë?!

Sot, pushtetin në vendin tonë e kanë një konglomerat individësh, grupesh e klanesh që nuk kanë lidhje organike e klasore as me borgjezinë, as me fshatarësinë e as me punëtorinë. Politikanët tanë, realisht nuk përfaqësojnë asnjë klasë unike të shoqërisë sonë, pavarësisht se hiqen si “të majtë”, “të djathtë” apo “të qendrës”. Duke mos përfaqësuar asnjë klasë shoqërore, shteti i pretenduar prej tyre, e shumta, e shumta mund të jetë një “shtet-pupace”, pa bazë ekonomike, aseti kryesor që konsolidon dhe mban shtetin në këmbë. Vetëm klasa e unifikuar që investon dhe ndërton bazën ekonomike, është e interesuar të ngrejë shtetin, me të cilin mbron investimet e saj kapitale. Politikano-pushtarët tanë aktualë, kanë interes tjetër: milionat që kanë grabitur majtas e djathtas i “investojnë” ndër banka, ndër xhepa e ndër “qypa” (si ato të kohës së Zogut), që t’i kenë të sigurta, kur të mbeten pa pushtet. Shtetin ata e kanë fasadë, pas së cilës mundohen të shtojnë miradinat e tyre e të klanit që i mbështet. Ndaj, kush pret që kjo skotë politikanësh të ditëve tona të na ndërtojë shtetin, ai realisht është “duke pritur Godonë”!

A ekzistojnë mundësitë e bërjes së shtetit dhe si?

Prej më se një shekull, partitë politike kanë qenë asetet me të cilët është marrë, ndërtuar e mbajtur shteti. Mos vallë këtij “aseti” i është sosur vaji i kandilit? Nuk jam në gjendje të flas për vende të tjera, por partitë politike borgjeze të vendit tonë, vetëm emrin kanë të tillë. “Trio” e partive alternuese në pushtet, PD, PS, e LSI dhe bishtave të tyre, u ka mbaruar jo vetëm “vaji i kandilit” por edhe boja me të cilën ishin lyer në ditën e krijimit. Ato aktualisht nuk kanë asnjë kauzë shtetformuese, madje s’kanë asnjë lloj kauze. Ndaj sa më shpejt duhen përcjellë në “Bunk-Artin” e Ramës. Të paktën për nja dy apo tri dekada, gjer sa të riformatohen dhe të konkurrojnë për “licencë” të re.

Po, a mund të ndërtohet shteti pa prezencën e partive?! Po, mendoj se është e mundur. Në kushtet aktuale që kalojmë, sipas meje, dy janë mundësitë e bërjes së shtetit: 1-Me një revolucion të fuqishëm demokratik, i cili të përmbysë këtë klasë politike të inkriminuar dhe të vendosë pushtetin sipas parimit demokratik: “Pushteti buron nga populli dhe i takon atij”! 2-Duke realizuar Bashkimin Kombëtar. Çështja Kombëtare jo vetëm prevalon mbi të gjitha kauzat e partive politike, por nëpërmjet bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm do të dyfishonte resurset njerëzore, intelektuale dhe ekonomike, të cilat do të krijonin kushtet optimale për ndërtimin e shtetit që “ecën” me këmbët e veta.

Mundësia e parë, bie, sepse sistemi që po aplikojmë i “përjashton” revolucionet. Atëherë mbetet realizimi i Bashkimit Kombëtar. Këtu përplasen dy opsione: Bashkimi Kombëtar para, apo pas hyrjes në BE?! Sipas meje, dhe jo vetëm, të paktën midis Shqipërisë shtetërore dhe krahinës shqiptare të Kosovës (alias Republika e Kosovës), “Trau” artificial në Morinë duhej prishur që ditën e parë të çlirimit të Kosovës. Nëse dikujt, ky mendimi im i duket absurd, i parakohshëm, apo stil “Ballist Morine”, atëherë le të hidhemi tek një platformë tjetër, më e ngadalshme në kohë, por plotësisht e realizueshme. Gjatë 18 viteve që nga çlirimi i Kosovës e gjer me sot, nëse politikanët tanë do të kishin aplikuar ndonjë strategji kombëtare, siç e kanë të shkruar edhe në preambulën e Kushtetutave, nëpërmjet takimeve të organizuara midis dy qeverive dhe organizatave të tjera politike e shoqërore, do të ishte realizuar: Përcaktimin dhe unifikimin e strategjisë kombëtare të zhvillimit; Njehsimin e traditave, dokeve e zakoneve, të cilat për arsye historike kanë edhe dallime; Unifikimin e marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore; Njehsimin e sistemit të arsimit të të gjitha shkallëve; Kalimin në monedhë të përbashkët; Lehtësimin apo suprimimin doganor etj., etj., të cilat asnjë rezolutë ndërkombëtare nuk mund t’ju bëhet pengesë. Pas realizimit të këtyre masave përgatitore, do të krijoheshin mundësitë edhe për një Union të përbashkët, gjer edhe për bashkëqeverisje, si pragu i kalimit plotësisht në “Bashkimin e Kombit në një shtet të vetëm”! Kjo rrugë, ndonëse e vonuar, mbetet përsëri një mundësi. Por ajo që mund dhe duhet të arrihet në një kohë shumë të afërt, është realizimi i një “Lidhje të Dytë të Prizrenit”, e cila do të merrte në dorë fatet e kombit për ndërtimin e shtetit. Lidhjen e Parë të Prizrenit nuk e pengoj gjendja e copëtuar në katër sanxhaqe, ku na kishte “stacionuar” pushtuesi otoman. Aq më pak mund të ndodhë kjo me “Lidhjen e Dytë” të ditëve tona. A nuk është vetë BE që po mundohet të krijojë një si punë “unioni” me shtetet e Ballkanit pereëdimor, si paradhomë e hyrjes në BE?!

Lidhja e Parë e Prizrenit, me gjithë sakrificat e patriotëve tanë, për rrethana historike dështoi në misionin final, Bashkimin Kombëtar. Por “Lidhja e Dytë”, nëse realizohet sot, ka kushte e rrethana optimale për të mos dështuar. Jam i sigurt se, nëse realizohet kjo Lidhje, me atdhetarizmin e Lidhjes së vitit 1878, suksesi do të ishte i plotë. Në këtë rast, shqiptarët do të arrinin të ngrinin shtetin e tyre legjitim dhe me autoritet, si në vitet e lashta të Teutës e të Gentit, ku vendasit ishin zotër të trojeve që u kishte blatuar natyra bujare.

Gjon Bruçi

 

July 31, 2017 12:45
Komento

23 Komente

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. July 31, 20:33

    Shqiptaret jo se nuke dine te bejne shtet,kur mbreteri e perandori kane drejtuar shume shekuj para krishtit,dje drejtuan dhe krijuan perandori dhe shtete qe nga kontributi shqiptare ato fituan pavarsine,nga pushtimi otoman,si Egjypti,Greqia etj.Pa harruar kohen e lavdishme te shteformimit nga Kryetimi i krishterimit dhe i shqiptareve Gjergj Kastrioti(Skenderbeu),apo Kongresi i Lushnjes me Aqif Pashe Ebasanin e Zogun ne krye,duke mos harruar dhe diktaturen komuniste qe ndertoje shtet brenda lloit te pangopesise per pushtet pa kufi me c’do forme cmim.Sot nje shtet ku merite nuke ka dija por trashegiminija nga eterit tek bijte e mostrat e tyre po me c’do forme e cmim,por me nje ndryshim nga diktura ato kane pangopesine per leke te piset,dhe kjo se ato nuke vijne si rrjedhoje e dijes,as dhe e shpates apo pushkes,por palles ne mes shaleve te buces komuniste.Ja pra perse sot nuke ndetohet shtet,por sundohet dhe kjo vetem e vetem per te kultivuar nostalgjine me anarshi e pasiguri ndaj diktatures komuniste si bije dhe mostra te se ciles jane dhe mbeten.Nje ndimese per kete palo politike e shteformim kane dhe politikane,financiere e bankiere te pandergjegjshem e imorale nga bota.Pra ishin keto pra jemi ketu ku jemi,aqe sa ju desh Sovranit,USA-s dhe BEse te kerkoje me force Reformen ne Drejtesi,VETTINGUN si dhe ligjin e dekriminalizimit qe e permjerren qe ne nisje ne unison pozita dhe opozita bashke.Drejtesi do te behet,duan apo nuke duna ujqerit e cakejte e politikave te Tiranes zyrtare sot.Besoni.

    Reply to this comment
  2. beni July 31, 21:46

    Problemet e diversiteti kulturor na bejn gjithnje pesimist per te Pas nje shtet e komb te shendetshem!
    Gjuhesimi esht vetem miet komunikimi,kultura bashkon zemrat ,mireqenje ekonomike dhe jo Probleme diversiteti ne Politike!
    Revulucioni kulturor e integrimi ne Rajonn e te mendojme te gjith si europiane do te Jet ajo qe shqiptarve Ju Ka munguar e Ju mungon!
    Islam Apo krishterimi zgjodhni e e merni ne Rast se doni Shendet e dashurin mes popullit dhe komb jo inferior e lajkaxhinj qe te themi se valla Ka ekzistuar e ekziston tolerante SA kan pushtetin e Kur bien nga pushteti fillon perseri nacionalizmin Kosova keshtu e maqedonia ashtu!
    Greku i Lig e Turku i bute e serbi i serte!

    Reply to this comment
  3. Arben July 31, 21:58

    NE FAKT, QELLIMI I NJERIUT NE JETE ESHTE

    MIREQENIA DHE JO TE BERIT SHTET???!!!!

    SI MUND TE ARRIJME MIREQENIE, KUR NE NUK

    DIME SE KUR E KEMI PATUR DHE NUK E KEMI

    PATUR KETE MIREQENIE GJATE HISTORISE SONE

    ????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    KUR NE MASHTROJME VETEN PER TE KALUAREN

    TONE, AS NUK KA SHANCE TE GJEJME RRUGEN E

    DUHUR NE TE ARDHMEN.

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, ESHTE

    SHUME I LUMTUR KESHTU SIC ESHTE, KESHTU

    QE KU QENDRON PROBLEMI KETU?????!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • "NAIVI" August 2, 19:09

      O “Arben” , nuk ke tru per vete , qe pretendon t`u japesh te tjereve ! Po i dhe edhe ato pak qe te ndodhen , nuk do te gjejsh dot shtepine , kur te kthehesh nga “puna” !

      Reply to this comment
      • Arben August 3, 07:42

        O BYRAZER, TRURI PER KOKEN KISHTE MBARUAR

        EDHE NE KINE, (U FUTA TE BLIJA PAK TE SHTOJA

        KAPACITETIN, POR I FUNDIT ISHTE SHITUR PARA

        3 DITESH). KESHTU QE POPULLI SHQIPETAR

        TRIM DHE HEROIK, VESHTIRE DO TA KETE.

        O KISHTE SHTET TE RREPTE E TE FORTE DHE

        KRIMINAL ENVER SERBI, O NUK KA PATUR

        TJETER.

        ME THUAJ NJE PERIUDHE QOFTE EDHE 1

        VJECARE GJATE SUNDIMIT TE TIJ KRIMINAL

        QE QYTETARET E KETIJ VENDI KANE PARE HAIR

        ME SY.

        PER KETE MUND TE PYESESH EDHE PRINDERIT E

        TU, OSE MOSHATARE TE TYRE, NESE KE DYSHIME

        PRA, PER CDO PAQARTESI QE MUND TE KESH

        EDHE PAS KETIJ SQARIMI, KTHEJU KOMENTIT

        TIM ORIGJINAL.

        Reply to this comment
  4. beni August 1, 09:49

    Ku esht komenti?

    Reply to this comment
  5. realisti August 1, 17:27

    Per te bere shtet nuk duhet mendojme se do na vije nga qelli .Sheti behet nga ligje e jo nga llafe e jo sipas tekave personale a familjare te oligarkeve te cdo ngjyre.Prandaj kush don shtet te vedndose ligjin ne cdo fushe te jetes,ekonomike ,kulturore, etj etj pa i permendur te gjitha.Per mua e shume kend shtet do te thote ligj te shkruar mire e te zbatuar pa devijime.

    Reply to this comment
  6. j August 1, 21:26

    Shqiptaret nuk bejne dot shtet se jane,hajdute,genjeshtare,spiune,
    mercenare,bashibozuke,opportuniste,ipocrite,pamoralshem,kriminele,
    pabese,paskrupull,mendjemedhej,fodulle,mosmirenjohes,bukeshkale,
    xheloze,inatci,cmirezinj,keqdashes,injorante,pordhace,dembela pashoq,
    thashethemaxhi,shpifes,intrigante,adhurojne te keqen dhe vesin,etj,etj,
    Eshte e mundur te behet shtet me te tille jerez ???

    Reply to this comment
  7. enter"" August 1, 22:57

    Shqiptaret do bejne shtet kur te riformojne karakterin e tyre.

    Sigurisht, shpresojme qe llotaria amerikane te mos e zhvapi kete popull me

    Reply to this comment
  8. Nikolla August 1, 23:20

    O shoku Gjon ! Ta pasha haren mos shkruaj ma! Se nuk po na thua ndoj gja te re e je tu na lodh me te verteta te njohura edhe nga femijet e tetevjecares. Edhe nji here po te lutem:mos na rropat koken ma.Je tu i ra samarit ne vend te magjarit.Nuk eshte se nuk e dine njerzit si bahet shtet.Shkaku esht se nuk do Pasha. A e njeh Pashen? Pasha asht gjyshi i Ali Pashajt, komandantit te baterise Zagore.Ne fund nje kritike shoqerore:Nuk i shkon anetarit te Partise qe te perfitoje te ardhura shtese( honorare gazetash) pervec pensionit ose rroges se konsiderohen privilegje.A me kuptove?

    Reply to this comment
  9. Arben August 2, 13:31

    TANI E LEXOVA PAK NE BRENDESI.

    DY PERIUDHAT QE SHQIPETARET PASKAN BERE SHTET, JANE PERIUDHA E SKENDERBEUT, DHE AJO E ENVER HOXHES.

    HAHAHHHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHHA

    O ZOT O ZOT.

    KETO JANE DY PERIUDHAT ME TE KEQIJA TE SHQIPETAREVE KETO 600 VITET E FUNDIT.

    GJITHE PERIUDHA E PERANDORISE OSMANE, ESHTE PERIUDHA KU SHQIPETARET KANE JETUAR PER SE MBARI.

    KETO DY PERIUDHA JANE PERIUDHAT KUR KANE JETUAR SI SKLLEVER.

    HAPNI SYTE O QORRA, QE TRUMPETONI ARGUMENTAT E BEOGRADIT, DUKE REFUZUAR TE VINI TRURIN TUAJ NE PUNE.

    Reply to this comment
  10. vasili August 2, 17:52

    Gjon,qenke nje koqe gomari,qe vazhdon te pellasesh per kopeshtin zoologjik te Hoxhes.
    Nuk kam cfare te them,si funksiononte shteti shqiptar i Gjergj Kastriotit,por di te them,me ate qe kane perjetuar dhe treguar te paret tane dhe veprat qe na ka lene pas shteti shqiptar i Ahmet Zogut.
    Zgjuaresise dhe trimerise se tij,ju bashkua dhe jeta ne perendim,nga ku u formezua nje Ataturk shqiptar,qe hap mbas hapi u perpoq,qe kete vend anadollako taliban(i keni pare besoj filmat rreth nje qint vjeteve me pare te bere ne mes te Tiranes),ti jepte forme dhe permbajtje europiane,kontinenti ku vete Perendia e kish vendosur.
    Emancipimin e filloi,me martesen me aristrokaten katolike hungareze,,veshjet dhe veprimtarite kulturalo-sportive,te motrave te tij.
    Hapi dyert kapitalit italian,veprat e artit ndertimore te te cilit,jane te pa konkurueshme dhe sot e kesaj dite.
    Vec kesaj masa e gjere e popullit,mbas pese shekujsh kontakt me erresire pushtimi aziatik,tani ju mundesua kontakti me ate lloj dije dhe drite europiane,qe imzot Noli,e quante nje tragjedi te vertete historike mungesen e saj.
    Zogu hoqi ferexhete dhe pushket e gjakemarrjes.Kishte nje qetesi te admirueshme,gjithandej ne territorin shqiptar.
    Duke pare gjendjen e bujkeroberise anadollake ne fshat,u perpoq te bente reforme agrare,por obskurantizmi mesjetar aziatik i bejlereve dhe agallareve te tyre ish kaq i thelle dhe i eger sa nuk arriti ta realizoj ate qe mendonte.
    Nje udheheqes,mund te jete demokrat dhe human i madh,por mund te deshtoj,nqse shoqerise qe ka perpara,sic ish Noli vet, nuk arrin tja pres festen sipas mentalitetit me te cilen eshte formuar ajo.Dhe Zogu e beri kete me se miri, duke gershetuar kulacin me kerbacin
    Per mendimin tim,gaboi kur iku,kur zbarkuan italianet si pushtues,duke i krijuar mundesi sundimi komunisteve.
    Dhe eshte e vertete qe ne shqiptaret,ca nga formimi,ca nga fati e kemi pothuaj te pamundur te krijojme shtet.
    Rama,si nje perjashtim race,prej vitesh me nje durim dhe pune cilesore dhe pragmatiste,ka filluar te ngreje themelet e nje shteti te vertete demokrat perendimor.
    Dhe per kete u votua masivisht.Por vazhdojne te mos jene te paket,pizevenget ne te gjitha llojet e institucioneve,politike,shteterore,kuvendore,gjyqesore,mediave,kafeneve,qe nuk duan ta shohin kete,per interesat e bythes apo injorances se tyre me renje dhe dege ne shekujt e kaluar.

    Reply to this comment
    • beni August 2, 21:28

      Zogu iku se Kish hallin e parave!
      Parate ishin te italjanve e Borxhet qe duet tua kthente Bankave italjane!
      Te rinte i iku froni e parate,Italia Kish vendosur mbret Viktor emanuelin e shum shqiptar e desheronin mbret te tyren!
      Zogu deshi cdo nat te ndronte nje Feimer me parat e Italis e taksapaguesve shqiptar!
      Loja e zogut me kryeministri e Asaj kohe Koco koti ja u nxori Bojen komunizmi Kur Denuann Koco kotin per abuzime e ter thesarit te shtetit e dorzoj greqia Tek autoriteteve shqiptare!
      Zogu beri dicka per ta Par bota perendimit,por luftoj Fan nolin e idet e tij qe ndoshta bota e civilizirte do te Kish besimit Tek nje prift qe luftohej per te drejten e jo per para e pushtet!
      Pra Italia e pa zogun si mashtrus e Humbi besimit ndaj tij Kur u lidh me gjermanin!?

      Reply to this comment
  11. nje shqiptar August 3, 08:34

    Eshte ne te drejten e gjithsekujt, edhe te ketij “qytetarit te thjeshte” Bruci, qe te beje analiza historike e politike. Por pasi ta kete formuluar mendimin e tij, duhet medoemos qe te rihedh nje veshtrim se mos mendimet e tij kundershtojne njeri tjetrin. Zoteria thote se nje ruge per te bere “shtet” sot ne Shqiperi, pervec revolucionit komunist, eshte edhe bashkimi i trojeve te banuar nga shqiptaret ne nje shtet te vetem. E kete e thote pasi ka vleresuar me pare si shtetin me “optimal”, shtetin e pergjysmuar e teresisht te izoluar nga gjithe bota, shtetin enverist. Nuk po zgjatem me teorine e shtetit te “diktatures se proletariatit” qe vjen me revolucion komunist, se ja pane “hajrin” shqiptaret per gati 5 dekada. Asnje nga lideret komuniste te “diktatures se proletariatit”, nuk rezulton te kete qene vete “proletar”. Ndersa per “bashkimin kombetar”, lideri i diktatures se proletariatit, diktatori Enver Hoxha, jo vetem qe nuk mendoi asnjehere, por sabotoi edhe ato pak perpjekje qe u bene per kete bashkim, nen diktatatin e jugosllaveve qe e sollen ne krye te PKSH.. Tashme kjo eshte nje histori e vertetuar me dokumente e me fakte, dhe eshte e marrezidhme te injorohet.”Shtet” te cunguar si te Enverit tentuan te bejne edhe pashallare te tjere shqiptare qe nga Ali pashe Tepelena, Esad pashe Toptani, apo Bushatllijte, por ketu nuk behej fjale per shtet te gjithe shqiptareve, por per feude te nje qeverisje diktatoriale provinciale. Edhe me “shtetin” e para 500 viteve te Skenderbeut, eshte e marezishme qe ta krahasosh shtetin e “diktatures se proletariatit” te Enver Hoxhes. Gjergj Kastrioti qe para 500 vitesh, kur akoma nuk kishte lindur nocioni i plote i kombit, mblodhi ne Kuvendin e Lezhes gjithe prijesit, feudalet e principatat shqiptare, per te krijuar nje shtet te bashkuar shqiptar, qe te perballonte nje perandori te fuqishme, sic ishte perandoria osmane. Enveri beri te kunderten. I zhduku te gjithe prijesit e tjere shqiptare, dhe krijoi nje shtet diktatorial mbrenda gjysmes se Shqiperise etnike, sepse keshtu e kishte me lehte te qeveriste vete si diktator..

    Reply to this comment
  12. M.leka August 3, 21:04

    Personi qe i ktheu shkelqimin tiranes do ti kthej. Driten dhe vendit.

    Reply to this comment
  13. asd August 4, 01:16

    Gjon ha fasule e futja p… Cfare lidhje ka midis konceptit te forcimit te shtetit mes shqiptaresh dhe teorise se bashkimit te dy vendeve pra Shqiperi e Kosove ? Asnje lidhje Gjon. Nuk formohet shteti duke bashkuar dy vendet. Kjo do te ishte jo vetem fundi i shtetit por edhe i kombit… po ta mendosh pak me gjate.

    Reply to this comment
  14. Mehmet Metaj August 5, 18:24

    Shqiptaret megjithe perpjekjet e prijesve tane me te shquar qe moren kulture ne dhe’ te huaj,..qe nga Skenderbeu e deri tek Ismail Qemal bej Vlora, ben akte sublime dhe historike dhe krijuan njefare shteti,..por asnjehere nuk zuri vend respektimi i principeve qeverisese ne kete popull kacak e fshatar te pamesuar me rregull e te paditurdenbabaden,..dhe edhe sot i tille saqe ka ne krye Edi Ramen nje medioker dhe te pa dine e iman,..dhe do perfundoj keq e me keq he s’ka per tu bere kurre shtet, perderisa mban gjithmone gomarin para kalit dhe s’ve veshin te diturve por sa mendohet i mencuri budallai mbaron pune..!!!

    Reply to this comment
  15. Lalai August 5, 19:57

    Kur shqiptaret te kthehen ne identitet do bejne shtet.
    Kur mos te shohin me Allahra,Zotera,kur te largojne katnaret dhe barketharet dhe trashegimtaret e tyre nga pushteti PO do bejne shtet.
    Ne te kundert mut kane per te bere!!!!

    Reply to this comment
  16. Rexhep Murtezi - Gjilan August 7, 11:49

    O zotri Vasili,qalon shum në histori!i jep komplimente Ahmet Zogollit.Ahmet Zogoli,miku ma i mir i shkieve!
    Bajram Currin e vrau Kadri Mehmeti por e pagoi Zogolli,Hasan Prishtinen e vrau Ibrahim Qela por e pagoi Zogolli.Haxhi Zeken e vrau Adem Zajmi por e pagoi Zogolli.E shum raste të tjera,mos ta mërzisë lexu-
    e sin.Ia dha Shën Naumin dhe një pjesë të Shqipnisë
    për shërbimin që Shkau e ktheu në fron Ahmet Zogollin
    Të lutem sgfletoje historinë,mësuesen e jetes!

    Reply to this comment
  17. Rexhep Murtezi - Gjilan August 7, 11:54

    O zotri Vasili,qalon shum në histori!i jep komplimente Ahmet Zogollit.Ahmet Zogoli,miku ma i mir i shkieve!
    Bajram Currin e vrau Kadri Mehmeti por e pagoi Zogolli,Hasan Prishtinen e vrau Ibrahim Qela por e pagoi Zogolli.Haxhi Zeken e vrau Adem Zajmi por e pagoi Zogolli.E shum raste të tjera,mos ta mërzisë lexu-
    e sin.Ia dha Shën Naumin dhe një pjesë të Shqipnisë
    për shërbimin që Shkau e ktheu në fron Ahmet Zogollin
    Të lutem shfletoje historinë,mësuesen e jetes!

    Reply to this comment
  18. Mark uk August 9, 21:20

    Pa u denue krimet e komunizmit si dhe te pluarizmit nuk do bahet kurr shtet.

    Reply to this comment
  19. ake August 10, 13:50

    Shteti behet nga ligjet dhe nga zbatimi i tyre! Zbatimi i tyre “i ligjeve” behet e mundur duke hequr pak dore nga lirite dhe deshirat tona te gjithe bashke duke bere nje zgjedhje, duke u ndergjegjesuar! Kjo do te thote per te miren e te gjitheve dhe tonen sigurisht, te displinohemi! Ligji te jete ligj dhe te zbatohet nga te gjithe njelloj… Jo sic ka funksionuar keta 27 vjetet e fundit ku menduam se po ndertonim kapitalizmin ne te vertet po ripasuronim ate klase politike qe ka 80 vjet gati qe eshte ne pushtet…..

    Reply to this comment
  20. Z/K August 10, 22:31

    Mark uk!
    Duhet separi tradhetaret dhe bashkpuntoret e fashizmit te japin llogari pse u puqen me pushtuesit dhe u futen ne njo llogore ma to kunder levizjes clirimtare.Mbasi ti vihet pika mbi “I” do jete mjafte e lehte te japin llogari pushteti i komunizmit.
    Ne qe jemi jasht njeres dhe tjetres jemi ne gjendje ti vlersojme pa anshmeri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*