Studimi në 164 shtete: Sa para duhen për të qenë i lumtur

February 17, 2018 22:36

Studimi në 164 shtete: Sa para duhen për të qenë i lumtur

Një kërkim i fundit i Universitetit të Purdues, botuar në faqet e ‘’Nature Human Behaviour’’, cituar nga DITA ka llogaritur saktësisht  shifrën vjetore të nevojshme për të qenë në humor të mirë dhe të kënaqur nga jeta.

Grupi i psikologëve vendosi të përdorë një ‘dataset’ gjigand  të “Gallup World Pull’’, që përmbante informacion për më shumë se 1 miliard e gjysmë persona nga 164 shtete.

Studimi llogariti se mirëqenia psikologjike e përkthyer si zotërim i emocioneve pozitive në jetën e përditshme arrihet me shifrën e 60-75 mijë dollarëve në vit. Por për të qenë me të vërtetë të kënaqur nga jeta mund të na mjaftojnë dhe më pak se kaq.

Studimi shkon akoma dhe më tutje. Ai llogarit koston e lumturisë në rajone të ndryshme të botës, duke marrë parasysh diferencat kulturore  dhe ndryshimin  e fuqisë blerëse në ekonomi.

Europa Lindore është zona ku  lumturia ka koston më të lartë; për një jetë realisht përmbushëse është e nevojshme të arrihen 100 mijë dollarë në vit, edhe pse për mirëqënien emocionale do mjaftonin 50 mijë.

Më keq se ne paraqiten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duhen 105 mijë dollarë në vit për lumturinë.

Australia dhe Zelanda e Re -125 mijë dollarë

Lindja e Mesme -115 mijë dollarë

Azia Veri-Lindore (Kina,Japonia, Korea) -110 mijë dollarë

Ndërkaq ekzistojnë dhe diferencat lidhur me edukimin, të cilat e bëjnë më të kushtueshme lumturinë.

Është dhe ndryshimi gjinor. Për femrat duket se janë të domosdoshme, 100 mijë dollarë për të qenë të lumtura. Ndërsa burrat kënaqen dhe me 90 mijë.

Përmbledhtazi, mesatarisht 95 mijë dollarë të ardhura në vit të bëjnë të lumtur kudo ku jeton.

Gjithsesi Andrew Jebb, koordinatori i kërkimit paralajmëron:

‘’Paratë mund të ndikojnë vetëm një pjesë tē asaj që quajmë lumturi. Ky studim vetëm sa na tregon cilat janë limitet e asaj që mund të blihet me para.’’

 s.a/dita                                                                                                    

February 17, 2018 22:36
Komento

7 Komente

  1. Meckojati February 18, 00:02

    Te jesh i lumtur nu e ben paraja!

    Reply to this comment
  2. shtetas emigrant February 18, 03:36

    sa me i paedukuar / keqedukuar njeriu aq me i kushtueshem behet

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... February 18, 12:35

      I ke rene pikes o shtetas emigeant. Por une do te shtoja se nese i pa edukyari merr fuqi politike si ne shqiperi atehere behet jo vetem i shtrenjt por edhe shkaterrues dhe gerryes per shoqerine.

      Reply to this comment
      • shtetas emigrant February 19, 04:59

        robt qe urrejne edukimin shkatrrojn deri dhe trupin e vet se refuzojn te mesojn si funksionon c’ka brenda. Koston e paguan mjeksia

        dashje pa dashje me u eduku behet mjet per me e sfidu varferine

        Reply to this comment
  3. gjermani i fundit February 18, 08:27

    ne shqiperi dhjete kafe me nje teke raki dite per dite nuk zbret fare nga qielli, mbetesh lart. Me te ardhura siç thone me siper, arixhinjte do futeshin ne sherr.

    Reply to this comment
  4. Lumturia ... hm ! February 18, 09:55

    Un mendoj se per te qen i lumtur nji Person ,
    nuk ka te bej patjeter me nji shume te caktuar vjetore edhe pse te ardhurat luajne ke ne nji rol stabiliteti ,ne jeten e secilit eshte pra si me then baza mbi te cilet ndertohet ndjenja normalitetit ne jete ,prej te ciles krijohen premise per tu ndjere mire madje edhe pse jo te pretendosh te arrish lumturin . Lumturia mua me duket nji koncept abstrakt ne pamje te pare ,sepse per ate s’ka asnji model te qarte si duket e qe te zbarkosh ne lumturi ,sigurishte qe duhet te kesh pran disa komponente qe mundesojne lumturine ,qe per mua do ishte ,si edhe me lart shkruaj ,Normaliteti ,Harmonia ne familje me Partner en/in ,ose te jesh i/e dashuruar ,te hipesh mbi stolin e suxsesit , por edhe shume Faktor te tjere qe nuk jane pak .Duhet po ashtu qe e perditeshmja qe ti ben ,pra Puna te japi ty kenaqsi ne jete ,niveli i shoqerise ku Jeton ,pra mabjenti qe te rrethon ,mentaliteti qe perben shoqerine etj etj ,pra ka shume faktore qe mundesojne rrugen drejt Lumturise ,por qe duhet shtuar edhe kjo qe,per shoqeri te ndryshme ,konceptohet ndryshe , ndihet ndryshe nga njerez te ndryshem ,kjo ka te bej edhe me karakteret e formimin e njerezve .Pra nuk ka nji formul te qarte te lumturise . Personalishte mendoj te jem konfrontuar me ate ndjenje lumturie ,kur kam qen i dashuruar adoleshent “i pafajshem” 😉 Nganjiher duken frequenca te Tilla ne atmosfere ne caste te vecanta ,por qe vetem duken te Tilla .Pra dua te them se ka qe e arrijne ate ndjen nepermjet ndjenjes se dashurise ,ashtu si ka jopak njerez qe arrijne ne kte ndjenje ,nepermjet te berit keq te tjereve e duke i pare te vuajn ,duke i shkaterruar jeten tjetrit ,duke vjedhur ,pse jo edhe vrare ,pra ndjehet ndryshe nga tipa te ndryshem nga rraca te ndryshme etj etj .Psh politikanet kane ndjesine e tyre te lumturise .Ata i kane te gjitha paret ,pasurine ,vilat ,makinat ,dashnoret etj dhe e vetmja gje qe i ben ata te lumtur s’ka te bej aspak me ato faktore qe vlejne per njerezit e thjeshte ,por ajo qe ti shofin popujt te kapur ne gracken e tyre , duke u ndjere padron te popujve e pare vehten e tyre ne rolin e Djallit -kjo mendoj i ben ata te lumtur ,sepse nqs do ishte ndryshe ,nuk do i shkaterronin jeten njerezimit .

    Reply to this comment
  5. Adih February 18, 14:32

    Nuk eshte paraja gjithcka . Varet ku jeton , e konkretisht ku jeton ne nje vend si ne shqiperi ,ku politikanet e ketij tranzicioni post komunist ,na kane lene pa dinjitet ,po na bejne zbor kur te duan dhe si te duan . E them pa ndrojte te dhjefsha parate , Sinqerisht nuk do doja te jetoja ne shqiperi , me keta poitikane te pa skrupullt ,. E nga ana tjeter ,do i donja parate me kenaqesi ,ne nje shtet ,ku zbatohet ligji dhe nga zbatimi i tij , ti ke dinjitet . Ka shume per kete teme ,per te diskutuar ,por sot po e mbyllim me kaq .
    PS :::Njeriu nuk eshte lope ,te jetoje vetem per te ngrene e veshur bukur .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*