A po na fsheh Rama diçka për 7 ministrat teknik

August 7, 2017 12:24

A po na fsheh Rama diçka për 7 ministrat teknik

Po mbushen dy muaj,
që zgjedhjet kanë mbaruar,
dhe teknikët e PD-së,
nga zyrat s’janë larguar!

Një kokëfortësi idiote,
dikush këtë e quan,
ose me marrëveshjen e fshehtë,
PD-ja ende luan!

Ndofta-atë natë Maji,
ku s’ka asgjë të shkruar,
bashkëqeverisje Bashës,
Rama i ka afruar!

Këtë-si zar të fshehur,
dhe mund ta ketë hilera,
edhe pse mund të ndodhte,
në kushte krejt të tjera!

Vërtet një skenë të re,
Shtatori mund të hapte,
nëse asnjë prej tyre,
as gjysmën nuk do kapte!

Po ja që rezultati,
gjë tjetër ka afruar,
një PS krejt në ngjitje,
një PD krejt të dërrmuar!

Por doli Lulëzimja,
me pamje krejt të ngutur,
dhe tha-se me marrëveshjen,
Edvini ma ka futur!

Edvini ma ka futur,
tha Luli-copë mishi,
po edhe pas kësaj,
marrëveshjen nuk e prishi!

Marrëveshjen nuk e prishi,
se ende po i mban,
në qeveri teknikët,
tamam si shtatë çibanë!

Tamam si shtatë çibanë,
që rrinë të patundur,
dhe gjithë qeverisjen,
e bëjnë të pamundur!

Çibanët e PD-së,
që shtetin kanë helmuar,
sektorët nervalgjikë,
i kanë paralizuar!

S’e dimë-në dopjo gjashta,
Ramës në dorë i mbeti,
kur thotë-largimi i tyre,
është çështje dinjiteti!

Është çështje dinjiteti,
që zyrat nuk i lenë,
po ç’dinjitet mavria,
çibanët mund të kenë?!

Për çështje krejt teknike,
Rama nuk i shkarkon,
sepse palo dekretet,
dot në Kuvend s’kalon!

Ta lëmë këtë variant,
që teknikisht çalon,
po unë e pyes Ramën,
përse s’i pezullon?!

Përse s’i pezullon,
të zbutet pak kolera,
të mos i lejë në zyrë,
t’u vejë policë tek dera!

Përse s’i pezullon,
në rrinë nga inati,
po ndoshta-një më tepër,
nga neve di I Gjati?!

Ndofta i mban akoma,
vetëm në fazë të nulit,
të duket qesharake,
gjithë opozitë e Lulit!

Të duket qesharake,
kur shahet qeveria,
se gjysmë e qeverisë,
akoma është e tija!

Veç Rama mund ta dijë,
akoma pse i mban,
po në gjithë këtë vapë,
vinë erë këta çibanë!

A. Duka

August 7, 2017 12:24
Komento

5 Komente

  1. rrotacioni August 7, 15:15

    Rrotacioni nderkombetar beno.
    Zgjedhjet u caktuan aq sa deshen nga nderkombetaret se duhet bere rrotacioni

    Reply to this comment
  2. Besniku August 7, 15:22

    Po Ministrat e Metes, pse harron tu thuresh vargje!?
    Apo ben sikur harron

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 August 7, 17:29

    jo beno,jo!
    nuk po fsheh asgjë!!
    ta ka thënë dhe ta ka përsëritur me kohë:do të bëje¨qeveri me bashën,ose më mirë me berishën!
    dhe pikë!!
    beno ke plot lidhje afër ramës!!
    bën sikur nuk e di?!
    apo na bje vërdall ne lolove??

    Reply to this comment
  4. caliqi August 7, 19:13

    Qeveri e Rames eshte kashte e koqe,
    dhe ai i gjati ka rol si l.qe!
    Rame shale gjati s’mund te kruhet shume,
    se “yllit ne ngjitje” ai i ha mune!

    Vijne dajallaret urgjent nga Amerika,
    Ja kualicioni ja te ra pika!
    Thuaj Arben Duka ç’te beje dereziu,
    ka firmosur ne skute per Lulezim mavriun.

    Kinezi i radhes mezi po pret,
    nje gabim te vogel çadren therret.
    Ngujon Lulezimin e pas tij Saliu,
    Hop bashkohet Likja e fshijne Rame ziun.

    Reply to this comment
  5. Arber Iliri August 7, 23:29

    Duka nuk jane armiq ata te PD or mik, punen bejne ti me dukesh si Saliu dhe Enveri, armiku jashte.hahahaha
    Te rijne deri ne qeverine e re.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*