Abuzimet me pronat në Ishëm, në pranga ish kryekomunari

February 9, 2018 09:40

Abuzimet me pronat në Ishëm, në pranga ish kryekomunari

Prokuroria dhe policia kanë nisur një aksion për arrestimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonën e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi si dhe tre ish-zyrtarë të kësaj komune, Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm), Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, për falsifikim të dokumenteve.

Të dyshuarit kanë falsifikuar titujt e pronësisë, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë toka.

Skema e falsifikimit është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.

Njoftimi për mediat:

Pas një hetimi të kryer nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, u bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

o.j/dita

February 9, 2018 09:40
Komento

7 Komente

  1. Adriatik Dhalla February 9, 09:59

    Po nuk eshte vetem Lalzi Ishmi ! Eshte I gjithe Bregdeti Adriatik dhe Deti Jon !!

    Reply to this comment
  2. Une, Lubonja. February 9, 10:32

    Shikoni lidhjet me Liken dhe Berishen! Kane bere nomin! Filloi sic duket dhe pune te mbare!

    Reply to this comment
  3. Adih February 9, 14:49

    Keta jane peshq te vegjel ,i kane dhene leje agallaret te gjithe kryeminstrat e ketij tranzicioni post komunist . Me te drejte ,ku dihet se pronareve reale , nuk i kane dhene te drejten per te ndertuar as edhe nje kasolle ne tokat e tyre . . Mos eshte valle rastesi ???? Por bravo me ne fund ,e kam thene , do shkoje haka tek i zoti , tek pronaret qe jane vjedhur dhe rraskapitur ,vrare kercenuar e me jete per keto troje . E kam thene , kam qene optimist ,ja kam thene balle perballe Rames (anti prone ) prona do shkoj tek i zoti ,nuk ka as edhe nje bandill hajdut shanc . Eshte vetem ceshtje kohe .Tani keta bandille te tregojne peshqit e medhenj . . Me fale se harova ,eshte i gjithe bregdeti qe eshte vjedhur ,me brutalitetin me te madh nga mafja ,kane bere qe nga Beisha e Meta e deputete nga partia Dem vila ne toke te vjedhur ne Gjirin e LALZIT .Ti sekuestrohen e me keto para , rritni rrogat e pensionet .,Ku cdo dite ,fshataret injorantet hajdute te mafjes ne fuqi , hedhin beton .Duhet sa me pare nga qeveria , te meren masa ,se do te jene katastrofale dhe ta pa berballueshme ,denimet kunder shtetit shqiptar ne gjykaten e STRASBOURGUT Mos tja haje mendja qeverise ,se do paguajme ne keto milionra ne Euro me taksat tona ,brez mbas brezi deri tek ster ster niperit tane ,qe as kemi vjedhur as edhe nje milimeter toke ,:ALARM!!!
    Drejtesise bravo ,dhe jepini gaz me te shpejte .

    Reply to this comment
    • DIA Milano February 9, 19:59

      Adih, “te i zoti” ka kuptim relativ! E dfi pse, sepse tek ata ish pronaret bejne pjese edhe hajdutet e asaj kohe, qe u bene pronare me teknikat e vjedhjes te trojeve qe perdoren edhe sot. Berisha u ka dhuruar shume prona personave te ndryshem te cilet i kane sherbyer me besnikeri. Ata sot jane me tapi. Per mua jane te pavlefshme, mbasi Berisha nuk ka asnje te drejte te fale mallin e dikujt tjeter, mallin e popullit. Por keto dhurime kane ndodhur edhe ne kohen e mbretit Zog, dhurime, dhurime e dhurime nga trojet shqiptare, sikur Zogu ishte pronar i gjithe truallit shqiptar. Per mua edhe ato tapi nuk kane vlere, njesoj si keto te Berishes. Nuk kane vlere as tapite e turkut, dhuratat qe Porta e Larte u bente bejlereve e agallareve. Per dijeni, gjyshi i ish ministrit Ruli quhej Osman Gazepi, ishte i verfer ne kohen e tij, pati nje histori qe i nderroi jeten, i doli perpara ne mbrojtje mbretit Zog nderkohe qe po i behej nje atentat, u plagos e kuruan ne spital e pasi doli i sheruar Zogu e veshi ushtarak dhe e mbajti ne oborin e tij. Osmani vinte gradat sipas qejfit, Zogu i thoshte “ti gezosh”, arriti deri te gradat e gjeneralit. Osmani here pas here i kerkonte Zogut prona e terrene qe ishin te shtetit, ai ja jepte me tapi, nuk ja ka prishur kurre. Pas renjes se komunizmit Ruli ishte nga te paret qe mori te gjitha pronat e gjyshit, desha te them pronat e shqiptareve qe gjyshit te tij ja kishte falur Zogu, pa pasur titull per ta bere nje gje te tille.

      Reply to this comment
  4. akrepi February 9, 21:39

    Sa po kalon koha aq me te madhej peshqit e kapur .Per te kapur peshqit e medhej fare e ndoshta peshkaqen ,do te duhet me shume durim e natyrish me shume kohe.Rendesi ka qe gjuetia vazhdon me sukses.

    Reply to this comment
  5. perkthyesi February 9, 22:24

    Ne se nisin hetimet per korrupsionin me pronat, jam i bindur se pothuajse te gjithe ish kryekomunaret dhe nje pjese kryebashkiakesh zene menjehere birucen. Te paret, sigurisht jane ata te rrethinave te Tiranes (Petreles, Farkes, Berzhites, Vores, etj). Por, te flene rehat, se korbi korbit nuk i a nxjerr syte!

    Reply to this comment
  6. Adih February 9, 22:47

    DIA MILANO @… Me keqeardhje diskuton si komunist i Enver Hoxhes ,nuk e di cfare moshe ke , do beje mire te mos komentoje .se keto qe komenton , nuk jane reale dhe te ligjeshme …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*