Kritiku juaj i brendshëm…

May 2, 2019 15:20

Kritiku juaj i brendshëm…

Shumë njerëz janë të rrënuar nga vetëkriticizmi, zëri i brendshëm që e vë në dyshim çdo vendim dhe çdo lëvizje. A po veproj mirë? Çfarë mund të bëj më mirë? A është i gabuar ky veprim?

Kritiku juaj i brendshëm mund t’ju pengojë nga arritja e qëllimeve dhe të dëmtojë vetëbesimin. Madje, kur ndodh gjatë intimitetit mund të shkatërrojë jetën tuaj seksuale dhe marrëdhënien.

Të bëhesh kritik i vetes, shpesh është gjë e mirë, por pasiguria e tepruar dhe mendimet shpërqëndruese në një marrëdhënie çojnë drejt shkatërrimit të raportit.

Tërheqja, ndjenjat, pasioni, nevojat tuaja seksuale, performanca juaj, sjellja dhe detajet më të imëta janë ato të cilat kritiku juaj i brendshëm i vë në pikëpyetje.

Ekspertët thonë se për të sfiduar vetëkriticizmin, së pari duhet t’i shkruani të gjitha këto mendime në detaje, por ta bëni këtë në vetën e dytë për të distancuar veten prej tyre.

Hapi tjetër është më i vështirë, por efektiv. Verbalizojini këto mendime me partnerin tuaj. Duke i shprehur ato në vend që t’i mbani  në kokë, mund t’i zbrapsni së bashku.

Mund të filloni duke shpjeguar se vetë dyshimi ju ndalon të ndjeni një lidhje të ngushtë me partnerin tuaj dhe pastaj ndani dyshimet dhe frikën tuaj me të.  Mund ta përdorni këtë mundësi për të folur rreth asaj që ju jep kënaqësi për të forcuar marrëdhënien tuaj në çdo aspekt.

Gjatë seksit, mos u shpërqendroni. Nëse mendimet kritike hyjnë në kokën tuaj, kthejeni vëmendjen tek partneri. Kontakti sy më sy mund t’ju ndihmojë gjithashtu të dobësoni kritikun tuaj të brendshëm dhe t’ju rritë vetëbesimin.

j.l./ dita

May 2, 2019 15:20
Komento

1 Koment

  1. behet gjitmon e me interesant ky Bllog (Maredhenjet ne Cift) May 2, 17:50

    Kritiku i brendshem … duhet te jet

    Zakonishte ai eshte pjes e njerezve te qyteteruar ,
    pra te kulturuar ,
    atyre qe par edhe nga nji tjeter kendveshtrim ,
    percakton ate se ,personi ka nji ndergjegje njerezore .
    Kritiku i brendashem mendoj un ka me shume ane pozitive se negative .
    Ai motivon qe personi te Optimoje gjithcka brenda tij ne cdo maredhenje qofte kjo shoqerore ,maredhnje pune apo edhe mbi shtrat ,ne sex …
    por edhe si spjegohet ktu ,ka edhe anen e tij negative ,nqs fokusohemi ke ajo ane e tij negative ,
    duke pritur gjithmon konfirmimin e tjetrit , pra eshte pikjerishte ajo cfar edhe ktu psikologu/psikologia shkruan ,se con ne humbje vetbesimi !

    Fenomeni haset ne shume persona , te cilet jane mosbesues ,qe nuk zhvillojn Uni-n e vet ,(rruga drejt pjekjes ne Personalitet ) # EGO ,
    ne fund te fundit asnji nuk lind me aftesit e duhura ,pra si me then me qen perfekt ne gjithcka .Kjo eshte e pamundur ke njeriu ,por gjithcka perpunohet me kohen dhe krijimin e vetbesimit .

    (eshte then qarte ktu ,qe ne sex , s’ke arsye te jesh i shperqendruar HAH ! Ku mundet te shkoj mendja tjeter ato Momente Jete ! Ne sex ji si nji Ujk ose le te zgjedhim nji kafshe me simpatike 😉 si Tiger mbi Krevat e mendo vetem ta shqysh qejfin me gjithcka ke .Ah nqs nuk ke pasionine duhur per sex ,te jesh si i droguar mbas tij ,sigurishte ke ko´he te mendosh dyshosh e deshtosh ) sy me sy e buz me buze -deri sa te skuqet qejfi e shperthej Vullkani . klm

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*