A preket Shqipëria nga influenca ruse në Rajon? Gjeneral Bazo: Ne nuk bëjmë lojë të pisët, por kam një merak

September 17, 2017 16:11

A preket Shqipëria nga influenca ruse në Rajon? Gjeneral Bazo: Ne nuk bëjmë lojë të pisët, por kam një merak

Anëtarsimi i Malit të Zi në Aleancën e Atlantikut Verior i ka mbyllur një shteg të influencës ruse në rajon.

Megjithë parajmërimet dhe komentet mbi këtë ndikim, ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo e sheh Adriatikun si një liqen të NATO-s.

“Meraku dhe shqetësimi ynë është që këto vende të brishta, nga kuptimi i institucioneve deomkratike, mos të krijojnë një terren të përshtatshëm për t’u shfrytëzuar nga ana ekonomike fillimisht e më pas nga influenca politike të një aktori të tretë”, – shprehet ai.

Bazo thekson se gjithmonë ka përpjekje për ndikime të rrymave të ndryshme, përfshirë këtu edhe influencën ruse, por Shqipëria nuk është e ekspozuar.

“Në skakierën e interesave gjeopolitike në rajon, në Europë, gjithësekush mundohet të shfrytëzojë zona influence, të shfrytëzojë të çarat dhe plasaritjet që mund të ndodhin në njërin kamp ose në tjetrin. NATO dhe ne nuk jemi në ndonjë garë me aktorin e tretë se kush do të ketë më shumë influencë në këto vende të brishta që nuk janë anëtarë të NATO-s. Ne nuk bëjmë lojë të pisët”, – shprehet Bazo.

Ish-shefi i Shtabit ka komentuar edhe pozicionimin e Serbisë në marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe me Rusinë.

“Ata kanë zgjedhur këtë rrugë të mesme, duke mos i thënë jo, por përkundrazi duke aspiruar vet që të jenë pjesë e kësaj bashkësie europiane. Ndërsa në kuptimin ushtarak të fjalës kanë zgjedhur të luajnë sërish në mes të rrugës, jo duke qenë anëtarë të aleancës euroatlantike, por duke ruajtur dhe fijet e një lloj varke shpëtimi dhe me aleatin e tyre të vjetër strategjik”, – deklaroi ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura/klanplus

September 17, 2017 16:11
Komento

2 Komente

  1. Lisi September 17, 18:34

    NATO duhet të shkrihet , për një mijë e një arësye .
    Presidenti Tramp e kishte mirë , por , s’e lenë qarqet luftënxitëse të Amerikës dhe Evropë prostitutës !
    Ky gjenerali ynë nuk qenka pa mënd !

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 18, 08:41

    “A preket Shqipëria nga influenca ruse në Rajon? Gjeneral Bazo: Ne nuk bëjmë lojë të pisët,…..”
    shkrimet por ruse janë shfaqur shpeshë në gazeta të shtypura por më shumë në portalet online!!
    thjeshtë punë tregëtie!!duke qënë se jemi shumë të shitshëm por në të njëjetën kohë shumë “krenarë”(patollogjik),këtë shitje e prezantojmë si “bindje”(e njëjta gjë ka ndodhur dhe 2-3 qind vjet më parë ku për të mos paguar taksa u bëmë myslymanë,20 e kusur vjet më parë e në vazhdim kur për 300€ u bëmë gërk,për një krodhe bukë bëhemi turq erdoganist a gulenist,sauditë e turrli ndyrësie)tonën!!!
    pavarsisht se bazo thotë se nuk “bën lojë të pisët(me rusët)”por po bën një lojë të pisët me turqit osmanllinj!!pavarsisht mbulesës së NATOs,loja e pisët që po bëhet me osmanllinjtë e rinj,është e një niveli më të rrezikshëm se,sikur të bëhej me rusët!!
    një lojë e pisët me rusët do të ishte e përqëndruar në nivele të larta,vetëm në nivel politik!
    loja e pisët me osmanllinjt e rinj,e gërshetuar në anën politike dhe fatare,po përfshinë tërë shoqërinë shqiptare!!politikën dhe popullin,në të gjitha trevat shqiptare!!
    ky është një rrezik që nuk mund të anullohet me një dekret K/ministror!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*