A vlen vota e një vlonjati më shumë se e një tiranasi?

July 19, 2017 11:57

A vlen vota e një vlonjati më shumë se e një tiranasi?

 

Nga Afrim Krasniqi

Neni 1 i Kushtetutës së RSH “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. Me letra jemi në rregull, prej vitit 1991 bëjmë zgjedhje periodike dhe të lira. Të ndershme? Varet çfarë quhet nder në politikë! Ka një shprehje gjermane “të kërkosh nder midis politikanëve është aq utopiste sa ta mendosh botën pa asnjë kriminel e konflikt.

Ata që kërkojnë vlera e nder shkojnë zakonisht në kishë, ata që merren me politikë duan pushtet dhe ndikim” dhe më tej “në politikë, në detaje fshihet djalli”. Shqipëria është vendi i vetëm në kontinent ku dy parti konkurrojnë, organizojnë zgjedhjet, administrojnë votat, caktojnë gjyqtarët e zgjedhjeve, bëjnë votuesin, vëzhguesin, numëruesin,  ankimuesin, gjyqtarin, – ku ai që shet misra të pjekur në rrugë rrezikon burgun, kurse ai që trafikon votat, pra sovranitetin qytetar, ka shanse të rritet në përgjegjësi, deri në doganier, drejtor, shef policie apo doganier.

Nga 1991 kemi bërë eksperimente pafund me zgjedhjet. U provua mazhoritari i pastër, më pas sistem miks me 100+40 deputetë, pastaj 115+25, pastaj 115+40, pastaj 100+40 dhe pas 2009 sistem proporcional rajonal. Më 2017 ruajtëm të njëjtin sistem, – me premtimin e PS-PD se do të jetë hera e fundit. Pas shtatorit do kemi reformë të re zgjedhore. Një palë flet për sistem me prim, një palë tjetër për mazhoritar. Nuk është çështje parimi dhe kalkulimi për ta zgjeruar demokracinë, por çështje taktike për ta kufizuar më shumë, për ta bërë më bipartizan dhe për të evituar me ligj çdo shans të partive të treta, përfshirë partitë e reja që janë krijuar apo mund të krijohen.

Tabela më poshtë ilustron numrin e votave për një mandat, bazuar në vendimet e KQZ. Nëse përqindja e pjesëmarrjes në votime do të kishte qenë më e lartë (p.sh, sa më 2013), kufiri për një mandat do të rritej nga 9 në 13 mijë vota në varësi nga qarku. Me rënien e pjesëmarrjes ra edhe niveli i pragut minimal për mandat.

Siç shihet nga tabela, në Vlorë mandati i fundit u mor me 7.7 mijë vota, kurse në Tiranë me mbi 11 mijë vota.

PDIU mori mbi 12 mijë vota në Tiranë, LIBRA mbi 9 mijë, por asnjëra nuk siguroi mandat parlamentar.

Sepse u penalizuan nga pragu 3%. Dhe për pasojë, penalizimi për të vegjlit përkthehet në privilegj për të mëdhenjtë.

A ka sens që një votë në Vlorë apo Lezhë të ketë vlerën e 1.5 votave në Tiranë, Dibër e Korçë? A ka sens që brenda të njëjtit shtet të kemi deputetë që zgjidhen me 7 ose 11 mijë vota, ndërkohë që humbasin ata me 12 apo 10 mijë vota? A është normale që 19 mijë vota në Korçë dhe 12 mijë vota në Gjirokastër, Shkodër e Vlorë të prodhojnë në çdo rast vetëm nga 1 mandat parlamentar? Përse 19 mijë vota në Korçë prodhojnë 1 mandat, kurse 19 mijë vota në Berat prodhojnë 2.4 mandate? Një mandat në Kukës shkoi  18 mijë vota, më i larti në Shqipëri për partitë e mëdha, kurse PD me 23 mijë vota në Vlorë apo PS me 27 mijë vota në Gjirokastër marrin 3 herë më shumë mandate! Cili është shpjegimi që PD me 44 mijë vota në Shkodër merr 5 mandate, kurse me 46 mijë vota në Fier merr 4 mandate? Apo që PS me 73 mijë vota në Durrës e 65 mijë vota në Vlorë merr të njëjtin numër mandatesh, kurse me 73 mijë në Elbasan merr 1 mandat më pak? Si është e mundur që PDIU me 29 mijë vota në Durrës merr po aq mandate sa LSI në Durrës me 8 mijë vota më pak? Ka detaje të tjera të shumta që tregojnë se vota në Shkodër, Kukës, Tiranë, Durrës, Lezhë, Elbasan, berat, Korçë, Vlorë, etj, nuk ka gjithnjë vlerë të barabartë, që konkurrenca për mandat nuk është kudo e njëjtë dhe as e ndershme dhe që detajet, skemat taktike, kalkulimet lokale janë më të rëndësishme sesa parimi kushtetues i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

A mund të kemi sistem 100% të lirë, të drejtë dhe të ndershëm? Ndofta. Në botën demokratike ka modele të ndryshme zgjedhore që sjellin produkte të ndryshme parlamentare. P.sh, Macron në Francë përmes sistemi zgjedhor siguroi shumicën e vendeve pa pasur mbështetjen e shumicës qytetare, në Greqi me sistemin prim Cipras siguroi mazhorancën, në Britani me sistemin mazhoritar krijohen qeveri stabile, në Gjermani me sistemin miks demokracia funksionon prej mëse 6-7 dekadash, etj. Janë vende me rregulla loje të njohura, të pranuara dhe funksionale. Në asnjërin prej këtyre vendeve nuk cenon njeri kutitë e votimit dhe partitë nuk administrojnë procesin. Ky është thelbi i diferencës. A mund të ndryshojmë diçka për 2021? Mbetem pesimist. Si mund të jemi optimist kur vetë partitë, brenda atyre nuk aplikojnë “zgjedhje të lira, të ndershme dhe periodike”? Si mund të garantosh demokraci për të tjerët, shtetin e shoqërinë, kur nuk ke demokraci brenda familjes politike? Si mund të sigurosh transparencë votimi, standarde zgjedhjeje kur brenda vetë partive nuk ka as transparencë dhe as standarde? Si mund të penalizosh ata që shkelin ligjin e trafikojnë votën, kur brenda vetë partive individë të tillë ngrihen në karrierë, bëhen deputetë e ministra? Mjaftojnë këto për të kuptuar se sistemi ynë zgjedhor e politik, është kilometra larg parimit kushtetues për “qeverisje të bazuar në zgjedhje të lira, te ndershme dhe periodike”.

*Titulli i redaksisë. Titulli i autorit: “Paradokset e votës për 1 mandat më 25 qershor”

July 19, 2017 11:57
Komento

8 Komente

  1. Bogonica July 19, 13:19

    Po per 27 vjet luftojme qe te kemi zgjedhje te lira e te ndershme.Ka progres nga nje pale zgjedhje ne tjetren,por jemi larg me standardit.Le te vendoset nga kuvendi i ri qe te studiohet eksperienca e Malit te ZI,jo me tej.E kemi ne kufi dhe shpenzimet per te cuar atje grupet e punes jane minimale.Le te mesojme nga Mali i Zi se si veprojne ata, te cilet nuk kemi degjuar asnjehere qe te kene probleme me zgjedhjet.Madje do te thoshja qe edhe per problemin e adminstrates shtetrore ne kemi se c’te mesojne nga Mali i ZI.Le ta leme “hunden perpjete”se ky vend eshte sa nje e pesta e Shqiperise,por eshte perpara nesh ne shume aspekte.E di qe shume njerez kur lexojne kete koment thartohen,le te pijne uthull.Lidhur me artikullin ka mungese informacioni,eshte shume i paqarte,sepse gjithcka varet nga baza e nisjes,ne se baza e nisjes eshte numuri votuesve ne cdo qark,atehere raporti: deputet i zgjedhur-numur votuesish, varet nga pjesmarrja ne votime.Pra duke pare tabelen e me siperme rezulton se ne Vlore pjesmarrja ne votime ka qene shume me e ulet se ne Tirane.Kaq.Te tjerat jane llafe te kazanit mediatik..

    Reply to this comment
    • Dimona July 19, 22:45

      O Afrim i Krasniqve…

      Perpara se ta leshosh “Bomben”, kujdesu qe te mos jete shashka e radhes…se boll tym ka ne mjetet e informimit publik aktyalisht.

      Se me kete titull duket sikur dikush, qellimisht dhe me paramendim, paska favorizuar Vloren dhe Vlonjatet me e pas “Voten me te vlefshme”..

      Ne fakt nuk eshte aspak ashtu…

      Shifrat qe komenton ti Afrim tregojne mospjesmarrjen e Vlonjateve ne votime si dhe emigrimin masiv gjat 25 viteve te Vlonjateve..

      Kete dreq sqarimi duhet ta kishe ber te qarte..se nuk je si gazetaret/analistet e tjere……

      Reply to this comment
  2. Lili July 19, 16:09

    Ketu shihet se nuk kemi demokraci,po partitokraci.

    Reply to this comment
  3. Novruz Taip Vishanji July 19, 18:31

    TE TE NOFKEZOJNE I TRASHE,

    eshte nje fyerje per tere te trashet qe nuk kane goje te flasin, dore te shkruajne e media te publikojne budallalleqe te kesaj natyre.

    Po VOTA nuk eshte “takse e sheshte” mor matuf, sepse edhe popullsia eshte e shperndare pa kriter dhe jeton ose aty ku kane jetuar avet e tyre, ose jeton aty ku ne fillim te shkerdhatokracise u konsiderua si “Toke e Xanun”.

    Mjere Shqiperia kush ka ngelur t’ja nxjerre geshtenjat nga prushi, nje surrogat qesesh plastike, ku mbeturinat perzihen me te thata e me te njoma.

    Reply to this comment
  4. Çentrale July 19, 23:36

    Vota e një vlonjati vlen sa vota e dy tiransve jo 1/2

    Reply to this comment
  5. Arben July 20, 13:58

    RREGULLI QE VOTA ESHTE E BARABARTE,

    POR, PO QE SE PATJETER DUHET BERE NJE KATEGORIZIM, VOTA E VLONJATIT ESHTE NE FUND TE LISTES, DHJETE VENDE BOSH PRAPA TE PARAFUNDIT.

    MOS TE MERZITEN VLONJATET, KA TE BEJE ME VOLUMIT E TRURIT TE VOGEL.

    Reply to this comment
  6. Arben July 20, 15:41

    LESHOJINI KOMENTET, O PORTAL I LODHUR.

    JU DJEG PER VLONJATET, SE KENI EDHE JU NJE MENDJE ME TA, PRANDAJ E??!!

    Reply to this comment
  7. raimond vlonjati July 21, 02:23

    Nuk esht shume e drejte kjo qe thote ky qoftja Krasniqja ,
    qe vota e 1 vlonjati esht sa per 2 vota te tiransve

    Ne fakt duhet bere keshtu: , se jo per gje por s’ka lezet, edhe ndihmon zhvillimin lol ,
    qe , vota e 1 vlonjati ,te jete sa vota e 10 tiransve ,
    Dhe jemi ne regull .E ke mendjen te fjetur nga ajo ane, se mendojme ne per popullin , lol
    Se keshtu ka qene gjithmone mor vella, Ne drejtojme, ju punoni lol

    Ndersa per ata te tjeret, Korce, Berat , kombinat ,Shkoder, loder etj
    aty duhet qe vota 1 vlonjati te jete sa per 100 nga ata,
    Se ata jane komplet mbushesia topi,
    Ata i kemi per iventar, per te plotesuar 3-milionshin lol

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*