Abuzimet me naftën, pranga 8 personave. Procedohen penalisht 99 subjekte

July 17, 2015 10:03

Abuzimet me naftën, pranga 8 personave. Procedohen penalisht 99 subjekte

99 subjekte janë proceduar penalisht nga policia gjatë operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve”, i nisur që më datën 4 maj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se për afro dy muaj janë kryer 783 subjekte në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, Lezhe, Shkodër, Elbasan, Korçë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Kavajë dhe Kukës, raporton TCH.

79 subjekte janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash, 11 të tjerë për ndryshime në aparatet matëse, 6 për ruajtje, magazinim dhe tregtim të mallrave kontrabandë, 1 për kontrabandë me mallrat e akcizës dhe dy për mos pagim taksash. Gjithashtu, 1 procedim është regjistruar për manipulim të tregut.

Tetë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga operacioni gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 56 503 litra naftë, 711 litra benzine dhe 6 350 litra gaz. Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

 

July 17, 2015 10:03
Komento

5 Komente

  1. Miku July 17, 10:27

    Aman ore kur do te ulet çmimi i karburanteve ketu se skrapamentua ka zene rrejte merimange? Cmimi per fuçi tani eshte 50$ njelloj siç ishte ne janar dhe kursi i kembimit ishte pothuaj sa ky tani 1$ me 124 lek dje, 1$ me 127 lek sot. Ne janar 1 liter benzine 165 lek sot 190 lek. Po sikur te refuzojme te gjithe per nje dite te marrim karburant ç’do te ndodh?

    Reply to this comment
  2. pa parti July 17, 10:38

    Te gjithe kemi nga nje makine. E pra, mund te shahet policia ne kete rast? Por , edhe vetem te mos e shash nuk mjafton. Shteti dhe policia, vertet punen e tyre bejne dhe do te mjaftonte vetem vleresimi, por nga erdhem e ku po shkojme, meriton pergezime!

    Reply to this comment
  3. koco July 17, 14:49

    Shqiperi eshte vend me shume resurese prodhimi e te ardhurash fal pasurive natyrore .
    Jane per tu renditur ,ore Djellore , Vija breg Detare dhe Ujore , Klima per Turizem , Prodhimi bujqesor Agrume , Ulliri ,Vitikulture , Medicinalet , Frutat , Perimet , Duhani , Kanabisi , Pasurite Hidrike H . E .C- et, Nafta , Gazi , Qymyri , Mineraret Krom , Hekur, Baker , Bitum , Mermer – Gur etj , Porte , Aeroporte , Dogana , Transport Detar ,Tokesor , Ajrore . Pyje , Kullota, Lumenj , Laguna , Peshkim etj . dhe ky vend eshte katandisur ne me shume emigrante se banore ne kete vend , dhe perse ? C’ke ce do malle e gjene , kur nuk ke Shtet per te qene ??? Vendi lengon nga papunesia dhe lulezon , nga krimi , kondrabanda , mafja , Kadillaret e Drejtesise .

    Reply to this comment
  4. pas fasades July 17, 15:06

    o damian cun qytetarie,
    sot gezohem qe je minister minister,
    beni studim urgjent per heqjen e pikave ne lagje, afer shkollave,
    senuk janefarmaci
    te krahu ish bllokut
    te ekspozita
    te dera shkolls te medreseja,
    temperaturat jane,dhe njerezit qe sjellin zjarr,
    zjarfikset nuk futen dot ne pallate u pa ne durres te mobileria.

    Reply to this comment
  5. Arben July 17, 16:43

    ORE CFARE ESHTE KY LAJM I DEGJENERUAR.

    PUBLIKOJINI EMRAT E SUBJEKTEVE QE NJEREZIT TA MARRIN VESH, DHE KESHTU RREGULLOHET PUNA, NUK VETE ME NJERI TEK MASHTRUESIT

    KETA QE BEJNE KETO KONTROLLE E MARRIN RROGEN NGA SIPERMARRESIT, APO NGA TAKSAPAGUESIT??!!!!!

    MOSPUBLIKIMI ESHTE VEPER PENALE DHE KETA NJEREZ DUHET TE VENE NE BURG.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*