A përgjoi Tahiri Kryeministrin? Rama: Saimiri nuk është skuth

October 27, 2017 21:53

A përgjoi Tahiri Kryeministrin? Rama: Saimiri nuk është skuth

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme në intervistë me gazetarin Arjan Çani në lidhje me çështjen “Tahiri”.

Moderatori i “Zone e Lire” i ka bërë pyetje që kishin lidhje që me kohën kur Tahiri nisi karrierën te Partia Socialiste.

Çani e pyeti nëse ekziston mundësia që Tahiri ta ketë përgjuar vetë Ramën, por ky tha se sipas tij Rama nuk është skuth.

Çani:Përplasjet e Tahiri me kupolën e policisë së Berishës ishin plus për të?

Rama:Pa dyshim që Saimiri ishte nga halat më të mprehta të Saliut në sektorin ku punonin fanatiksat e Saliut.

Çani:A i kërkuar shpjegim Tahirit kur i vunë tritol te farmacia familjes?

Rama:I shpreha keqardhje për atë akt terrorist si dhe fjalët e Berishës se ai e vuri vetë.

Çani:A hetuat mbi Tahirin a po thoshte të vërtetën apo jo mbi farmacinë se që atëherë akuzohej të kishte lidhje me krimin

Po po  kishte aq lidhje të forta sa i vuri bombë vetes.

Çani:Kishit dijeni për pajisjet e përgjimet MS Catcher në territorin e Shqipërisë

Rama:S’e kam menduar që Tahiri mund të bëjë përgjime të paligjshme. Tahiri mund të ketë difekte, po kush thotë që është skuth nuk e njeh.

Çani:A keni dyshime se mos ju ka përgjuar Tahiri?

Rama: Është e njëjta përgjigje si më parë.

Çani:Pse e shkarkove Tahiri, nga presioni i Metës apo i ndërkombëtar?

Rama: Presion më bën vetëm Zaho Rama.

October 27, 2017 21:53
Komento

3 Komente

  1. intelektuali October 27, 22:25

    KRYEMINISTIRI I TURPIT DHE I REZILIT

    Del tek Arjan Cani si nje KLOUN per te kerkuar indulgjenca pafajesie sikur posti i Kryeministrit te ishte nje ESTRADE ne nje kohe qe per 4 vjet nuk ka bere asgje per prodhimin kombetar me perjashtim qe mbuloi gjithe Shqypnine me kanbis.

    Nderkombetaret mesiguri thone:

    KUR SHQYPTARET E ZGJEDHIN KETE KRYEMINISTER DALLKAUK DHE HOKATAR LE TA MBAJNE KETE KLOUN ME GJITHE DROGEN E TIJ

    Por ja qe nuk eshte keshtu, se ka dale nje ambasador Lu qe i prishi qetesine Kryeministrit hokatar dhe e tregoi se ne pushtetin e tij ka shume familje dhe klane mafioze qe jane ata qe po drejtojne shtetin dhe menjehere pas kesaj vjen nga Italia nje Dosje me shume faqe qe e nxjerr karkacul BYTHEJASHTE Ministrin e tij te Rendit, Saimir Tahiri qe na del qe eshte edhe narkotrafikant si Kapobande e Habilajve te Vlores dhe qe u ka dhene ne dispozicion edhe veturen e tij personale.

    KETO JANE SHPIFJE DHE DRITAN ZAGANI ESHTE ARMIK I POPULLIT

    Deklaron Edi Rama tek estrada “Zona e Lire” e Arjan Canit.

    CFARE MUND TE PRESESH NGA NJE KRYEMINISTER I TILLE MAFIOZ DHE KARAGJOZ?

    Reply to this comment
  2. ´´ October 27, 22:50

    S’me krruan aspak tema e bla-bla-bla-se
    qe i eshte hedhur shqiptareve ,te vrasin kohen ,
    duke qen se jane duke ber asgje ,pooor …
    pikerishte Koha qe paska kryministri yne ,
    per te zbavitur shqiptaret medieve ! (nji tradite kjo idiote e politikaneve shqiptare ,qefllinj show-sh)
    E theksoj kte gje ,sepse me duket pak absurde ,qe ne ate kaos politike e shteteror ,ku asgje nuk eshte ne rregull ne ate vend ,ku shtetti eshte thjeshte Shtet mbi Papir ,Leter dhe gjithe institucionet kryesore jane jasht kontrollit te tij (per mos te thene ,punojne kunder shtetit -fale pavaresise qe i jep demokracia ;ose s’dun me dit per shtetin) populli ka qindra probleme qe e ndejkin ne cdo hap te jetes se tij ,nga ana tjeter bandat ne politike festojne ,ngren permendore , nji bushter e ndodhur ne festen e krimineleve,te nji krimineli te shpallur deshmore , e quan popullin qe e votbesoj kte qeverri ,e kte kryeminister banda , pra nji trafik qeniesh njerezore qe eshte jashte cdo kontrolli e rregulli ,qe shijon lirin ne nji art anarshie te papare ,sigurishte qe te ben te shqetesohesh si qytetare shqiptare ,e belbezoshe me vehte ; Ore , cfar dreqin eshte duke ndodhur ne ate vend ? Ku i con mushka kta pushtetare ? A jane te vetedijshem per ate Realitet kta shtetare ,kta politikane ? E tmerreshme . Dicka ka ndodhur me kokat e atij shtetti

    Reply to this comment
  3. komshiu October 28, 12:35

    Rama : Saimiri nuk eshte skuth –
    Ahahaha turp te kesh o Ed Rama qe po i mohon S. Tahirit cilesine e tij kryesore, SKUTHERINE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*