INTERVISTË / A do të ulë numrin e aksidenteve rritja e gjobave?

September 1, 2016 16:18

INTERVISTË / A do të ulë numrin e aksidenteve rritja e gjobave?

Nga Entela Resuli

Në studion e avokatit dhe ekspertit rrugor, Gëzim Hoxha, qëndrojnë në radhë dhjetëra dosje aksidentesh rrugore, kryesisht kërkesa për dëmshpërblim. “Shpejtësia të ha kokën, nuk duhet kaluar 100 km në orë sepse nuk e kontrollon dot më makinën. Aq më tepër me rrugët dhe sinjalistikën tonë”- na thotë Hoxha, teksa e pyesim për ato dosje.

“Këtu tek ne ai që gjymtohet nuk dëmshpërblehet nga kompanitë e sigurimit. E për më tepër, pas aksidentit, duhet të kalosh një kalvar të tërë vuajtjesh në dyert e gjykatave dhe spitaleve. Më pak fjalë, mos të rëntë halli. Duhet ruajtur vetja sepse në një moment të ndryshon gjithë rrjedha e jetës”- thotë eksperti.

Ne kemi ardhur për të folur me të për ashpërsimet e fundit të Kodit Rrugor, të cilat hyjnë në fuqi më 5 shtator.

Pakkush në Shqipëri i mban fëmijët në ndenjëset e posaçme në makinë. Por me ligjin e ri të Policisë Rrugore mbajtja e fëmijëve të pasiguruar në makinë do t’ju kushtojë heqjen e lejes së drejtimit nga gjashtë muaj deri në një vit.

Po kështu, ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të miratuara prej pak ditësh, parashikojnë veç heqjes lejes së drejtimit edhe një penalitet nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

 

-Z. Hoxha, kemi disa ndryshime në Kodin Rrugor të cilat penalizojnë ashpër drejtuesit e mjeteve në raste shkelje, si i komentoni?

Ligji ka qenë, por kemi ashpërsim të gjobave, dhe këtu qëndron problemi. Nuk duhen marë masa kaq ekstreme pa realizuar një studim, pa arritur në përfundime apo parashikuar se ku do na çojë kjo masë e ashpër. Nuk mund t’i marrësh qytetarit pagën mujore vetëm për rripin e sigurimit.

Po rriten gjobat pambarimisht, por a po japin efekt? Duhen gjetur mënyra të tjera për të parandaluar aksidentet, nuk është vetëm kjo formë e penalizimeve kaq drastike.

Gëzim Hoxha

Gëzim Hoxha

-Ka aksidente të shumta në këtë periudhë. Sipas jush, cilat janë shkaqet e tyre?

Shkaqet janë të shumta, pasi vetë siguria rrugore ka shume elemente përbërës, që fillojnë nga përgatitja në autoshkolla, rrugët jashtë standardit, mungesa e sinjalistikës rrugore, cilësia e dobët e shërbimeve teknike në servise me punonjës tërësisht të pa kualifikuar.

Rol të rëndësishëm zë edhe përbërja e popullsisë që vjen me origjinë nga zona rurale dhe nuk janë të ambientuar me qarkullimin e automjeteve dhe nuk njohin detyrimet e tyre si përdorues të rrugës.

Periudha e verës ka numër më të lartë, kjo edhe për shkak të shtimit të numri të automjeteve së emigrantëve me pushime pranë familjeve të tyre.  Ata udhëtojnë gjatë dhe këtu ndeshen me problemet e rrugëve tona, të lodhur. Faktori tjetër që ndikon është pikërisht përdorimi i pijeve alkoolike.

-Cilat mosha janë kryesisht viktima të këtyre aksidenteve? Dhe cili aks rrugor konsiderohet si më i prekuri nga aksidentet rrugore?

Grup-mosha më e prekur në aksidentet rrugore është mosha 18 deri në 26 vjeç. Segmenti rrugor më i prekur nga aksidentet rrugore është Tiranë- Fushë Krujë dhe Lushnjë-Fier.

-Si e shihni ju rolin e shtuar të Policisë Rrugore?

Policia Rrugore bën përpjekje të vazhdueshme për kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, por shkalla e  shkeljeve që bëhen nga drejtuesit e automjeteve dhe përdoruesit e rrugës është e lartë. Kjo ua vështirëson kryerjen e detyrës. Jo çdo gjë i duhet lënë në dorë policisë. Ka hallka të tjera që duhet të veprojnë, në edukim dhe ndërgjegjësim.

-Si mund të zbutet ky fenomen?

Janë disa pika ku mund të kalohet: 1)Rritja e cilësisë së mësimdhënies në auto-shkolla. 2)Vendosja e sinjalistikës rrugore vertikale dhe horizontale sipas standardeve të vendeve të Komunitetit Europian. 3) Rritja e cilësisë së shërbimeve teknike në servise nëpërmjet kualifikimit të punonjësve.

September 1, 2016 16:18
Komento

7 Komente

  1. perkthyesi September 1, 16:27

    Marrja e masave si dhe respektimi i tyre, sigurisht eshte e detyrueshme, kur behet fjale per shpetimin e jetes! Une kam nje pyetje “te vogel”: Po autobuzet, pse nuk kane rrypa sigurimi, kush i shpeton pasagjeret nga aksidenetet e mundshme ne kete mjet????

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit September 1, 16:40

    Znj. Entela, quhet ndenjese femijesh, jo karrike. Se te ishte keshtu sediljet do quheshin divane. Ne ITA gjoba per femijen jo ne ndenjese eshte kuote fikse 80E, per rripin s’è di, por te heqin pike nga patenta e kjo prish pune. Per mua ekziston nje problem bazik, qe ben trinomin makine e shtrenjte-drejtues arrogant-trafik i paligjshem. Kjo zgjidhet me kontroll ne tapet dhe konfiskim imediat. Rrezik ne qarkullim nuk eshte populli qe mezi blen makine kursimtare, po keta qe shteti s’u ka treguar dhembet.

    Reply to this comment
  3. Remi September 1, 17:24

    Cfare idiotesh nuk ka pse hiqet patenta per nje rrip ve gjoben jo me teper se 5mije lek sepse kalohet ne vjedhje nga ana e shtetit pastaj keni fillu me taksa dhe po vazhdoni a thu se po e mbani ju ket popull

    Reply to this comment
  4. Ilias September 1, 18:43

    E kam ndjekur edhe ne tv z. Gezim kam respekt. Ai i ka rradhitur me se mire masat qe duhet te mare vete shteti por edhe shoferet .une mendoj se 3000 l te reja do te ishte maksimumi ne baze te nje roge te vete policit pra roga ditore e tyre eshte 1500 l te reja ne dite gjoba e shoferit dyfishin e dites.

    Reply to this comment
    • Arben September 2, 09:46

      ORE, SOT NUK BEHET FARE KURS PER MARRJEN E PATENTES, SEPSE ATA TE PATENTAVE NE TE GJITHE SHQIPERINE (KETE SEKTOR E KA LSI SHPK),
      THJESHT MARRIN 300-400 MIJE LEK NE DORE DHE TE JAPIN PATENTEN.

      NUK KA SHANCE TE MESOHEN SHQIPETARET ME RREGULLIN, KUR QYSH NE MARRJE TE PATENTES PAGUAJNE PARA.

      KY ESHTE THELBI KETU, TE TJERAT JANE TALLASH PER POPULLIN.

      Reply to this comment
  5. Arben September 1, 20:42

    AS QE NUK KA SHANCE KJO PUNE.

    KURSI QE BEHET PARA MARRJES SE PATENTES ESHTE BERE NE FORMALITET PASI PER CDO PATENTE QE MERRET NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE, ILIR META DHE “LSI” SHPK FUSIN NE XHEPAT E TYRE 200-300 EURO.

    MIRE TAHIRI QE ESHTE PIONER I ENVERIT, DHE BEN VAKI EDHE I BESON ATO QE THOTE, POR ME DUKET I GJITHE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK QENKA EDHE PIONER I ENVERIT.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    PO I VJEN RADHA TE HAJ BAR PER PARTINE.

    Reply to this comment
  6. spata September 2, 09:02

    Eshte folur dhe sterfolur per kete teme sa cdo vrejtje apo ndryshim i kodi nuk kane vlera .Harrohet nje fakte qe eshte dominues mbi cdo sygjerim qe behet .Nese ne akset kryesore ka permirsime te vogla ne hyrje te zonave te banuara dhe brenda egziston nje kaos qe cedukon rregullat e qarkullimit .Percev gabimeve ne sinjalistike,( Tabela nga 80 km shkon menjeher ne 40km,shenjat e kthesave as 50 metra large ,tabela jo parandaluse por zbatuse menjehere e shume te tjera ) ka dhe shume elemente te tjere qe nuk e favorizojne qarkullimin e lirshem dhe normal .Infrastrukturat ne hyrje e brenda zonave te banuara jane skandaloze qe kurre skane per tu korigjuar .Te gjitha keto si dhe edukimi qytetare, per te respektuar disa nga normat me elementare ,jo ne drejtim ,por ne konceptimin e mjetit, jane shkaqet kryesore tek grup moshat e reja .Sado gjoba te vihen mentaliteti i mangut dhe edukata fshatareske do te bejne kerdine neper rruget e Shqiperise .
    Keto qe shkruaj jane konkluzjon i 2 muajve qe kalova neper Tirane ,Elbasan ,Berat e Vlore .Nuk zbatova asnje nga regullat e qarkullimit rrugor pervec qetesise per tu hapur rruge psikopatve qe versuleshin sikur kishin zegalin ne by… Kur mu desha te bisedoja per keto sjellje mu versulen duke me ofenduar .Nuk u ndieva dhe nen ze thash .Thyefsh koken o idiot qe nuk po kupton se cfare je duke bere .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*