A po harrojnë fëmijët si mbahet lapsi?

March 2, 2018 12:18

A po harrojnë fëmijët si mbahet lapsi?

Teknologjitë e reja kanë ndryshuar jetët tona. Në shumicën e rasteve për mirë, por ka edhe pasoja të tjera që nuk janë edhe aq pozitive. Në ndryshim nga brezat e kaluar fëmijët e sotëm ndërveprojnë gjithnjë e më tepër me kompjuterë ose aparate të tjera dhe kalojnë më pak kohë duke kryer punë tradicionale manuale.

Një studim i realizuar në Britani nga terapeutët e “Heart of England foundation NHS Trust” tregon që shumë fëmijë nuk dinë si të mbajnë korrekt lapsin. Sipas të dhënave fëmijët britanikë kanë mesatarisht 10% më pak forcë dhe shkathtësi në duart e tyre sesa brezat e mëparshëm dhe kjo përkthehet se shumë kanë vështirësi për të shkruar me laps.

Sipas studiuesve të këtij hulumtimi fëmijët e kapin të gjithë në mënyrë të njëjtë ashtu siç do ta kapte një njeri i shpellave. Terapeutët shpjegojnë që lëvizjet e dorës dhe muskujt e përfshirë në të, për të shkruar, nuk janë të njëjtë me ato lëvizje që përdoren për aparatet teknologjike.

Për ta mbajtur si duhet lapsin, fëmijëve u duhet stërvitje e vazhdueshme për disa vite dhe zvogëlimi i kohës që u duhet për këtë aktivitet zvogëlon edhe aftësinë e tyre, shkruan bota.al.

Gjithsesi jo të gjithë ekspertët bien dakord me këtë përfundim dhe thonë që ka shumë shkaqe që mund të ndikojnë në këtë aftësi. Ka nevojë për studime më të zgjeruara për të konfirmuar që kjo situatë i atribuohet një efekti të padëshirueshëm të teknologjive të reja.

o.j/dita

March 2, 2018 12:18
Komento

2 Komente

  1. MH March 2, 12:48

    Vrejta asht me vend aq ma teper nese i referohemi teorise se evolucionit te specieve simbas teorise se Darvinit.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku March 2, 14:25

    E cfare te keqe ka nqs lapsi shnderrohet ne dicka krejt te panevojshme. A keni pare sot ndonje ushtar te shkoje ne lufte me shpate?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*