Abuzimet në shtet, në 5 vjet 144 punonjës të dënuar

December 22, 2013 14:53

Abuzimet në shtet, në 5 vjet 144 punonjës të dënuar

Ndërsa Bashkimi Europian kërkon prova konkrete për luftën ndaj korrupsionit, shifrat për ndëshkimin e fenomenit në Shqipëri janë të ulëta. Rezultatet më të fundit janë bërë publike në një studim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka pasur në fokus rastet e gjykuara për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion në administratën publike, raporton Vizion Plus. Të dhënat e këtij studimit tregojnë se në 5 vjet, gjatë periudhës 2007 – 2012 numri i punonjësve të marrë të pandehur, është gjithsej 232. Por fajtorë për shpërdorim detyre, janë shpallur vetëm 144 prej tyre.

Kjo do të thotë se në kryeqytet, ku përqendrohet edhe pjesa më e madhe e administratës shtetërore, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ndëshkon në një vit rreth 30 punonjës. Por përtej numrit modest të të dënuarve, studimi tregon se edhe të ndëshkuarit në përgjithësi janë favorizuar përmes penalizimeve me gjobë, ose dënime alternative, të cilat janë më të mëdha se ato me burg.

Në Kodin Penal shqiptar të dy fenomenet konsiderohen si krim dhe dënohen, por problemet lidhen me zbatimin e ligjit kur bëhet fjalë për ndarjen mes tyre, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Shpërdorimi i detyrës në Kodin Penal konsiderohet si krim dhe dënohet deri në 7 vjet burg, ndërsa korrupsioni apo ndryshe mitmarrja shkojnë edhe deri në 10 vjet.

 

 

 

 

December 22, 2013 14:53
Komento

1 Koment

  1. desara December 22, 15:46

    DITA KUR KY MONSTER GJAKPIRSE SHPIRTNGRENES ZEMERKATIL TE DAL PARA DREJTESIS DO JET DITA ME E LUMTUR E JETES SIME.JU LUTEM MEDIAVE TE NA E MBAJN SA ME LARG EKRANIT SE NA TMERROJ FEMIJET NA SEMURI RININ.LARGQOFT DITA KUR TI SUNDOJE KTE POPULL TE VUAJTUR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim