A po e provokon NATO Rusinë?

April 13, 2019 17:33

A po e provokon NATO Rusinë?

Nga Janusz Bugajski*

Ekskluzive Dita – Sa herë që NATO fillon një nismë të rëndësishme për të forcuar sigurinë trans-Atlantike përshkallëzohen akuzat se Rusia po “provokohet”. Kjo gjuhë e vazhdueshme duhet të kundërshtohet, sepse qëllimi i saj kryesor është të maskojë revizionizmin perandorak të Moskës.

NATO po fton Maqedoninë e Veriut t’i bashkohet një aleance vullnetare shumëkombëshe të krijuar mbi parimet e ruajtjes së sovranitetit të shteteve. NATO nuk fut anëtarë të rinj me synimin për të kërcënuar Moskën. Përkundrazi, ish satelitët sovjetikë dhe ish shtetet e Jugosllavisë bëjnë përpjekje të mëdha për të hyrë në Aleancë për të mbrojtur pavarësinë e tyre, dhe kohezioni i Rusisë nuk kërcënohet nga zgjerimi i NATO-s.

Ndërkohë që Uashingtoni po merr në konsideratë stacionimin e përhershëm të trupave amerikane në Poloni, në median Perëndimore u shfaq një breshëri tjetër kritikash anti-NATO. Ajo i përshkruan aktet e vetë-mbrojtjes për të parandaluar sulmet ushtarake në territorin e NATO-s si manovra provokuese. Ky argument i shtrembëruar tregon që frika e vërtetë e Kremlinit është që një NATO e mirë-pajisur dhe e pozicionuar në mënyrë efektive mund të neutralizojë frikësimin e vazhdueshëm të fqinjëve të saj.

Edhe në tokën e NATO-s, Moska tani pretendon që mbrojtja e demokracive Perëndimore përbën një akt armiqësor kundër Rusisë. Për shembull, kur Komanda Kibernetike e SHBA për pak kohë mbylli një “fabrikëtrolling” të drejtuar nga shteti në Shën Pjetërburg në Ditën e Zgjedhjeve amerikane (6 Nëntor 2018) për të parandaluar përpjekjet për të prishur zgjedhjet, Kremlini e përdori si justifikim për të promovuar legjislacionin mbi internetin, gjoja për të mbrojtur vendin nga “sulmet e huaja kibernetike”.

Moska gjithashtu akuzon Uashingtonin apo kryeqytetet evropiane se angazhohen në sulme provokuese sa herë që ata mbështesin hapur demokracinë dhe decentralizimin brenda Rusisë. Ajo akuzon NATO-n për ndërhyrje në politikat e saj të brendshme dhe planifikim të “revolucioneve me ngjyra” përgjatë kufijve të saj.

Në vend që të angazhohet në mohime mbrojtëse që nuk e ndryshojnë atë që Kremlini thotë, Uashingtoni duhet të deklarojë qartësisht dhe në mënyrë të përsëritur që ai mbështet: transformimin e një Rusie armiqësore në një shtet demokratik, dhe nëse kjo dështon një shpërbërje paqësore të strukturës së tanishme perandorake të ngjashme me Bashkimin Sovjetik të ndjerë. Një Rusi vërtet demokratike ka më shumë të ngjarë të ndërpresë sulmet e saj kundër Perëndimit dhe të bëhet një partner i besueshëm për NATO-n.

Në epokën e dezinformimit masiv, regjimi i Putinit sajon komplote të huaja për të fshehur pakënaqësitë e tij të brendshme dhe përfiton nga përgjigjet e vakëta ndaj sulmeve të tij bombastike anti-amerikane. Fjalimi i fundit nga Gjenerali Valery Gerasimov, shef i shtabit të përgjithshëm rus, që deklaronte që SHBA-të po mobilizonin një kolonë të pestë për të destabilizuar Rusinë dhe për të vendosur bomba në shënjestra qeveritare, tregon një nivel në rritje të frikës për kolaps ekonomik, trazira sociale dhe revolta rajonale.

Sulmet agresive ndaj Uashingtonit mund të paralajmërojnë masa madhore qeveritare kundër të gjithë opozitës së hapur brenda Rusisë. Protestat e vazhdueshme publike në Ingusheti, në veri të Kaukazit, kundër politikave të Moskës, mund të jenë lajmëtare të përhapjes së trazirave. Nëse rezistenca kthehet në rebelim atëherë Rusia mund të përballet me një luftë të brendshme që mund të përhapet në republikat dhe rajonet e tjera.

Duke shmangur deklaratat rreth të ardhmes në rrezik të Rusisë, Uashingtoni i jep hapësirë të lirë fushatës dezinformuese të Moskës. Ai nuk shpjegon arsyet e vërteta për zgjerimin e NATO-s në Ballkan dhe ndikimin pozitiv të një pranie të përhershme të trupave amerikane në Poloni. Ai gjithashtu nuk kundërshton me efektivitet deklaratat që NATO po planifikon përmbysjen e regjimit të Putinit. Çdo dhunë brenda Rusisë është një pasojë e politikave shtetërore, jo e ndërhyrjes së jashtme.

SHBA ka nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, përfshirë zgjidhjet se si të trajtojë skenarët e ndryshëm të paqëndrueshmërisë së brendshme që mund të ketë jehona serioze të jashtme dhe të ndikojë mbi disa anëtarë të NATO-s. Politikë-bërësit do të duhet të monitorojnë nga afër dobësitë sociale, ekonomike, politike, etnike dhe rajonale dhe të hetojnë nëse mbështetja e demokratëve dhe rajonalistëve do të ndihmojë apo minojë nismat e tyre për të transformuar shtetin.

Rusia nuk është një monolit dhe regjimi i Putinit nuk është i përhershëm. Vëzhguesit perëndimorë të cilët paralajmërojnë rreth provokimit të një lufte me Moskën duhet të marrin në konsideratë nëse një elitë kleptokratike që ka grabitur pasuri shumë të mëdha nga shteti rus do të ishte e gatshme të sakrifikonte bizneset, llogaritë bankare dhe pronat e tyre në Perëndim për një konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n.

Interesat Perëndimore duhet të mbrohen duke siguruar Ballkanin, duke forcuar frontin lindor të NATO-s, dhe duke llogaritur përgjigjet ndaj problemeve të brendshme në rritje të Rusisë. Paralajmërimet rreth reagimeve të Moskës dëgjoheshin dhe para tridhjetë vjetësh gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik. Në vend të llogarive racionale rreth pasojave të nismave të reja politike, ajo që ka qenë gjithmonë “Rusofobia” e vërtetë është frika e ekzagjeruar se si mund të reagojë Kremlini.

****

Dita 13, Albania

A PO E PROVOKON NATO RUSINË?

Janusz Bugajski, 12 Prill 2019

 

Sa herë që NATO fillon një nismë të rëndësishme për të forcuar sigurinë trans-Atlantike përshkallëzohen akuzat se Rusia po “provokohet”. Kjo gjuhë e vazhdueshme duhet të kundërshtohet, sepse qëllimi i saj kryesor është të maskojë revizionizmin perandorak të Moskës.

NATO po fton Maqedoninë e Veriut t’i bashkohet një aleance vullnetare shumëkombëshe të krijuar mbi parimet e ruajtjes së sovranitetit të shteteve. NATO nuk fut anëtarë të rinj me synimin për të kërcënuar Moskën. Përkundrazi, ish satelitët sovjetikë dhe ish shtetet e Jugosllavisë bëjnë përpjekje të mëdha për të hyrë në Aleancë për të mbrojtur pavarësinë e tyre, dhe kohezioni i Rusisë nuk kërcënohet nga zgjerimi i NATO-s.

Ndërkohë që Uashingtoni po merr në konsideratë stacionimin e përhershëm të trupave amerikane në Poloni, në median Perëndimore u shfaq një breshëri tjetër kritikash anti-NATO. Ajo i përshkruan aktet e vetë-mbrojtjes për të parandaluar sulmet ushtarake në territorin e NATO-s si manovra provokuese. Ky argument i shtrembëruar tregon që frika e vërtetë e Kremlinit është që një NATO e mirë-pajisur dhe e pozicionuar në mënyrë efektive mund të neutralizojë frikësimin e vazhdueshëm të fqinjëve të saj.

Edhe në tokën e NATO-s, Moska tani pretendon që mbrojtja e demokracive Perëndimore përbën një akt armiqësor kundër Rusisë. Për shembull, kur Komanda Kibernetike e SHBA për pak kohë mbylli një “fabrikë trolling” të drejtuar nga shteti në Shën Pjetërburg në Ditën e Zgjedhjeve amerikane (6 Nëntor 2018) për të parandaluar përpjekjet për të prishur zgjedhjet, Kremlini e përdori si justifikim për të promovuar legjislacionin mbi internetin, gjoja për të mbrojtur vendin nga “sulmet e huaja kibernetike”.

Moska gjithashtu akuzon Uashingtonin apo kryeqytetet evropiane se angazhohen në sulme provokuese sa herë që ata mbështesin hapur demokracinë dhe decentralizimin brenda Rusisë. Ajo akuzon NATO-n për ndërhyrje në politikat e saj të brendshme dhe planifikim të “revolucioneve me ngjyra” përgjatë kufijve të saj.

Në vend që të angazhohet në mohime mbrojtëse që nuk e ndryshojnë atë që Kremlini thotë, Uashingtoni duhet të deklarojë qartësisht dhe në mënyrë të përsëritur që ai mbështet: transformimin e një Rusie armiqësore në një shtet demokratik, dhe nëse kjo dështon një shpërbërje paqësore të strukturës së tanishme perandorake të ngjashme me Bashkimin Sovjetik të ndjerë. Një Rusi vërtet demokratike ka më shumë të ngjarë të ndërpresë sulmet e saj kundër Perëndimit dhe të bëhet një partner i besueshëm për NATO-n.

Në epokën e dezinformimit masiv, regjimi i Putinit sajon komplote të huaja për të fshehur pakënaqësitë e tij të brendshme dhe përfiton nga përgjigjet e vakëta ndaj sulmeve të tij bombastike anti-amerikane. Fjalimi i fundit nga Gjenerali Valery Gerasimov, shef i shtabit të përgjithshëm rus, që deklaronte që SHBA-të po mobilizonin një kolonë të pestë për të destabilizuar Rusinë dhe për të vendosur bomba në shënjestra qeveritare, tregon një nivel në rritje të frikës për kolaps ekonomik, trazira sociale dhe revolta rajonale.

Sulmet agresive ndaj Uashingtonit mund të paralajmërojnë masa madhore qeveritare kundër të gjithë opozitës së hapur brenda Rusisë. Protestat e vazhdueshme publike në Ingusheti, në veri të Kaukazit, kundër politikave të Moskës, mund të jenë lajmëtare të përhapjes së trazirave. Nëse rezistenca kthehet në rebelim atëherë Rusia mund të përballet me një luftë të brendshme që mund të përhapet në republikat dhe rajonet e tjera.

Duke shmangur deklaratat rreth të ardhmes në rrezik të Rusisë, Uashingtoni i jep hapësirë të lirë fushatës dezinformuese të Moskës. Ai nuk shpjegon arsyet e vërteta për zgjerimin e NATO-s në Ballkan dhe ndikimin pozitiv të një pranie të përhershme të trupave amerikane në Poloni. Ai gjithashtu nuk kundërshton me efektivitet deklaratat që NATO po planifikon përmbysjen e regjimit të Putinit. Çdo dhunë brenda Rusisë është një pasojë e politikave shtetërore, jo e ndërhyrjes së jashtme.

SHBA ka nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse ndaj RUsisë, përfshirë zgjidhjet se si të trajtojë skenarët e ndryshëm të paqëndrueshmërisë së brendshme që mund të ketë jehona serioze të jashtme dhe të ndikojë mbi disa anëtarë të NATO-s. Politikë-bërësit do të duhet të monitorojnë nga afër dobësitë sociale, ekonomike, politike, etnike dhe rajonale dhe të hetojnë nëse mbështetja e demokratëve dhe rajonalistëve do të ndihmojë apo minojë nismat e tyre për të transformuar shtetin.

Rusia nuk është një monolit dhe regjimi i Putinit nuk është i përhershëm. Vëzhguesit perëndimorë të cilët paralajmërojnë rreth provokimit të një lufte me Moskën duhet të marrin në konsideratë nëse një elitë kleptokratike që ka grabitur pasuri shumë të mëdha nga shteti rus do të ishte e gatshme të sakrifikonte bizneset, llogaritë bankare dhe pronat e tyre në Perëndim për një konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n.

Interesat Perëndimore duhet të mbrohen duke siguruar Ballkanin, duke forcuar frontin lindor të NATO-s, dhe duke llogaritur përgjigjet ndaj problemeve të brendshme në rritje të Rusisë. Paralajmërimet rreth reagimeve të Moskës dëgjoheshin dhe para tridhjetë vjetësh gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik. Në vend të llogarive racionale rreth pasojave të nismave të reja politike, ajo që ka qenë gjithmonë “Rusofobia” e vërtetë është frika e ekzagjeruar se si mund të reagojë Kremlini.

****

*Kolumnën e Bugajskit në Dita mund ta lexoni çdo të shtunë

April 13, 2019 17:33
Komento

3 Komente

  1. aktualiteti April 13, 20:38

    Kush NATO po provokoka Rusine? Keta ne foto? Po ate ne mes te fotos e ka zgjedhur president “nderhyrja ruse”! O Jonuzo, sikur po enderron ca, por cka, nuk i bejne keq enderrimet njeriut…

    Reply to this comment
  2. sa e thjeshte eshte te rrosh si ...NJERI, po ku te lene b(u)ajg-ajsat . April 14, 20:50

    ti, hyne te KAFSHET (mediatike) . sojin tend, do te doja t’a grija ne makine te mishit .po pse, more mbeturine njerezore (me qene se ke tager publik dhe gazetaresk), nuk promovon shkrirjen e natos dhe miqesine e dy superfuqive kryesore usa-rusi, per te shpetuar njerezimi nga fobia e luftes, por masturbohesh, duke nxit lufte midis …TYRE ???

    Reply to this comment
  3. MH April 17, 18:34

    Kush e gjen se cili nga keto ne foto tregohet fodull dhe mendjemadh.Fiton 10 pike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*