A nuk ndiheni edhe ju të vrarë?!

January 22, 2018 22:48

A nuk ndiheni edhe ju të vrarë?!

 

Entela Resuli

Sa herë ndodh një vrasje, tre ditë diskutohet për të. Studiot televizive mbushen plotë me specialistë, mjekë, psikologë, gazetarë, shkencëtarë, gjithollogë, të gjithë dalin e… flasin.

Është rasti i tyre, është puna e tyre.

Të gjithë bëhen të mirë, të ndjeshëm, fryjnë e shfryjnë mbi viktimën, autorin… shoqërinë, madje kërkojnë edhe falje. I kërkojnë falje të drejtpërdrejtë viktimës edhe pse nuk e kanë njohur, edhe pse nuk kanë bërë asgjë për ta ndryshuar këtë realitet.

Për tre ditë rrjeti mbushet plotë me “engjëj” dhe më pas… jeta vazhdon!

Ata (njerëzit) kthehen në hiena për njëri-tjetrin, madje, në rrjetet online, kur ka data ditëlindjesh, urojnë “suksese dhe lumturi në jetë” dhe sapo e shohin “mikun” apo “mikeshën” ta prekë atë (suksesin), nxijnë nga zilia dhe iu bie tension…!

Dhe sot flitet për vrasje…

Këtu të vrasin çdo ditë dhe ngadalë… Të vret mentaliteti dhe njerëzit rreth e rrotull, që dinë çdo hall tëndin. Të vret pamundësia për të realizuar një dëshirë apo ëndërr; pengesat që me dashje t’i vendosin në rrugëtimin tënd. Të vret politika me show-n e përditshëm, të vret shoqëria me indiferencën e saj… Të vret stresi i përditshëm dhe i vazhdueshëm për mbijetesë! Të vrasin çmimet e larta, pagat e ulëta. Të vrasin mungesat. Të vret mjeku që të nxjerr diagnozë tjetër për tjetër. Të vret ndotja e ambientit. Të vret luksi i shfrenuar diku dhe varfëria ekstreme diku tjetër. Të vret Padrejtësia. Të vrasin analistët e përnatshëm në ekranet televizive që bëjnë si të brengosur për hallet e popullit dhe këtej kur qeshin me të madhe u shfaqet dhëmbi i floririt…

Të vret…

A nuk ndiheni edhe ju të vrarë?!

January 22, 2018 22:48
Komento

9 Komente

  1. ermal usa January 22, 23:39

    te drejte ke po ai vend i cmendur nuk ka per te gjetur qetesi sa te jetoje shpellari Sali
    Ku e gjeti armen ai qe vrau ate vajze?
    jane armet sheshit te 97-s se Sali psikopatit

    Reply to this comment
  2. halleluja... January 22, 23:39

    Ne nji far menyre duhet te ndihen te vrare ,
    ata qytetare te asaj Bote Shqiptare qe kan brenda tyre ate ndjenje te Empatise ,ata qe kan shprit njeriu ,ata qe i kan shpetuar MUTACIONIT te ushtruar ne ate vend per 28-vjet me radhe nga bestia politike ,me nji prapavije antishqiptare .
    Nuk duhet te harrojme ,se nji sensibizim i tille ,ky qendrim kritike vs shoqerise shqiptare ,kunder sistemit hibrit joDemokratike qe eshte instaluar ne Shqiperi ,nuk duhet bere pra ,vetem ne raste te tilla Tragjike ,kur dikush iken nga jeta ,por duhen bere ne vazhdimesi . Duhet luftuar kunder kti sistemi te panjohur ne Bote ,qe kan ngritur politikanet me ordinere te njerezimit ,duke krijuar organizata ne mbrojtje te lirive ,te jetes ,te femres si ne gjithe Boten .Asgje nuk vjen nga hici ,eshte nji shprehje qe e njohim te gjithe ,por mjafte domethenese ,per ate shoqeri . Levizni ,organizohuni ,reagoni mbroni jeten . Vetem ne Shqiperi # nga Bota ,s’ka pasur asnji art revolucioni ,ose levizjeje te organizuar ne mbrojtje te X -lirie . Aty organizohet vetem elementi antishqiptare dhe thjeshte per inetersa personale per te kapur pushtetin .Si mundet te ndryshoj jeta ne ate vend ?
    Do thot dikush ,kto gjona i dijme te gjithe . Ather perse nuk veprohet ? Do organizohesh me shoqerine dhe i kushtohesh nji ideali ,sepse keshtu mer kuptim edhe vet jeta ,i largohesh cdo stresi i largohesh botes se kotesise depresionit …etj i jep jetes nji kuptime .

    Reply to this comment
    • Tartufi January 23, 14:46

      Mund te shkruash, faqe te tera te lidhura dhe te zgjidhura
      dhe kur e mbaron te gjithe leximin,nuk te ngelet dicka ne
      mendjen tende,per ta kujtuar nga keto faqe,,, domethene
      nuk te ka lene gjurme,per te mesuar ,per nje shkalle me te larte ne kete kalim jete.Por kur lexon dicka ne disa reshta te shkurter eshte veshtire te harohet ,dhe sa do here qe te mer perpara rjedhija e problemeve te jetes kur qetsohesh ate e kujton.[ MUTACIONI ] eshte nje fjale e mbrekullushme,qe une qesh dhe do qesh dhe neser kur ta kujtoj,se i pershtatet ne formen e persosur nje shoqerije muti,me nje origjine haleje.

      Reply to this comment
      • ´(`!´)` January 23, 15:52

        Tartufo pershendetje ,
        un te kuptoj ty shume mire .
        Por ne qe kemi ate dinjitet te ndjeshem shqiptari ,
        s’mundet ta pranojme leht deshtimin ,
        sado i madhe e i gjithanshem te jete zhgenjimi nga ajo Bote . Eshte e lehte te heqim dor ,te dorezohemi, por pendimi eshte shume i rende ne fund ,e ti ,un,tjetri perballet me ate ndjenjefaji ,i te ndjerit fajtor ,perse nuk luftuam deri ne fund , ne kte jete ,per nji shoqeri me te mire ,sado e pamundur te na duket ajo forme abstrakte e asaj Bote atje.

        Reply to this comment
  3. ´(`!´)` January 23, 10:14

    Shkrimi eshte me vend dhe tematika te tilla ,
    duhet te sherbejn si nji Manifest per te zgjuar
    pergjgjesine qytetare ne ate shoqeri dhe bej ate me aktive ne shoqerine Shqiptare .
    E nderuara autore shkrimit ,
    un nuk mendoj se mundet te arrihetndryshim ne mentalitetin e asaj shoqerie ,vetem me shkrime sporadike .
    Ne ate vend 28-vjet eshte punuar vetem per c’montimin e cdo vlere ne shoqerin Shqiptare .
    Ju jeni gazetare dhe padyshim kuptoni impaktin e medies ne shoqeri .
    Media ben sot Star Boteror nga hici , si psh.(Fam.Kardashjan) por ben edhe idiote ,ben te ndryshoje nji shoqerie drejtimin ,duke e bombarduar ate cdo dite me telenovela (shparje truri) dhune,me vrasje,me prostitucion qe me kalimin e kohes ,te gjitha kto formojne brenda qytetarit nji Bote tjeter ,qe do te thote ,qytetari shqiptare transformohet e fillon te mendoje ndryshe ,si pasoje ,me kalimin e viteve i ndodhur ne kte dhune psikologjike edhe vet Shpirti mer dale ngadale ngyrat e mendimeve ,atyre qe okupojne trurin cdo dite .Pra media ky pushtet i drejtperdrejte ,dominon jeten e qytetrit shqiptare ,influencon shume ne jeten e tij .Shif sot c’ndodh ne TV. Gjuhen e perdorur ,banalitetin ,gjuha e dhunjes ,xerro kulture ,pra ju i shifni gjithcka ndodh aty ,por asnji s’reagon . Asaj shoqerie i eshte shveshur gjithcka ,cdo vlere dhe lene ne meshire te fatit ,nji shoqeri qe orientohet Kuturu si thot ajo kenga e te mirenjohurit Alexander Gjoka : Pra nqs ti ,un tjetri nji shqiptare do te donte sot te bente nji FeedBack per ate Bote Shqiptare ,nuk do dinte se ku ta vendoste ate maje gjilper te atij kompasti mental ne ate shoqeri te dale jasht cdo shine .
    Duhet reagim reagime dhe vetem reagime . Perndryshe gjithcka mundet te endet / perfundoje shume me keq per ate shoqeri . Beni nji dicka ndryshe keni bere deri tani djalli ta marre .Nuk ka ngelur aty asnji shprit i paprekur nga semundja e marrezise qe kultivon politika e djallit ?!
    Eshte me shume se trishtuse te shofesh ate statuje dhe ate lot qe pikon nga ajo Jete , te cilen ne e cmojme aq shume e duam aq shume dhe s’i japim ate qe ajo meriton .Jo te gjithe ne kte jet puthen prej Fati-t ,por e arrijne ate ,me perkushtim ,me besim ne vetvehte edhe kur jeta tregohet e padrejte me ty. Dueni jeten shqiptare ,beni dicka per ta shpetuar ate ,ngrihuni ne kembe dhe jepini nji shanc jetes tuaj .

    Reply to this comment
  4. lexues i Dites nga nr i pare January 23, 10:15

    entela ke te drejte, por ki parasysh qe ju te medias nuk duhet vetem te konstatoni por edhe te shtroni alternativa.
    Dhe mbi te gjitha TE LUFTONI !!

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit January 23, 22:59

    ndonjehere, kur kujton se i vure te tera ne terezi s’te le rehat Ai lart. …Ne shqip i thone, ” te vrafte Zoti “.

    Reply to this comment
  6. Dhimbia e madhe POPULL. January 24, 22:39

    Kur ndihet dhimbia,s’kurohet semundia….
    Te rrosh a te mos rrosh-kjo eshte ceshtia !
    .
    Entela, me penen e saj e ben kete sa komentuesi T!T me ate koment sa shkrimi.Jane faktoret rrethues shkaku i ketyre veprimeve.
    Fatkeqesisht dominon mendimi :me mire te vdes sa te hiqem zvarre,a me keq, te me heqin zvarre padrejtesia e kohes qe sundon ne emer te te gjitheve;ne fakt ne emer te CMIRES, AMBICIES dhe PARASE.
    O njeri ! Mos ngri duar LART ! Mos KAPITULLO !
    Sido te gjindesh. Duaje Jeten!.. Ate si ta jep dhe ta mer zoti.
    Dhimbia e Madhe popull.

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku January 25, 01:52

    Njerzit shpesh harrojne ate qe thoshte Çuço-ja tek filmi “Quo vadis”:

    “Nella vita si puo anche morire”, qe pak a shume ne shqip tingellon:

    “Në jetë edhe mund te vdesesh”

    Kur ta kemi kuptuar mire kete, me shume se sa te qajme ate qe vdiq duhet te kujdesemi me shume qe te mos vdesin te tjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*