A provokoi Nishani duke e nisur kërkesën në Kushtetuese të shtunën?

February 21, 2016 20:06

A provokoi Nishani duke e nisur kërkesën në Kushtetuese të shtunën?

Neni 98 i Kushtetutës, kërkuar për interpretim nga Presidenti Bujar Nishani, nuk është e para herë që mbërrin në Gjykatën Kushtetuese.

Plot 14 vjet më parë, Kushtetuesja është shprehur njëherë për të. Pavarësisht kërkesës për interpretim përfundimtar të tij në atë kohë, gjykata u kufizua në dhënie mendimi vetëm për pikën 2 të nenit, marrë shkas nga ngërçi i krijuar, ku ishte Parlamenti ai që nuk votonte dekretet e Presidentit.

Tani, kreu i shtetit kërkon interpretim të pikës 2 të nenit 98, ku theksohet se Presidenti ka afat 7 ditor për emërim dhe shkarkim të ministrave. Bujar Nishani thotë se është Kuvendi që duke mos votuar dekretet e shkarkimit si fillim, i rrezikon atij shkeljen e afatit 7 ditor për nxjerrjen e dekretit të emërimeve të Ahmetajt dhe Ikonomit.

Por, përtej afateve, kreu i shtetit shkon më tutje kur i kërkon gjykatës gjithashtu të shprehet për rolin e Presidentit mbi kandidaturat e Kryeministrit për anëtarë të kabinetit, a ka të drejtë ai të verifikojë kandidatin e propozuar dhe a ka të drejtë t’i kërkojë Kryeministrit të rishohë kandidaturën?

Për të gjitha këto pyetje të Nishanit, gjykatës mund t’i duhet kohë të përgjigjet, ndërsa afati kushtetues i Presidentit është deri të martën. Konstitucionalistët thonë se pavarësisht kërkesës për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, institucionet kushtetuese janë të detyruara të përmbushin funksionin brenda afateve kushtetuese. Sipas këtij interpretimi, Presidenti të martën është i detyruar të nxjerrë dekretet e emërimit.

Ndërkohë, TCh raporton se kërkesa e kreut të shtetit nuk ka mbërritur ende në Gjykatën Kushtetuese.

Mundësia është që kjo kërkesë e Nishanit të mbërrijë ditën e hënë, vetëm një ditë përpara përfundimit të afatit të Nishanit.

Ka vetëm një rast në historinë e Gjykatës Kushtetuese, që kërkesa është shqyrtuar brenda 24 orëve. Ajo i përket vitit 2002, kur kryetar i kësaj gjykate ishte Fehmi Abdiu, dhe rasti ishte po një ngërç politik kur Kuvendi nuk po kalonte dekretet e shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave dhe për këtë arsye u kërkua që të votohej veçmas programi i qeverisë dhe Kryeministri.

Çështja ju kërkua Gjykatës Kushtetuese ta zgjidhte dhe brenda 24 orëve gjykata vendosi duke evituar një krizë të thellë shtetërore. Por, tani nuk jemi në të njëjtat kushte, a do të mblidhet Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim të ngjashëm brenda 24 orëve?

February 21, 2016 20:06
Komento

2 Komente

  1. Arben February 21, 21:19

    PO TANI QE SHKARKIMI I CANIT NUK KALOJ,

    I BIE QE ESHTE RAMA ESHTE NE AJER DHE KA HUMBUR LIDHJEN ME REALITETIN.

    Reply to this comment
  2. Arben February 22, 09:28

    NENI AQ DHE NENI KAQ.

    KONKLUZIONI ESHTE SE RAMA KA HUMBUR LIDHJEN ME REALITETIN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*