A po kthehet ndërtimi në një lavatriçe të parave të pista?!

February 18, 2018 20:10

A po kthehet ndërtimi në një lavatriçe të parave të pista?!

Teksa ndërtimi po lulëzon, një skemë e re e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë mund të aplikohet së fundmi në kryeqytet. Një prej aktorëve të tregut i tha “Monitor” në kushtet e anonimatit se, apartamentet e reja po shiten me një çmim fiktiv më të lartë, duke rritur në këtë mënyrë edhe zona të caktuara jashtë trendit normal dhe njëkohësisht duke pastruar paratë nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Aktualisht në Tiranë po hyjnë në treg kompani ndërtimi, të cilat sipas deklaratave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kanë të ardhura të ulëta (ose prej vitesh deklarojnë të ardhura zero), dhe janë me humbje.

Këto kompani, edhe pse pa likuiditet, po ndërtojnë dhe kanë dalë me çmime më të larta të shitjes se tendenca normale e zonës.

Skema…

Ndërtuesi pa mjete monetare merr lejen e ndërtimit të një pallati. Sipërfaqja mesatare e një pallati është 30.000 metra katrorë. Çmimi real që ndërtuesi përllogarit, bazuar mbi kostot e ndërtimit dhe marzhin e fitimit që kërkon, është 800 euro, ndërsa çmimi fiktiv që vendoset për të pastruar paratë është 1500 euro.

Kompania deklaron të ardhurat nga shitja e apartamenteve me çmim fiktiv. Diferenca midis çmimit real dhe çmimit fiktiv është 700 euro. Për 30 mijë metra katrorë, pastrohen në ekonomi 21 milionë euro të gjeneruara nga aktivitete e jashtëligjshme, për të cilat paguhet tatimfitimi 15%. Kosto e pastrimit të parave për metër katror është 100 euro (21 mln * 0.15/30000), të cilat i shtohen çmimit real.

Ndonëse është e vështirë të përcaktosh masën e ndërhyrjes së parave të pista në ekonomi indirekte në Shqipëri, efekti që ato po krijojnë mund të bëhet i dukshëm nga ecuria e kursit të këmbimit dhe vala e ndërtimeve. Pa arsye të dukshme, kundër logjikës së tregjeve ndërkombëtare, euro është zhvlerësuar ndjeshëm vitin e fundit, duke u luhatur rreth nivelit më të ulët të 9 viteve të fundit. Më e përshpejtuar ka qenë rënia e euros gjatë vitit të kaluar dy ditë pas zgjedhjeve.

Por javën e shkuar, në tregjet ndërkombëtare, euro shënoi nivelin më të lartë të tre viteve përkundrejt dollarit, por vijon të mbetet e nënçmuar në vend. Arsyeja kryesore e këtij nënçmimi që japin ekspertët e këmbimit valutor është oferta e lartë në euro në tregun vendas. Tradicionalisht, muajt e parë të vitit pritej që të ishte leku i nënçmuar, pasi qarkullimi i aktivitetit tregtar bie dhe kompanitë e huaja transferojnë fitimet jashtë. Në fakt po ndodh e kundërta. Është euro që po nënçmohet.

Vetëm në kryeqytet, për gjithë 9-mujorin janë dhënë 167 leje, me një rritje prej 157% në krahasim me 9 muajt e parë të 2016-s, pra pothuajse me një trefishim (102 leje më shumë).

Në Tiranë, për vitin 2018 parashikohen rreth 300 milionë euro ndërtime, sipas të dhënave indirekte nga taksa e infrastrukturës së ndërtimit që priten të arkëtohet nga Bashkia e Tiranës (e cila pritet të jetë rreth 27 milionë euro, ose sa 8% e vlerës së shitjes).

Ekspertët pohojnë se prezenca e parave të dyshimta në ndërtim e bënë të paqartë nëse kjo rritje e çmimeve do të zgjasë apo ka një flluskë që do të çahet kur efekti i tyre të pushojë se ekzistuari dhe çmimet do të bien sërish? Sot e qartë është vetëm se për momentin, një qytetari do t’i duhen të paktën 30 vjet për të pasur një shtëpi.

Rritja e çmimeve të apartamenteve

Dy muajt e fundit, çmimet e apartamenteve po rriten me shpejtësi me 10-20%. Në zona të caktuara, çmimet kanë shënuar rritje drastike, deri në 250 euro për metër katror. Brenda unazës apartamentet shiten me minimumi 1100 euro për metër katror, duke e bërë pothuajse të pamundur blerjen e një apartamenti për një familje me të ardhura normale.

Rritja e çmimeve vjen në një periudhë kur oferta për apartamente të reja është më e lartë, lejet e ndërtimit shënuan rritje në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet. Për 9-mujorin 2017 janë dhënë gjithsej 167 leje ndërtimi nga 65 për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 157%.

Krahas rritjes së lejeve të ndërtimit, po rriten çmimet, dhe po ashtu kërkesa. Me rritjen e ofertës (shtimit të lejeve), rrjedhimit çmimet duhet të uleshin. Rritja e çmimeve në një periudhë kur oferta po shtohet, është reflektim i një kërkesë të lartë./ Monitor

l.h/ dita

February 18, 2018 20:10
Komento

4 Komente

  1. Lili February 19, 04:46

    Tash e paskan kuptuar gazetaret e albanistanit se ndertimi eshte pjesa ku pastrohen paret..

    Reply to this comment
  2. Arben February 19, 13:30

    Nuk po kthehet, ka qene gjithmone

    Reply to this comment
  3. Troja February 19, 15:47

    O “DITA” Ju kam sqaruar dhe nje here tjeter,per kete lloj llogjike qe keni per çmimet e banesave qe riten se ka kerkesa??? Jo,Ndikimi vjen nga 8% per çmimin e shitjes se zines e jo se ja ka qefi ndertuseve te ritin kete çmim.
    Pyesni Lali Erin qe ja ka futur popullit me taksat e reja.Bini drejt problemit,e mos mbroni grykesine e bashkise Tirane.Sipas shembellit tuaj,ku nje pallat me 30000 m2 do ndertohet;sa paguhej me ligjine me parshem,si takse bashkie? 30000 m2 x 30000 lek/kosto ndertimi = 900 milion leke x 5% taksa e me parshme e bashkise =45 milion leke te reja merte bashkia.
    Po me ligjin e ri:
    30000 m2 x çmimi zones 800 E/m2=24 milion euro x 133=3.192.000.000.leke x 8% bashkise= 255.360.000 leke??? pra 255.360.000-45.000.000.=210.036.000 leke me shume o “DITA”

    Reply to this comment
  4. ramy February 19, 18:03

    Pastron leket Rama, berisha, nano, basha, meta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*