A skadojnë prezervativët?

November 2, 2017 17:50

A skadojnë prezervativët?

Sa herë keni blerë, apo përdorur prezervativ, gjëja e fundit që ju ka shkuar në mend ka qenë data e skadimit.

Edhe prezervativët skadojnë, ata si çdo produkt tjetër kanë datë prodhimi dhe datë skadimi dhe…një prezervativ i skaduar mund të kthehet në një problem real.

Prezervativët përbëhën nga lateksi, një lloj substance bimore, e cila sigurisht që ka një afat skadimi.

Në përgjithësi prezervativët janë efektivë 5 vjet pas datës së prodhimit, por kjo vlefshmëri ndryshon në bazë të lubrifikantit të përdorur dhe spermicideve.

Përveç datës së prodhimit dhe datës të skadimit, para se të blini prezervativ, shikoni me kujdes vendin ku ata janë mbajtur, nëse janë mbajtur në një vend të nxehtë, apo kanë qenë të ekspozuar ndaj dritës, vlefshmëria e tyre është dobësuar.

Edhe prezervativët skadokan, ndaj para se të blini, apo të përdorni prezervativë, mos harroni të kontrolloni datën e skadimit dhe vendin ku është ruajtur. Një prezervativ i skaduar është njëlloj sikur të mos keni përdorur fare prezervativ. b.m/dita

November 2, 2017 17:50
Komento

1 Koment

  1. Z/K November 2, 18:21

    Po vegla,e kam fjalen per zogun e famshem qe mediat e publikojne cdo dite e sidomos Gazeta MAPO, a skadon.Mbasi ajo nuk ka kurrfare indikatorit qe ta identifikoje gjendjen per lojra llakaqitje aktive.
    Kurse hajdari e padite veten por sa shef bukuroshen e vet qe mban zogun ne arrest shtepie.Sepse merre qendrim kaditu. Zogu eshte indikatori i testimit te qefit te hajdarit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*