A thua të jenë kriminelë ata djem e vajza?!

July 3, 2017 01:14

A thua të jenë kriminelë ata djem e vajza?!

Pershendetje z.Thano,

Une jam nje lexues i rregullt i juaji dhe siç mund ta keni vene re, edhe nje kontribues me shkrime per gazeten tuaj. Gjej rastin t’ju falenderoj per mundesine qe me keni dhene shumicen e hereve duke me publikuar shkrimet.

Prej disa ditesh ka tension tek ajo lulishtja ne Tirane. Por shoh qe persa i perket mediave tradicionale mbreteron nje heshtje ne kufijte e censures per ate qe po ndodh aty.

Per fat te mire ekzistojne portalet online qe percjellin cdo gje live dhe pa koment. Mbreme pashë nje video ku protestues te Organizates Politike perziheshin me vrap dhe hidheshin ne furgon te policise naten neper cepa fiks si në darken e 21 Janarit.

A thua te jene kriminele ata djem e vajza?!  Nderkohe qe kriminelet e te gjitha ngjyrave politike nuk lane shantazh pa bere per te marre edhe nje vote me shume ne 25 Qershor.

Une jam i bindur se ju qe jetoni dhe punoni aty ne metropol e dini shume mire se kush po nderton, si e ka marre lejen dhe qe sado te protestojne njerezit, ajo qe ka nisur do perfundoje.

Kerkesa ime ishte qe te percillni edhe ngjarjet qe po ndodhin aty.

Te mos bej dhe une naivin kot, e kuptoj se mediat ne Shqiperi po ashtu si edhe ne gjithe boten duhet te respektojne direktivat e diktuara apo te nenkuptuara te pronareve, apo duhet bere edhe karshillek rrymave te oligarkise politike dhe ekonomike te momentit.

Por ketu po arrijme ne limite: Nje park rrethohet per pallat (!?)

Keta qenkan te gjithe te babëzitur.

*****

Redjan Shabani

Karikatura shoqëruese nga Medi Belortaja

 

July 3, 2017 01:14
Komento

3 Komente

  1. Besniku July 3, 08:38

    Problemi qe ngrihet , per zevendesimin e lulishtes me pallat, pavaresisht dokumentave eshte shume i drejte ne dukje.
    Por jam e bindur se Erion Veliaj nuk bie ne drrase te kalbur, aq me teper se ai po verteton çdo dite qe punon per gjelberimin e qytetit.
    Por ana tjeter eshte ,kush i shtyn te rinjte te demostrojne, Lulzim Basha, me problemet qe i ka shkaktuar Kryeqytetit ?
    Tani u kujtua ai ??
    Gjithsesi neser do te dale e verteta ne shesh.
    Por gjithsesi , eshte shume mire te reagojme si komunitet, por jo te shtyre nga politika , se ndryshe futemi ne konflikt, i cili krijon trazira, por jo zgjidhje.
    Dhe se fundi, policia nuk besoj kurre te kete vepruar si me 21 Janar, se jane te tjere drejtues.
    Vetem ne se ka urdheruar direkt Ministri i brendshem, i cili zbaton urdherat e PD-se.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 4, 16:09

      beso më dukesh shumë optimist!!
      por mos harro se tashti,”kush i shtyn te rinjte te demostrojne, Lulzim Basha,”,këtë lalin që ti e quan nxitës e kemi tonin!!e kemi aleat,beso,me këtë do të ndërtojmë shqipërinë!!prandaj u bashkuam!për të mirën tuaj,të popullit!!edhe sepse BE na i ka vënë detyrë!!
      “Gjithsesi neser do te dale e verteta ne shesh.”këtu po që ke të drejtë!!
      nesër del gjithnjë e vërteta!!
      por kjo puna e “nesër”,kur nuk ka një datë(psh),është gjithnjë sot!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit July 5, 00:26

        Ceno, ” besniku” eshte ” e bindur…”, dmth quaje Besa .. Ceno, ty te shpetojne detajet, kur mizen e vret me gjilpere nuk eshte nevoja te mbushesh mortajen.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*