Po me dy herë a quhesh?

February 11, 2016 09:55

Po me dy herë a quhesh?

Pikat kryesore

  • Ndërkaq, për më pak së një vit e gjysmë, ky vend kalon në zgjedhje parlamentare dhe Blushi e di që Rama ose humbet qeverinë dhe partinë, ose vazhdon. Atëherë pse kjo tendosje muskujsh që tani? Është e qartë, për t’u profilizuar fort si kandidati në hije, për çdo rast. Edhe nëse bëhet kjo garë në të cilën i thuhet Ramës, “lëre për pak kohë qeverinë, hajde kandido në parti”, edhe nëse nuk bëhet, dhe Blushi, ashtu si herën e parë, edhe herën e dytë rri në parti për ta “shpëtuar atë nga brenda”. Në këtë rast të fundëm, mbase ish kolegët që tani kujtojnë në rubrikat dossier të shtypit, LMN-në e vitit 2009, mund të ngrenë pyetjen: Po me dy herë, a quhesh?

Të paktën për një gjë ai ka të drejtë. Kur Ben Blushi thotë se në këtë shoqëri askujt nuk mund t’i vijë asnjë gjë e keqe nga një politikan që shkruan libra, kjo është e vërtetë. Për t’i dhënë pak krahë fantazisë, ndoshta edhe Sali Berisha nëse do kishte një pasion të tillë, do ishte menduar dy herë para se të merrte disa vendime që ka marrë në karrierën e tij politike. Padyshim që pastaj, delli i shkrimtarit do t’i jepte edhe verbit të tij një tjetër ngjyrë dhe dynjaja nuk do bënte kaq gallatë me fjalitë e tij të çatrafiluara. Gallatë që gjithsesi nuk i afrohet aspak dozave të trishtimit që vitet e tij qeverisëse u kanë lënë si pasojë, shumicës së shqiptarëve.

Këto ditë deputeti Blushi është bërë (në fakt, ja arrin sa herë vendos të flasë dhe kjo është meritë) çështje kryesore në PS, për shkak se në prag të kongresit të partisë kërkon të bëhen zgjedhjet për kryetar që kanë munguar të bëhen më herët. Ka hedhur kandidaturën nëse këto zgjedhje mbahen, por nëse jo do të vazhdojë të mbetet në PS duke thënë të vetën, për ato gjëra që sheh se nuk shkojnë mirë në parti, por edhe në qeverisje. Ndërkaq, socialistët në qeverisje, janë si të thuash në një fazë “mesmandati”, po të huazonim një term nga zgjedhjet amerikane, dhe të mirat e të këqijat (të dytat më shumë) që arrijnë të dalin në pah gjatë 2 e kusur viteve në qeverisje, shërbejnë si material shtesë për atë që po përvijohet si fushata Blushi.

Kjo është herë e dytë që Ben Blushi “rebelohet” brenda PS-së, gjithnjë në kërkim të zbatimit të statutit, që herën e parë, në vitin 2009 pas zgjedhjeve parlamentare, kishte të bënte me detyrimin e dorëheqjes së kryetarit kur humbet zgjedhjet; ndërsa këtë herë me një pikë që kërkon zgjedhje periodike për kryetar në parti, afati për çka ka kaluar bajagi.

Vetë deputeti, për reagimin e tij të parë, bashkë me 3 kolegë deputetë që u quajtën Lëvizja për Mendimin Ndryshe (dhe që doli se edhe mes njëri-tjetrit mendonin ndryshe), ka deklaruar se u la në mes sepse nuk donte që të përçante partinë e vet në opozitë, kur përpara kishte beteja të egra politike. E pra, edhe atëherë kjo çështja e moszbatimit të statutit qëndronte, për hir të së vërtetës. Pavarësisht se kreu i PS-së dhe shumica e deputetëve hynë në një betejë të gjatë kundër vjedhjes, sipas tyre, të zgjedhjeve, për çka më vonë dolën edhe mjaft fakte por “sa para bënte”.

Këtë herë, tashmë me një parti të shndërruar në forcë kryesore qeverisëse, Blushi kërkon zgjedhje të brendshme. Po, e kërkon statuti i shkruar dhe firmosur bashkarisht nga PS, dhe kushdo i jep të drejtë atij, aq më shumë ai vetes, si njeri i të shkruarës. Përballë ka një kryetar partie që ka fituar besimin e elektoratit dy herë rresht, bashkë me aleatët, natyrisht, dhe që me njëqind të meta ose gabime, po kryen një mandat qeverisës që nuk ka të dytë në historinë e freskët politike.

Pse? Se i ka hyrë “detit me këmbë”, për të shndërruar në rutinë, në natyrë funksionimi, në zakonshmëri të shoqërisë shqiptare, disa bëma tonat (dmth shumëve prej nesh) që na dukej gomarllëku më i madh po t’i bënim. Për shembull, të paguanim dritat dhe ujin, të merrnim leje për të ndërtuar, të frenonim në semafor, të merrnim ose të lëshonim kupon tatimor për çdo mall të shitur/blerë. Mund edhe të dështojë, por do ishte dështimi i ynë, dhe jo i një individi, qoftë ky dhe Edi Rama. Nga ana tjetër, e kritikojnë (edhe kjo gazetë jo pak herë) për të tjera lëvizje; p.sh për teprimin e “koncesioneve”, për ashpërsinë ndonjëherë të pavend të masave që thamë më sipër, për ekonominë që për shumë arsye, është në ngërç dhe mjaft qytetarëve u ka sosur durimi e duan të largohen, për hashashin që andej e shfarosin e këtej del prapë, për heshtjen ndaj ndonjë ministri që mund t’i kishte lëshuar vendin ndonjë pasardhësi që do ta bënte më mirë atë punë etj.

Në këtë pikë, në këtë “moment qeveritar socialist”, duket se Blushi nuk ka ndonjë problem se mund ta dëmtojë qeverisjen e partisë së tij, siç kishte merakun e shprishjes së PS-së në opozitë. As ndonjë merak se, pavarësisht se “skenari grek” nuk dashka që nuk dashka të shtrohet këmbëkryq në Shqipëri, siç profetizoi shumë herë Berisha (po e the shumë herë, vetëm profeci që nuk është), një trazirë e brendshme në partinë kryesore qeverisëse do jepte ndikimin e vet edhe shumë më gjerë se tek një parti. Jo. Përkundrazi, kjo iniciativë e shpëtimit të demokracisë së brendshme në PS ka emocionuar edhe Berishën që i bën thirrje Ramës të lejojë garën. Gati-gati sa nuk i shpëton fjalia: “Unë PD-në e çova për skrap, të paktën të shpëtojmë PS-në”.

E në fakt, ajo që mund të quhet fushatë e Blushit, nuk po ecën keq. I artikuluar, i kërkuar nga ekranet, deputeti po vijon të kërkojë garën e brendshme në PS e paralelisht, të shpalosë difektet e qeverisjes. Mori dhe mbështetjen e deputetes së Shkodrës Mimoza Hafizi, numri një i listës së qarkut, që në fakt mbështetet fort nga numri dy i kësaj liste. Blushi nuk e thotë se po kërkon të bëhet kryeministër “nga televizori”, por nëse Rama pranon të garojë dhe humbet postin e kreut të PS-së, çfarë nuk bën vaki. Çfarë tregon kjo audiencë interesante?

Në realitet, më shumë se problemet brenda PS-së, tregon rrëgjimin e opozitës zyrtare. Tregon se në të vërtetë shqiptarët kanë nevojë për një opozitë alternative dhe jo këtë PD, dhe kësisoj, çdo figurë publike që artikulon diçka me kuptim, mirë apo keq, merr interesimin e këtij publiku.

Por ndërkaq, duhet të marrin përgjigje edhe disa pyetje: A do rrijë Blushi në PS nëse nuk e lejojnë të garojë me një kryeministër në mes të mandatit qeverisës? Ai ka thënë se do vazhdojë të japë kontributin e tij, se PS është partia e tij, se askush nuk ja ndalon dot fjalën. Dhe ashtu është. Madje do ishte gabim dhe mëkat të ishte ndryshe. Pra shpresat e cilitdo të pakënaqur se paskëtaj mund të krijohet një parti e re, le të fiken.

Ndërkaq, për më pak së një vit e gjysmë, ky vend kalon në zgjedhje parlamentare dhe Blushi e di që Rama ose humbet qeverinë dhe partinë, ose vazhdon. Atëherë pse kjo tendosje muskujsh që tani?

Është e qartë, për t’u profilizuar fort si kandidati në hije, për çdo rast. Edhe nëse bëhet kjo garë në të cilën i thuhet Ramës, “lëre për pak kohë qeverinë, hajde kandido në parti”, edhe nëse nuk bëhet, dhe Blushi, ashtu si herën e parë, edhe herën e dytë rri në parti për ta “shpëtuar atë nga brenda”. Në këtë rast të fundëm, mbase ish kolegët që tani kujtojnë në rubrikat dossier të shtypit, LMN-në e vitit 2009, mund të ngrenë pyetjen: Po me dy herë, a quhesh?

February 11, 2016 09:55
Komento

31 Komente

  1. Ilir February 11, 10:42

    Arsyetim idjot brenda kesaj analize. Nuk doni te shikoni se si “Rilindja” po rreshket ne autoritarizem, ne shkelje te hapura te parimeve dhe normave qe ka nje Parti socialiste?
    Nuk doni te shikoni mekatet me thase qe po rendojne mbi shpatullat e shumices se qytetareve shqiptare?
    Problemet qe ngre Blushi, qendrojne: jane te drejta. Ashtu sic edhe reagimi i dy nga shoqet deputete qe nderojne jo vetem PS-ne.
    T’i hiqet veshi Rames me te tijte nuk eshte humbje per PS-ne dhe Shqiperine, perkundrazi i behet mire dhe per te ardhmen.
    Te arsyetosh se Rama po ben shtet, nderkohe shkel pa ndroje parimet dhe normat mbi te cilat ngrihet Partia qe e ka vene ne ate detyre, kjo perben kundershti te arsyetimit. Rama qe kur hipi ne kolltukun e kryeministrit, ka treguar me vepra se nuk perfill te zgjedhurit neper rrethe. E ke pare ti zotni analist, ne mburkat dhe propoganden fushate neper rrethe qe Edi ka bere dhe bene, ne krah i qendrojne dy ose tre ministra ose deputete – besnike te Tij, ndersa perballe tyre ne salle qendrojne kokeulur kreret e PS-se se atij rrethi apo qyteti se bashku me antaresine e perzgjedhur dhe te pertredhur, frikacake. I shmangen ndonje kokemushke, se mos ngrihet dhe bente ndonje pyetje, sepse ne salle duhet te ishte vetem nje kokemushke, nje e dyte shkakton zemerim dhe sherr.
    Pra, te zgjedhurit lokale Ai nuk i begenes fare, i injoron, i perbuz. Kamera e TV-ve eshte treguesi me direkt i te vertetes me siper.
    Por nje nga treguesit me direkt i injorimit te halleve te shumices eshte qendrimi qe ka mbajtur dhe mban ndaj Berishes me te Tijte, ndaj Ilir Metes me te Tijte, duke mashtruar jo vetem familjaret e te vrareve prej Tyre me 21 Janar, por edhe shumicen qe kerkon Drejtesi ne kete vend.

    Reply to this comment
    • dosh February 11, 11:03

      Filloi edhe Dita si Sandri. Rrofte qeveria. Po Mimoza Hafizi ishte e Edi Rames more gazetare te Frangajt. A nuk e pate Hafizin qe doli kunder Tom Doshit kur Doshi u nda me Ramen? Po Koplikun a nuk e pate? Kurse tani i shihni si tradhetare. I vetmi tradhetar eshte Edi Rama. Une kurre nuk do e votoj Blushin sepse LMN ishte skandaloze. Por Rama eshte bere diktator dhe duhet ndalur.

      Reply to this comment
  2. Nexhi February 11, 11:02

    Ore maskarenje komunista.Po Shqiperia kyrre nuk ka qene ne dite me te zeza se keto dy vite,varferi,mjerim,mizerje,krim po ju nuk i shihni.
    Ju shihni Edvinin qe ka akuzu baben per djalin e vet.Ti moderator e te gjitheve ju te kesaj pacavureje.Ju komunista

    Reply to this comment
  3. Socialist Burrel February 11, 11:35

    Keni prova qe Blushi e ka ngrene dy here n mendere? 🙂
    Mos shkruani pa prova
    🙂

    Reply to this comment
  4. Opozitar i sfilitur February 11, 11:41

    Dje Viktor Malaj bente nje analize te shkelqyer te gjendjes ne PS.
    Edhe vete Arta Dade qe thone se eshte pronare e Dites ka dale hapur ne mbrojtje te Blushit.
    Ndaj kete shkrimin e sotem nuk e kuptoj. Secili ka te drejte te kete opinionin e vet por si socialist i vjeter une them qe Rama nuk eshte socialist po nje kukull sorosiane e ambasadorit podestian qe po e con te majten ne hale te gomereve vetem per pushtetin personal dhe te atyre kalamajve medioker qe mban pas bythe

    Reply to this comment
  5. gani USA February 11, 11:43

    Pederast Blushi
    Pederast dhe Rama
    Gazeta ben mire qe ua kendon kengen te dyve.
    E majta do burra ti dalin per zot.
    Shqiperia do burra ti dalin per zot.
    Po burrat kane shku n p.. t semes.
    Ne vend te tyre ligjerojne kurvat ai Saliu i shurres s Enverit me keta snobat e bllokut ramra e bilushra.

    Reply to this comment
  6. Realisti February 11, 11:57

    Ben Blushit mos ja grabitni, mos ja mohoni meriten sa here flet te verteten.Ne kete menyre vetem poshteroni veten tuaj,ngaqe shqiptaret i kuptojne te vertetat e mohuara ne 25 vite, demon-kraci.
    Edhe Majko pranoi, Blushi ka te drejte.
    Ganiu me homologet e tij, jane koqe kandari.

    Reply to this comment
  7. Ar February 11, 12:17

    Te lumte Lubonja ! Je zeri i se vertetes ne median shqiptare! Por je bere i neveritshem! Ti ke qene shok i ngushte me Ramen!Tani eshte djall me brire Ky,Rama , qe gjithmone flet me konsiderate per ty, pavaresisht se e ka gabim, sepse ti ke hyre ne llumin Berishian! Te gjitha, keto, qe po ndodhin me Lubon me pare dhe tani me Blushin, jane pjese e nje konspiracion te madh berishian! Por Lubonja ka qene nje llapaqen, qe ne kohen e Enverit, prandaj e futen ne burg dhe jo se ishte desident dhe pavaresisht se ne burg e bene edhe nga mprapa vazhdon me jashteqitjet e tij!Pra ,per mendimin tim, problemi nuk eshte vetem Rama apo vetem Berisha! Edhe Lubonja vete eshte pjese e problemit shqiptar! Pjese eshte dhe Blushi! Keta vetem lehin!

    Reply to this comment
  8. genti February 11, 12:52

    kur e di qe sfiton,thoni ju,cfare kerkon blushi?..analize e ceket idiote.fiton standarte dhe rregullat e lojes qe i kane shkelur me kembe.ka statut,ka ligj ka kushtetut??atehere zbatohen nga te gjithe.kur nuk zbaton ti statutin tend te partise cte besojm per reforme drejtesie.o ndrysho statutin e beje si ta doje qefi ,o zbato ate qe eshte.i habitur nga analiza.fletushka si ato te 55

    Reply to this comment
  9. Ylli socialist February 11, 13:25

    Blushi kerkon gare ne Kongres pikerisht se e di panikun e Rames nga nje votim per Kryetar. Edhe pse e ka mbush PS me trapa si Taulant Balla e biba si ajo e FRESH qe zgjohej me Sajmir Tahirin, prap Rama ka frike. Blushi pra, po i tregon socialisteve se kane nje Kryetar frikacak kurse shqiptareve se kane nje Kryeminister te deshtuar.

    Reply to this comment
  10. ada February 11, 13:37

    Per nje gje Blushi ka te drejte: PS dhe Rilindja nuk jane dhe nuk mund te jene e njejta gje. Socialistet e vertete jane ata qe kane milituar e militojne ne kete parti prej kohesh, jane ata qe u neperkemen nga Sala gjate 8 viteve te pushtetit, qe u diskriminuan e u hoqen nga puna. Kurse Rilindja jane fasadistet e Rames, bythelepiresit e tij qe nga Bashkia u katapultuan ne postet drejtuese te PS-se, jane ata qe moren te gjitha meritat e punes se perpjekjeve te socialisteve te vertete. Rilindasit jane ata qe sot sfilojne me luksin e tyre neper TV, jane kokeboshet qe na drejtojne, jane ata qe duke I lustruar bythen Rames po bejne karriere.

    Reply to this comment
  11. nikoll February 11, 13:39

    bravo redaksia, artikull qe sheh thelbin e problemit ,jo thjesht anen formale.
    Sa per keta lehesit e Saliut ketu, qe po ju keputet shpirti per Ps, lerini se vetem kete pune dijne te bejne.

    Reply to this comment
  12. giotina February 11, 14:27

    IDJOTE,
    Ju jane errur syte e nuk shikoni pa le te kuptoni qe kemi vetm nje BANDE te ndara ne disa BANDA si puna e ‘bashkesise’ ne nenbashkesi:
    Po nuk arritet te kuptoni qe te pakten ‘politikisht’ Blushi eshte po aqe i komprementuar sa Berisha,Dade sa Topalli,Basha sa Rama ,Malaj sa Bode,Ermelinda sa Majlinda ——pas 25 vjetesh ne shperberjen e shtetit arratisjen e miletit jeni me teper se IDJOTE!

    Reply to this comment
  13. elbasanlli February 11, 16:30

    Per mua gazetari autori shkrimit ka te drejte
    Blushi del ne perfundimin qe Rilindja nuk eshte PS-ja etj
    Por Blushi ka propaganduar për programin e Rilindjes në fushatën e zgjedhjeve parlamentare; ka kërkuar votën e njerëzve në qarkun e Elbasanit. Mendja ta do që i ka thënë elektoratit se çfarë ekonomie dhe financash do trashëgojë qeverisja e re, nëse fiton zgjedhjet, nga qeveria paraardhëse. Ai e ka kërkuar bashkimin e LSI-në e Metës që kur kërkonte rrëzimin me mocion mosbesimi në Kuvend, të qeverisë Berisha më 2012-ën. A ka shprehur ndonjëherë ndonjë alternativë Blushi për sistemin e taksimit, për mënyrën e thithjes së investimeve të huaja, për luftën ndaj evazionit fiskal, për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur dhe oligark drejtësie, për shëndetësinë? Ishte apo jo dakord ai për eliminimin e punishteve të leshkove, godinave që prodhonin diploma por jo studentë për tregun e punës; a duhej ta vazhdonte vrulli i ndërtimeve pa leje, kolapsi energjetik; a u bë mirë apo keq që u vu disi rregull në rrugët shqiptare, e aq më shumë që u godit Lazarati, Dukagjini dhe nënfishat e tyre në çdo cep të vendit? Vetë deputeti ka qenë ministër shumë vite më parë, dhe kishte asokohe një mundësi të mirë për të iniciuar procesin e pasaportave biometrike. Çfarë ndodhi që nuk arriti ta administrojë këtë operacion që do t’u vlente kaq shumë qytetarëve?

    Reply to this comment
    • aladini February 11, 16:31

      perpara tani servilat e pushtetit te partise se propagandes kunder ben blushit.
      Edi rama dhe gay 99 nese sot hapin nje parti te tyre nuk marrin dot vota as sa partia e nard ndokes.
      Keta po perdorin partin socialiste per te perfituar vete si grup ne kurrize te qytetareve.
      Habitem me qendrimin e Dites qe eshte zeri i vertete i se majtes

      Reply to this comment
  14. kaqi i vertete February 11, 16:34

    Beni dhe Edushka cuna blloku bashke me “cunat e Klanit” ca niper me bythe te ngrohta qe te vegjel.
    Lufta e tyre em shurraxhiun Sali dhe fshataret qe ai ka mbledh rreth vetes eshte qesharake.
    Dites qe eshte si Drita nuk i shkon te mbaje krah.
    I ka kritiku si Ramen si Blushin, per mua eshte ok.
    Per lexuesit komentues qe jane realisht te shqetesuar per te majten do thosha, lexoni me kujdes, para se te beni komente. Beni nje analize te ftohte ( jo emocionale).
    Besoj se kane mbetur akoma shqiptare te mire qe ja duane te mire ketij vendi dhe qe fare mire mund te kontribuonin ne Rilindjen reale te vendit

    Reply to this comment
  15. macukull February 11, 16:35

    Ku ka me mire qe te kesh nje “opozitar” brenda shtepise qe te thote defektet ne punet e tua. Hajt ti diskutojme ato nje per nje. Cilat qendrojne e cilat jo. Çfare duhet permiresuar?
    Po Rama eshte arrogant me socialistet dhe lapanjoz me basharet, milioneret dhe klanrat e lagunareve blu

    Reply to this comment
  16. . February 11, 16:36

    Dakort, ai ngre probleme qe qendrojne. E keqja eshte se nga cfare pozitash i ngre ai keto probleme?

    Eshte pikerisht motivi jo i ndershem qe e nxit ate te kritikoje qe i ben njerezit te mos pranojne kritikat e tij.

    Kritikon edhe Bracje, por nuk i sulet njeri Braces se e di qe nuk ka motive te fshehura.

    Ketu qendron ndryshimi. Bracja i ben me pasterti gjerat.

    Ben Blushi i ben si i perkedhelur i pickuar. Dhe pickimin e nxjerr ne keto qebdrime dhe i irriton njerezit!

    Nje njetat kritika te ardhura nga dikush tjeter qe nuk ka axhenden e Blushit do te sihin mirepritur s

    Reply to this comment
  17. kombinatsi February 11, 16:36

    Ben Blushi, je nje vlere e padiskutueshme e partise socialiste. I ke rene mu ne zemer rilindjes tone. Ke nje gabim, te mungon lideri i aksionit politik. Vota e socialisteve te zhgenjyer/perdorur/rraskapitur do denoje rilindjen shume shpejt.
    Atehere krenaristet dhe kanabistet do iu dridhen leqet nga femijet e tyre, jo me nga ne socialistet. Dita e ndeshkimit po afron, ne duhet te jemi gj bashke per shqiperine e shqipetareve jo te agallareve. Ben Blushi kryeminister…

    Reply to this comment
  18. genc February 11, 16:37

    O militante qe e mbroni partine si te ishte zot i pagabueshem. Dalin nga PD-ja kritikojne PD-ne dhe militantet e partise dalin e shajne e i thojne i shitur e gjithe te keqijat. Dalin nga PS-ja e kritikojne PS-ne dhe e njejta specie militanti por ne llogore dhe me zot tjeter del dhe e ofendon perseri. A nuk keni pak llogjike, pak.njohuri, pak mendim kritik jashte partise o militante qe perbeni 80% te ketij vendi te mjeruar.

    Reply to this comment
  19. komuna e parisit February 11, 16:38

    Sa here lexoj shkrime dhe komentet e shume lexuesve, me kujtohet shprehja kineze “kur I mencuri tregon henen me gisht, budallai shikon gishtin”… Asnjehere nuk kam kuptuar mungesen totale te shume komentuesve (fatmiresisht jo te te gjitheve) qe te ndalojne ne thelbin e nje shkrimi, ta kritikojn idene e shkrimitsa here nuk jane dakord, por te pushojne se shari autoret e shkrimeve qe jane thjesht percjelles te ideve. Perkundrazi, lexuesi mesatar shqiptar preferon te asgjesoje cdo njeri qe di shkrim e kendim sa te shkruaje ne gjuhen letrare dhe do te preferonte perjetesisht avazet monotone te kujtdo autori qe ka privilegjin tu pelqeje vesheve te tyre intolerante.
    RUAJNA ZOT!

    Reply to this comment
  20. vk February 11, 16:38

    Beni eshte legen. Keshtu ka qene gjithe jeten. Ai eshte tek PS per ti sherbyer Sales e Fatosit.

    Reply to this comment
  21. one 17 February 11, 16:39

    Blushi ka nisur te kerkoje leke andej kendej duke thene qe i duhen per fushaten kunder Rames dhe se do jete kryetari i PS dhe kryeministri ardhshem.
    Thote qe e mbeshetsin amerikanet.
    I kane dhene leke deri tani Zamir Mane dhe Agim Zeqo.
    Ka lypur leke edhe ne biznesmene te tjere, po te doni emrat ua jap
    o moderatori i Dites

    Reply to this comment
  22. eleni February 11, 16:43

    Keqardhje per Diten per kete qendrim.
    Kisha shpresuar se jeni zeri i vertete dhe pa kompromis i se majtes
    Përpara pa u ndalur për mbrojtjen e kryetarit dhe kalamajve te tij. Janë në rrezik nga Ben Blushi. Sulmojeni qafirin. Mos u merni me idetë e Benit por sipas stilit tonë hidhuni kundër Benit dhe shajeni me soj e sorollop. Jemi militantê dhe diversantë.
    Jemi militantë sepse ne nuk përdorim mëndjen tonë por atë të kryetarit të lavdishëm. Jemi diversantë sepse gjuajmë në fshehtësinë e pseudonimeve që vetëm ne trimat e kryetarit i kemi. Përpara dhe mos mendoni për asgjë. Mendon kryekari për ju. Ai ecën ballëlartë pas deklaratave prej trimi se nuk ka burg për Salinë dhe bandën.
    Ai ka promovuar librat klasikë të fevziut për mbretin dhe u bë vetë klasik. Ai ka braktisur veteranët e rrjedhur që ju ka mbetur mëndja te antifashizmi. I hoqi nga trupi jonë keta vjetërsira dhe rilindi qeverinë me kalamojtë tanë që s’duan t’ja dinë për gazrat e Marinzës.
    I shpalli jo helmues dhe kjo kërkon trimëri dhe kimi. Kryetari ynë të djathtët i ka marë kudo dhe është i pari që ja hoqi saliut. I pari që ja boshatisi armatën. Kryetari ynë duhet parë si hero majtist që pakësoi kampin djathtist dhe si djathtist që e bëri çorbë kampin majtist. E bëri për ne. E bëri të hamë ne. E bëri sepse zyrat e punësimit nuk të japin për të ngrënë.
    Shajeni Benin se është nanoist dhe pjesë e grupit të tij tezeist. Shajeni sepse interesat tona janë te parat.
    Të gjithë, ta themi copë (dhe kujdes mos ja thoni njeriu) interesaxhinj jemi sepse në fund të fundit nuk na interesojnë idetë por interesat. Duan të hanë kalamajtë! Prandaj mos u merni fare me idetë e Ben Blushit. Meruni me Benin sepse po i shkau këmba ose karrikja kryetarit dhe fitojnë idetë e Benit, iku çorba, ikën interesat! Ka rreziqe të mëdha pas ideve të Benit prandaj vërsuluni dhe kafshoni Benin.
    Eshtë e thjeshtë fare, po hëngrët Benin kini ngrënë dhe idetë e tij dhe pastaj,… Fitore!

    Reply to this comment
  23. leter kryeredaktorit February 11, 16:45

    Kam respekt per gazeten dhe mendoj qe ka arsye te forta ne njerin moment apo tjetrin per qendrimet e saj. Mbrojtja e interesave te se majtes duhet te jete prioritet.
    Sepse ata qe nuk kane as parime, asgje vec lekut jane aty…ne gadishmerine e nje qeni, qe pret ushqimin….Ata jane aty ,me te gjithe flamujt ne xhep, te gatshem per te lepire kepucet e pushtetit…..
    Kush do e beje opoziten e pushtetit???….
    Opozita po ngjyroset me bojen e “armiqve te brendshem dhe te jashtem”, zerat brenda mazhorances, shpallen “bashkepunetore”….Nderkohe, populli varferohet perdite, dhe zgjidhjen e sheh vetem tek largimi….
    Edhe eksodin e fundit, partia bije e shikonte si dikur partia meme, ..si veper te “armiqve”….Kjo qeveri, ne fakt po sulmon popullin….Faktet jane te thjeshta,…jemi me te varfer se para dy vjeteve, …jemi me te pashprese se para dy vjeteve….Zgjidhja e vetme dhe perfundimtare eshte nje protektorat ekonomiko-demokratik gjerman, dhe kthimi urgjent ne identitetin tone te vertete europian….
    Nuk ka zgjidhje tjeter, z.Thano

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 12, 02:19

      Ne cdo gje po shikoj te tatepjeten e pandalshme ku po rrokulliset PS si parti majtiste . A nuk ju mjafton kaq per te kuptuar se po minohet tradita dhe themelet e nje partie te shtresave te paprivilegjuara nga Edi Rama, nga ky elektikoanarkist qe po del hapur kunder bazamentit ideologjik te PS ? Kush do te na perfaqesoje ne te majteve ne kete rrokullime tronditese ? Ne kete veshtrim Blushi ka te drejte .Mos u merni me biografine e Blushit sepse e ka me te mire se sejcili prej nesh por meruni me greminen ku po e con Edi Rama forcen me te madhe te se majtes shqiptare. Jam i bindur se me antimoralin politik te Edi Rames PS do te vdese se shpejti ? Tung !

      Reply to this comment
  24. GJENETISTI February 11, 17:31

    KA VETEM NJE ALTERNATIVE DNA
    Te kontrollohen tere mender politikanet e gazetaret grate dhe femijet sa ngjashmeri kane me DNA e ambasadoreve te spermatozoidit ‘ARVIZU’!
    Te gjithe te kontrollohen nga para e mbrapa me perjashtimi te Blushit dhe Berishes! Te parit i dihet boterisht qe i eshte bere b…govate si òoban nga stafi i Arviziut qe e kish patronazh Elbasanin ndersa te dytit Berishes te testohet nga GOJA se nga poshte nuk gjen asnje lloj gjurme!

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 12, 02:18

      Ne cdo gje po shikoj te tatepjeten e pandalshme ku po rrokulliset PS si parti majtiste . A nuk ju mjafton kaq per te kuptuar se po minohet tradita dhe themelet e nje partie te shtresave te paprivilegjuara nga Edi Rama, nga ky elektikoanarkist qe po del hapur kunder bazamentit ideologjik te PS ? Kush do te na perfaqesoje ne te majteve ne kete rrokullime tronditese ? Ne kete veshtrim Blushi ka te drejte .Mos u merni me biografine e Blushit sepse e ka me te mire se sejcili prej nesh por meruni me greminen ku po e con Edi Rama forcen me te madhe te se majtes shqiptare. Jam i bindur se me antimoralin politik te Edi Rames PS do te vdese se shpejti ? Tung !

      Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 12, 02:28

      Korigjim:-Elektikoanarkist te lexohet EK’lektikoanarkist.Nderime !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim