Abdiu: Të vendosen afate për Gjykatën Kushtetuese

Xhevdet Shehu January 20, 2014 09:19

Abdiu: Të vendosen afate për Gjykatën Kushtetuese

Ligji për nëpunësin civil rikthehet në vëmendjen e opinionit, këtë radhë nga vendimi i pazbardhur i Gjykatës Kushtetuese i cili rrëzon aktin normativ të qeverisë. Në 13 dhjetorin e vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese me 5 vota pro dhe 4 kundër vendosi të rrëzojë aktin normativ për shtyrjen me 6 muaj të ligjit për nëpunësin civil, një vendim i cili ende nuk është publikuar dhe rrjedhimisht nuk ka hyrë në fuqi.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu deklaron se kjo periudhë kohe është një afat i paarsyeshëm dhe anëtarët e Kushtetueses duhet ta kishin publikuar vendimin e arsyetuar pasi çështja e ligjit për nëpunësin civil jo vetëm prek mijëra qytetarë që punojnë në administratë, por në varësi të vendimit qeveria duhet të marrë masat për të zbatuar verdiktin e Gjykatës. Ka kaluar shumë kohë dhe qëndrimi është bërë i diskutueshëm. Vendimi për një çështje si kjo duhet të ishte zbardhur në një afat të shkurtër. Sipas Abdiut është e nevojshme të ndërhyhet në kuadrin ligjor për t’i vendosur afate Gjykatës Kushtetuese në zbardhjen e vendimeve, një masë që është e nevojshme për të shmangur zvarritjen e proceseve.

Në historikun relativisht të shkurtër të Gjykatës Kushtetuese mund të gjesh vendime që janë marrë dhe publikuar brenda 24 orëve siç është vendimi nr 28 i datës 21 shkurt 2002 për qeverinë Majko, por ka pasur dhe raste kur zbardhja e një vendimi ka kërkuar rreth 3 muaj kohe siç është rasti i vendimi nr. 15 i datës 15 prill 2010 për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. Dhe për sa kohë që Gjykata nuk ka një afat ligjor për publikimin e vendimeve mbetet ne vullnetin e gjyqtareve edhe çështja e ligjit për nëpunësin civil.

 

Xhevdet Shehu January 20, 2014 09:19
Komento

4 Komente

  1. xhimi January 20, 11:53

    e drejte eshte kjo qe thote Z. Abdiu po ky problem ka ekzistuar qe ne kohen kur Z. Abdiu ka qene kryetar dhe nuk e ka ngritur asnjehere si shqetesim dhe ti kerkonte Kuvendit rregullimin statutor te afateve per zbardhjen e vendimeve kohe me pare. te te jepet mundesia te regullosh nje anomali te sistemit kur je ne krye te tij dhe me pas kur largohesh te thuash pse nuk e bejne eshte e shemtuar per mos te thene ndonje fjale tjeter.

    Reply to this comment
  2. Hamurabi January 20, 12:37

    Duhet korigjuar Kushtetuta e RSH o Z. Abdi dhe korigjimi i rregullon te gjitha.Le te shpresojme se cfare do te beje Ilir Meta, qe deklaroi se “Kushtetuta nuk eshte tabu.”

    Reply to this comment
  3. THE HULK January 20, 13:07

    Goxha burre ky Abdiu ne pamje dhe direktiven e jep si urdher “te vendosen afate per Gjykaten Kushtetuese”, deri ketu ne rregull. Por koleget e tij ne Evropen Lindore jane neper qeli burgu apo ne pension para kohe per shume me pak gje se ky Fehmiu. Kjo sepse ne 1988 ka dhene Denim me Varje per Avzi Nelen me akuze “Armik Populli”. Per te tille fosile diktature nuk ka me nevoje Shqiperia e 2014, se ka boll te dipllomuar ne drejtesi e nuk ka nevoje per persekutoret e djeshem.

    Reply to this comment
  4. havzi nela January 20, 15:36

    Pershendetje i nderuar Fhmi Abdiu ti modeli i te drejtave dhe lirive te njeriut ne shqiperi, ju uroj jete te gjate nga bota e pertejme ku me cove me litar ne vitin 1989

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*