A po e ndjell 7 Maji – 2 Prillin e vitit 1991

Bedri Islami April 20, 2017 15:04

A po e ndjell 7 Maji – 2 Prillin e vitit 1991

Nga Bedri Islami

Në 2 prill të këtij viti isha përsëri në qytetin e Shkodrës. Në të njëjtin vend si asaj dite të vitit 1991. Koha që ka shkuar ka zbehur shumë gjëra, por atë ditë e ofron gjithnjë e më shumë. E cilësuar si një shenjë thellësisht politike ajo është përdorur për të akuzuar njëra palë tjetrën dhe, megjithëse tashmë e vërteta nuk është një e fshehtë, ajo rishtas është si një ditë ndarëse, pas së cilës shumë gjëra nuk janë si më parë. Shumë gjëra i janë rikthyer qytetit: rrëmuja, qetësia, herë pas here humori, dëshpërimi dhe ecja e ngutshme, por vetëm të vrarët nuk mund t’i kthehen asaj. Ata, si zakonisht, po përdoren, por nuk mund të rivijnë.

Këtij 2 prilli ishte e diel dhe rruga drejt sheshit ishte e dielltë. 26 vite më parë kisha qëlluar në këtë buzë parku, sëbashku me Shaqir Vukën, kisha parë turmën që po vinte drejt sheshit, disa gjimnazistë e shumë të tjerë askush nuk e dinte se çfarë ishin dhe kisha njohur për herë të parë një figurë që më pas do të bëhej i njohur për sinqeritetin e tij: Dedë Kasnecin.

Shaqiri, si dukej, e njihte që më parë, sepse bisedonin qetësisht. Deda, duke treguar godinën e asaj kohe të Komitetit të Partisë së Punës, tha se asaj dite do e djegin atë. Ose do e djegim, shtoi, ose do të më varrosni.

E pyeta përse duhej djegur dhe ai më tha se atje ishte vatra e dreqit. Nuk folëm më tej. Ai u bashkua me njerëzit e tij, unë bëra më tej. Në mesin e turmës lëviznin emisarë të Partisë Demokratike, megjithëse tri figurat kryesore nuk dukeshin asgjëkund: Pjetër Arbnori, Ali Spahia dhe Xhemal Uruçi, aso kohe sekretar i PD-së.

Më rierdhën në mendje të gjitha këto menjëherë sapo mësova se 10 eksponentë të rëndësishëm të kësaj force politike do të jenë që tani në qytetin e fshatrat e Kavajës, që të mos ketë zgjedhje në 7 majin e këtij viti. Zgjedhje të drejtuesit bashkiak. Njëra nga gjërat më normale në botë, e cila, meqenëse bëhej në një bastion të dikurshëm të PD-së, mund të ishte shembulli se si mund të fitohen zgjedhjet dhe një precedent për të shkuar më tej.

E kam gjithnjë drojën kur emisarët e PD-së sulen nëpër qarqe për të zhbërë një palë zgjedhje. Në listën e atyre që po niseshin ndodhen emra që të rrënqethin për atë çka mund të bëjnë.

Në fakt, pas gjithë kësaj skeme laramane, të cilën e quajnë trokitje derë më derë, a ka ndonjë plan tjetër, më të dhunshëm, më përplasës dhe që mund të ngjajë me 2 prillin e vitit 1991.

Kavaja është një qytet i qetë, i cili, ende pa lindur PD-ja kishte dhënë shenjën se ishte kundër. Ishte një bastion pa u ngritur ende ajo që pritej, pararendëse e saj.

Nuk mund të rrinte gjithnjë bastion, edhe kur përbuzej, edhe kur lihej në harresë, edhe kur injorohej në vetminë e saj.

Qyteti që kishte deputet presidentin e vendit ndodhej në zgripin e mjerimit dhe po lihej ashtu shumë gjatë, jashtëzakonisht gjatë, pa bërë asgjë që mund të kishte një fillesë shprese.

Presidenti i vendit e mendoi gjatë Kavajë si një gështenjë në xhep dhe nuk e mendoi se, para se të pikojë në tokë, gështenja ka edhe gjembat e saj. Disa prej tyre i nxori në zgjedhjet e fundit, kur befasisht për ish-presidentin, ajo u kthye majtas. U kthye kur ish presidenti ishte kryeministër dhe kishte në duar një makineri të tërë force pas vetes.

Tani, pjesë të kësaj makinerie ai po i delegon drejt qytetit që e bëri haram emrin e tij.

Mund të jetë hakmarrje e vonët? Askush nuk e di.

Edhe në Shkodër, para se të ndodhte 2 prilli, u deleguan emisarë, njëri prej tyre ishte Azem Hajdari. Deri asaj kohe qyteti ishte i tronditur nga humbja e 31 marsit, por ishte i qetë. Emisarët ndezën shpirtrat, duke abuzuar me të drejtën e mikpritjes. I njëjti Azem që fliste nga ballkoni i selisë në mesin e qytetit, i njëjti u akuzua më pas nga vetë partia e tij se kishte bërë gjëmën e 2 prillit në Shkodër. Se ishte pikërisht ai që kishte dorë në vrasjet e asaj dite.

Por ai kishte qenë emisar. Si këto emisarët që po delegohen. Si Flamur Noka, ish-ministri i Brendshëm, shefi real i grupit “Çiftelia”, të cilët bënin aheng me vrasësit e mëvonshëm. Flamur Noka nuk është hiq më pak agresiv dhe kërkues i gjakut se sa ishte Azem Hajdari. Mund të jetë edhe më shumë se kaq, sepse po e ndjell me çdo kusht vitin 1997. Po e ndjell dhe po kërcënon përmes tij: do ju duket lule ai vit i prapshtë.

Me 7 maj opozita e çadrës dhe jashtë saj ka bërë thirrje që metingashët e saj të mblidhen në Kavajë dhe të bëjnë të pamundur zgjedhjet. Se si e kanë menduar, këtë e dinë të gjithë, edhe gratë e SHQUP-it politik. E thonë haptas, forcërisht, me bindjen se do ia arrijnë.

Emisarët e tashëm janë vetëm shtruesit e rrugës dhe alibia e asaj që mund të ndodhë nesër. Dhe nesër, pavarësisht se cila ditë është, është 7 maj. Opozita kërkon një provë force. E kërkon me emisarë, por edhe përdhunshëm.

7 maji ndjell atë kob që kishte 2 prilli.

Se kush ishte pas skenës me 2 prill, këtë e kanë pohuar disa herë në sherret e tyre.

Se kush mund të jetë pas 7 majit, kjo, po ashtu dihet.

Jo shumë kohë më parë kanë kërcënuar haptas se po i soset durimi.

Djalka, të jeni të bindur, nuk do të hedhë asnjë gur-por skifterët pranë tij mund të bëjnë shumë dëm.

Si edhe e kanë bërë.

Bedri Islami April 20, 2017 15:04
Komento

35 Komente

  1. intelektuali April 2, 22:00

    Enver Hoxha vrau dhe masakroi qindra mijra njerez te pafajshem per 50 vjet me radhe dhe sot mbahet nga Kuvendi i Rezilit si HERO kombetar nga edvini dhe Likja

    Gramoz Ruci vrau 4 djemt e Shkodres me 2 prill me banditet e tij dhe i shpetoi Drejtesise me finte enveriste

    Sali Berisha vrau me Lul Bashen me 21 janar dhe te dy i jane fshehur Drejtesise si PUSHTA kriminele

    Fatos Nano vrau nje kalimtar me makine dhe e hodhi si qen ne kanal te gjalle duke ja mbathur nga vendi i krimit si frikacak ordiner per t’i shpetuar Drejtesise,

    prandaj o enveristi Bedri Islami:

    PSE DUHET TE LIHET E QETE SHKODRA, POR EDHE SHQYPNIA ME GJITHE KETA VRASTARE DHE KRIMINELE ME PUSHTET TE PARTISE SE PUNES KUR KERKON T’I BASHKOHET BE-SE ANTIKOMUNISTE DHE DEMOKRATIKE?

    Reply to this comment
    • lepenica April 2, 22:37

      Ore trap intelektual halesh ! Mos te ka treguar gje jot eme ty qe Ruci i vrau ata djemt e Shkodres ? Cfare je ti pleh stanesh qe ben profetin dhe kryegjykatesin per ngjarje qe s’iu dihet e verteta ? Apo keshtu ngushellon veten si njeri i mjere qe s’te pershendet njeri as ne shkallet e pallatit ? Dhe keshtu beson se ke njefare ” vlere ” thjesht duke vjellur vrerin qe te pershkon gjithe trupin dhe mendjen ?

      Reply to this comment
      • intelektuali April 3, 10:26

        Kryegjykatesin Gramoz Rucit ja kane bere SHBA qe i mballosen pasaporten socialiste me vule te zeze duke e damkosur si nje kriminel vrastar, njesoj si te gjithe krimineleve qe ju refuzohet viza per ne kete vend te Demorkacise Maksimale.

        prandaj:

        Mbylle squpin e qelbur te enveristit se te vjen era fanatizem dallkauk allogjik duke pare vrastaret me pushtet te Partise se Punes si i kane shpetuar Drejtesise, si nje asnje vend tjeter te Evropes,

        sepse:

        KRIMINELI GRAMOZ RUCI ESHTE NJESOJ SI SALI BERISHA DHE TE DY JANE NJESOJ SI TE GJITHE PUSHTAT VRASTARE QE LA PAS ENVERI DHE PARTIA E PUNES.

        Reply to this comment
        • Pasho Salaria April 20, 17:02

          Kush ta ka thene ty more shpirtqen qe SHBA Gramozit ja paskan mballosur pasaporten me vule te zeze. Pse shpif more shpifarak i qelbur i blogut. Z. Ruci pati kurrajon burrerore qe i vetem shkoi ne Shkoder i pa shoqeruar nga shoqeruesit e tij dhe u tha: Une jam Gramoz Ruci. Nese i ka vrare une djemte tuaj ketu me keni. Ka pirekafen mes burrash te vertete shkodrane dhe eshte larguar si mik.Dhe gjerat jane sqaruar more katil qe derdh gjithe diarene tende psiqike neper blogje. Behu burre dhe thuaj emrin e vertete dhe mos u masko prapa nickname si intelektual i sumes qe je. Ose behu burre dhe dil perpara Gramozit dhe thuaja qe ti i ke vrare djemte e Shkodres dhe do ta marresh pergjigjen e o vulg i shoqerise shqiptare

          Reply to this comment
    • shqipe April 3, 00:54

      O intelektuali i Love L… Po,birishi e pas tij kulishi, pse si zure ne goje?! Shrige!
      Gramozi Vajti ne ato dite terrori ne shkoder,(Saliqi yt zgurdulloj syrin nga habia…!), edhe sic e din te gjithe shqiptaret,vec teje,e u perball me gjykaten dhe i sfidoj ballas,po,nejse ti ke vite syplasur, moj “hanko shkope” e selmanit te dhenve….

      Reply to this comment
    • befana April 21, 09:42

      rrofte vepra e ENVER HOXHES.

      Reply to this comment
  2. halla April 2, 23:18

    Intelekuallll kthehu dhe lexoje edhe nje her se se ke marr vesh me te paren leximin

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... April 3, 06:50

    Pse i thoni Intelektual ai eshte intelcar.

    Reply to this comment
  4. Arben April 3, 07:31

    O SHOKU BEDRI,

    AI QE MBRON SISTEMIN KOMUNIST KRIMINAL, ESHTE EDHE VETE BASHKEPUNETOR NE KRIM, DHE SI PASOJE KRIMINEL.

    KRIMINELAT, DIHET KU E KANE VENDIN.

    Reply to this comment
  5. Mark uk April 3, 09:03

    Jan leshuar zagart per te mbrojtur nje qen sic eshte ish sekratari i komitetit te partis Tepelen si dhe minister i mbrendeshem i partis punes.Megjithse zagar qe u kan rene dhembet tani vetem bejn gam gam kta ish sekretar partie fshat me kater klas.

    Reply to this comment
  6. Mark uk April 3, 10:34

    Po artikullshkruesi asht nje fuks sic quheshin puntort e mesheft te sigurimit .Pra ky ashte Bedri Islamabat nga Puka

    Reply to this comment
  7. intelektuali April 3, 10:50

    Gazetari investigativ Mero Baze sot ne TEMA ka publikuar nje shkrim qe perpiqet te zbuloje te VERTETEN. Ai ka treguar:

    “Gramoz Ruci ishte me trim se Lulzim Basha dhe se Sali Berisha, sepse shkoi vete dhe u paraqit me guxim ne gjykate.”

    Me pas ne llogjiken e tij te shfajsimit shton:

    “DY ZV.MINISTRAT KRIMINELE U GJENDEN FAJTOR, POR MINISTRI I TYRE I DOLI I PASTER?!”

    Kush i ha keto dengla? Po pse zv. ministrat jane fajtore per vrasjet dhe ministri i tyre qe ne baze te ligit dhe Kushtetutes duhet te mbaje pergjegjesine e vartesve te tij sidomos kur fjala eshte per urdher ekzekutimi me arme zjarri, pra ministri Gramoz Ruci del i pafajshem dhe te gjithe enveristet ne TEMA kane kercyer zgupthi nga ky percaktim i Mero Bazes qe i ngjan percaktimit te Enverit do vite me pare kur Bota e akuzonte per vrasjet makaber te popullates:

    FAJIN E KA MEHMETI SE UNE PER VETE NUK DI GJE!

    Kush i ha keto dengla? Do te kelthiste gjithe Bota Demokratike duke lexuar kete shkrim te gazetarit investigativ Mero Baze, qe sheh diten e diellit ne median tone amatore dhe e ka bere te mundur heshtja idiote qe vjen nga Shoqeria Civile shqyptare krejt e pjerdhur nga frika e represionit komunist sic ka mbetur qe nga Koha e Qepes e Partise se Punes.

    Kush i ha keto dengla? Sepse krimineli Gramoz Ruci ka nje vule te ZEZE amerikane ne pasaporten e tij per jashte shtetit dhe viza e SHBA u refuzohet vetem krimineleve me vule ne balle sic eshte edhe deputeti vrastar dhe i padenuar i Edvinit, qe midis te tjerash mblodhi shume elozhe nga Kongresi Socialist bashke me vrastarin tjeter ordiner Fatos Nano, si nje REZIL i politikes sone kombetare.

    Nga intelektuali

    Reply to this comment
  8. vasili April 3, 14:20

    Kam pasur dhe kam respekt per fjalen e z.Bedri,pasi ajo permban gjithmone ivenstigativen e prekeshme shoqeruar me nje analize me kulture profesionale.
    Dhe ne kete teatrin tone te Azise mesjetare,vendosur ne Europe,ku jane lozur te gjithe llojet e krimeve nga ato me ordineret,deri ato me makabret,krime kunder nje kombi europian dhe popullit prej shekujsh ndyre te neperkembur,dhe qe vazhdojne tani e pa trazuar nga ndragheta monstruoze, banda vicidolase,media jone duhet te kish shume gazetari investigative.
    Por ndodh e kunderta,gazetaret apo emertojini si te doni,jane nje alter ego e mentalitetit oriental:
    Vendosin bythet mbi shiltet e ngrohta te karriges se zyres apo studiove me surreter pereth qe i jane merzitur dhe shtepive te tyre dhe fillojne pambarimisht me na ishte dhe cna ishte,duke e zgjatur status quo-n,ku mafia e medias dhe krahas saj mafia katundare vicidolase,nen bekimin e jurisprudences dhe frikacakllekun e pushtetareve e shtyjne ne pafundesi kete letargji te shemtuar vuajtje te ketij mileti.
    Dhe kam pasur shume respekt per popullin shkodran,qe ka rrezatuar gjithmone kulture,qe ka ndricuar kombin dhe me tej.
    Por ka vite qe jam shokuar,dhe vazhdoj te shokohem kur shoh,qe ky qytet dikur hijerende europin, vazhdon te prezantohet si nje puthadores i verber i nje ish sekretari partie i dale nga kulla e erret me te gjitha veset,qe mund te permbaje nje qenie e gjalle,kur kane pesuar kaq shume nga banda e tij,me karnavalen topalli ne te.
    Cuditerisht ata zgjodhen perseri kryetaren e bashkise,nga kjo bande.
    Si ka mundesi qe popull nga ky qytet del dhe sot dhe vazhdon te rrije,poshte kembeve te nje marionete ereshume te Saliut.
    Cfare lloj mutacioni malinj ka ndodhur ne genin shkodran?A thua qe shtypja komuniste mbetese,qe ka bere kete lloj denatyrimi?.
    Apo mos demografia e ndryshimit te imponuar,ku moria e shaljaneve te desantuar ne kete qytet,e kane perdhosur ne menyre te pa riparueshme qytetarin dhe kulturen e atij qyteti.
    Mendoj z. Bedri, se e keni njohjne dhe aftesine, te na jepni nje permbajtje te vertete te kesaj metamorfoze qytetarie ne shajlanizem dhe kultur ngrenese,ne nje shkrim tuajin.

    Reply to this comment
  9. miredashesi April 3, 19:35

    Ate qe ka bere Gramoz Ruçi me vajtjen ne Shkoder vete, nuk ka burre tjeter ta beje , jo vetem ne ato kohe te turbullta , por as sot. A ka sy e surrat Lulezim Basha per 21 janarin?!

    Reply to this comment
    • intelektuali April 3, 20:06

      Arroganca e Gramoz Rucit si vrastar i pacipe qe debilet dhe dallkauket fanatike e komentojne si nje guxim qesharak nuk i heq DAMKEN nga fytyra e tij e keqe se ka vrare 4 djemte e Shkodres

      prandaj:

      edhe SHBA ja kane mballosur pasaporten me nje vule te ZEZE,

      prandaj:

      edhe djali i tij eshte kopje tipike e Babait nje vrases ordiner.

      Reply to this comment
  10. REZ April 3, 19:49

    Shook Bedri
    Per fat kam gene deshmitar i ngjarjes edhe sa per info
    ate dite si nxenes te shkolles Jordan Misja ne radhe te pare perpara komitetit ishin femijte e atij qe ti e quante dyshimte Ali Spahia
    Bardhi, djali i Aliut , Miri -nipi i Aliut , Une -Rezart Spahiu -origjine nga Gjirokastra EDHE shume e shume te tjere
    Eshte nje mrekulli qe ne demi akoma gjalle nga ajo dite katastrofe
    Po kur thua qe ato lideret e PD I MBAJTEN FEMIJTE E VET te mbrojtur me duket se sikur padashje dizinformon
    Kaq makiavelist paska ene Ali Spahia edhe Pjeter Arbnori sa edhe gjakun e tyre do te sakrifikonin per cfare ?!
    Kapital Politik !
    me respekt nje qe ka qene me fat te mbijetoje nga dhuna edhe plumbat
    REZART ZAGOLL SPAHIU

    Reply to this comment
  11. arbereshi April 3, 21:01

    Shyqyr qe ke shpetuar shendosh z.Rezart, nuk dua ne asnje menyre te replikoj me ty por ai qe i ka vra ka dit se ke te vrasi dhe mos haro nje gje, nuk e linte Saliu 2 prillin e simvjetshem pa e shfrytzu por po e kupton qe po i zbulohen petet lakrorit, thone nga gjirokastra

    Reply to this comment
  12. Ivani i madh April 4, 13:16

    Me pelqen ky fare i vete quajtur intelektuali qe cdo muti i del luge dhe iqet ekspertet. Besoj se ky do jete nga ajo race qe cdo fuksionari te sistemeve tju kete qendruar pas i gashem tju pastroni b… sa here i zene diareja
    pasaj vjelle ate qe ka ngrene.

    Reply to this comment
  13. Ivani i madh April 4, 13:20

    Me pelqen ky fare i vete quajtur intelektuali qe cdo muti i del luge dhe iqet ekspertet. Besoj se ky do jete nga ajo race qe cdo fuksionari te sistemeve tju kete qendruar pas i gashem tju pastroni b… sa here i zene diareja
    pasaj vjelle ate qe ka ngrene. E sa per ty Mark shpellari nuk ke goje te zesh ne goje emrin e Z Bedrise e ndoteni se ate qe ka bere ai per kombin ju si fis me kucke e macke se beni dot se jeni bijte e serbise dhe vllezerit e dhendrit te tyre kriminelit Berisha.

    Reply to this comment
    • Crusader April 20, 21:37

      E c’fare ka bere per kombin ky far Bedri? Jo per ndonje gje, por na ndrico pak dhe ne qe ta dime. Zakonish, si e ka treguar dhe ekperienca, vetem maskarenjte i bien gjoksit se kane bere ate e kete, nderkohe qe kane bere nje vrime ne uje. Ne qe perpiqemi te mendojme racionalisht, zakonisht nuk ndikohemi nga bejtexhinjte dhe nga lavde me hipokrizi, te ngritura mbi genjeshtren dhe mashtrimin klanor.

      Reply to this comment
  14. fakti April 20, 16:25

    Shteti me i dobet ne bote eshte me i forte se çdo grup mafioz apo terrorist, nese do vertet te mbroj rendin kushtetues.

    Po ju sjell vetem nje shembull,
    marim rastin kur per nje çast te jashteliqshmit po rrezikojne seriozisht shtetin, atehere mjafton qe shteti (qeveria) i kerkon ndihme nje qeverie te nje shteti tjeter dhe ja ku ndryshojne balancat .
    Ne historin dhe te tanishme ka plot raste te tilla.

    Reply to this comment
  15. L April 20, 16:26

    zhgenjim total nga i nderuari Bedri.
    .
    Edhe pse shkruan bukur dhes sakte..ka nje fare ndroje apo frike te flase troc dhe le ta ndihmojne.
    .
    therresim ne ndihme deklaratat e Izet Haxhise per 2 prillin 1991.
    .
    ai thote tekstualisht:
    .

    ne darken e 31 marsit 1991 u mblodhem ne nje ambjent “shtabi i luftes” dhe ne prani te dy tre amerikanve foli Elez Biberaj i cili urdheroi:

    ZGJEDHJET E 31 MARSIT 1991 NUK DO TI NJOHIM…

    dhe pastaj me banden e tropojes me guerilasin e Azem Hajdari i cili mori “detyrat” dhe organizoi vrasjen nga mbrapa te 2 prillit..
    .
    Pra zoti Bedri pse nuk kritikon sali berishen e amerikes me emrin elez biberaj ?
    .
    Te pakten dy tropojane..izet haxhia dhe alban (hamdi) dega e kane akuzuar trocelezbiberin si nje dore e zgjatur e udb..sic e quan ti “nentoka serbe”.
    .
    Ne nje emision ne Shqiperi Elez biberaj deklaroi se ne 1988 kishte relatuar me presidentin amerikan R.R. per te rrezuar komunizmin ne shqiperi….dhe u zbatua pas 1991 DEKOMUNISTIFIKIMI i dyshes rajesonovic-biberoviq qe rezultoi me keq se NACERTANIA SERBE DHE MEGALIDHEA GREKE..
    .
    Nuk do shkruaja keto rrjeshta me siper sikur voa e elezbiberit te mos kishte mare sot pozicjonin e prillit 1991..
    .
    me shkurt
    -eshte turp per shtetin amerikan
    -per voa-n e elzbiberit
    -per komikun donald lu
    biles dhe per
    presidentin e nderuar donald tramp
    qe po tolerojne
    nje bande kriminale si kjo e
    Lul SaLI Elezbiberishes.
    .
    As Hitleri nuk ka shurruar mbi te vraret e tij

    As hitleri nuk ka perdhosur
    jetimet e viktimave te tij si po bene neo-naziskini Lul basha dhe banda e tropojes e salielezbiberishes

    Reply to this comment
  16. Aliu nga Selenic April 20, 17:10

    Barisha gjithmon ka ne sirtarin e tije skenare te arkitetetev te tyre te qarqeve antishqiptare.
    Ata gjitmone u paraprijne situatave ne dem te shqiperise dhe te destabilizimit te saje.
    Keshtu Berisha ter dite endrron se si ti vej ne zbatike keto plane ogurzeza per vendin e vete.
    Njeri me te shitur, dhe njeri me i pabes e tradhetar se sa Berisha nuk munde te gjendet ne asnje vende te botes.
    Keshtu vetem pa mundesia ne qofte se e flenon se per shpirtin qe ka ky njeri, ky antishqiptare , nuk kursen asgje per realizimin e planeve oguzeza te ketyre Qarqeve.
    Pranda, Qeveria shqiptare duhet te marre te gjitha masat per parandalimin , e ketyre planeve ogurzeza dhe djallzite e tije ndryshe, ky njeri nuk eshte ngopur ansjenhere me te keqiat qe i beri shqipoerise.
    Plani i tyre per te perseritur dy prillin, nuk eshte nje plan sajese, pore eshte nje realitate qe edhe vet at e kane shfaqur disahere.!

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic April 20, 17:26

    Te lumte L E ke zbardhur realishte ket realitet te hidhur.Besoi qe Berdi Islami do ta kompensoje me ndonje shkrim tjeter, keto e shume te tjera pasi prapaskenet e Biberaj dhe te Berishes qe jen te udhezuar nga UDB-ja nuk kan te sosur.!

    Reply to this comment
  18. Mark uk April 20, 19:50

    Tash erdha nga Puna. Kush ka shkrujt ne emnim Tim eshte i sham.jam i lodhun pranaj nun po komentoj sot

    Reply to this comment
  19. Mersin April 20, 20:13

    Nje paralele pa kuptim zoti Bedri.

    Reply to this comment
  20. Crusader April 20, 20:16

    Eshte dicka e shendetshme, kur opozita proteston, kunder nje qeverie te cilen e ka mbyt korrupsioni, mashtrimi dhe deputetet kriminele. Kjo do te thote demokraci. Disave nuk ju pelqen, sepse jane mesuar ne diktature dhe nuk mund te bejne pa u dhunuar e genjyer nga ata ne pushtet. Keta lloj veglash aparatcikesh bolshevike, nuk kane kurim deri sa te shkojne ne boten tjeter.

    Reply to this comment
    • akrepi April 21, 16:01

      Crusader kush jane ata deputet kriminel qe kane vrare pervec Saliut dhe kryetarit te PD lulzim Basha dhe qe vazhdojne te jene ne detyre duke vazhduar ti bejne deme vendit duke mos lejuar berjen e reformes ne drejtesi dhe hapjen e rruges per ne BE.Ata deputet qe I quani Kriminel qe I perkasin PS jan shkarkuar dhe madje jane dhene drejtesis.me gjith se nuk jane pjes e vrasjeve si ajo e 21 janarit Ndryshimi ndermjet tyre esht shume I math por ti nuk do qe ta shikosh,duke I dale ne krah krimineleve te vertet.

      Reply to this comment
      • Crusader April 21, 19:39

        PD nuk po e qeveris Shqiperine. Ne pushtet eshte PS. Njerezit ne vend qe te merren me qeverine duke i bere nje bilanc 4-vjecar punes se saj dhe duke pare neqoftese vertet e ka justifikuar voten e 2013-es, merren me opoziten. Opozita ate pune ka, te bej opozite. Nuk me interesojne komentet e militanteve dhe njerezeve me konflikt interesi ne administrate, qe shkruajne kodra pas bregut, por me intereson mendimi i veretete i votuesve Shqiptare per Rilindjen, e cila per mua vdiq pa lindur, sepse nuk mbajti 98% te premtimeve te 2013-es.

        Reply to this comment
  21. ZYLO LESHATORI April 21, 01:14

    O shoku komunisto pederast Bedri!
    Po na llafos se te vraret e 2 prillit ne shkoder jane organizuar nga Azem Hajdari bashke me drejtuesit e tjere te pd te asaj kohe.
    Nje pyetje kam per ty: PO ATA 63 TE TJERET TE PLAGOSUR KUSH I PLAGOSI??????
    LLOGJIKA TE CON SE ATA QE QELLUAN NE TURME DHE PLAGOSEN 63 KANE VRARE EDHE ATA 4.

    Reply to this comment
  22. ALBAN DEGA April 21, 07:52

    Te

    From: Alban Dega
    Date: February 20,2017 at 8:25:04 AM EDTm

    LULEZIM BASHA + … NE PRANGA!

    Thirrjet per dhune e guerilje jane akte
    terrori

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi u zgerlaq edhe nga Opinion i Klanit te Klanit te Vicidolit , dje dhe sot, lideri de jure i SHQUP-it, Lulezim Basha hoqi edhe maskat e fundit te demokracise se rreme e te degjeneruar prej ” bandes se gangstereve” te Sali Berishes, Fatmir Mediut, Flamur Noke Stanishicit…. dhe korporates se Krimit.
    Dje ai deklaroi hapur e pa maska se krejt protestat dhe potera e Korporates se krimit te organizuar te Sali Berishes nuk jane zgjedhjet e lira por parandalimi i 7 ligjeve te Vetingut dhe rrenimi i Reformes ne Drejtesi.
    Sot qehajai i Berishes ne krye te PD-se se Berishes shkoi edhe me tej.
    Me nje gjuhe qe te kujton me teper thirrjet e Fidel Kastros dhe Chegevares, ISIS-it e Eskobarit ai Iu drejtua “Xhuponeve te zinj ” falangave te murrme ala neonaziste, skuadroneve te vdekjes dhe njesiteve guerile me thirrjet per dhune e terror te hapur kunder nje qeverie dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike!
    Ngrihuni ne kryengritje per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise eshte thelbi i kushtrimit te Bashes!
    ” Shpojuni gomat e makinave!
    ThyjunI xhamat e dritaret…
    Qelloni me grushta…
    Nxirrini jashte….
    … lufte do te kene!
    Adelante camaradas ! Perpara shoke lufte!
    Eshte thirrje e hapur per guerilje e terror e telallit te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve!
    Kryekriminelet me te medhenj te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Medihoxha, Flamur Noke UDBa na bejne engjellin e antikrimit.
    Asnje i burgosur per krime te renda dhe i denuar me ndeshkimin maksimal , ate per jete, nuk ka kryer krime aq te renda sa secili prej cetnikeve dhe terroristeve te siperpermendur.
    Krime qe shkojne deri ne terror shteteror sic ishin ato te 28 majit 1996, katrahura me mbi 10 mije viktima e 97-es, nxjerrja ne prite dhe vrasja e Azem Hajdarit, grushti fadhisto- cetnik i shtetit i 14 shtatorit 1998, Gerdeci me qindra viktima, marreveshja Atdheshitese e Otrantos, ekzekutimi pa vendim gjykate e antikushtetues i Sali Bashes i 4 protestuesve te 21 janarit 2011 pikerisht aty ku kercet tallavaja e vallja e vdekjes se mercenareve te tyre!
    Asnje hajdut e bande kusaresh se denuar per vjedhje ne permasa te medha vec e vec e se bashku nuk kane vjedhur e plackitur sa cka vjedhur Banda familjare e politike e Berishajve vetem me Piramidat e Autostraden e Kombit.
    Po milionat e ” sypeshkaqenit” te Berishes dhe Fatmir Mediut ne Gerdec, interkoneksioni energjitik ne Kosoven i Shkerdhenit, tokat e helmuara te Argita Fazlicit e Lulezim Bashicit ne Durres !?
    Po CEZ- i Sali Kadafit dhe Shkelzen Milices!
    Mbi 3 miliarde euro u jane vjedhur ose tjetersuar shqiptareve dhe Shqiperise vetem gjate viteve 2008 – 2013 nga kjo Mafia e Kusarise, Vrastarise dhe Korrupsionit , MKVK, te Sali Berishes.
    E kryebanditet Berisha, Basha… dhe ish ministrat e Brendshem te Republikes se Lazaratit, Lulezim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka kane goje e fytyre bashke me krye… kryebanditin Sali Berisha te na permendin Eskobara e deri edhe mbledhje Keshilli te Sigurise Kombetare per nje cironke te narkotrafikut.
    A e dini si e justifikoi dhe motivoi kete mbledhje Presidenti sakat nga trute e me shume nga shpirti katran i SHQUP-it po ashtu vjedhur nga banda e Berishes!?
    ” Per aresye se Balili dhe narkotrafiku perbejne rrezikshmeri shoqerore” ! Hajde President K… ari hajde me keshilltare koqe kandari.
    Rrezikshmeria shoqerore eshte ceshtje policesh lagjesh, prokuroresh te shkalles se pare!
    Keshilli i Sigurise Kombetare mblidhet vetem per ceshtje qe rrezikojne Sigurine Kombetare dhe ne mbledhje te jashtezakonshme ne gjendje lufte, si kjo qe shpalli sot kryebanditi e kryekrimineli Lulezim Basha.
    Cfare pret kryeprokuhori i Shqiperise Adriatik Palla e banda e tij e horave te Drejtesise !?
    Merret ne pordhet e intrigat e Bandes se Gangstereve te Berishes dhe me gjurme gishtash ne vend qe te urdheroje arrestimin ne flagrance te Lulezim Bashes dhe krejt bandes se Berishes qe fshihen pas tij per
    1- Cenim dhe rrezikim te rendit kushtetues dhe Sigurise kombetare per llogari e ne sherbim te RIA- a ruse, DIA-se serbe dhe agjenturave armike.
    2- Thirrje te hapura publike per dhune e terror kunder qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike me mbi 1 milione vota.
    3….
    Te arrestohet ne flagrance Lulezim Basha per krimet e renda te tij te se kaluares dhe ato te sotme!
    Sot ai sterderdhi jo kupen, por cisternen e krimeve pa fund te tij kunder shqiptareve e Shqiperise !
    Lulezim + ne pranga! Sot! Neser eshte kurre!

    Reply to this comment
  23. ETHEM April 21, 10:46

    TE LUMT B.ISLAMI.SALIU KA LINIR E RRITUR PER TI BERE KEQ KETIJ VENDI.2PRILLIN E SHKODTES E ORGANIXOI AI ME AZEMIN DHE JA HODHEN FAIN PS.VET SB EKZEKUTOJ AZEMIN DHE JA HODHI FAIN PS.KJO ESHTE METODE FIKSE VRASTARE E KETIJ NJRTIU-VRASES.THITRRJET E TIJ PER REVOLUCION “DEMOKRATIK”,ARMATOSJEN E POPULLIT KANE KOHE QE DEMOSTROHEN.ARNET MUND TE PETDOTEN NE 7 MAJ NE KAVAJE.PER TE ESHTE NORMALE.FRIKA NGA DREJESIA PO E SHTYN NE MATTEZI.DHE MARREZIT E TIJ KANE 27 VJRT QE TREMBIN POPULLIN SA HERE AI DEL NE OPOZITE.KA ARDHUR KOHA QE PD TE REFORMOHET PA SALIUN E LULIN SE JANE HSJDUT E VRASES.NESE KJO NUK NDODH,KY VEND NUK ECEN PERPARA NE RRUGEN E DEMOKRACISE.KETA CUBA PO ÇUDISIN BOTEN..Z!

    Reply to this comment
  24. emigranti April 21, 16:25

    Bedri Islami,Mero Baze Jane titane te gazetarise,me shkrimet e tyre Jane percus te ideve demokratike qe populli sotto ka nevoje.I biri i kriminelit Safet Butka Intelektuali qe gjate lncl la lyer duart me gjak,duke vrrare partizane e familjaret e tyre,ka kurajo sot te akuzoje njerez te nderuar.

    Reply to this comment
  25. gk April 21, 16:51

    Ca keshilla per zotin Alban Dega:

    I nderuar …shume po shkelqejne keto komentet tuaja nga amerika por pak po ngrohin….biles sa me me shume e hsan ti berishen si kriminel bashke me merobazen dhe bedri islamin..aq me i forte behet serberisha..pse ndodh kjo:
    .
    Sot per sot aresyet jane:
    .
    Amerika zyrtare nuk merret fare me Shqiperine por kane lene ca dipllomate te nivelit ulet qe e konsiderojne shqiperine nen nivelin e nje kolonie.Te keto dipllomate qe merren sot me shqiperine jane perfshire dhe ca makartiste te semure plul ca zyrtare m erendesi qe kane bere namin me afera te pista..gerdeci-rruga kombit.
    Le ta themi qe deri tani eshte e lexueshme qe amerika e ka vene ne kryq edi ramen per ta hequr dhe per te rivene ne fuqi kriminelin tend te tropojes..
    .
    nese e ke sinqerisht te behesh atdhetar aty e ke berishen dhe lulin e vertete dhe me lejo te bej nje liste te thjeshte:

    -Dana Rohrabacher (ediramafagos)
    -Elez Biberaj
    Tom Ridge
    -Nick Gage
    -Damir Fazllic
    -ish ambasdorja MR
    -ish ambasadori AArvizu
    -Wisneri
    2 podestat
    voa
    vatra
    ..e deri elioti i cikes azem hajdarit…
    .
    pra i nderuar mbaje veten
    .
    pregatiu te shohesh arrdhjen e serbashes ne pushtet ashtu si serberisha ne 2 prill 1991….dhe ti e di qe pastyre fshihet serbiberaj..
    .
    sa te kete sala ne amerike njat elezbiberin
    shqipnija &albandega ka me ja pa sherrin
    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*