A u mbajtën premtimet? Qeveria shkurton fondin për arsimin e lartë

October 11, 2019 09:04

A u mbajtën premtimet? Qeveria shkurton fondin për arsimin e lartë

Protestat studentore që nxiten qeverinë të destinojë më shumë fonde për arsimin e lartë këtë vit buxhetor kanë rezultuar pa sukses.

Qeveria shqiptare në rishikimin e buxhetit 2019 ka shkurtuar fondet për arsimin e lartë me 196 milionë lekë ose rreth 1,6 milionë euro, teksa fondi është 2.5 mln euro më i ulët se i vitit 2018.

Në buxhetin fillestar të vitit 2019 për Ministrinë e Arsimit ishin miratuar 7.4 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e buxhetit që tashmë është botuar në fletoren zyrtare financimet për arsimin e lartë janë 7.2 miliardë lekë ose rreth 200 milionë lekë më pak në fillim të vitit.

Fondet e dedikuara për universitetin këtë vit janë programuar edhe në një nivel më të ulet se një vit më parë. Në aktin e dytë normativ të buxhetit 2018, fondet për arsimin e lartë ishin 7.5 miliardë lekë ose 300 milionë lekë  (2.5 mln euro) më të larta se rishikimi i fundit i buxhetit 2019.

Nisur nga protestat e gjata të studentëve në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare nëpërmjet një nisme të cilësuar “Pakti për Universitetin” premtoi rritje fondesh për buxhetin e universitetit. Në këtë kuadër qeveria njoftoi edhe anulimin e Koncesionit PPP, Thumanë -Kashar për qëllimin që fondet e programuara për këtë projekt ti shkonin paktit për universitetin. Kjo deklaratë e qeverisë u bë ani pse në buxhetin 2019 nuk kishte asnjë fond të programuar për financimin e koncensionit Thumane -Kashar e për rrjedhojë nuk mund të kishte asnjë rritje reale të buxhetit për universitetin.

Në 8 vitet e fundit, buxheti i arsimit të lartë është luhatur në 10 miliardë lekë në vit, ku rreth 7 miliardë financohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër më shumë se 3 miliardë lekë nga tarifat që paguajnë studentet për studimet e larta.

70% e financimeve sigurohen nga qeveria dhe 30% nga universitetet. Ministria e Arsimit ka të drejtë të ketë shumicën në bord, i cili merr vendimet financiare për investimet në infrastrukturën e universiteteve dhe ekzekuton buxhetin e tyre. Duke qenë se shumica e anëtarëve në bord nuk kanë lidhje me universitetin, për rrjedhojë vendimet e tyre kanë qenë larg nevojave që ka universiteti, kanë pohuar pedagogët.

Në katër vitet e fundit, për çdo vit akademik, në auditorët e universiteteve shqiptare po ulen më pak studentë. Numri i studentëve nuk është tkurrur vetëm në arsimin publik. Në universitetet private, tkurrja e numrit të studentëve ka nisur më herët. Në 2012-n ishin të regjistruar në universitetet private rreth 35 mijë studentë. Aktualisht në universitetet private studiojnë 23 mijë studentë, rreth 11 mijë studentë më pak.

Rënia e studentëve në universitete private lidhet dhe me mbylljen e shumë institucioneve të arsimit të lartë jopublik, të cilat nuk plotësonin kushtet. 23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT.

 

j.l./ dita

October 11, 2019 09:04
Komento

2 Komente

  1. Ladi October 11, 09:18

    Cohuni o student ku jeni?
    E sigurt qe kesaj here do ju perkrahin shume me shume nga populli se eshte dhjere ku nuk mban me!!!
    Nuk ka propagande a facebook qe mbulon me katrahuren ku jemi!

    Reply to this comment
  2. mirel October 11, 13:48

    Tall k.rin Ramut Ahmuti.
    E shikon qe kete popull dhe lakuriq ta nxjerresh ne rruge, e ta dhunosh si qen i rrahur, prape duron dhe behet ure per plerat . do votojne si dele. As ber nga marazi nuk bejne dot

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*