“ABI Bank”, Rama: Linda nuk ka konflikt interesi, nuk është BSH

January 11, 2019 23:22

“ABI Bank”, Rama: Linda nuk ka konflikt interesi, nuk është BSH

 

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ këtë të premte tha se nuk ka asnjë konflikt interesi në faktin se bashkëshortja e tij, Linda Rama, ushtron profesionin e saj si anëtare e bordit të një banke private në Shqipëri.

Nuk ka asnjë konflikt interesi dhe nuk ka asnjë influencë interesash nëse gruaja e kryeministrit është në profesionin e vet dhe anëtare e bordit të një banke.

Nëse do të ishte anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë, atëherë do të ishte muhabet tjetër.

Kryeministri nuk ka lidhje me bankat, nuk kërcet sepse është anëtare e bordit, është profesioniste dhe ka shërbyer në atë bord për të dhënë mendimet e veta si profesioniste. Nga kërcet? Si kërcet?

Sipas kryeministrit, “qeveria amerikane e ka ndjekur me shumë shqetësim” sulmin ndaj Abi Bank, meqë, sipas kryeministit kjo është “bankë amerikane”.

Dhe po të them edhe një gjë tjetër, se qeveria amerikane e ka ndjekur me shumë shqetësim sulmin që i është bërë ABI Bank si një bankë amerikane dhe ata që janë angazhuar në këtë sulm, politikisht, e dinë shumë mirë.  Ndërkohë që ata që janë angazhuar në këtë sulm për qëllime të tjera, për t’i shërbyer politikës e bëjnë për të marrë shpërblimet, që sulmojnë dhe marrin shpërblimet. Kjo është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë”, tha Rama.

Dita botoi numrat e fundit disa artikuj lidhur me Abi Bank dhe konfliktin e interesit në rastin e bashkëshortes së kreut të qeverisë.

e.k/Dita

January 11, 2019 23:22
Komento

26 Komente

  1. Zigur Qarri January 11, 23:45

    Hahaha……deliranti duhet te beje patjeter nje psikoterapi,
    se i eshte thare truri nga droga.Nuk besoj se luan rrolin e budallait!

    Reply to this comment
    • Kazan i mbushur me bajga dhe shurre Beogradi January 12, 00:19

      Per te gjithe ata qe kane lehur ketu dhe ne cdo media, cdo gje sipas ligjit dhe ne konform me rregullat e Bankave Amerikane dhe ligjet e Shqiperise. Tani ata qe menduan se e kapen Ramen gafil, perzieni jashteqitjen qe nxorret nga goja me shurre ne kazanin tuaj esadist dhe ju befte mire per dreke a darke sipas oreksit, tre here ne dite. Gruaja a Nishanit u mor ne pune nga Ardian Fullani ne Banken e Shqiperise. Ai ishte konflikt interesi. Por asnje nga kazanet nuk tha nje fjale per gruan e Nishanit te lyer me bajgat e korrupsionit.

      Reply to this comment
    • besa January 12, 20:32

      o zigur je bere qivur!

      Reply to this comment
  2. Muli dhe Beluli January 12, 00:00

    O Dita,
    Me c’pune duhet te merret gruaja e nje kryeministri? Apo duhet te shpallet e pa pune ne momentin qe i shoqi fiton zgjedhjet?
    Kur Argita Berisha punonte si seksere e qeverise, nuk kishte konflikt apo jo? Jo mo, fare.
    Por te vime tek pyetja. C’pune lejohet te beje gruaja e kryeministrit sipas kushtetutes?

    Reply to this comment
  3. Monteskie January 12, 00:02

    Sa e sterholle eshte mendja e ketij, bo bo bo, d.m.th. kush sulmon gruan e ketij, sulmoka ameriken.
    I erdhi fundi sepse ka pjerdh nga trute, e keqja eshte qe nuk e kupton, eshte bere tamam si Saliu.

    Reply to this comment
  4. Babaramo Pordha i LSIsë(LesheLisè) January 12, 00:58

    PS + PD + LSI = BANDA KRIMINALE (CRIMINAL BANDS) , HAJDUTË , BANDITÈ , KUSARÈ , HORRA , MASKARENJË , FUNDÈRRINA !

    Reply to this comment
  5. MH January 12, 01:25

    Ju duhet te kuptoni nji gja.Qe ligji ne shtetet e bashkuara te amerikes asht i barabarte per te gjithe njisoj.Nese kjo banke kryen aktivitete ne shqiperia,edhe pse ne Shqiperi asht plotesisht nen kontrollin e ligjshmerise.Nga frika e ligjit amerikanet jane edukue te mos shkelin ligjin.Nese e shkelin e dijne ato se cfare i gjen.Keshuqe dhe grueja e kryeministrit zbaton korrekt detyren simbas aftesive profesionale korrekt me zbatim ligjit.Ne te kunderten ndeshkohet dhe nuk e shikon ma vendin e punes ne asnji banke amerikane.
    Pavarsisht aktiviteteve te tjera qe kryen kryeministri.Ne rastin konkret grueja e Tije asht pa asnji klecke ne mardheni pune.Ju nuk e dini se si rrijne pince punojsit te cdo aktiviteti te larmishem si privat ashtu dhe shteterore ne cdo institucion apo biznes ne Amerike para konsumatorve apo klienteve.
    Aktualisht Shqiperia asht origjinal si nji cirke tregut fshatar teqe bagetive qe nuk e merr vesht i pari te dytin.Dhe kryesorja cdo individ shqiptar e din veten te drejte dhe me cdo menyre kerkon ta zgjidhin automatikisht qofte dhe perdorim ushtrim force.Armet nuk mungojne(ka furnizue Berisha gjithe shqiperine qe ne vitin 1997) dhe kur e zgjidhe nepermjet armeve,trimi ia mbath ku syte kembet ne drejtim te paditun.

    Reply to this comment
  6. mirel January 12, 02:02

    Cthote ky I manget, qeveria amerikane e paska ndjekur me shqetesim?
    Ne Amerike Trampi po hetohet, pavaresisht se eshte president ne fuqi. Po I behet gati paketa per veprimet financiare me ruset. Po Ramuti tallet se FBI I Shqiperise jane nje dore alabakesh si puna e Roland Hysit, dhe nje tabor beqiresh duke filluar qe nga Leshi..

    Reply to this comment
  7. Kris 1 January 12, 02:41

    Di gje Amerika se punon riLinda ne banken e saj?

    Reply to this comment
  8. redaktor January 12, 03:52

    Abi Bank nuk eshte amerikane
    Ky genjen si ne rastin e Ulajt dhe Unazes

    Reply to this comment
  9. Lili January 12, 05:50

    Abi bank eshte amerikane sikur ajo shoqeria e Unazes..
    Ndoshta te njetet qendrojne mbas ketyre “amerikanitete” .U gjet ai receptionisti ta bejme direktor te bankes se Lindes ?
    Do na tregoje KM registrimin e kesaj banke n’amerike,prape ne Delaware ?

    Reply to this comment
  10. lili January 12, 05:54

    Ketu tregon kufite e inteligjences se tij KM i jone : ne si e koncepton ky konfliktin e interesit,vetem ne qofte se linda eshte ne pune tek banka e shqiperise.
    Banka e Shqiperise do ishte e keqja ma e vogell,se normalisht kontrolohet nga shteti….

    Reply to this comment
  11. Niki January 12, 06:21

    LINDA QENKE E MBROJTUR
    NGA USA DHE KY SKA CI BEN
    DHE ABI BANK NUK MUNDET TE KETE FAVORE SI TRANSFERIMI MILIONA EUROVE PA EMER SE ESHTE E VETMJA BANK OFSHORE.
    E VETMJA BANKE QE NUK TRAJTOHET SI TJERAT.

    Reply to this comment
  12. Sulm ndaj investitoreve te huaj January 12, 08:35

    Eshte turp qe nje banke private, per me shume nje investim amerikan, te sulmohet ne menyre primitive. Pashe ne facebook shume foto te ambasadorit amerikan me drejtues te bankes apo aktivitete te bankes. Si mund te sulmohet Rochard Lukaj qe eshte super i njohur dhe legjitim si lider i diaspores shqiptare dhe ka qene gjithashtu ne bordin e abi bank? Cfare garancish me shume ka nevoje per te provuar pastertine e nje institucioni privat te rregulluar nga banka qendrore? Off shore nuk eshte krim! Eshte thjesht manaxhim taksash. Google, Apple, Bank of America, Barclays etj kane te gjitha struktura off shore. Eshte vertet per te ardhur keq kur shikon keto sulme ndaj kompanive te huaja private. Cfare do thone investitoret e tjere te huaj? Turp!

    Reply to this comment
    • intelektuali January 12, 10:53

      Ore ti BOLE budallaqe dhe injorante, po pse genjen si halabak ordiner more mavri? Ku e ke Banken e Amerikes “Bank of America” ne struktura “off shore” si LAVATRICJA e Lindes se Edvinit ne ishujt Kajman te Mafies dhe gopit te semes? Po ke mashtron di more edepsez i paguar nga Bashkim Ulajt&Lukuni? Ja ku i ke nje pjese te zyrave te BA nga Wikipedia:

      “…Zyrat kryesore të Bankës së Amerikes janë të vendosura në Qendrën Tregtare të Bankës, ne Charlotte, North Carolina, e vendosur në 100 North Tryon Street dhe që ka përfunduar nësë 1992, por ka zyra ne shume pika te ndryshme ne SHBA dhe ne Bote, ja disa prej tyre”:

      Ndërtesat kryesore me zyrat e Bankes se Amerikës aktualisht zënë përfshijnë:

      1. Banka e Bankës së Amerikës në Phoenix, Arizona
      2. Banka e Qendrës Amerikane në Los Anxheles, Kaliforni
      3. Piramida Transamerica , në San Francisko
      555 California Street , më parë Qendra Bankare e Amerikës dhe shtabi botëror, në San Francisko, Kaliforni
      4. Banka e Amerikës Plaza në Fort Lauderdale, Florida
      Kulla e Bankës së Amerikës në Jacksonville, Florida
      5. Qendra Financiare e Bankës së Amerikës ( Brickell ) dhe Kulla e Muzeut të Bankës së Amerikës ( Miami në qendër të qytetit ) në Miami, Florida
      6. Banka e Qendrës Amerikane në Orlando, Florida
      7. e Bankës së Amerikës në Shën Petersburg, Florida
      8. Banka e Amerikës Plaza në Tampa, Florida
      9. Banka e Amerikës Plaza në Atlanta , Georgia
      10. Banka e Amerikës Empire Building , më parë ndërtesa e Bankës LaSalle në Çikago, Illinois
      11. Banka e Amerikes , e quajtur shpesh ndërtesa kryesore e Bankës së Amerikës, në Portland, Maine
      12. Banka e Amerikës në Baltimore , Maryland
      13. Banka e Amerikës Plaza në St Louis, Missouri
      14. Zyrat e Bankës së Amerikës në Albuquerque, New Mexico
      15. Zyrat e Bankës së Amerikës në qender te Nju Jorkut ne nje grataciele qindrakateshe.
      16. Banka Qendrore e Bankave të Amerikës në Charlotte, North Carolina (selia e korporatës)
      17. Banka e Amerikës Plaza në Charlotte, Karolina e Veriut
      18. Banka e Amerikës Plaza në Dallas , Texas
      19. Banka e Qendrës Amerikane në Hjuston , Teksas
      20. Banka e Amerikës Kulla me zyra në Midland, Teksas
      21. Banka e Amerikës Plaza në San Antonio , Texas
      22. Banka e Amerikës Plaza Fifth Avenue në Seattle , Uashington, Columbia Center në Seattle, Uashington
      23. Banka e “Kullave të Amerikës” në Hong Kong
      24. Banka e Amerikes ne “City Place”, e njohur gjithashtu si United Healthcare Center, në Hartford, Connecticut (ndërtesa më e lartë në Connecticut)
      25. Banka e Amerikes ne 9454 Wilshire Boulevard në Beverly Hills, Kaliforni…”

      KU ESHTE “ABI” LAVATRICJA E PARAVE TE DROGES SE EDVINIT NE KETE KRAHASIM?

      Po me firmen prestigjoze GOOGLE te intelektualeve qe u themelua nga studentet amerikane Larry Page dhe Sergey Brin ndërsa ata ishin Ph.D. studentë në Universitetin Prestigjoz Stanford në Kaliforni, ku i ke gjetur mashtrimet e tua enveriste o MUT, o injorant i Edvinit? Ja cfare shkruan Wikipedia per kete firme multinacionale:

      “…Google është një kompani amerikane e teknologjisë shumëkombëshe e specializuar në shërbimet dhe produktet e lidhura me Internetin, të cilat përfshijnë teknologjitë online të reklamimit , motorët e kërkimit , cloud-computing , softuerin dhe harduerin. Në mars 1999, kompania GOOGLE zhvendosi zyrat e saj në Palo Alto, Kaliforni, e cila është selia e disa ndërmarrjeve të shquara të teknologjisë Silicon Valley. Në 19 gusht 2004 Google u zhvendos në selinë e saj në Mountain View, Kaliforni, me nofkën Googleplex . Në gusht 2015, Google njoftoi planet për të riorganizuar interesat e saj të ndryshme si një konglomerat i quajtur Alphabet Inc.Google është degë kryesore e alfabetit nderkombetar dhe do të vazhdojë të jetë si e tille per nje kohe te gjate. Sundar Pichai u emërua CEO i Google, duke zëvendësuar Larry Page, i cili u bë CEO i sektorit te alfabetit….”

      PO PSE BANKAT MAFIOZE TE LINDES DHE EDVINIT ME KOMPANITE MULTINACIONALE TE INTERNETIT KRAHASON TI MORE MUT?

      Turpin tregoja sateme qe te ka lindur servil te paguar me gjen, per ke investitor te huaj e ke fjalen ti? Per Bashkim Ulajn&Lukuni qe kane pajtuar Banken e Lindes per te shpelare parate e droges se Edvinit?

      Reply to this comment
      • Investitor i huaj January 13, 12:24

        Google eshte vendosur ne Irlande pikerisht per te perfituar nga rregjimi i taksave. Tani ti mund te besh si i forte e te shash ne internet po kjo nuk do te thote se ke te drejte. Bank of America ka shume struktura off shore per investime te ndryshme dhe mjafton te kerkosh ne internet Bank of America Cayman Island dhe e gjen. Prape te them qe mjafton te shkosh te facebook i ABI Bank per te pare interesin e Ambasades ne mbrojtje te bankes.

        Reply to this comment
    • mirel January 12, 17:12

      Shiko shiko “Sulm ndaj investitoreve te huaj”. ja paska kthyer emrin Ricard Likajt ne Rochard qe te ngjaj me Rochester apo Rockfeler
      Manaxhim taksash thote, mana xhim ore, e merni vesh apo jo
      Ai mana xhimi or taj I mencem konsiderohet krim federal dhe shteti amerikan po krijon strukturat e hetimit per bankieret, kompanite qe kane llogari te fshehura ne keto parajsa fiskale, dhe gjithashtu, dhe per FINANCIERET, si puna e Linda Rames, qe I ndihmojne te kryejne veprime financiare qe te deklarojne sa me pak te ardhura.

      Reply to this comment
  13. intelektuali January 12, 09:07

    BANKA “ABI” E LINDES ESHTE “LAVATRICE” PER PARATE E DROGES SE EDVINIT QE NGJAN SI DY PIKA UJI ME FIRMEN FALLCO AMERIKONE TE BASHKIM ULAJT, “DH ALBANIA”

    Çfarë bën Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, së bashku me politikanë të huaj në këshillin e administrimit të një banke të kontrolluar nga burime të dyshimta investimesh në një parajsë fiskale, të menaxhuar nga një financier me interesa mbizotëruese në Rusi? Është një histori që nis nga shumë larg dhe që është e vështirë të kuptohet se ku po shkon, megjithese megjithese Kryeministri ashiqare ne konflikt interesi e kamuflon propaganden e tij duke e paraqitur Banken “Lavatrice” te Lindes si nje Banke amerikane qe kontrollohet nga SHBA sic deklaroi se fundmi edhe ne emisionin “Zone e Lire” tek Arian Cani.

    KJO ESHTE NJE GENJESHTER E MADHE

    Ja po mundohemi te spjegojme pse:

    Në vitin 2014, Credite Agricole, si pasojë e një situatë të rrënuar financiare, shiti filialin e saj shqiptar, të cilin e kishte blerë disa vjet më parë nga Emporiki, një Banke greke e kontrolluar prej saj. Banka u ble nga kompania “Tranzit” shpk, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2009 dhe e autorizuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitet financiar, leasing dhe faktoring, blerje kredish të këqia dhe veprime të tjera të ngjashme. “Tranzit” shpk është në bashkëpronësi me nga 50 për qind të dy fondeve të investimit, NHC Balkan Fund L.P. dhe Nee Century Holdings XI L.P., kompani te dyshimta të regjistruara në Ishujt Kaiman qe nuk kontrollohen as nga SHBA dhe as nga vete Zoti, çfarë e bën të pamundur njohjen e identitetit të pronarëve të fondeve apo aseteve te tyre. Më 12 maj 2015, “Tranzit” sh.p.k firmosi marrëveshjen për blerjen e “Credit Agricole”. Në momentin e blerjes i gjithë kapitali i kompanisë ishte rreth 1.3 milionë euro, ndërsa ai i “Credit Agricole” gati 55 milionë euro. Nga bilancet e dorëzuara në QKR nga “Tranzit” ka deklaruar të ardhura rreth 300 mijë euro në vit. Menjëherë pas marrëveshjes, dy fondet në pronësi të “Tranzit” i shesin për një shumë prej 390 mijë euro 30 për qind të kuotave të tyre Andi Balltës-një shqiptar me pasaportë amerikane qe eshte edhe administratori i “Tranzit” që nga themelimi. Dy fondet aksionere të “Tranzit” janë të regjistruara në parajsen fiskale Gran Kaiman dhe administrohen të dyja nga “NHC” Capital Inc. një shoqëri amerikane administrimi kursimesh, në pronësi të dy kunetërve Moris Tabacinic dhe George Rohr. Të dy, hebrej amerikanë, morën pjesë në vitin 1991 në privatizimet e rëndësishme në Rusi dhe më pas ndërtuan një sistem fondesh të specializuara në Rusi dhe pothuaj në vendet ish komuniste te Lindjes, të cilat administroheshin ate kohe direkt nga Moska. Sistemi deklaronte se administronte 25 fonde private me vlera të barabarta që veprojnë në gati të gjithë vendet ish komuniste te Evropes Lindjore, dhe që kontrollojnë sot të paktën dy banka në Ukrainë dhe Rumani, me një vlerë të përbashkët të aktiveve për të gjitha fondet e barabartë me 3,4 miliardë dollarë. Edhe pse “NHC” Capital Inc është e regjistruar në entin rregullator financiar, SEC, si administrator i fondeve të investimit, por fondet dhe e gjithë struktura janë të regjistruara në Ishujt Kaiman ose në ndonjë vend tjeter ish komuniste te Evropes Lindore, pra nuk i nënshtrohen aspak ne asnje moment kontrollit të autoriteteve amerikane dhe Edi Rama genjen dhe mashtron me deklaratat e tij si gjithnje. Dega kryesore vepruese e “NHC” Capital Inc është tek Putini, në Moskë nën emrin “NHC” Capital Real Estate, që rezulton të jetë një lloj shoqërie e administrimit të kursimeve ruse, pra administron fonde investimesh dhe deklaron të paktën tre fonde të krijuara në fillim të viteve 2000 dhe tashmë të mbyllura, për një shumë të përgjithshme prej 1,8 miliardë dollarë. Shembujt e investimeve të realizuara nga fondet “NHC”, të paraqitura në faqen zyrtare, nuk duken të tilla që të justifikojnë vlerën lartë të deklaruar nga ato. Në shtator të vitit 2015 bëhet kalimi i pronësisë së bankes “Credit Agricole” tek “Tranzit” shpk, emërohet bordi i ri i Bankës, dhe ajo riquhet me merin bombastik “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. Më 17 tetor 2015 Bankës e Shqipërisë autorizon kalimin e kuotave 100 për qind tek “Tranzit” shpk. Presidenti ri i bordit u emërua Lorenzo Roncario-84 vjecar italo-amerikan, banues në Panama, konsull nderi i Uruguajt në Tiranë, ish-drejtues ekzekutiv i Bankës Amerikane të Shqipërisë i më herët i ING Italia. Drejtori Ekzekutiv u emërua Andi Ballta dhe anëtarë të bordit Armand Muharremi (ish KPMG Shqipëri), Mark Crawford (President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë) dhe Rezzo Schlauch (kryetar i grupit të Partisë së Gjelbër në Bundestag, ish-nënsekretar në qeverinë gjermane, konsull nderi i Shqipërisë në Stokardë, i martuar me një aktore shqiptare.) Më 24 dhjetor 2015 kapitali i bankës u rrit nga 52 në 56 milionë euro duke dhënë edhe një borxh të marrë më përpara nga “Credite Agricole”. Asnjë lëvizje tjetër financiare mbi kapital nuk është e regjistruar deri më sot qe te justifikonte qellimet e kesaj Banke me emer bombastik, dhe e njëjta gjë edhe për kompaninë “Tranzit” shpk, e cila ka mbetur me kapitalin e saj fillestar prej 1,3 milionë euro. Më 17 janar 2016, Banka e Shqipërisë miratoi dy këshilltarë të zgjedhur vetëm 10 ditë më parë më 7 janar 2016 të cilët janë: Lindita Rama, shqiptare, bashkëshorte e Kryeministrit Rama dhe Richard Lukaj shqiptaro-amerikan i lindur në Itali. Çuditërisht emërimi i tyre regjistrohet në QKR vetëm në fund të shtatorit 2016. Në vend të Roncharit, dorëheqja e papritur e të cilit u miratua më 20 tetor 2016, presidente bordi u emërua Kathryn Swintek, amerikane, e pranishme në shumë borde të fondeve dhe kompanish, me të shkuar në BNP. Prania në këshill e Rezzo Schlauch dhe lidhja me Rusinë, sjell skemat tipike të rrethit të Fondacionit Soros, që në fakt shumë blogje gjermane ia veshin zotit Schlauch, zoti Bodo Hombach, zotit Michael Stainer dhe politikanëve të tjerë gjermanë të së majtës jeshile, që kanë kaluar në misione diplomatike dhe financiare delikate në Ballkan, por kjo nuk pengon qe Banka ABI te marre menjëherë shumë çmime “institucionale” nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, edhe pse nuk duket ashiqare se ka zhvilluar ndonjë biznes të madh, duke parë që nga blerja e bankës vetëm të ardhurat janë rritur me 63 milionë euro, pothuajse me 50 për qind, ndërsa çdo gjë tjetër ka mbetur e pandryshuar. Sipas informacionit të publikuar nga web-i i “NHC”-së, banka ABI mund të veprojë edhe si depozitë për fondet e kontrolluara nga “NHC”. Dhe kjo mund të shpjegojë rritjet e papritura të të ardhurave, duke pasur pronësinë e bankës drejton drejt saj likuiditetin e fondeve që administron.

    Pikët e dyshimta:

    Struktura e kontrollit të bankës ngjall shumë dyshime në çdo vend të Evropës për një sërë motivesh që kanë të bëjnë më “politikat” e ndjekura në të gjitha vendet që luftojnë riciklimin e parave te pista me ane te “parajsave fiskale”. Ne radhe te pare eshte pronësia, e cila të çon tek Drejtori Ekzekutiv i kesaj Banke me emer bombastik, Andi Ballta dhe dy fondet e regjistruara në Ishujt Kaiman, gje e cila e bënë të pamundur të përcaktohet përfituesi përfundimtar, dhe ndikimin kryesor në vendim-marrjen e Bankës e kanë aksionerët e këtyre fondeve. Por ligji i ishujve Kaiman nuk lejon të njihet se kush janë aksionerët e vertete, të cilët janë në gjendje ta detyrojnë bankën të kryejë praktika “jo të përshtatshme” apo po e thmi direkt praktika mafioze me qëllim riciklimin e parave të pista duke i transformuar kompanite dhe Bankat e regjistruara prej tyre ne LAVATRICE te parave te pista qe vijne nga trafiqet e droges, kontrabandes me armatimet dhe nga prostitucioni dhe tregetia me qenie njerezore. Madje, pikërisht fakti që fondet janë të regjistruara në një “parajsë” të njohur fiskale, pra të mbikëqyrur nga një autoritet lokale të interesuar për të ruajtur fshehtësinë e aksionerëve dhe veprimeve të kompanive te tyre, ushqen dyshimin se Banka mund të jetë vërtetë e kontrolluar nga para të pista dhe që mund të përdoret për veprime të ndërlikuara të riciklimit të parave te mafies nderkombetare. Ndërkohë si për ligjin shqiptar mbi shoqëritë tregtare, si për politikat e zakonshme nga autoritet mbikëqyrëse të Botës Demokratike, fakti se CEO i një banke është titullari, qoftë edhe në mënyrë indirekte, i një të tretës të së drejtës së votës në asamblenë e aksionerëve dhe qe është njëkohësisht administrator i shoqërisë “Tranzit” shpk, që zotëron 100 për qind të së drejtës së votës në Asamble, duket krejtësisht i pazakontë dhe përtej kufirit të parashikuar nga ligji. Është totalisht e sigurtë që një strukturë e tillë kontrolli nuk mund të ishte pranuar në asnjë vend evropian, për motive të qarta të transparencës dhe politikave kundër riciklimit te parave te pista. Edhe blerja e sipërcituar e 30 për qind të kuotave të shoqërisë “Tranzit” shpk që kontrollon bankën nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës, Andi Ballta, përbën një profil krejt të diskutueshëm nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare qe kontrolloje pastrimin dhe riciklimin e parave te pista, sepse ajo duket që mbulon një transaksion të kryer me vlera shumë të ndryshme nga ato të tregut. Andi Ballta me 390 mijë euro ka blerë 30 për qind të bankës, e cila ka një kapital prej 55 milionë euro dhe e ka bërë këtë kur si ai ashtu edhe ortakët e tij e dinin tashmë që shoqëria do të kthehej në pronaren e vërtetë të Bankës, dhe e ka bërë përpara se t’i nënshtrohej kontrolleve që Banka e Shqipërisë duhet të kryente përpara se të autorizonte shit-blerjen e bankës. Dhe nëse përfituesi i vërtetë i kuotës prej 30 për qind të jetë në të vërtetë dikush tjetër?

    Skenarët e mundshëm:

    Një Bankë në Shqipëri mund të kryejë shumë funksione, më kryesorja per nje Banke standarte normale është aktiviteti i mbledhjes së kursimeve nga publiku, të ardhura të cilat pastaj u jepen si hua apo kredi kompanive ose individëve. Por kjo është shumë e vështirë të ndodhë për arsye të përmasave minimale të vetë bankës, të normave të ulëta të interesit dhe nga fakti që ajo nuk i përket një rrjeti ndërkombëtar bankar dhe eshte mashtrim i paster nga Kryeministri Edi Rama qe i nenshtrohet kontrollit nga SHBA. Ose një Bankë në Shqipëri mund të shërbejë si bazë vepruese për të menaxhuar një fushatë investimesh strategjike në projekte të mëdha (për shembull duke përdorur kapital rus të depozituar në fonde offshore të cilët janë ortakë të bankës) duke siguruar mbulesë politike dhe siguri financiare, veçanërisht nën ombrellën e qeverisë, sikur mund të sugjerojë në këtë rast prania e personazheve të lidhur me histori politike alla Linda Rama&Bashkim Ulaj&Lukuni. Në fund, një Bankë, e vogël dhe e veçuar nga sistemi nderkombetar banakar, me një administrim shumë të qendërzuar, mund të shërbejë edhe për të administruar me kujdesin dhe fshehtësinë e duhur flukset financiare të një sistemi të korruptuar dhe paratë e pista të prodhuara nga trafiku i lëndëve narkotike, kontrabandave te ndryshme dhe protistucionit.

    Nje shkrim nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
  14. Arben January 12, 10:28

    Hajduteria sheshit

    Reply to this comment
  15. Sazani January 12, 12:34

    E mbani mend Saliun ?
    Ai , pisllëqet më të mëdha , hajdutllëqet më të mëdha i bënte duke përfshirë ndonjë element amerikan . Bollë t’u përmëndësh shqipëtarëve Amerikën që e kanë të shenjtë dhe vra e vidh sa të duash…..
    Kështu bëri Sali trimi Gërdecin , rrugën e ashtuquajtur të Kombit , shitjen e municionit me Devarolët dhe të gjitha pisllëqet e tij pafund !
    Bankë amerikane na thotë Edvini ?
    Bankë në ishujt Kajman që zbuloi Kolombi në 1500 e që sot i ka Anglia , zonë offshore ku hajdutët e globit fshehin paratë e krimit etj etj
    Edvin , turp të keshë , mashtrues e demagog . Mund të mos të kapi ligji nga ana formale , por , moralisht e ke humbur betejën me shqipëtarët !

    Reply to this comment
    • mirel January 12, 17:14

      Sakte, shume e verte. Dhe ketij pleres Rames sa here I dalin te palarat thote Amerika ose Evropa na rekomandon kete model..

      Reply to this comment
      • Buda January 12, 19:30

        Asnje ligj nuk do ta kapi Edi Ramen, por PS duhet te veproje me guxim per te mbrojtur programin e vet. Rama e ka deklaruar me kohe se politkisht eshte as Majtas, as Djathtas. Se kush eshte pergjegjes per karrieren e tij marramedese ne PS, dihen. Tashme eshte koha te ndryshohet piloti i PS, nese duan ta mbajne edhe me tej pushtetin.

        Reply to this comment
  16. info analitike January 12, 19:15

    Ore ky kriekaqoli e kupton se problemi qendron se kjo banka ku e shoqja eshte anetare bordi ka pronesi off shore dhe si e tille shkel ligjin kunder riciklimit te parave te pista?
    Po ti behet nje auditim kesaj banke ajo duhet te mbyllet urgjentisht. Kaq shume ju ka budallepsur ky njeri me mashtrimet e tija sa tua shese sapunin per djathe. Ky duhet futur ne burg nje ore e me pare e qe aty le te kakarise sa te doje pastaj.

    Reply to this comment
  17. Adih January 12, 20:52

    Ore Rame , Saliu vodhi ,likja vodhi , Nano vodhi ,por ti sdi as te vjedhesh ore i uruar . Po vjedh me shume se keta te tre se bashku ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*