A po i fsheh Kina rastet e reja me koronavirus? Urdhri i kryeministrit: Raportoni shifrat e sakta!

March 25, 2020 16:01

A po i fsheh Kina rastet e reja me koronavirus? Urdhri i kryeministrit: Raportoni shifrat e sakta!

Kryeministri kinez Li Keqiang ka paralajmëruar zyrtarët lokalë të mos fshehin rastet e reja me  koronavirus, disa ditë pasi vendi nuk raportoi raste të reja me koronavirus.

Li, i bëri thirrje qeverive lokale të hënën të “kërkojnë të vërtetën nga faktet” dhe të jenë “të hapur” në vërtetësinë e informacionit mbi pandeminë.

“Të jesh transparent do të thotë që një rast i ri duhet të raportohet pasi të zbulohet. Nuk duhet të fshihet asgjë ose të ketë raportim të ulët”, u tha ai zyrtarëve të ngarkuar me luftën kundër Covid-19 ,

Paralajmërimi i Li duket se është pjesë e një përpjekje  për të rifituar besimin e popullit në mes të akuzave të vazhdueshme që zyrtarët lokalë  nuk treguan me qëllim realitetin e situatës gjatë fazave të para të shpërthimit të virusit.

 

l.h/ dita

March 25, 2020 16:01
Komento

2 Komente

  1. XXXL March 25, 16:45

    Kjo eshte e verteta, mashtrimi dhe fshehja e fakteve me te semuret dhe te vdekurit nga Covid-19 (Made in China).
    Kete e pranon Kryeministri Kinez kur kerkon transparencen e munguar, htet komunist diktatorial.

    Reply to this comment
  2. demo March 25, 20:13

    Shoku Li!Ju raportojme se plani Industrial eshte realizuar 200%.
    Plani i orizit 300%.
    Semundje infektive si:Virusi i Lakuriqeve,Virusi i Minjve,gripi Derrave,Gripii pulave,jua hodhem derrave kapitaliste,,
    Ne vendin tone nuk ka asnje rast..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim