A po bashkëpunon PD me grekët për Himarën? Rama i kërkon llogari Bashës

November 2, 2017 12:08

A po bashkëpunon PD me grekët për Himarën? Rama i kërkon llogari Bashës

 

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, se pse një ditë më parë përfaqësuesit e PD ishin në Himarë dhe iu bashkuan protestës kundër shembjes së ndërtesave.

Kreu i qeverisë i kërkoi nga foltorja e Kuvendit llogari direkte shefit të opozitës.

Rama vuri në dukje deputetët e PD mbërritën në Himarë menjëherë pas letrës së kreut të opozitës greke drejtuar BE, se po cenoheshin interesat e minoritetit grek në Himarë.

“Lulzim, eja këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve çfarë donte PD dje në Himarë? Pse e bashkoi PD zërin me ata që nxjerrin bishta pa asnjë bazë, lidhur me një projekt të rilindjes urbane në Himarë. Eja këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve tani, se çfarë është Himara për ty dhe çfarë shkeljesh ka bërë qeveria në përpjekje për ta kthyer nga një Bathore me det në një gji turistik mesdhetar.

Si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar BE për gjoja shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Himarë. Pse PD është kthyer në një altoparlant propagande të shfrenuar kundër përpjekjes shqiptare në bashkëpunim me BE për hapjen e negociatave”, tha Rama.

Por pyetjeve të kryeministrit Rama, kreu i opozitës Basha iu përgjigj ma akuza për trafikun e drogës. “Ti je më i madhi i madhi i kastravecëve…droga është eksporti jot, i ke vënë kazmën vendit. Ti nuk duhet të ishe aty në një sistem demokratik. I gjithë investimi yt është që ky sistem të mbetet në dorë të kriminelëve. Do përgjigjesh, as batutat, as megafonët nuk do të bëjnë më punë, do japësh llogari herët ose vonë, unë besoj herët më shumë se vonë”, iu përgjigj Basha.

Rama replikoi duke shtuar se nuk i ka quajtur asnjëherë kundërshtarët politik si antikombëtar apo tradhtar, ndërsa pyetja drejtuar Bashës ishte e njëjta, ç’donte PD në Himarë dhe çfarë përfaqëson Himara për PD-në. “Je një megafon, Lulëzim, pyetja që kam është çfarë donte PD dje në Himarë? Këtë shpjegim duhet ta japësh ti. S’kam qenë kurrë njeriu që mendoj se kundërshtarit duhet t’i them kundërshtarit antikombëtar, tradhtar. Ju jeni në ankth për pushtetin e humbur. Shqiptarët kanë folur në 25 qershor dhe ne na kanë votuar të bëjmë punën, ju bëni sherr, sherr me ne nuk do të keni. Por këtu flasim për një moment kyç”, tha Rama.

REPLIKAT

Edi Rama: Lulzim hajde këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve çfarë donte PD dje në Himarë. Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë për projektin e rilindjes urbane. Eja jep përgjigje çfarë është Himara për ty. Hajde këtu tani si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar BE për gjoja shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Himarë?

The që në Shqipëri s’ka karota, por këtë e tregojnë shifrat e eksportit. Në Shiqpëri ka një lloj kastraveci që nuk eksportohet por kultivohet në llumin e politikës dhe medias me burim Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Lulzim Basha: Pse e zhyte Shqipërinë në krim në drogë? Pse e mbushë këtë parlament me të dënuar nga e gjithë Europa, ç’punë ka kryebashkiaku yt në tavolinat e kriminelëve, ç’punë kë ti me kriminelët, ç’punë ka ministri yt me kriminelët. Je bërë karikaturë e përkufizimit që i njeh i madh dhe i vogël. Ti patriot, po ti ke 3 vjet që i ke bllokuar Shqipërisë negociatat. Çfarë po bën ti, ti merr miliona kërbaç nga xhepat e oligarkëve për të shpërblyet miqtë e tu. Ja ku e ke eksportin, këto nuk janë shifrat e opozitës, por të botës. Ti nuk duhet është aty i ke vënë kazmën vendit.

Sali Berisha: Nëse kjo strukturë falike del këtu dhe mbahet me figura falike, propozoj ta nxjerrim jashtë.

Edi Rama: Në fakt të bësh pyetje ty Lulzim jashtë programit të gramafonit, është si të kërkosh një xhuboksi një këngë që nuk e ka të regjistriuar. Pyetja ime është sërish, çfarë donte PD dje në Himarë?

Lulzim Basha: 1.3 miliardë Euro ka përfituar Rama, kryemashtruesi dhe banda e Habilajve. Kryepërfituesi i drogës, ky është patrioti ku që rrënon Shqipërinë. Eksod njësoj si në vitet ’90. Në një sistem normal demokratik ti duhet të ishte shkarkuar dhe duhet të ishe proceduar. Nuk mund të justifikohesh para shqiptarëve për faktin që ta ka mbyllur derën Europa si një kryetrafikant.

Edi Rama: Unë nuk shaj dhe nuk fyej. E vërteta është që askujt mbi këtë tokë nuk i kam thënë as kriminel, as hajdut, as kështu e as ashtu. Për sa kohë janë shqiptarëtqë vendosin, ju mund të vazhdoni avazin tuaj t’i merrni për budallenj dhe t’i trajtoni si budallenj. Pyetjes dhe po ta përsëris, nuk i shmangesh dot. I referohesh të shkuarës…duhej të procedohej. Këtë gjë do ta bëjë drejtësia e re. Kështu që këtu do jemi edhe do shikojmë e do kuptojmë shumë më tepër. Nuk të thashë më parë, po ta kujtoj. Je njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territor të Republikës së Shqipërisë që është një nga arsyet se ne kemi sot një dialog të vështirë me fqinjët tanë. Je njeriu dhe jeni partia e provuar nga Gjykata Kushtetuese se keni shkelur interesin kombëtar dhe keni firmosur një marrëveshje që cënon integritetin territorial të vendit.

November 2, 2017 12:08
Komento

6 Komente

  1. Iliri November 2, 12:46

    Luliqi bashke me saliqin jane serbo+ruso+grek,keta kriminele duhet ta dalin para drejtesise,si tradhetare te Kombit Shqiptare,bashke me liken e moniken dhe grupi qe u vjen pas ketyre tradhetareve.Vetingu duhet te filloje sa me pare qe ti procedoje kete funderrina dhe tradhetare te Kombit Shqiptare.Atehere shqiptaret do te ndjehen te sigurte me trojet e tyre.

    Reply to this comment
  2. MH November 2, 12:47

    Z.Rama,ia ke deklarue me mjaft rrespekt e vertetesi ligjeraten e mbylljes se debatit opozitarit Basha.I deklaruar nga gjykata kushtetuse per shitjen e detit grekut qe NE sot kemi nji dialog te veshtire me komshin grek.
    Po kujt ia thua e kush mendon se te ndigjon.
    Ky politikan i degjeneruar i atavizmes i pa shoq nuk din tjeter vec te llapin e llapin qe si pa dashje me shkon mendja qe po ban praktike,parashikon izolimin e vet te pashmangeshem nga vettingu.Ndaj ban cdo dite e nate tranazh perspektives per ti rrezistue mbijeteses brenda hekurave te “kopshtit zoollogjik” burg.

    Reply to this comment
  3. Kamunisti November 2, 12:55

    PD 100% eshte ne nje rruge me qarqet me shoviniste greke per ceshtjen e Himares, madje edhe pas deklarates korekte te ministrit te jashtem grek. Mjafton te degjosh Noken ne Himare dhe Saliun ne parlament.

    Reply to this comment
  4. shqipe November 2, 13:37

    Te besh tri her’ te njejten pyetje dhe ti jo vetem qe u ,qe shmangesh pyetjeve,por shan’ e fyen me gjithe vrerin e mbledhur ne shqupin e salehit,ketij palaçue te rralle, qe cirk ne bote s’ka qe e qas!…

    Reply to this comment
  5. Alban Dega November 3, 05:04

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Otranton Athines
    Himare Kalit te Trojes
    Lul Muli i shkines
    Toptani i Tropojes !
    E rrenuat shtetin
    Nafte e arme Serbise
    Shqiperine ne trotuare
    Sekretet Rusise
    Me impunitetin !
    E shitet Atdheun
    E fiket miletin
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Reforma ne Drejtesi
    U ka kallur daten
    Vetingu filloi
    Tu japi mandaten
    Kurre nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre
    Ameriken kunder
    Dhe Evropen mbare
    Nuk u ngelet askush
    As per tu qare
    Cadra juaj e krimit
    Do u behet varre !

    Reply to this comment
  6. hasan November 3, 10:12

    Llogari kerkohet kur Berisha dhe Luli cohen perpara drejtesise per shitjen e territorit te Shqiperise, ashtu sic percakton Kushtetuta e Shqiperise, e jo me llafe. Mendoj se koha e llafeve pa bereqet ka ikur. Duhen veprome konkrete zoti KM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*