RAPORTI: Ku po na vjedhin me peshën!

September 3, 2016 12:21

RAPORTI: Ku po na vjedhin me peshën!

Abuzime me peshën dhe matjen, ndërsa konsumatori shqiptar është i pambrojtur.

Në një raport të KLSH për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë (DPM), vërehet se ky institucion “vuan” nga mungesa e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike për përfshirjen në verifikim të subjekteve me instrumente matës në përdorim.

Raporti konstaton probleme të rënda edhe me licensimin, monitorimin dhe inspektimin e personave të autorizuar në fushën e matësve të energjisë elektrike dhe të ujit.

Sipas raportit të KLSH, janë ndëshkuar me gjobë një numër i vogël subjektesh, krahasuar me numrin e madh të inspektimeve dhe parregullsive të konstatuara: vetëm 0.65% e subjekteve; numri më i madh i gjobave (130) është në 2013, si dhe numri më i vogël (10) është në vitin 2012, me prirje rënie nga 2013 e në vazhdim, raporton Scan.

Në strukturën e subjekteve të gjobitura gjatë kohës tetor 2013 – ­dhjetor 2015 rezulton se 74 % u përkasin njësive të tregtimit të karburanteve, 15 % subjekteve të tregtimit të mallrave të para-paketuara, në vijim furrat e bukës, pikat e tregtimit të gazit etj.

Nga këto të dhëna vërehet se konsumatori goditet pikërisht në ato lloje transaksionesh tregtare të nevojës së parë siç është buka, karburanti, gazi etj.

September 3, 2016 12:21
Komento

4 Komente

  1. Arben September 3, 12:39

    NUK PERBEN NDONJE PROBLEM,

    PO MASHTROHEN DHE VIDHEN DERI NE PALCE DITA DITES NGA SHTETARET ME RRADHE DHE PRAPE VAZHDOJNE VOTOJNE TE NJEJTET NJEREZ.

    KJO E KETYRE PESHOREVE ESHTE SI BUKA ME DJATH.

    Reply to this comment
  2. Strong September 3, 13:35

    Po me matesat e energjise elektrike qe jane problemi me i madh i konsumatorit shqiptar, cfare do te behet? Kryesisht matesat e instaluar ne kohen e CES-it jane totalisht te manipuluar dhe tregojne “gabimisht” 50% me shume konsum se konsumi real. Duhet te ngrihet urgjentisht nje zyre e pamvarur per koalidimin, egzaktesimin e matesave qe e grine konsumatorin e shkrete i cili nuk ka ku te qahet!!!!! Krahasim: Nje familje ne Gjermani me tre persona dhe shtepi 200 m² me te gjitha elektroshtepiaket qe egzistojne (furre sobe, lavatrice, frig. hekurosje, 2-3 computer, 5-6 llampa,dush me korent, harxhon ne vit 2500 KW. Kurse nje familje shqiptare me te njejtat perimetra “harxhon” ne muaj 500 KW pra ne vit 6000 KW. Ose e thene troc: i vidhen nga shteti nepermjet matesave 50% !!!!

    Reply to this comment
  3. tom September 3, 16:37

    Edhe nga MEDIA.
    Media servile dhe e kapur,ku gazetare dikur te ndershem,tashme jane servile te punedhensit injorant,qe bejne lloj-lloj mimikash e levizjesh,vetem te kenaqin pronarin.Prove per kete mund te jete mosbotimi i ketij komenti.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi September 3, 18:39

    Pa asnje dyshim, PO! Jo vetem ne peshe, por mbi te gjitha ne prodhime teresisht jo BIO, qe po i semurin dhe shkurtojne jeten njerezve te shkrete! Nderkohe qe qeveria dhe shteti i a kane keputur gjumit! Kur te cohen, sigurisht do jete vone! Ti mbajme me shendet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*