A po e provokon Rita, Rihannën?

September 9, 2015 15:31

A po e provokon Rita, Rihannën?

Rita Ora po vazhdon ta provokojë këngëtaren Rihanna.

Pas bashkëpunimit me ish të dashurin e saj për këngën “Body On Me”, gjë të cilën këngëtarja amerikane nuk e ka mirëpritur fare, mbrëmë Rita dhe Chris Brown ishin të ftuar të performonin këngën e tyre më të re në emisionin “Jimmy Kimmel Live”.

Ajo që ka rënë në sy gjatë tërë kohës së performances, është afërsia dhe prekjet e njëpasnjëshme të dyshes në skenë.

Një moment të tillë e ka ndarë edhe vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore me fansat e saj në Instagram, ku pëshkrimit të fotografisë ia ka shtuar edhe dy zemra, transmeton klankosova.

Tani pritet nëse do të ketë ndonjë reagim nga Rihanna rreth kësaj, meqë ditëve të fundit është raportuar se ajo dhe Brown janë kthyer sërish bashkë.

September 9, 2015 15:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*