A po digjen raundet e Presidentit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme?

April 20, 2017 16:21

A po digjen raundet e Presidentit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme?

Kushtetuta parashikon që nëse Kuvendi nuk zgjedh Presidentin e ri as pas raundit të fundit, ai shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje.

Ezaurimi i shpejtë i dy raundeve të para për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës ka përforcuar konspiracionin se PS-LSI do i djegin pa kandidat të gjitha raundet për zgjedhjen e Presidentit të ri, me qëllimin e vetëm që ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas kësaj teorie, me ezaurimin me shpejtësi të 5 raundeve pa kandidat për president, fabula apo kauza e opozitës për qeveri teknike do të bjerë, sëbashku me qeverinë “Rama” ç’ka do t’i detyrojë të gjitha palët të hyjnë në zgjedhje.

Por sot kjo teori është rrëzuar publikisht nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Në një dalje për mediat pas djegies së raundit të dytë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Meta deklaroi se mosvotimi i një kandidati bëhet sepse “po i jepet mundësi opozitës për t’iu bashkuar procesit për zgjedhjen e Presidentit”.

Meta përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, që sipas tij nuk janë varianti i duhur për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk i shikoj si një variant konstruktiv dhe të dobishëm. Nuk është ky qëllimi për zgjedhje të parakohshme. Synohet përfshirja e opozitës në zgjedhje dhe për zgjedhjen e presidentit të ri”, – sqaroi Meta.

Teksa ka komentuar kërkesën e dorëzuar në KQZ nga PS dhe LSI për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, Meta tha se synimi kryesor është që t’i jepet kohë dialogut me opozitën.

Çështja kryesore nuk është e koalicionit PS-LSI. Çështja kryesore është e dhënies së një mundësie në kohë PD-së dhe partive opozitare që ende nuk janë regjistruar as si subjekte politike për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor. Ky është thelbi kryesor i kësaj iniciative. Sa i takon vendimit që marrin institucionet, është çështje e tyre”, tha Meta.

Duke theksuar rëndësinë e dialogut opozitë-mazhorancë, Meta tha se është me rëndësi që partitë opozitare t’i bashkohen zgjedhjeve të qershorit

Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi tjetër për zgjedhjen e presidentit të zhvillohet të enjten e ardhshme në 15:00. Besojmë se është një kohë e mjaftueshme edhe për të mundësuar një dialog me opozitën. Ne po këmbëngulim për bashkëpunim, dialog dhe konsensus me mazhorancën. Besojmë se edhe ata duan një president që vjen përmes konsensusit. Shpresojmë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të garantohen se ato do jenë të lira e të ndershme”, tha Meta.

April 20, 2017 16:21
Komento

2 Komente

  1. Fat man April 20, 16:50

    Lojra te ndyra te hajdutit Ilir, qe ka poshteruar edhe gjatovillon Edi, pazari eshte i bere:
    Presidenti i eshte bere dhurate SHQUP-it, pra do t’a zgjedhe Sali SRB, pazare politike.
    Ne 27 vite Demokraci vetem Rexhep Majdanin ka zgjdhur PS, gjithe te tjert kane pasur firmen e Kriminelit Sali.

    Reply to this comment
  2. Jetimet pa pension April 21, 12:12

    Ne nuk kemi nevoje per president…Jepjani pagen e tij femijeve jetime, qe nuk kane perfituar pensione, se prindet e vdekur ishin te papune, kur vdiqen…Skandal shqiptar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*