“A po përgatitet Rusia për luftën e ardhshme të madhe?”

September 14, 2018 14:11

“A po përgatitet Rusia për luftën e ardhshme të madhe?”

 

Nga Mesdheu deri në Siberi, Moska është duke treguar muskuj ushtarakë në “lojërat e luftës” më të mëdha në historinë moderne ruse.

Me 300,000 ushtarë, me më shumë se 1,000 avionë, helikopterë dhe dronë, 36,000 tanke dhe 80 anije detare, Rusia po tregon fuqinë e saj ushtarake në “lojërat e luftës” më të mëdha në historinë e vendit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Manovrat, Vostok 2018 (Lindja 2018) që filluan të martën, janë stërvitjet e para ushtarake të vendit në Mesdhe që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Manovrat masive gjithashtu kanë përfshirë trupat kineze dhe mongoliane, ku presidenti kinez Xi Jinping është i pranishëm së bashku me presidentin rus Vladimir Putin. Manovrat masive mbahen në lindje të Rusisë.

“Autoritetet ruse janë të bindur se pas vitit 2020, probabiliteti i konflikteve që lidhen me një luftë për hapësirë ​​jetese do të rritet në mënyrë dramatike, e cila pasqyrohet në Planin e Mbrojtjes të Federatës Ruse deri në vitin 2020”, tha vëzhguesi ushtarak rus Pavel Felgenhauer për AA.

“Para së gjithash, do të jetë një luftë për burimet, kurse Rusia ka shumë të tilla, kështu që autoritetet ruse presin që vendi të sulmohet nga të gjitha anët dhe për këtë arsye duhet forcuar të gjitha linjat e mbrojtjes”, tha ai.

Felgenhauer tha se zërat që flisnin rreth mundësisë të një lufte e cila do të përfshinte Rusinë tashmë qarkullojnë që pas ngjarjeve në Ukrainë të vitit 2014.

“Në vitin 2015, u kryen inspektime të papritura në ushtrinë ruse, e cila tregoi një nivel të ulët të aftësisë së saj luftarake”, tha Felgenhauer.

“Pas kësaj, filloi një program i ri i riarmatimit dhe ritrajnimit të forcave të armatosura ruse. Vostok-2018 është faza përfundimtare e kësaj përgatitjeje, një kontroll i përgjithshëm i punës së bërë”, konsideron eksperti.

Felgenhauer theksoi se situata në Siri, ku ai tha se probabiliteti i një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe SHBA-së është shumë i lartë, e përkeqëson edhe më tej situatën.

“Unë nuk po them se do të fillojë Lufta e Tretë Botërore, por probabiliteti që një luftë mund të shpërthejë është më e madhe se zero. Ndoshta kjo do të jetë si gjatë Luftës së Ftohtë, e cila ishte ‘e ftohtë’ vetëm në hapësirën evropiane, por në Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Jugore dhe Azi, ajo u shoqërua me konflikte serioze ushtarake”, tha ai.

Felgenhauer gjithashtu vuri në dukje se një nga mënyrat për të parandaluar konfliktet është t’i tregoni armikut tuaj të mundshëm nivelin e gatishmërisë tuaj ushtarake.

Sipas analistit ushtarak Sergei Ishçenko, qëllimi i Rusisë është të shmangë një konfrontim të mundshëm.

Ai tha se kjo është arsyeja pse Moska ka vendosur të mbajë një manovër të madhe larg kufijve të NATO-s.

Ishchenko gjithashtu pranoi se “lojërat e luftës” ruse synojnë të demonstrojnë fuqinë ushtarake të vendit.

“Në ditët në vijim, amerikanët në Alaska do të kenë mundësi unike për të parë nga afër njësitë e Flotës Veriore me dylbitë e tyre”, tha Ishchenko.

Eksperti në Këshillin rus për Çështjet Ndërkombëtare, Anton Mardasov rithekson shkallën e pjesëmarrjes së forcave ushtarake ruse në manovër.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse numërojnë rreth 1,902,758 njerëz, duke përfshirë 1,013,628 ushtarë. Pra, rreth një e treta e të gjithë ushtarëve rusë do të përfshihen në manovra”, thotë eksperti.

Sipas Mardasov, duhet të mbash një ushtri të angazhuar për t’i mbajtur në formë.

“Kur nuk ka luftë, manovrat ushtarake janë një zëvendësim i tyre. Sa më e madhe manovra, aq më shumë detyra ushtria duhet të përmbushë, dhe duke zbatuar këto detyra, ato rrisin nivelin e kualifikimit”, tha ai.

Stërvitjet ruse ‘një ngjarje shumë e pazakontë’

“Kjo është një ngjarje shumë e pazakontë”, tha Oktay Tanrisever, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme i Turqisë, duke nënvizuar se kjo është hera e parë që Rusia mbanë manovra të kësaj shkalle në Paqësor që nga Lufta e Ftohtë.

Tanrisever tha se për tre apo katër vitet e fundit Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në pjesët kryesore dhe ato perëndimore të vendit.

“Por, këtë herë ata kryen një nga manovrat më të mëdha ushtarake në pjesën lindore të vendit”, tha Tanrisever.

“Rusia dëshiron të demonstrojë se është në gjendje të përballojë sfidat ushtarake në shkallë të gjerë përmes këtyre manovrave”.

Manovrat janë një mundësi që Rusia të demonstrojnë se ka sisteme të sofistikuara të armëve, shtoi ai.

Tanrisever tha se që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2014 dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, marrëdhëniet e saj me NATO-n dhe SHBA-të u përkeqësuan ndjeshëm.

“Kjo është arsyeja pse ata në katër vitet e fundit kanë mbajtur edhe manovra të tjera ushtarake”, thotë Tanrisever.

Sipas tij, të gjitha këto tregojnë se Rusia është duke u përgatitur për një luftë të përgjithshëm, për t’i dërguar një mesazh SHBA-së dhe NATO-s se Rusia është ushtarakisht e fortë dhe mund të ballafaqohet me sfidat.

Ai tha se Rusia gjithashtu është e shqetësuar për vendosjen e forcave britanike dhe të forcave detare të SHBA-së në Mesdheun lindor, prandaj, sipas tij, Moska ka zhvilluar një manovër më të vogël atje.

“Por, këto stërvitje (në Mesdhe) ishin po aq të rëndësishme sa manovra aktuale ushtarake Vostok”, theksoi Tanrisever.

“Për shkak se Mesdheu lindor është një nga rajonet më të prekura nga kriza në botë”, shpjegoi ai.

Tanrisever tha se manovra e Rusisë në Mesdheun Lindor tregon gjithashtu synimet më të larta gjeopolitike të Rusisë.

“Këto zhvillime janë të rëndësishme. Por, manovrat nuk duhet kuptuar me të vërtetë si gatishmëri për të filluar një konflikt. Është vetëm çështje shfaqjeje”, shtoi ai.

a.s/dita

September 14, 2018 14:11
Komento

8 Komente

  1. Dardan September 14, 14:15

    Padyshim se Rusia po pergatitet per Luften III Boterore, sepse eshte nje shtet ne krize te thelle ekonomike e sociale dhe kerkon te rimekembet duke pushtuar tokat dhe duke roberuar popujt e tjere!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 14, 15:32

    “Manovrat, Vostok 2018 (Lindja 2018) që filluan të martën, janë stërvitjet e para ushtarake të vendit në Mesdhe që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.”
    vëndit në mesdhe??
    atëherë dhe ne jemi në balltik!!

    Reply to this comment
  3. Olimpia September 14, 15:33

    Pavaresisht manovrave me arme konvencionale , rreziku i nje lufte midis SHBA..Rusise apo Kines eshte pothuaj zero.Sa me shume kohe kalon aq me shkaterruese jane armet e reja te shkaterrimit ne mase ku bashkohen ato termoberthamore me mundesine e goditjeve nga largesi te medha.Dhe praktikisht asnjera pale nuk mund te ndaloje tjetren .Rezultati di te ishte katastrofik ,zhdukje e qyteterimit modern ne Europe ,Ameriken Veriore dhe pjesen me te madhe te Azise.Klasa politike dhe shtabet ushtarake e dine dhe besoj se edhe ne se dikush do te cmendet, zinxhiri komandues ushtarak do ta evitoje nje katastrofe te nundeshme .Te gjitheve u dhimbsen njerzit e tyre ,askush nuk do te guxonte te shkrumbonte familen nen bombat berthamore .Natyrisht luftra lokale konvencionale do te kete ,por gjithesesi ato do te mbeten te kufizuara ne hapsire dhe te kontrolluara .Rusia dhe SHBA nuk vuajne per lende te para ,Kina qe ka me pak ndjek nje politike softpower ,ekspansion ekonomik sipas parimit vin…vin ..pra jep ,merr dhe nuk nderhyn ne punet e brendeshme Ndersa BE qe gjendet ne mes te ketyre perplasjeve , pavaredisht aleances strategjike me SHBA..gjithmone do te kerkoje marredhenie te mira si me Rusine ashtu edhe me Kinen.

    Reply to this comment
  4. aktualiteti September 14, 20:38

    Natyrisht qe Rusia ja lejon vehtes te tilla manovra te medha ushtarake. Sepse nuk ka krize politike me qeveri qe mbahet me koalicione absurde si shumica e vendeve perendimore. Nuk ka krize por rritje ekonomike dhe stabilitet makroekonomik (perpos mashtrimeve mediatike perendimore me “krize ” te Rusise). Nuk ka krize klandestinesh qe po permbytin Europen. Si mund te kryeje te tilla manovra ushtarake NATO p.sh. kur anetaret e saj jane pushtuar nga klandestinet pa manovra fare. Apo qe anetaret e saj njeri i bie gozhdes tjeteri patkoit. NATO eshte nje koglomerat qe ne kushtet e reja kur USA ka ndermend te shohe punen e vet, vetem emrin ka Aleance.

    Reply to this comment
  5. Besimi September 15, 01:13

    Nje propagande bjate e njohur dhe e perdorur prej shekujsh ne politike dikur edhe ne Shqiperi, per t’u shfajesuar per mjerimin dhe renien e nivelit ekonomik te popullsise.
    Sado here qe ke probleme dhe veshtiresi ekonomike e sidomos nivel te ulet jetese duhet te krijosh gogolin e jashtem qe te kercenon. Dhe populli te beson se armiku i jashtem eshte me te vertete sjhkaku i vuajtjeve te tij e jo korrupsioni i mafjes qe sundon Rusine e sotme.
    Mjere ai popull, shumica e te cilit jetojne me pensione 140 dollare ne muaj.

    Reply to this comment
  6. Besimi September 15, 01:16

    Nje propagande bjate e njohur dhe e perdorur prej shekujsh ne politike dikur edhe ne Shqiperi, per t’u shfajesuar per mjerimin dhe renien e nivelit ekonomik te popullsise.
    Sado here qe ke probleme dhe veshtiresi ekonomike e sidomos nivel te ulet jetese duhet te krijosh gogolin e jashtem qe te kercenon. Dhe populli te beson se armiku i jashtem eshte me te vertete sjhkaku i vuajtjeve te tij e jo korrupsioni i mafjes qe sundon Rusine e sotme.
    Mjere ai popull, shumica e te cilit jetojne me pensione 140 dollare ne muaj.
    Mjere ai popull-turme qe ngopet me krenari boshe, parada ushtarake, me hekurishte (raketa topa, aeroplane e arme berthamore), por jo me ushqime.

    Reply to this comment
  7. alfons September 15, 05:45

    PO TE QUASH NATON NJE KARAKATINE TI VETE NATYRISHT ESHTE NE TE MIR TE KUALICIONIT RUSI KINE MONGOLI !PO TE QUASH EVROPE E BASHKUAR ME QEVERI ME VETE NE CDO SHTET KJO NUK QUHET EVROPE E BASHKUAR POR CDO SHTET VE VETON 28 SHTETE 28 MENDJE ME VEHTE NJE NUK DO MYSLYMANE NJE NUK DO BALLKANIN NJE NUK DO TURQINE NJE NUK DO EMIGRANTE ABSURDI QE EVROPA NUK DI PSE NUK E KUPTON NE SE NE NJE FAMILJE PATRIARKALE KOMANDOJNE DHE MBAJNE QESE ME VEHTE NUK KA TAGER TE ECE KA VETEM SHERE SECILI I JEP TE DREJTE VEHTES DHE RRUKULLISET DREJT GREMINES!VETEM EVROPE E BASHKUAR NUK MUND TE QUHET KUR CDO SHTET VENDOS SI I PELQEN ATIJ TERMI EVROPE E BASHKUAR BIE AUTOMATIKISHT SH. B .A PO QENDRON TE ISH SH.B.E .PO ME NJE SENAT ME NJE PRESIDEND DHE TE GJITHA SHTETET ME GUVERNATORE ME USHTRI TE FUQISHME ME NJE KOMANDE APSOLUTE SE NE SE RUSI KINE MONGOLI SHPALLIN LUFTE GJYSMA E SHTETEVE EVROPJANE DO I DORZOJNE CELSAT KETIJ KUALICIONI KUR TA KUPTOJE EVROPA FLAS GJERMANI FRANCE APO BELGJIKE DO JETE VON EVROPA ME 28 QEVERI ME VEHTE PER MOMENTIN ESHT FARE LAKURIQ !PER MUA GJERMANI FRANCE ITALI ETJ DUHET TI THRESIN MENDJES SA SESHT VON SE KY KUALICION I FUQISHEM RUS PER 24 ORE E BEN SHESH EVROPEN GJOJA E BASHKUAR

    Reply to this comment
  8. Dori September 15, 11:06

    Ne kete situate kur USA eshte kthyer ne politiken e veteizolimit per shkak te problemeve te brendshme; kur 27 shtetet e percara te BE-se njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit, shtregimi i muskujve te muzhikeve ruse paralajmeron ddy rreziqe,
    1. V. Putin mund te sulmoje per te aneksuar territoret e ish-shteteve te Bashkimit Sovjetik, u banon ne shumice absolute popullsi ruse;
    2. Mund te nxise qeverine dhe ushtrine serbe te pushtojne dhe aneksojne komunat e Kosoves, ku banojne ne shumice serbet. Prandaj komentuesit “trima” qe mburren me fjale eshte mire te pergatiten t’i kthejne ato ne vepra per mbrojtjen e pasurive te Kosoves!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*