A po jetojmë virtualisht, politikisht, portalisht…!?

February 8, 2018 21:00

A po jetojmë virtualisht, politikisht, portalisht…!?

Fjalët në titull nuk janë më të reja për fjalorin tonë të përditshëm. Rrjetet sociale duket se tek një pjesë e madhe e njerëzve kanë ndryshuar mënyrën se si mendojnë, gjykojnë, por edhe jetojnë…Tashmë, gjëja e parë që bëhet në mëngjes është… hapet celulari dhe futesh në Facebook. Aty merr vesh se çfarë ka ndodhur gjatë orëve që ke qenë në gjumë: kush është vrarë, çfarë kunje i ka futur X parti politike tjetrës, kush është ndarë nga burri apo gruaja, kush ka bërë sherr me kë dhe kështu… dita vazhdon duke lundruar sa në rrjetet sociale dhe sa në portale, të cilat tashmë nuk numërohen, aq shumë janë!

Gazetar-fanpage-portal- emision televiziv dhe…live now në kohë të lirë!

Këtë pasdite po lexoja në portale se gazetari Muç Nano fillon një emision të ri në ABC News. Po mendoja! Jemi një vend kaq i vogël dhe kemi kaq shumë ekrane me emisione politike-analitike. Këta që moderojnë emisione, në programet e kolegeve të tyre bëjnë rolin e  analistit, në faqet e Facebook-ut japin mendime, ndërsa në portale ku janë vetë pronar-drejtues-gazetar, mbajnë qëndrime editoriale. Sa mend dhe kohë që paskan!? Tani çdo gazetar ka, përveç emisionit, portalin e tij,  Fanpage në Facebook dhe Instagram. Portal ka Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Eni Vasili, çifti Rudina Xhunga dhe Dritan Hila, Artur Zheji… Janë dhe duan të jenë gjithandej në rrjet.

Tashmë, një pjesë e mirë e gazetarëve që kanë emisionet e tyre të politikës dhe aktualitetit në TV shqiptare, kanë 10-20 vite që shfaqen çdo ditë në ekran. Dhe jo vetëm në programet që drejtojnë. Ata (gazetarët-analist) vrapojnë sa në një studio te tjetra. Shpesh me të njëjtën veshje, pasi nuk u del koha të ndërrojnë as rrobat. Dhe nuk kanë faj! Paradite gatuajnë, në ekran gjithmonë. Pasdite ulen me ndonjë kolltuk (sa te Rudina në Klan, sa te Juli në Top) dhe rrëfejnë jetën e tyre apo edhe të të tjerëve, nuk është çudi.  Ndërsa në darkë, veshin kostum e kollare dhe merren me politikë dhe kronikë. Tregojnë se çfarë thonë “burimet” e tyre…

Me pak fjalë, këta njerëz flasin për gjithçka dhe këto fytyra na dalin kur hapim televizorin, Facebook-un, instagramin, portalet…Ndikojnë me mendimet e tyre dhe imponojnë në të njëjtën kohë. Është normale, janë emra të njohur dhe shumë njerëz i dëgjojnë me vëmendje. Por, lind pyetja, a kanë mëshirë, apo kanë një mision të caktuar me gjithë këtë prezencë virtuale?! Këtë nuk e di, por mund të them se jemi një popull që po jetojmë gjithmonë e më shumë virtualisht. Nga 2.8 milionë shqiptarë që jetojnë në vend, 2 milionë kanë adresë Facebook-u. Entela Resuli /Dita

 

 

February 8, 2018 21:00
Komento

9 Komente

  1. Lili February 8, 21:28

    Prandaj keta njereze jane aq jashte problemeve te shqiptareve e jashte realitetit te shqiptareve,
    Facebookxhi kryeministrin,e facebookxhi analistate…
    Pffff …
    Shyqyr Zotit, njerezet kane sot burrime tjera e nuk kane nevoje me per «  lajmet » e tyre qe shikohen vetem si dikur Zeri i popullit…

    Reply to this comment
  2. Shkrim i duhur dhe nji kritike me vend ,nga te cilet i duhen aq shume asaj shoqerie February 8, 21:37

    Bukur, vene Dora ne plage .

    Mediat ne Shqiperi ,
    jane shndruar ne nji
    Institucion Cmendurie ,
    qe po cmend ate popull .

    Dikush duhet te vere dore ne ate shtet rrumpalle ,
    i cili i eshte fut nji rruge vetvrasese dhe cuditerishte te gjith ndihen okay brenda asaj Marrezie qe cdo dite qe kalon ,behet akoma me kercenuse per ate shoqeri ,me tru te mpir .

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit February 8, 22:54

    ne fakt gjithshka qe duket jo domosdoshmerisht eshte. Psh, edhe pse vezhgimi i gazetares eshte mjaft i drejte, pa deshiren e saj ajo serish ushqen kete ambjent orwellian. Ku nuk ka me rendesi qe te te vezhgoje Muç Nanoja, Fevziu, Cani apo aradha e gjithologeve nga ekrani i vellait te madh, se mjaft te flasin ata/te flitet per ta dhe te gjitha portalet/gazetat/mediat e amplifikojne, se eshte e nevojshme qe gjella te perzjehet. Kur m,ungojne ata mungon lajmi/ leitmotivi i lajmit. Psh, Muçi, po ia fus kot, ca per provokacion e ca per te mbajtur me oksigjen llafollogjine e perditshme, del e thote se Batmani e ka marre emrin nga Batoja i madh qe beri nje kryengritje kunder Romes. Po kaq nuk mjafton, gje e vogel, atehere po e perzjejme kureshtjen, me shume gjasa e ema e Batos qe edhe e ema e Zeqos ne maje te Thanes, mirepo baballaret ndryshonin, njeri ishte nga Moreja e tjetri ishte serbo-malazezo-slloveno-kroato-magjar, e meqe Muçi eshte profan ekzemplar per punet e historise, doemos qe 3 milion shqiptaret qe jane profane te historise edhe ata, do leshohen te papermbajtur e te ndajne shapin nga sheqeri njehere e mire. Pa lere Fevziu, ai eshte bere si rrobaqepesi qe ben te njejten xhakete dhe pantallona; nevojiten te ftuarit qe ti bejne xhaketes dhe jo e kunderta.Ca kohe mediat u pushtuan nga Kardashianizmi, semundja amerikane e te lara – palarave perpara kamerave dhe u duk sikur pak nga pak u gjet antidoti per tu sheruar nga kjo. Joo, genjyem veten, Kardashianizmin e mundi Fevzilleku, forca e pamposhtur e rutines. Nese do ndodhe qe te zbulohen alienet dhe nga ç’lende jane te pèrbere, mos prisni te ftoje Fevziu ndonje fizikan apo kimist; do jene prape aty Lubonjat, Markfrroku,ndonje i PS, ndonje i PD e ndonje i LSI per par condition. Megjithate, siç kam thene ne krye, ajo qe duket, jo domosdoshmerisht eshte. Jeta vazhdon, ne mengjes autobuset nisen shpejt per destinacione. Po aq shpejt amvisat kane mjele lopet dhe dergojne qumeshtin ne qytet, qe jo vetem fejsbuksat, por edhe Fevzinjte te pijne qumeshtin bio, apo ta hane vezet. Lokalxhinjte hapin qepenet pa gdhire qe te pijne kafene nastradinet dhe shoferet e furgonave, po aq heret jane gdhire dhe kamionet e plehrave dhe punetoret e tyre. Zgjohen me pertese po perseri te shqetesuar studentet, se provimet jane gjithmone ekuacione me shume te panjohura. Mos te them per marinaret, minatoret, pilotet apo edhe çobenet. Te mendosh se sa e larmishme eshte jeta dhe sa ne krize do ishte kjo pa kete armate te shumellojshme qe permenda. Por natyrisht qe e domosdoshmja ndjek me rigorozitet shtegun e saj te pashmangshem, nevojitet te flasim per te padobishmen, qe edhe sikur te mos ekzistoje nuk prish pune. Por ja qe ekziston dhe absurde a thuash, prish jashtezakonisht pune. Se ve ne plan te pare llogjet, ne vend te zgjidhjes se problemeve. Marski thoshte se do vije nje kohe kur do prodhohen shume gjera te nevojshme per nevoja te padobishme, e per rrjedhim do nxjerrin te panevojshem qenien humane.

    Reply to this comment
    • jam Demokrat i janarit February 9, 09:42

      i nderuari Gjerman
      a vlen gjith ky koment alla Deutsch [ naturlisch ]
      pa Thene asnje fjale per te Mirat dhe zhvillimin
      ekonomise nga Kestet e demokracise ?

      Po per KUMANDAR tajvan nastradinin ?

      Ky koment Yt sot ,
      eshte pa kripe , pa piper e pa vaj .

      Reply to this comment
  4. Lili February 9, 05:47

    German,
    Best comment of the day.

    Reply to this comment
  5. sopiqoti February 9, 11:16

    Me keto portale,me keta analiste dale boje ,ka ardhe deri aty puna sa ne qytetare tu themi atyre s :”..ato brockulla qe ju zoterij i perpunoni ne mendje tuaja te thartuara dhe na i servirni neve cdo darke.ne i nxjerrim nga……prapanica.

    Reply to this comment
  6. dashamires February 9, 11:41

    Ne Shqiperi jetohet mediatikisht, me Ramen e Veline ne TV nga mengjezi ne darke duke shpalosur nje parajse te rrejshme.
    Si per te vertetuar ate shprehjen : ‘Per ato qe degjoj i lumi une, per ato qe shikoj i mjeri une”.

    Reply to this comment
  7. Do kaloje dhe kjo February 10, 08:43

    Eh kjo epoke na ra per pjese. Teknologjia e komunikimit dhe virtualiteti perbejne lojen me te cilen harrohet a shtyn kohen gjenerata
    Ja ne te gjithe jemi mbledhur pas artikullit, dhe disa nga ne kane propaguar duke komentuar, mendimet e tyre ne kete virtualitet, njesoj si “gazeraret”
    Pasardhesit tane do kene tjeter gje per loder.

    Reply to this comment
    • Ambasadori i nji qytetari pa Atdhe ... February 10, 10:55

      Dokaloje dhe kjo ,

      me keqardhje mundet te shtoj ,
      se pritja e nji shoqerie ,parazite vs jetes se vet ,duke mos treguar asnji interes qe te ndryshoje vet dicka ne jete ,
      qe edhe kjo Vale e keqe e jetes te kaloje mbetet nji nder te metat Shekullore te Tradites (Fatale) Shqiptare ,
      duke mos ber asgje per ta shtyre ate ,ta largoje ate te keqe te kohes sa me shpejt ,pra te ndryshoje jeten, jo te bej sehir ulur mbi ate cop shkemb ,ku e ka vendosur rastesia / koha/ sistemi …Shembujt negative te parardhesve tane jane te panumert ,qe nga shndrimi i tyre ne nji zagare te oborrit te pushtusit para 500-vjetesh ,duke Tradhetuar Besen/Dinjitetin e te Parave qe dhane jeten per Atdhe e deri ke injorimi i tij .Ne nji kohe ,kur Shoqerite Boterore ,Europiane e ato Ballkanike ,filluan levizjet per te Krijuar Kombet , bla-bla-llaret tane, lehnin oborreve te sulltaneve duke trembur me dhembet e tyre te frikshem / kercenues ,kundershtaret e Perdhunusit te Atdheut te vet Shqiperise ,nderkohe qe rest e shqiptareve ,rrinin ulur bythe plepit me nji dore keruanin bolet e tjetren mbanin cibukun.Ky eshte realiteti i hidhur i historise atij populli ,sado banal te tingelloj ,qe asnjiher nuk doli nga ajo “Gjendje Shoku ” ku e futi ne cdo epoke “Rastesia” duke u ndjere perfundimishte ne shtepine e tij ,perjtesishte ne rolin e viktimes ,me te cilin identifikohet ala sot ,duke mos u tureperuar para askujt !!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*