Grusht shteti apo inskenim në Turqi?

July 17, 2016 10:41

Grusht shteti apo inskenim në Turqi?

Shumë pikëpyetje lindin pas çdo ngjarje dhe e tillë është edhe ajo për grushtin e shtetit në Turqi, i zhvilluar mbrëmjen e shkuar. Shumë mendojnë se ishte vetëm një inskenim.

Ata shkojnë më tej, duke bërë krahasime të grushteve të mëparshme të shtetit. Një i tillë është edhe zjarri i rënë në Rechstag në vitin 1933 në Gjermani, i cili la pas 160 viktima. Hitleri e përdori këtë ngjarje si justifikim për të pezulluar liritë civile, duke urdhëruar arrestime masive të kundërshtarëve të tij.

Në një artikull të gazetës britanike “Independent”, thuhet se Erdogan u tha menjëherë mbështetësve se pas grushtit të shtetit qëndronin anëtarë të lëvizjes së Fetullah Gylen, megjithëse nuk ishin zhvilluar hetime.

Kjo sipas analistëve, do t’i shërbejë Presidentit i akuzuar për përndjekje të kundërshtarëve, si justifikim për të goditur fuqishëm armiqtë e tij. Pastrimet masive në gjykata dhe në ushtri kanë nisur tashmë.

Erdogan, e quajti atë që ndodhi “një dhuratë nga Allahu”.

Ryan Heath, korrespondent në BE i “Politico”, në një status në Twitter, shkruan se “grushti i shteti ishte i rremë” dhe se këtë e kishte marrë nga një burim i sigurt turk, duke e shndërruar kështu zt. Erdogan në “një luftëtar të rremë të demokracisë”.

Burimi tha: “Ndoshta ne, do të shohim zgjedhje të parakohshme në të cilën ai do të përpiqet për të garantuar një shumicë të pabesueshme të votave”, duke shtuar se kjo do t’i garantojë atij qëndrimin në pushtet edhe për 10 ose 15 vite të tjera, duke shkuar drejt diktaturës.

“Ne ndoshta do të shohim një ndryshim të Kushtetutës për më keq, në të cilën sekularizmi do të jetë zhdukur”.

Një tjetër shkruan se grushti i shtetit dihej dhe qeveria e la qëllimisht atë të zhvillohej duke e ditur se do ta përmbyste shumë shpejt dhe do të fitonte pikë për këtë.

“Kjo do të thotë se do të pasohet nga një grusht shteti i vërtetë nga vetë Erdogan, dhe mbetjet e fundit të demokracisë do të jenë zhdukur”, shkruan më tej.

Ka edhe pikëpyetje të tjera: një grusht shteti i zakonshëm zakonisht arreston kreun e shtetit, siç është rasti më i fundit, ai i Presidentit të Egjiptit Morsi. Ndërkohë, në Turqi presidenti ishte me pushime.

Momenti i dytë i një grushti shteti është mbyllja e medieve, në Turqi nuk ndodhi. Grushti i shtetit u bën thirrje njerëzve që të dalin në shesh, ndërkohë në Turqi ndodhi e kundërta. Pra, njerëzit e grushtit të shtetit shkuan në shtëpi, ndërsa mbështetësit e Presidentit dolën nga shtëpitë.

Një grusht shteti zakonisht qëllon mbi institucionet, ndërsa në Turqi u qëllua mbi civilë.

July 17, 2016 10:41
Komento

2 Komente

  1. Arben July 17, 16:55

    SIGURISHT SE PER AMERIKEN QE E ORGANIZOI KETE KRIM ESHTE NJE INSKENIM, NUK PRET NJERI NGA FAJTORI TE THOJE PO UNE E BERA.

    Reply to this comment
  2. Arben July 17, 18:51

    POPULLI I TURQISE ESHTE I VETMI POPULL NE BOTE QE E DO QEVERRINE QE KA.

    NUK DEL NJERI NE MES TE SHESHIT TU DALE PERPARA TANKEVE E TE HAJE PLUMBAT AS SE THOTE ERDOAN, AS SE THOTE DIKUSH TJETER.

    TURQIT DOLEN NE MBROJTJE TE VETES SE TYRE, MIREQENIES SE TYRE, JETESES SE TYRE, PIKERISHT SEPSE E DUAN ERDOAN, E JO THJESHT SE BERI THIRRJE PER TE DALE NE RRUGE.

    THIRRJE PER TE DALE NE RRUGE BEJNE EDHE KETEJ NGA NE GJITHE DITEN, POR NUK UA VAR NJERI.

    PERPARA ERDOAN, COJE PUNEN DERI NE FUND PER POPULLIN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*