Absurdi i politikës dhe mallkimi i së Majtës

June 15, 2017 10:18

Absurdi i politikës dhe mallkimi i së Majtës

 

Nga Bedri Islami

 

Është një punë e vështirë, por e urtë ta ndalosh një fushatë përpara çastit kur fitorja e mundshme shndërrohet në rraskapitje.

Nuk ka ndodhur asnjëherë, në të gjithë këto vite pluraliste që “vëllezërit” e sapo ndarë nga pushteti të jenë hedhur kundër njëri tjetrit në këtë mënyrë.

Është fat i madh që gjithçka, deri tani të paktën, po mbetet vetëm në kupolat e epërme të politikës, më saktë, të një pjese të kësaj kupole dhe nuk po shtrihet marramendshëm edhe në fillesat e mbulimit politik, tek njerëzit e zakonshëm, pasi ajo që do të mund të ndodhte do të ishte njëra nga ngjarjet më të shëmtuara të para zgjedhjeve politike të një vendi.

PS dhe LSI, deri para pak javësh, në të njëjtin shtrat të politikës, ku secila palë e tërhiqte jorganin nga vetja për të lënë tjetrin zbuluar, tani nuk do të ishin kënaqur edhe nëse sytë ia nxjerrin njëra-tjetrës. Sulmet po shkojnë deri në verbëri politike, dhe dihet se krijesat që nguten, sidomos në politikë, përgjithësisht lindin të verbra.

Në harkun e më pak se një muaji, që nga 18 maji, befasisht shpejt, gjithçka ndryshoi në “vëllazërinë” e së majtës dhe tani, aty ku nuk ishin parë shenjat e një dallimi të madh, po shihen edhe diferencat më të pakta. Përbuzja politike për njëri tjetrin po shkon drejt absurdit, defterët e vjetër po hapen njëri pas tjetrit, aty ku nuk gjenden, si është traditë në politikën e ndarjes, po sajohen urrejtshëm shpejt dhe tani, për këdo është e qartë se e majta është ndarë përfundimisht dhe si duket, nuk ka zot ta bëjë përsëri bashkë.

Ka pasur edhe ndarje të tjera në politikën shqiptare, si ndodh kudo në botë, veçanërisht në trevat ballkanike. Politikanë që kanë mallkuar e ia kanë hedhur njëri tjetrit janë bërë përsëri bashkë, si ndodhi kohët e fundit në Kosovë; në Shqipëri ndarja e para katër viteve e LSI e PD nuk shkaktoi asnjë tërmet, veçse buzëqeshjet e hidhura dhe gjërat mbetën nën rrogoz; asnjëri nga përfaqësuesit e koalicionit 2009-2013 nuk e gjuajtën njëri-tjetrin me shkëmbinjtë e mallkimit, megjithëse në kohën e pushtetit të tyre kishin ndodhur ngjarje monstruoze, si 21 janari, që tashmë po harrohet; ishte kthyer Gërdeci në një komedi gjyqësore e tani po kthehet në një komedi njerëzore; kishte ndodhur shitje e detit, ku të dyja palët kishin qenë në një mendje; ishte krijuar humnera financiare, në të cilën e gjithë qeveria kishte pjesën e saj, ndërsa tani, të duket sikur në katër vitet e fundit të qeverisjes kemi qenë të mbuluar nën një kataklizmë.

Është Interesant: sa herë që është ndarë e djathta rrëshqitjet kanë qenë të avashta dhe gjërat kanë zënë vend më shpejt nga sa është pritur. U ndanë aleancistët, krijuan një grup drejtues, katër nga të cilët kishin qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, mallkuan Berishë e kushdo i kishte dalë përpara, kërkuan të hetohej ai se ishte bashkëpunëtor i shërbimit të fshehtë serb, por u shuan shumë shpejt, u kthyen kokë ulur nga ishin nisur dhe tani ndonjëri prej tyre është në listën e deputetëve. Ikën “reformistët” e Pollos, ikja më zgalaqe e politikës shqiptare; aferat e hedhura në tregun mediatik kundër Berishës ishin skandaloze, vetëm njëra prej tyre, nëse saktësohej do të thoshte vite të gjata burg, por u kthyen përsëri, shaluar bishtit dhe tani përsëri një grup prej tyre janë në listën e deputetëve.

Me të majtën nuk ka ndodhur kështu. Të jetë mallkimi i saj apo ka diçka më shumë se sa kjo?

E majta ka pasur ndarjet e saj të vogla, në të majtën anësore. Nga Gjinushi iku fillimisht i ndjeri Teodor Laço, rrëshqiti djathtas, më i sakti nga largimet; pastaj u zemërua Milo dhe krijoi partinë e tij.

Në PS ka pasur disa largime të vogla, që ende as vetë nuk e dinë përse kanë ikur dhe një çarje të madhe.

Të voglat janë kthyer de fakto në fillesën e tyre, çarja e madhe është ende aty, sot më e thellë se kurrë dhe nuk dihet se deri ku do të shkojë.

Kërcënimi i Metës që i tregon shefit të qeverisë vrimën e miut, edhe nëse preket një votë e vetme, është, pa asnjë dyshim, thellimi më i madh dhe paralajmërimi më i pazakontë që një politikan i bën bashkëqeverisësit të tij të deri para një muaji.

Braktisja që i bën shefi i madh i qeverisë, Rama, aleatit të tij të deri para katër javëve, është po ashtu njëra ndër thellimet e një ndarje që ishte paralajmëruar si mundësi, por nuk ishte konceptuar kaq thellësisht e urrejtshme.

Nga të gjitha ndarjet që kanë ndodhur në politikën tonë të dekadave të fundit, vetëm LSI mund të gjente një drejtues të fuqishëm, pragmatik dhe i zemëruar deri në fund. Njeriu që e dërgoi Sali Berishën, pa asnjë dhimbje, disa vite më pas gjeti mundësinë e relacioneve dhe pikave të dobëta me të dhe askush nuk e di se çfarë ka ndryshuar mes tyre. I fuqishëm në organizimin e strukturës politike që ende e drejton me dorë të hekurt, i zemëruar me mosmirënjohjen e dikurshme të Nanos dhe me largimin e befasishëm të Ramës, ai krijoi në pak vite jo një parti, por një detashment politik, i cili i bindet urdhrit të tij, përulet ndaj forcës së tij dhe sakrifikon për fjalën e tij. Duke pasur pranë një grua të ashpër si Kryemadhi, sulmuese edhe kur nuk ka shkak, jo më kur ka një shkak real, e cila edhe para katër viteve ishte kundër bashkëpunimit me Ramën, ai ka dalë tani në sheh për të përmbysur qeverinë ku ishte pjesë e rëndësishme dhe për të bërë qeverinë e tij, pavarësisht se ai e quan qeveria Vasili.

Në vitin 2005 ai rrëzoi Nanon, që edhe ashtu ishte në të rrëzuar, në zgjedhjet lokale të Tiranës, ku u vodhën votat ditën për diell dhe ai nuk reagoi e nuk i kujtoi askujt vrimën e miut, ai rrëzoi Ramën nga posti i deriatëhershëm; në vitin 2013 rrëzoi Berishën nga pushteti. Tani i ka hyrë rrugës për të rrëzuar për të dytën herë Ramën.

Normalisht, nuk ecën kungulli dy herë mbi ujë.

Kjo mund të jetë disfata e tij dhe duke e ndjerë këtë, ai ka zhveshur veten nga posti që do të mbajë së shpejti, është gati ta hedhë tutje atë; është kthyer edhe një herë në postin e kryetarit politik të strukturës që ngriti vetë, duke e ditur se ka ardhur koha: ose do të marrë gjithçka, ose do të humbë gjithçka.

Zgjedhjet e vitit 2005 dëshmoi se ndarja e parë e madje mes së majtës mund të sillte të djathtën në pushtet, pavarësisht se kujt i kishte besuar populli.

Zgjedhjet e vitit 2009 solli të vërtetën se një pushtet i egërsuar dhe despotik nuk lejonte as hapjen e numërimin e ri të kutive të votimit, ku vjedhjet kishin qenë spektakolare.

Qershori i vitit 2013 tregoi se Shqipëria nuk donte të ishte nën sundimin monarkik të një njeriu të vetëm.

Qershori i këtij viti do të tregojë nëse dehja me pushtetin është e besueshme për të tjerët apo synimi për të ndërtuar përmes dhimbjes shtetin është ende i pranueshëm.

June 15, 2017 10:18
Komento

18 Komente

  1. vasili June 15, 10:53

    Oh te gjoret ne,qe vazhdojme te kemi nje mender medie dhe mender gazetare,qe bandat e malokeve injorante dhe te eger i marrin per parti te ´´majta´´ dhe te ´´djathta´´,kur ato banda dine vetem te vrasin dhe te vjedhin pa meshire dhe pa skrupull, si majtas dhe djathtas.
    Megjithse koke palari dhe tru kafshari,meta ka dale tani i gjithe ashtu sic eshte,gazetari i mesiperm,ben sikur nuk sheh dhe kupton,vec per ta tjere muhabetin qorollepses,vetem per te vazhduar te marre pa fund honorarin e gazetes.
    Dhe pa tjeter me negative per kete vend,nuk jane egersirat qe ndersejne bandat,per ta shqyer me tej kete vend,por kjo lloj media me keto kritika´´TE PA ANESHME´´(por gjithmone te anshem dhe te semure karshi unit te vet),te cilat bejne qe kjo gjendje te vazhdoje pa fund.

    Reply to this comment
  2. shaqo June 15, 11:19

    Pordhet e tua mbajne ere tmerresisht te rende, je bere i palexushem ne shkrimet e tua ngaqe mendimi jot lexohet me lehtesi.

    Reply to this comment
    • korçari June 17, 18:26

      Ka ardhur koha qe Likja “I bllokut ne dore per 700 mije euro”te ktheje miliardat e vjedhura ketij populli dhe eshte poshtersi zgjedhja e tij president .Don Like floriri duhet t’a dije se me kercenimet e tij tremb vetem dhite ne Skrapar .Koha e hakmarrjes se ketij populli po afron tik-tak

      Reply to this comment
      • Lira June 17, 22:12

        O Alidemsi,
        Po te jete se ky gazetari na paska te drejte te thote mendimin e tij, pse nuk na paska te drejte ky bllokisti, te ja shaje ate mendimin qe na shet, se e ka si molla me krimb!
        Apo e ha ti edhe me krimb ne goje i thua dhe faleminderit!!??
        Te befte mire

        Reply to this comment
  3. 007 Agjent i CIA,SIM,KGB June 15, 11:41

    Pas 27 vjetesh te shkruash e te vazhdosh te kesh si protagoniste Meten Berishen Nanon BAlushat e tere karabushat qe shperbene nje shtet e nje popull o duhet te jesh antishqipetar o ne sherbim te krimit e korrupsionit mafjes ne pushtert pa shtet o duhet te kesh lindur IDJOT se me informacionin e litre te pa varur e profesionist nuk ka te beje fare o Islamiku Bedri qe ke kohe qe shkruan per nje kryebandit te quajtur Like Flori dhe kerkon indirekt te behesh avokati i tij kur ai ka blere me flori tere lobizmin antishqipetar amerikan bashke me kalifin sali dhe çamin Medi

    Reply to this comment
  4. Claus June 15, 11:43

    Nuk e kuptoj perse vini verdalle me keto lloj shkrimesh i nderuar Bedri, ketu e 27 vjet, si kali ne leme?

    Po histori alla trevash albanistanesh jane o Bedri, ndonje gje e re nuk jane. Kjo eshte historia jone e paket dhe e verfer ku cubat, kacaket, bejleret, toptanet, kryeplaku, xhandari, hanxhari a ku ta di une kane bere historine.
    Mjafton qe lira turke, grosha, shiniku, xhevapi te hyjne ne xhepat e parise se katundit, bejlereve dhe bejlurcinave qe kane sunduar dhe sundojne ne tokat shqiptare.
    Andej dhe ketej kufirit.

    Ja p.sh. o Bedri po marrim shmebullin tend. A nuk je dhe ti aktor i ketyre historive alla-shqiptarce?

    Dikur ke qene gazetar i nderuar i “Zerit te Popullit”, gazete informativo-edukative e sistemit te kaluar.
    Nuk kam gje me ate gazete, aspak, bile-bile me ka bere mire qe e kam lexuar se andej nga fillim vitet `90, te pakten mua me dha disa informacione me vlere per ate kohe.

    Ne fillim te viteve `90 u largove per ne Zvicer, pastaj gjete dhe u lidhe me nje grupim si LPK, qe nuk ishte vec nje organizate enveriste dale nga programi i levzjes studentore te viteve `80 ne Prishtine dhe deri ketu ne kete linje nuk gjej asgje jokoherente.

    Ne viset gjermane shprehja ne shqip “Qellimi justifikon mjetin” ka nje tingellim te vecante.
    Ne mes hyn dicka e vecante, qe per nje popull qe as pagan nuk ka qene, merr nje karakter teologjiko-filozofik (makiavelist) dale andej nga shekulli i 16, shekull ne te cilen Europa feudale kishte marre nje rruge per lakmi dhe pushtet.

    ” Das Ziel heiligt die Mittel”, thuhet ne viset gjermanike.
    “Qellimi shenjteron mjetin”, shqiperohet saktesisht ne travat tona.

    Po ne nuk kemi patur asgje per te “shenjteruar” prandaj fjala “justifikon” gjen pershtatjen me te mire ne gjuhen tone.

    U zgjata pak duke futur si pyke keto “historira” makiaveliste dhe po kthehem perserii tek personi yt.

    Eh, ku e lame?
    Pra hyre ne LPK qe kishte nje pogram enverist per clirimin e Kosoves, po frap, konjukturat e kohes sollen qe te krijohen ca lidhje me ca amerikane te CIA-s, me ca lidhje sherbimesh te fshehta perendimore qe binin ndesh me luften per liri sipas programit enverist te daljes se popullit ne mal.
    Dhe ja ketu filloi devijimi i pare ” i shenjterimit” te mjetit.
    Koseven e cliruan te tjeret, LPK u be e panjohur, nga Hashimi dolen Ramushi, Salushi, Hajredini, Husamedini a ku ta di une dhe jeta shoqerore ne Kosove u “demokratizua”! Po nga kush? Nga njerez me parime apo pa parime?
    Pastaj puna e Kosoves dihet se si po shkon. Per Atdhe dhe zhvillim nuk do t`ia di njeri. Rendesi ka xhepi.
    A k dale i nderuar Bedri ne kete kend kritik ndaj sistemit albanistanik?
    Nuk besoj.

    Kjo gjendje eshte dhe ne Shqiperi. Kush doli dhe ne “demokartizoi” jeten e vendit, jete ku 500 vjet vetem grosha turke kishte me vlere se nje koke njeriu?

    Pasunare me parime nuk na la ajo e shkrete Mbreteri, komuniste me parime nuk na la as ai i mjere sistem komunist, se natyrisht dicka do te kishim perfituar dhe ata por dhe populli, por vetem groshaxhinj dallkauker te pangopur dhe te babezitur.

    Dhe c`na doli? Nje sistem bandash dhe kriminal qe nuk tutet para asgjeje per te mbushur xhepat me groshe te perlyer.

    Dhe pastaj, Bedriu yne, merr ne analize, perse shau ky ate, perse nuk shau ky ate tjetrin, perse u nda Likja, perse iku Keno Gjinushi, ku shkoi Saliu, cfare ben Pollo, ku Luli, ku Rama, ku Fatosi dhe te tjera dhe te tjera gjepura qe ndodhin vetem nga anet tona.

    Shqiperia eshte nje mocal, ku uji qelbet dhe qelbet dhe nje dite do te behet vater murtaje, por pastaj do te jete shume vone.
    Countdown-i ka filluar.

    Reply to this comment
    • Cmenduria publike June 17, 22:25

      #Claus
      Pse kemi mbetur ketu, po pyesni?
      Pse ku duhet te ishim? Kur gjysherit i patem vrases, Kur baballaret i patem spiune e presidentin e kishim bashkefajtor ne tortura?
      Cfare prishi ju nga kjo femije 27 vjecare
      me emrin pseudo- demokraci?
      Sa per keta sahanlepiresat e vjeter, gazetaret e Enverit,
      jane kalemxhijte e kotesise, Zotri!

      Reply to this comment
  5. Kris 1 June 15, 11:58

    Fenomeni Berisha ka treguar se kungulli megjithese gjithe vrima qendron gjithmone mbi ujin e qelbur.
    E majta eshte nje ender e Bedriut.Ajo nuk mund te ekzistoje nen hyqmin e FMN dhe e komanduar nga nje horr qe nuk ka idene e se majtes
    E majta e Bedriut eshte me ekstremiste se e djathta e Saliut.
    Malli I I se majtes eshte grykesia.Sa here ata ulen be sofer nuk u mjafton ushqimi dhe kafshojne dhe tepsine.Ne fund ja Japan tepsine pronarit te vertete te ketyre viteve Fortfelliqesise we tij zotit Sali

    Reply to this comment
  6. MOKO June 15, 13:22

    Sillu nga sillu o Bedri,ne nje ugar perfundon.Perse nuk i bie drejt,problemit,e perse nuk i thua hapur socialisteve,se do mbeten pa pune me shume se gjysma,neser pas votimeve.Tregoi o i paguar nga Rama,te verteten,se Martesa Edvin-Lulezim ka prike te madhe.Saliu ka vendosur priken per 50% te vendeve te punes,o Bedriiiiiii…. 20% do ja heqe LSI dhe 30% do lere njerezit e PS,ashtu si i la ne 2013.Po te jeni njerez,e analiste te ndershem,ja sqaroni neser ne kete gazete sa kushton prika e kesaj martese me shkes Sali Berishen.Mos u beni URJA HIPE,per para,mos injoroni zanatin e gazetarit,mos u mundoni te fshihni te verteten qe po e sheh gjithkush.Punoni njehere per Shqiperine.Mos u zvarisni si krimba pas shiut te rembyer.

    Reply to this comment
  7. Adih June 15, 19:37

    Per rrespektin qe kam per ju ,drejtuesit e Gazetes DITA ,kam mendim mos publikoni shkrimet e ketij gazetaruci pa karakter BEDRI :
    Propogandon 1 …Partite e medhaja .Ku fut PS :PD e LSI.
    2 Permend pa pike turpi parti te majta ,ja kam thene edhe here te tjera ketij shejtan budallai . Ketu nuk ka parti as te majta e as te djathta,Jane pa emer ,o Bedri , e mos na lodh o gazetaruc te rjeshtojme programin e tyre te njejte e mbi te gjitha anti shqiptar e anti zhvillim.Qe te tre kane kaleca sigurimsa te diktatures me dyzine ne keto parti,. Qe te treja kane mberthyer ne menyren me brutale monopolet , ku as edhe nje nga ju gazetaret nuk shkruan per kete problem , te prishjes se tregut te lire, qe pervec kualitetetit te keq , por rendojne ne xhepat e popullit te mjere ne cmimet e larta..A keni makine z Bedri , A e dini se keto kane mbi 25 vite qe e marin benzinen dhe naften vetem per vehten e tyre akullore nga Austria te perpunuar ,dhe ne popullin na japin ,se kam llafin per cmimin rekord ne bote ,por na shkaterruan motoret makinave Me vjen per te vjelle sinqerisht konja Brace dhe Balla ,ne floktoren e parlamentit qe ja numerojne me liber shtepie Saliut dhe lulit gjoja dhe mos u be edhe ti z Bedrei si keta kllohune te lexueshem… Qe te tre jane kunder pronareve , por o gazetaruc, nuk dua te mbroj pronaret ,por dua te them qe coje e ngreje zerin ,qe ty nuk te vjen mire ,se eshte ne rrezik te madh eksistenca e shtetit shqiptar ,po e anashkaloj qe nuk investon serjozi ,por vetem mafjozi ..Konkretisht ,mesoje nga une o Bedri . Kane mbi 6 vite qe jane bllokuar me mijera dosje te pronareve ,ne gjykaten e STRASBOURGUT,kondra ketyre bandilleve pa emer qe tij i quan te medhaja dhe te majte e te djathte. .Dikur Saliu ish kryem dhe me vone Rama i jot, i jane lutur e lepire aman se jemi keq ne ekonomi ,Merkelit dhe Hollande ,amani nderhyni dhe na i shtyni vendimet ne gjykaten e Strasbourgut . (jam ne dijeni te plote dhe nuk jam femije te trilloj ,por njeri serjoz qe me dhimbsen shqipetaret e mjere ) ,simbas tyre eshte ,mbas meje le te vije qahmeti??!!,Mer e shkruaj o gazetaruc, ne qofte se do te mbrosh popullin e pa mbrojtur ,mbi kete teme ,akoma do pagojme ne te tjeret, qe skemi abuzuar mbi ligjin e te paguajme me taksat tona ,milionat ne euro , nga kjo gjykate kunder shtetit te papergjegjshem shqiptar.E te paguajme ne ,per vjedhjen qe i eshte bere sidomos bregdetit ,nga keta hajdute horra , pa te permendur shkaterrimin e natyres e betonizimit te saj , ku dhe spangoja i ka humbur ,,rene me dashje ne lane.. .Ndihmoje ekzistencen e te qenurit mbi toke te shtetit shqiptar ,dhe mos propogando si perhere partite te medha .Mos na hofendo te pakten ,o gazetaruc.PPSH e provuam pjellen e saj ,kemi qe nga 45 e deri me sot . Fatkeqesisht e provuam diktaturen me te eger ne te gjithe lindjen , ku fatmiresisht na mesoi ,se ne parlament per interesin popull ,padiskutim duhet te kete, sa me shume aktore te vertete kundershtar ne parlamentin e afert te ardhshem , dhe kto jane SFIDA ,LIBRA ,P av NGJELA e deri tek ish presidenti z TOPI.Ku padiskutim do mbrojne me kembengulje ,problemet dhe hallet e popullit te neperkembur e mbi te gjitha marre me brutalitet dinjitetin.nga pardesyte e bardha qe ti propogandon z gazetar .
    Nuk ka as parti te vogla e as parti te madha , z Bedri ,dhe me me karakter mor burre ,te dhjefsha parate e honorareve qe mer . (Tme falin per edukaten lexuesit) :

    Reply to this comment
  8. lulezinjte mbi mure June 15, 21:12

    zoti Bedri po na le pa mend me keto artikujt tuaj qe jane ne nivelin e kalamajve te kopeshtit.
    .
    Absolutisht nuk eshte faji i te majtes shqiptare…ka gabime por jo faje ne kete “percarje’ qe komandohet me dron (pult drejtimi nga jashte).
    *
    Nqs fatosnano (i majte)arrestohet si terrorist ne korrik 1993 se vodhi 100 dollare nga hillat e billat…dhe ne vitet 2010-2013 i djathti Lul Bashserbi vjedh rreth gjysem miljardi dollare ne rrugen e korbit..kjo tregon se dipllomacia perendimore dhe posacerisht ajo amerikane kane bere nje “dirty job” me te majten shqiptare
    Ja cfare tha Fatos Nano para pothuja cerek shekulli
    >>>>>>>>>>>>>>>>>

    Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e tmerrshme: “…Diplomate te tipit Hill dhe Rajerson, pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi… dh jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time…por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet”.
    ***
    Por ajo qe tregon se kush eshte sekreti pse duan te varrosin Ramen miqte tane dhe te vene kuislingun LuL Basha ( xhaferr deva junior) eshte nje interviste e vitit 2001 qe kongresmenin amerikan James Trafikant Jr. (mik personal i Berishes tashme i vdekur) i dha gazetarit Beqir Sina ku vecoj dy ide kontraversale:
    1;Më mirë është të jesh i vdekur, se sa i majte ( i kuq)
    2;Mendoj që qeveria e Klintonit kishte një klimë komuniste, e parë në pikëvështrime të tjera, kurse Ronald Regan shkatërroi komunizmin, prishi Murie Berlinit, shkatërroi Bashkimn Sovjetik, …., Klintoni , jo vetëm që e ri-vendosi paradigmën e vjetër, por filloi ta fuqizojë atë. Mendoj se kemi një zakon shumë pasiv për të larguar komunizimn dhe socializmin dhe kjo është një e keqe.

    Pra vetem me keto dy shembuj qe jane aktuale dhe sot shikohet nje plan i miremenduar si ne 1991,,ne 2005 dhe tani ne 2017 per shkaterrimin e edi rames dhe PS per te prure ne fuqi nje filoserb..nje filo grek dhe nje xhaferr deve junior.
    , zoti bedri ju lutem mos shkruani me se ju ka mbaruar vaji fitilit…
    .me e vogla qe prisja nga ju ishte nje thirrje drejtuar zoti donald trampit qe te mos behej si Santa Claus-i vitit ri qe pozon me keto politikane qe kane lyer duart me gjak shqiptari…
    ju duhet ti thonit sot zotit president:

    zoti Donald ne 21 janar 2011 u ndegjuan krisma

    Reply to this comment
  9. Alidemsi ri June 16, 08:52

    O ju “intelektualet” e mesiperm mos u merrni me individin por gjykoni rreth materialit te shkrojtur.Nuk kemi nevoje te na tregoni shkallen e kultures tuaj oksidentale.Gazetari mbetet gazetar dhe shkruan ato qe mendon duke bere nje analize te situates politike ne vend.Ju qe jipni mend mos jini vetem per te lexuar por shkruani dhe ju si mendoni per shume ceshtje.Nuk kam lidhje me individin dhe jam nje lexues si i te djathtes ashtu dhe te majtes.Ju falemnderit.

    Reply to this comment
    • Proletar me Kopan June 17, 13:20

      Alidemsi ri :
      Shoku , shkalla jone intelektuale nuk eshte Oksidentale , por eshte e Majte PROLETARE.

      Gazetari Bedri nuk e shikon kllasen puntore .
      dhe nuk ka per ta pare , se nuk e le pjata e Fasuleve te shikoje me shume .
      [ mbushe zorren Bedri ]

      Ate qe mendon Bedriu , nuk e mendon Helmut Kohl .
      Ti dhe Bedriu nuk jeni Koshient ,

      Helmut Kohl thote :::::

      E dija , qe nuk do te fitoja KURRE
      nje referendum ne Gjermani .

      Referendumin per futjen e Euros do ta humbisnim .
      Kjo eshte mjaft e qarte ,
      do te humbja 7 me 3 . Per çeshtjen e euros JAM SJELLE SI NJE DIKTATOR .

      Tani alidemso , o hajde i pregatitur me Bedriun ,, Ose tek LEMI I BURRAVE
      NuK vihet me luge ne brez te hash paçen veresie .
      Prandaj ju lutemi shume ,ashtu si keto 27 vite
      Vini doren ne ZEMER per budallalliqet qe flisni dhe shkruani , sepse eshte mekat edhe per femijet tuaj .[ kY eshte sistemi ? do tju mallkojne o Bedri , niperit e mbesat ]

      [ tjeter muhabet neQoftese Ti e Bedriu nuk kuptoni se ç’fare shkruani e llafosni ]

      Reply to this comment
      • Lira June 17, 22:04

        O Alidemsi,
        Po te jete se ky gazetari na paska te drejte te thote mendimin e tij, pse nuk na paska te drejte ky bllokisti, te ja shaje ate mendimin qe na shet, se e ka si molla me krimb!
        Apo e ha ti edhe me krimb ne goje i thua dhe faleminderit!!??
        Te befte mire

        Reply to this comment
    • Lira June 17, 22:01

      O Alidemsi,
      Po te jete se ky gazetari na paska te drejte te thote mendimin e tij, pse nuk na paska te drejte ky bllokisti, te ja shaje ate mendimin qe na shet, se e ka si molla me krimb!
      Apo e ha ti edhe me krimb ne goje i thua dhe faleminderit!!??
      Te befte mire

      Reply to this comment
  10. Alban Dega June 16, 20:41

    LUFTA ME E TMERRSHME- AJO BRENDA LLOJIT !

    Faleminderit Darvin!
    Te lumte penda e arte e mendja e mprehte Bedri !

    Reply to this comment
    • Proletar me Kopan June 17, 13:37

      Alban Dega .
      Ka harruar te thote SISTEMI ,
      Sistemi eshte e Keqja .
      Por si Shqiptar i Amerikanizuar qe eshte ,
      kenaqet me Debilizmin e shoqerise .

      Sepse e majta dhe e djathta nuk kane Egzistuar ,
      Ka egzistuar vetem Ekonomia .

      Qe Bedrinjte te mesojne ::

      ””””””””””” Te besosh qe shtetit i mbarojne LEKAT DHE TE SHKOJE ne Falimentim
      eshte njelloje sikur ne nje moment te mungoje
      Forca e Gravitetit me konseguence Levitimin e personave .,,,””””””””””””””””””””’

      Kur do te filloni te kuptoni ekonomine ?
      Qe te kuptoni se sa budallenje jane politikanet
      te ndihmuar nga ”’ palaçot e cirkut ”’ mediatik ?

      Reply to this comment
      • Lira June 17, 22:09

        @proletar
        Me pelqen, se je inteligjent!
        Disa here dhe jemi acaruar bashke, por me te mencurit eshte dhe grindja intetesante!
        Me pelqen se dhe fjalorin e ke, jo si me pare!

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*