A rrezikohet Shqipëria nga një valë e dytë e Covid-19? Manastirliu: S’kemi rritje të kurbës epidemiologjike, kemi marrë masa për të përballuar çdo situatë

September 24, 2020 08:30

A rrezikohet Shqipëria nga një valë e dytë e Covid-19? Manastirliu: S’kemi rritje të kurbës epidemiologjike, kemi marrë masa për të përballuar çdo situatë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e pyetur nëse Shqipëria rrezikohet nga një valë e dytë e koronavirusit, u shpreh se kurba epidemiologjike, për fat të mirë nuk ka rritje eksponenciale.

Manastirliu deklaroi per News 24 se qeveria ka marrë masa për të gjurmuar dhe testuar rastet e infeksioneve, duke vlerësuar se mjekët dhe infermierët po trajtohen me kushte sa më optimale.

“Nëse sheh kurbën epidemiologjike, është e qartë se kemi një ecuri të epidemisë, e cila për fat të mirë nuk ka një rritje eksponenciale, ka një plato që vijon të jetë e tillë, pra kemi një epidemi në zhvillim. Qeveria do të gjurmojë dhe testojë rastet për të këputur zinxhirin e infeksionet. Prandaj kemi marrë masa për të bërë testime më të shpejta dhe izolime po ashtu të shpejta. Kemi marrë masa për të përmirësuar trajtimin ambulator dhe gjithashtu qytetarët të marrin në cilësinë më të lartë pajisjet shëndetësore të nevojshme. Do të mbrojmë mjekët dhe infermierët, duke iu garantuar kushtet. Do të dyfishojmë edhe shtratet”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastirliu theksoi se qeveria do të sigurojë vaksinim falas për kategoritë më të rriskuara.

“Ne kemi një strategji për vjeshtën dhe dimrin. Ne do të shqyrtojmë rastet e personave të dyshuar të infektuar. Ne do të sigurojmë vaksinimin falas për këta kategori, që përfshin personelin mjekësor, kategoritë e riskut që janë të sëmurët kronikë, fëmijët 2 deri në 5 vjeç dhe jemi në pritje të vaksinës së gripit. Ne e kemi vendosur si prioritet vaksinimin e grupeve të riskut”, u shpreh Manastirliu.

o.j/dita

September 24, 2020 08:30
Komento

1 Koment

  1. Arben September 24, 13:27

    Ah po ti përballon situatat me gjoksin përpara.
    Të njohim moj shoqe të njohim, mjerë ne thuaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim