A po zhytet Irani në një krizë shkatërruese?

January 3, 2018 19:42

A po zhytet Irani në një krizë shkatërruese?

Irani ka përjetuar protestat e radhës në rrugë, kundër shtrenjtimit të jetesës, papunësisë, korrupsionit të njerëzve me pushtet, dhe – risi absolute kjo – kundër institucioneve dhe mullahëve.

Të vdekurit janë të shumtë. Megjithëse numri i protestuesve është ende mjaft i kufizuar (sidomos në kryeqytet, Teheran), nuk është e qartë nëse Republika Islamike po zhytet në një krizë shkatërruese. Kjo do të kuptohet këto ditë. Ndërkohë, mund të zbulohen pesë arsye për t’u shqetësuar.

Çfarë duan iranianët?

E para është se iranianët nuk shohin që kushtet e tyre të jetesës të jenë përmirësuar, pavarësisht se sanksionet ndërkombëtare janë anuluar falë marrëveshjes bërthamore të firmosur me fuqitë e mëdha, nga presidenti Hassan Rohani.

E dyta është se vazhdimi i normës së lartë të papunësisë dhe inflacionit e bën përhapjen kapilare të korrupsionit tashmë të padurueshme.

E treta është se kjo pakënaqësi sociale i shtohet një dëshire për liri, që është përhapur në të gjithë vendin, që nga vitet ’90.

E katërta është që iranianët do të preferonin që paratë nga shitja e burimeve natyrore të investoheshin për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës, dhe jo për të mbështetur regjimin sirian dhe Hezbollahun në Liban.

Arsyeja e pestë e kësaj krize potenciale është se pushteti iranian është thellësisht i ndarë midis pragmatistëve dhe reformatorëve, që mbështesin presidentin Rohani dhe rrymat e ndryshme konservatore, që frikësohen nga humbja e privilegjeve të tyre ekonomike. Midis këtyre dy palëve beteja po përkeqësohet, edhe nga fakti se udhëheqësi suprem është i sëmurë dhe lufta për pasardhësin pothuaj është hapur.

Vendi jeton një luftë me llogore, ku konservatorët kanë menduar që të përfitojnë prej protestave të para për të vënë në vështirësi Rohanin. Në 30 dhjetor 2017, u bë e qartë se në këtë mënyrë kishin hapur kutinë e Pandorës, dhe Rohani u përgjigj duke propozuar t’u japë më shumë liri atyre që kritikojnë politikanët dhe duke shfaqur vendosmëri të lartë përballë akteve të dhunës.

Konservatorët nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre të fundit. Pavarësisht si do të zhvillohet situata në ditët e ardhshme, është e qartë se në Iran ekziston një jetë politike gjithmonë e më komplekse, dhe gjithnjë e më pak e aftë për të kanalizuar refuzimin e një teokracie, tashmë të përçmuar dhe të rrethuar, shkruan Bota.

January 3, 2018 19:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*