A po shkruan Kadare një skenar të ri filmi?

May 21, 2016 13:14

A po shkruan Kadare një skenar të ri filmi?

 

Ese nga Piro Milkani

 

Vijon nga numri i kaluar

U kthyem natën nëpër dëborë përmes pyllit të Drenovës. Dardharët na shoqëruan me një mushkë mbi të cilën hypi më i moshuari, Mishel Pikoli. E kujtoj këtë histori për të kuptuar se çfarë entuziazmi dhe përkushtimi kishin ata njerëz për filmin. Dhe kur çdo gjë ishte gati për të filluar xhirimet, erdhi urdhri i pabesueshëm nga zyrat e Komitetit Qendror të Partisë:

– Thuajuni atyre kineastëve se nuk është e mundur që filmi të xhirohet.

Habi, pështjellim, paranojë, ndjenja të papara turpi para atyre që punuan më kot për tre vjet. Po filmi duhej xhiruar me patjetër se përndryshe producentët duhet të dëmshpërblenin gjithë stafin e filmit. U zhvendosën me urgjencë në Itali dhe atë që do të xhirohej në Korçë, në Tiranë e vende të tjera e realizuan me dhimbje në Kalabri dhe në periferi të Romës.

Gjashtë vjet më vonë, së bashku me Kristaq Dhamon kishim shkuar në festivalin e Kanës në Francë. Një mbasdite të bukur mbi tapetin e kuq parakalonte ekipi i filmit konkurrues italian “Che ora e?” me në krye Etore Skolën e përbri tij drejtori i famshëm i fotografisë Luciano Tovoli. Kaloi vetëm dy metra pranë nesh. Por ne kthyem kokën që të mos na shikonte. Na vinte turp për atë që i bëri shteti ynë.

Pas “Gjeneralit…” Luciano as nuk guxoi as nuk mund të bënte më regjisorin. Sot Luciano është anëtar nderi i shoqatës europiane të drejtorëve të fotografisë Imago.

Për paradokset e pafundme që shpunë në refuzimin e një kooproduksioni filmik, ka kaq shumë materiale sa ia vlen të realizosh një film dosjer. Gazetarja e kulturës Admirina Peçi ka zbuluar të dhëna shumë interesante në Arkivin Shtetëror. Skenari i saj titullohet: “Gjenerali në rreth të kuq – Filmi Italo-francez, një histori sekretesh dhe prapaskenash në Shqipërinë komuniste”.

Edhe pse “Gjenerali…” në vite vazhdoi të vihej në skenat e teatrove të Prishtinës dhe të Shkupit, Anagnosti nuk hezitoi t’i rikthehet përsëri këtij romani për të realizuar në vitin 1989 edhe një herë një film të plotë që e titulloi “Kthimi i ushtrisë së vdekur”.

Me muzikë të Nikolla Zoraqit, balet maestri Agron Aliaj në bashkëpunim me dy koreografë francezë realizon në vitin 2009 baletin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Dhe kur mendon se ky është një rast që të kujton ekranizimet e pafundme të Kontit të Montekristos qoftë në versionet franceze apo atë amerikan, historia e kinemasë se Kadaresë nuk mbyllet me kaq.

E kam fjalën për “Prillin e thyer”.

Edhe “Prilli i thyer” i botuar në 1980 u prit me të njëjtin interes si në Shqipëri ashtu dhe në botë, por vetëm në vitin 1985 Kujtim Çashku guxoi të realizojë një film që e titulloi “Të paftuarit”. Dy vjet më vonë një regjisore e re franko-shqiptare e quajtur Liri Begeja xhiron në Korsikë “Prillin e thyer”. Pas përvojës së hidhur me ekipin franko-italian të filmit “Gjenerali…” askush nuk guxonte të hynte në kooproduksion me ne. Mirë a keq, mendoi se peisazhi i Korsikës do afronte me atë të Shqipërisë dhe e xhiroi filmin aty. Pas 12 vjetësh, në vitin 1999 Kadaresë i vjen një kërkesë nga regjisori brazilian Valter Salles. Kërkonte të drejtën e autorit për të realizuar një film mbi motivet e “Prillit të thyer”. Sallesi 44 vjeçar ishte një emër i njohur jo vetëm i kinemasë braziliane. Me filmin e tij “Central Brasil” në vitin 1998 ai fiton 55 çmime ndërkombëtare që kulmojnë me Ariun e Artë në festivalin e Berlinit dhe nominohet dy herë për çmimin Oskar.

Filmin e titullon Abril Despedacato (Prilli i dëshpëruar) dhe ngjarjet i vendos në vitin 1910 në një zonë moçalore të Brazilit. Filmi u përzgjodh menjëherë për t’u shfaqur në festivalin më të vjetër të filmit në botë në Venecia dhe pritja ishte entuziaste. Po atë vit një ekip kritikësh në Cape Town të Afrikës së Jugut e shpallin atë në listën e 10 filmave më të mirë të vitit. Duke qenë se i kam parë të tre versionet e “Prillit të thyer” mendoj se Salles e theu legjendën se Kadareja është i vështirë të transkriptohet në film. Braziliani Salles më mirë se ne të tjerët e zbërtheu thelbin filozofik të veprës së Kadaresë.

Po citoj vetëm disa fraza nga gazetat kinematografike të kohës për filmin:

– Historia frymëzohet nga një novelist shqiptar dhe nga tragjeditë greke të Eskilit. Ajo mbetet akoma një tregim i fuqishëm i dashurisë vëllazërore dhe humbjes së pafajësisë. – New York Daily News- Jack Methius

Ismail-Kadare I bukur për t’u parë dhe universal në temën që trajton në çdo pikëpamje – New Times LA – Luke Thomson

– Ky film është disi më i largët emocionalisht se filmi tjetër i Salles Central Station. Por është shumë i bukur dhe i jep një mesazh të fuqishëm një bote në të cilën kombet, ashtu si këto familje, ngatërrohen në gjakmarrje absurde – TIME – Richard Shickel

“Radiostacioni”, e titullon ekranizimin e “Nëntorit të një kryeqyteti” Rikard Ljarja në vitin 1979.

“Koha e Kometës”, e titullon “Vitin e mbrapshtë” Fatmir Koçi në vitin 2008.

Ylli Pepo, në vitin 1979,  preferon ta ruajë njëlloj titullin e serialit të tij televiziv si novela e Kadarese – “Emblema e dikurshme”.

Edhe Elena Kadare bëhet pjesë e kinemasë shqiptare kur në vitin 1978 Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro realizojnë filmin “Nusja dhe shtetrrethimi”

Jo më kot e lashë për në fund filmin “Ballë për Ballë” mbështetur mbi motivet e “Dimrit të madh”.

E para se bashkë me Kujtim Çashkun jam bashkëregjisor i këtij filmi me përmasa të papara ndonjëherë pas “Skënderbeut” të Jutkeviçit. Dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, se është i vetmi film ku Kadareja është autor i skenarit të një vepre të tij. Mos kërkoni kot. Në asnjë film të bazuar në veprën e tij nuk do ta gjeni emrin e tij si skenarist. Të tjerë i kanë ekranizuar veprat e tij. Ai ka qëndruar larg dhe neutral në çdo realizim filmik. Sikur donte të na thoshte: Unë jam autor letrar, filmi nuk më përket mua. Bëni ç’të doni me të. Po pse e bëri këtë? As sot nuk e di dhe nuk kam guxuar ta pyes. Hamendësoj se versioni i parë i librit të titulluar “Dimri i vetmisë së madhe” që u përpi nga lexuesi u pa me shumë dyshime nga një kategori njerëzish. Në mbledhjet e organizatave të partisë sidomos te ato të Ministrisë të Brendshme bëheshin peticione që dërgoheshin deri lart në Komitetin Qendror që kjo vepër antisocialiste të ndalohej sa më parë dhe bashkë me të dhe autori i saj. Po për të sqaruar këtë ankth që zgjati disa muaj duhet lexuar libri voluminoz i Shaban Sinanit “Dosja Kadare”.

Pra pas dhjetë vjetësh përsëri do të isha pjesë e një filmi me motive të veprës së Kadaresë. Së bashku me Çashkun takoheshim shumë shpesh me Kadarenë në kafen e Hotelit Arbëria (sot Ministria e Drejtësisë). Bisedat silleshin rreth filmit dhe realizimit të tij. Na habiste korrektesa e tij për të marrë parasysh çdo kërkesë tonën. Në takimin e ardhshëm na sillte episodin e përpunuar ashtu si ia kishim sugjeruar.

Për muaj të tërë u punua për të realizuar një film ku na u vu në dispozicion i gjithë arsenali njerëzor dhe material i Ministrisë së Mbrojtjes. Dy konsulentë ushtarakë, Dashamir Ohri, shef i shtabit të Flotës ushtarako-detare dhe Kujtim Peçi, kryeinxhinier i bazës ushtarako-detare të Pashalimanit qëndronin orë e çast pranë nesh dhe na udhëzonin për çdo veprim që kish lidhje me kodin ushtarak.

As Kujtimi as unë nuk e dinim se si do të pritej nga krerët e shtetit ky film. Duhet të merret parasysh se që qysh në vitin 1974 ishin hequr gradat në ushtri dhe oficerët e marinës, veçanërisht me uniformat e tyre të reja, ngjanin më shumë si oxhakpastrues se sa si marinarë. Vërtet ja arritëm t’u mbushnim mendjen specialistëve të lartë të ushtrisë se oficerët dhe ushtarët duhet të visheshin në film ashtu siç u takonte të ishin të veshur në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës. Por ndryshe fjalët e ndryshe shkëlqimi real e vezullues i oficerëve dhe admiraleve të flotës ushtarako-detare. Për fat të mirë çdo gjë shkoi mirë.

Kureshtja ime dhe e Kujtimit ishte një dhe vetëm një. A do të jetë i kënaqur skenaristi ynë?

– Filmi shkëlqen njëlloj si një brilant i vendosur në një sfond kadifeje të zezë.

Sentenca e Kadaresë të mbushte me gëzim.

Vangjush Furxhi dhe Rajmonda Bulku prilli i thyerNë vitin 1981 Cinemateka franceze organizoi një javë të filmit shqiptar ku kishte dhe shumë sinefilë kureshtarë e kritikë filmi. Në mbyllje të kësaj panorame, gazeta “Le Monde Diplomatique” i kushtoi plot dy faqe kësaj ngjarjeje kulturore.

Duke lënë jashtë për një çast modestinë, mund të them se analiza e filmit “Ballë për Ballë” (Face a Face) zinte mjaft vend. Autori kishte nënshkruar artikullin vetëm me inicialet e tij L.R. Edhe për filmin “Rrugë të bardha” po ashtu shumë konsiderata.

Ismail Kadare nuk është aspak indiferent ndaj asaj që ndodh në botën e artit me kolegët e tij. Një ditë të vitit 2005  më takoi në rrugë dhe më uroi:

Të lumtë. Sa mirë që të ka shkuar në mendje të besh një film autobiografik. Si na ka shpëtuar ne të tjerëve?

– Si flisni kështu? Po “Muzgu i perëndive të stepës” a nuk ka elemente biografike? Unë atë kam pasur parasysh kur shkrova versionin e parë. Është për mua ndër librat më të bukur shkruar nga ju. E gjithmonë jam habitur pse kritika franceze nuk ishte po aq entuziaste sa për romanet e tjera.

– Ke të drejtë. Po ta them unë arsyen. Shumë prej tyre kanë bindje të majta dhe për çudi nuk iu vjen dhe aq mirë të kritikosh Bashkimin Sovjetik.

Pas disa ditësh u takuam përsëri dhe më tregoi disa shkrime të shkëlqyera për “Muzgun e Perëndive të stepës”.

Kur mbarova versionin e parë të montazhit të filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder” i kërkova Ismailit të ma shikonte ashtu të pambaruar, bruto. Pranoi pa asnjë hezitim. Ishte spektatori im i parë. Një mbasdite gushti ia beha në vilën e tij në Durrës. Bënte një vapë tropikale. Gjatë shikimit të filmit konsumuam një shalqi të ftohtë që na i serviri Elena.

Më duket se i pëlqeu filmi. E njoh mirë atë. Kur nuk i pëlqen ta thotë në sy pa pikë hezitimi ashtu si më tha para disa kohesh kur i kërkova mendim për një projekt filmik.

E pabesueshme por e vërtetë: Kadareja pas 35 vjetësh shkruan përsëri një skenar filmi. Titullohet “Sorkadhet e trembura”. Po kur do të ekranizohet? Askush nuk e di.

 

Pas viteve nëntëdhjetë më ka qëlluar të marr pjesë shpesh në festivale filmash si në Venecia, Valencia, Karlovi Vari, Aleksandri, Orenburg apo “Javë të filmit shqiptar” në Romë, Moskë a Shën Peterburg. Dhe kudo më ka ndjekur pas një pyetje që hera-herës ua bëj spektatorëve të huaj:

Tani, pasi keni parë disa filma shqiptarë, ju lutem ma thoni sinqerisht. Mendoni se kinemaja shqiptare është një kinema amatore, provinciale apo është një kinema ballkanike apo europiane? Po sinqerisht ama. (Tamam si pyetja e Naltmadhnisë për kryeinspektorin e pallatit).

Përgjigjet e tyre kanë qenë maksimalisht pozitive, sidomos në Casa dell Cinema në Rome dhe në Shën Peterburg.

Dhe tani unë ju pyes juve:

– Mendoni vërtet se kinemaja jonë është pjesë e këtij katundi të madh që quhet Shqipëri apo shkon pak më larg?

Duke qenë se e di që shumë prej jush do mendoni ashtu si nuk do më pëlqente, unë do të mbrohem me shprehjen:

– Askush nuk bëhet profet në vendin e vet.

Dhe do vazhdoj më tej duke ju pyetur përsëri:

– Po a mund të vijë erë province një kimema që është frymëzuar nga veprat e Kadaresë, Agollit, Vath Koreshit, Kiço Blushit, Peçi Dados, Nasho Jorgaqit, Petrit Rukës e Ruzhdi Pulahës? Vërtet nuk ju pëlqen muzika e Sviridovit dhe Çesk Zadesë te “Skënderbeu”, apo ajo e Kujtim Laros te “Lulëkuqet mbi mure”, ajo e Feim Ibrahimit te “Ngadhnjim mbi vdekjen”, e Limos Dizdarit te “Rrugë të bardha” e Agim Krajkës te “Zonja nga Qyteti”?

Mendoni si të doni, por unë jam i kënaqur që kam pasur privilegjin të realizoj filma bazuar në veprën e shkrimtarit, që, po të perifrazoja kryeredaktorin e shtëpisë Botuese “Fayard”, Klod Duran do të thoja:

– Ndër pesë shkrimtarët e botës, ja po e zgjeroj pak, ndër dhjetë shkrimtarët më të mirë në botë sot është padyshim aty është dhe emri i Kadaresë.

 

Tiranë, 17 maj 2016

 

May 21, 2016 13:14
Komento

8 Komente

  1. master ne letersi May 21, 16:00

    mua me pelqen shkrimtari njeri , se njeriu shkrimtar….

    Dritero Agolli
    Kur Te Jesh Merzitur Shume

    Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
    Ne toke i tretur si te tjeret,
    Ne kafenene e preferuar
    Nuk do me shohin kamarieret.

    Dhe neper udhet ku kam ecur,
    S’do ndihet kolla ime e thate,
    Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
    Nje qiparis si murg i ngrate.

    Ti do trishtohesh atehere,
    Se s’do me kesh ne dhome gjalle,
    Dhe, kur ne xham te fryje ere,
    Do qash me eren dalengadale.

    Po kur te jesh merzitur shume.
    Ne raft te librave kerkome,
    Atje do te jem i fshehur une,
    Ne ndonje varg a ndonje shkronje

    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    Dhe une do zbres, do vij pas teje;
    Ti si dikur me mall do qeshesh,
    Si nje blerim pas nje rrekeje.

    Reply to this comment
    • kameleonet May 21, 20:08

      i nderuar Piro Milkani

      per te qene i sinqerte kam qene jo vetem fans i kadarese por dhe i juaji.

      per te qene akoma me i sinqerte jam pambarimisht i zhgenjyer nga ju te dy pas 1992..

      nuk keni lene kryeqytet te botes pa gjesdisur dhe i keni patur te gjithe priviligjet 100 te barabarta me bllokun ndoshat dhe me shume.

      dua te them nuk duhet ti lani duart si Pilati..sepse nqs se denuam enverin dhe ju jeni ingranazh i tij biles nga me te rrezikshmit.

      edhe pse keni qene pjese e sistemit enverit ju kam falur..biles ju vlersoj per ate kohe..por pas 1991..u bete kamaleone..zvarranike..hijena qe e shperfytyruat ate vend dhe dilni pa turp na beni keto tallje makabre per ne isha fansit tuaj.

      kini miresine te kutoni sa thelle jeni futur ne llumin e ndyresise intelektuale…

      lexoni keto rrjeshta…dhe mendohuni….bizarre

      Ismail Kadare për Enver Hoxhën

      Në verën të vitit 1961, klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, aq edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia, për përballimin e bllokadës së re revizioniste që porsa kishte filluar forcat krijuese, ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika disa herë të mprehta.

      Klima letrare u komplikua pikërisht nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve më të rinj e më të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet ku po ndodhej vendi ynë kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.

      Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961, në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e të gjitha forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t’i dhënë një zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
      Mbledhja u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë se për ne shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë kritika, disa herë, të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në “të rinj” e të “vjetër” dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.

      Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte me vëmendje diskutimin e secilit.
      Në një nga pushimet, një shok që ishte në presidium, më tha:
      -Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t’ju dëgjojë edhe ju të rinjve.
      Këto fjalë sikur më hoqën në çast njëfarë mpirjeje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.
      Në seancën e mbasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga “të rinjtë” dhe merret me mend që auditori priste me interes se si do t`u përgjigjeshim ne shumë kritikave që na u bënë. Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, më tha:
      Ja, tani t’ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur. Këto fjalë të tij më dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e lexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i shokut Enver, shtova disa fraza që nuk i kisha të shkruara.
      Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët edhe nga ne “të rinjtë”, por megjithatë nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët e kishin gabim. Dikush kishte në thelb më të drejtë e dikush kishte më tepër keqkuptime. Ishte pikërisht ky thelb që kapi në mënyrë të shkëlqyer shoku Enver në fjalëkalimin e tij, që pritej me padurim. Ai i bëri një zbërthim të thellë marksist leninist problemit, foli për raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s’ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lidhur me vendin e me kohën dhe se ndarja në “të rinj” e “të vjetër” s’i shërben askujt.

      Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm më gjithë jetën letrare artistike. U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se të gjithë shkrimtarët e rinj e të vjetër në moshë punonin për një qëllim.
      E çliruar kështu në saje të ndërhyrjes së shokut Enver prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe.

      *****

      2. Në vitin 1963 punoja si gazetar në gazetën “Drita”, kur revista “Nëntori” botoi poemën time “Përse mendohen këto male”.
      – Ishte paradite kur më kërkuan në telefonin e redaksisë.
      – Jemi nga sekretaria e shokut Enver, – më tha një zë.
      – Qëndroni te telefoni, shoku Enver dëshiron të flasë me ju.
      U hutova kaq shumë, saqë nuk arrita t’u thosha shokëve, me të cilët punoja në një zyrë, asgjë. U bëra vetëm një shenjë me dorë të mbanin qetësi, ndërsa shtrëngoja fort pas veshit receptorin.
      – Kadareja? – dëgjova zërin e shokut Enver, me timbrin e plotë karakteristik.
      Nuk jam në gjendje të riprodhoj fjalët e sakta që më tha, sepse isha tepër i emocionuar për t’i fiksuar ato në kujtesë. Më uroi për poemën Përse mendohen këto male?, më tha se përse e kishte lexuar dhe se e kishte pëlqyer shumë. Më uroi sukses në punën e mëtejshme krijuese. Nga hutimi dhe emocioni, unë nuk arrita t’i them diçka, përveç fjalës faleminderit, që e përsërita shumë herë.
      Kur shoku Enver mbylli telefonin dhe unë e vendosa receptorin në vend, shokët e redaksisë, të cilët e kishin ndërprerë ndërkaq bisedën ngaqë u kishte bërë përshtypje sjellja ime në telefon, më pyetën:
      – Ç’pate kështu? S’të kemi parë ndonjëherë kaq të emocionuar.
      Unë i thashë atëherë, se me cilin kisha folur në telefon dhe atëherë ata m’u grumbulluan përreth të emocionuar, për të marrë vesh çdo detaj të bisedës….

      *****

      3. Më 24 mars 1971, unë, gruaja dhe vajza ime shkuam për një vizitë në shtëpinë e shokut Enver. Na pritën shoqja Nexhmije me vajzën, Pranverën…
      Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim nëse do të kishim fat ta takonim apo jo.
      Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të i gjatë dhe i qeshur u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i habitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë me vete: Ç’pati ky?
      – Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë Enveri
      – Të vij dhe unë? – tha ai duke qeshur, – s’besoj se ju prish muhabetin.
      Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja sesi mund të vinte shoku Enver, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
      Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë jashtëzakonisht të përzemërt. Ai pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite:
      Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të të përqafoj edhe unë).
      Shoku Enver më pyeti se ç’kisha shkruar kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën, me titull Kronikë në gur.
      Do ta lexoj me kënaqësi, – tha ai – Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, – shtoi ai duke vështruar me një buzëqeshje ngacmuese të tjerët, – por se kështu është e vërtetë. Apo jo?
      Kur shoku Enver më pyeti pastaj se me se po merresha aktualisht, unë iu përgjigja se po shkruja diçka për prishjen me sovjetikët !
      Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin, Dimri i madh, por në përgjigjen time, në vend të fjalës Roman thashë diçka dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive, ngaqë ende s’isha i sigurtë nëse do ta përballoja temën e madhe së cilës i kisha hyrë.
      Për fat, shokut Enver nuk i tërhoqi vëmendjen ky detaj. Sapo dëgjoi fjalët prishjen me sovjetikët, fytyra e tij u bë në çast serioze. Ai tundi kokën ngadalë si të thërriste një kujtim jo të këndshëm dhe ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer ahere, të rëndë e të menduar. Ai foli shkurt për disa nga takimet e tij me “Hrushovianët”, duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod të vogël me Kosiginin në darkën e Kremlinit, në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë dhe për vizitat e mysafirëve të natës, Nikojanit, Torezit etj.
      Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, por për fat të keq ëndrra ime për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte si vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër dhe unë s’pata guxim ta pyesja për Moskën.

      Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin, unë shfrytëzova gjerësisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të ndihmësve të delegacionit tonë. Megjithatë duhet ta them se ajo bisedë e rastësishme e shokut Enver, më dha shumë horizont dhe materie artistike për veprën, se gjithçka tjetër. Krejt atmosfera e pjesës së dytë të veprës, nën titullin Mysafirë në kështjellë, vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, tingujt, tragjizmi dhe pesha e saj e kanë zanafillën e tyre tek ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e shokut Enver kishte një kolorit të jashtëzakonshëm, me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrezëllimin e llambadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit apo hijet rembrandekse mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. Dhe mbi të gjitha, biseda e tij sado e rastit t`ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.

      Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim tjetër me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë: Kisha gjithmonë drojtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha dhe një arsye tjetër edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrare dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç’do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim. Kisha shumë frikë se ashtu si në shumë raste të tjera me shkrimtarë të tjerë, ai do ta refuzonte një gjë të tillë dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.

      Po le të kthehemi te takimi me shokun Enver.
      Pas bisedës për Moskën, ra fjala për pasuritë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Menjani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar, më tha se do të ma jepte.
      Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë:
      – E kam lënë sipër oxhakut.
      Biseda u bë prapë e lirshme dhe e gëzueshme dhe meqë ishte fjala për njohjen e kulturës sonë në vendet e tjera,
      unë përfitova nga rasti për t’i thënë se kishin ardhur dy kineastë francezë, që kërkonin të drejtën e xhirimit
      të një filmi sipas romanit tim, Gjenerali i ushtrisë së vdekur. M’u kujtua kjo gjë rastësisht, por shkaku që i thashë, ishte se pikësisht n’atë ditë po shqyrtonim këtë problem dhe nuk e dinim si t’i jepnim zgjidhje.
      Shoku Enver u mendua një hop.
      – Dëgjoj – tha – Duam apo s’duam ne ata po të dëshirojmë, e bëjnë filmin. Prandaj le të përfitojmë aq sa mund të përfitohet prej tyre, në mënyrë që Shqipëria të dalë sa më pozitive në këtë film. Përndryshe në qoftë se s’pranojmë të merremi vesh me ta, ata kanë për ta bërë pas qejfit.
      Kjo gjë ishte kaq e vërtetë, saqë flitej se amerikanët kishin ndërmend të bënin një film satirik, duke defiguruar krejtësisht romanin, një film ku, sipas tyre, shqiptarët e italianët, pasi kishin luftuar vite me radhë, njëzet vjet pas luftës po grindeshin për kockat e ushtarëve.
      Ia thashë këtë shokut Enver dhe ai tundi kokën duke qeshur.
      – Ç’mund të presësh prej tyre, – tha. Pastaj shtoi:
      – Prandaj ti si autor duhet të jesh tolerant me këta kineastë që pranojnë të bisedojnë me ne. Të mos i bësh kërkesat siç do t’ia bëje Kinostudios sonë.
      Kështu vetëm për 2 minuta, shoku Enver na zgjidhi një problem me të cilin kishim javë të tëra që po ngatërroheshin të gjithë, pa i dhënë rrugë.
      Shoku Enver bëri prapë shaka me vajzën tonë të vogël. Pastaj bëmë disa fotografi. Ora po vente 8:30 dhe megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim akoma, ne morëm leje të largoheshim. Para se t’iknim, shoku Enver më dhuroi mua dhe gruas sime nga një libër të tij me autograf.

      Ai më dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Menjanit “La fin du mistere e trusque”.
      Ishim në këmbë në çastin që do të ndaheshim, kur ai i tha të shoqes Nexhmije:
      -Shko në bibliotekë dhe zgjidh diçka tjetër.
      Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me një komplet të Balzakut
      -O -, e mbushe me Balzak ,-bëri shaka shoku Enver.Ishte shakaja e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë relasite të shekullit XIX dhe asja bashkëkohore,diskutime në të cilat Balzaku ishte në qëndër të kundërvënieve.
      Duke e falenderuar për librat e dhuruar unë i thashë shokut Enver se pavarësisht se isha shkrimtar bashkëkohor e pëlqeja shumë Balzakun.
      Po si do t’i ngrini gjithë këto libra? – tha shoku Enver kur po ndaheshin. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije-Shiko për një maqinë për t’i çuar mysafirët gjer në shtëpi
      Këto ishin çastet e fundit nga ky kujtim i paharrueshëm me shokun Enver.

      ******

      “Partia ime”, 1977

      Atë që dot s’ ma jepte kush,
      Partia ime ti ma dhe.
      Nj’ armatë shokësh sup më sup,
      Më madhështoren përmbi dhe.

      Me mijëra zemra që janë lidhur
      Si enë komunikuese varg.
      Në dejtë e mi me anë të tyre
      Seç rrjedh ky gjaku yt i madh.

      Dhe ja, po ndjej si gjaku yt
      Me puls të njëjtë rreh në damarë,
      Që nga m’ i thjeshti komunist
      E gjer te Sekretar’ i Parë.

      Të vjetrit shpesh hyjnitë i kanë
      Me shumë flatra, sy e vesh;
      Unë qesh me perënditë indiane,
      Me perënditë greke qesh.

      Me sistem zemrash lidhur bashkë,
      Që ti, Partia jonë na dhe.
      M’ i thjeshti komunist në radhë
      Ngrihet mbi qindra Promete”

      Reply to this comment
  2. Guri May 21, 16:56

    Z. Milkani! Une si dashamires i kinemase realiste, te shendetshme dhe me shkalle te larte artistike shqiptare, ku nje vend nderi, gjithnje sipas meje, zene edhe filmat tuaj, mund t’ju them me plot gojen se Shqiperia, pavaresisht politizimeve te detyruar nga kushtet e njohura, ka prodhuar filma qe edhe sot, kur i sheh, te ngjallin emocion, dhe, me gjuhen e artit, japin zgjidhje te problemeve qe ngre shoqeria. Une ju falenderoj juve dhe gjithe plejaden e kineasteve tane ne te kaluaren, per gjithe ate kenaqesi artistike qe na keni tejçuar me veprat tuaja mbreselenese.

    Reply to this comment
  3. demo May 21, 20:08

    Kur z.Milkani ishte punonjes i Kinostudios,qarkullonte nje kalambur per cilesine e filmave:Ka filma te keqinj;ka filma shume te keqinj;ka edhe filma kineze.Filmat shqiptare zune nje vend perpara filmave kineze,prandaj ndiqeshin aq shume ne Kinen moter.

    Reply to this comment
  4. artur May 21, 21:11

    Eshte mire qe te behet ai film.Une propozoj Agron Kulicin si aktor kryesor.

    Reply to this comment
  5. normali May 21, 22:13

    Une nuk shkruaj per Ismahil Kadarene se kane shkruar shume drejte komentuesit me larte, sidomos me pelqeu edhe vjersha e Dritero Agollit e si thote “master ne letersi” mua me pelqen shkrimtari njeri se sa njeriu shkrimtar.., por falenderoj gazeten Dita qe lejon vend per komente kur shkruhet per Ismahilin sepse Gazeta Tema nuk lejon vend per komente dhe vetem kur shkruhet per Ismahil Kadarene. Valle keshtu do ta mbroje nga kritikat e shqiptareve?!

    Reply to this comment
  6. Rita May 22, 17:13

    Komentohen filmat e viteve 60 -te ,70 -te -e 80 -te , muzika shoqeruese e kompozitoreve te shquar ku per hir se vertetes tekset e shoqerimit te kompozmeve ishin sa hipokrite aq dhe boshe e tematika e ketyreve filmave lihet menjeane !!! Komentatoreve nostalgjike i pyes ; – A ka gje per te lavderuar e respektuar ate kinomtografi qe ngrinte ne qiell vlerat e nje diktature ,,nje partie sunduese te saj ???? Tjeter eshte talenti i nje artisti e tjeter propaganda shurdhuese e asaj kohe moniste !!! Nje tjeter rrefen gjate e gjate takimin me sundimtarin e as sot nuk ndjen pendim per cka shkruan !!! Ja pse nuk ecim perpara e jemi jashte europes ne mentalitet e veprime !!! Kadareja po e mbyll ciklin e jetes se tij ( I arriti te 80 -tat e nuk uroj te keqen ) me shkelqim ne diktaturen e shkuar e pa me te voglin shqetsim si ekonomik ashtu dhe psiqik ne keto dy dekadad e fundit !! Kjo fale talentit e finokllekut te tij qe i ka me doza te shumta !! Te krijoj ai e ju te tjeter filma te shumte se tashme tekset nuk servijohen ne graden e dikurshme por ju lutem mos lavderoni ate kinomatografi te diktatures qe kurre e ne asnje film nuk paraqiste realitetin e popullit shqiptar !!! Vecse te bardhen e paraqiste si te zeze e te zezen si te bardhe !!!!

    Reply to this comment
  7. ishim mire kur ishim keq... May 23, 02:12

    o rita

    ke shkruar ne koment dy fjale qe tregojne kulturen dhe arsimin tejet te dobet

    kinomtografi…kinomatografi..shkruhet KINEMATOGRAFI.

    pastaj se cfare ke shkruar ne idete dhe mallkimet me sistemin 1945-1990 eshte e drejta e juaj.

    fakti qe kadareja gjate periudhes enver hoxhes mori fame boterore tegon se kishte shtet ne ate kohe edhe pse ishte pak i ashper sepse te tilla ishin rrethanat e brendeshme dhe te jashtme.

    pra thjesht nga partia e punes enverit kalut ne partine e sumes te Sali Rame Berishes…per cfare te shkruaje kadareja sot ?!

    per 20 mije femra shqiptare qe punojne ne semaforet e europes

    per 1.3 miljon shqiptare qe kane ikur pas 1992

    per 12 mije familje te ngujuar nga gjakmarrja

    per miljarda dollare qe merren nga droga

    per mijra analfabete ku dhe ti hyn te keto idiote funksionale.

    i takoj atyre shqiptareve qe nuk e lavderoj sistemin e enver hoxhes por me kete te sotmin pas 1992 ishte nje miljon here me i mire se kishte shtet kurse sot jeni kthyer ne wc e botes…kaq mjafton per sot

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*