Abuzimet te Ministria e Drejtësisë, Ylli Manjani pyetet në Prokurori

February 20, 2019 14:38

Abuzimet te Ministria e Drejtësisë, Ylli Manjani pyetet në Prokurori

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është marrë në pyetje lidhur me hetimet që prokuroria po kryen për abuzimet me tenderat e ministrisë së Drejtësisë.

Mësohet se Manjani ka qëndruar për dy orë në prokurori ditën e djeshme.

Në ditët në vijim, do të pyetet gjithashtu edhe Petrit Vasili, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë.

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe për të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur verifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv. Abuzimet fillimisht u zbuluan pas auditit të ministrisë së Financave ku rezultoi se tenderat ishin me probleme financiare.

Hetimet janë shtrirë për 5 tendera

1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative

2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Zyrtarët e akuzuar

Juliana Hoxha-arrest shtepie

Arlind Alika-arrest shtepie

Airel Lamçe-arrest shtepie

Lusien Ali-ne kerkim

Marsuela Aliaj-detyrim paraqitje

Doralda Muka-detyrim paraqitje

Arlin Arapi-detyrim paraqitje

Orgesa Goga-detyrim paraqitje

Eris Sheshi-detyrim paraqitje

Ethem Vigani-detyrim paraqitje

Ornela Bleda-detyrim paraqitje

Ilir Çuni-detyrim paraqitje

.

o.j/dita

February 20, 2019 14:38
Komento

6 Komente

  1. analisti February 20, 14:48

    une skam gje te lidhur me emra personash. ajo qe dua eshte te shikoj zbatimin e ligjit per kedo. nese ky ka abuzuar detyren ska nevoje te shikoje elementet e shperdorimit te detyres mfafton maxima ” follow the money” .

    Reply to this comment
  2. Arben February 20, 15:20

    Litari litari

    Reply to this comment
  3. Popullore February 20, 15:54

    Ky duhet varur per llape!

    Reply to this comment
  4. Manjana pendeho February 20, 15:59

    Ky edhe nga fytyra duket si hajdut dhe i poshter.

    Reply to this comment
  5. C'a bohet kshtu February 20, 17:41

    Ku ka pasur para Publike, ku ka pasur tendera aty kane qene Ministra dhe drejtore anetaret e Lesh e Lise te Baxhelles Mona.
    Cfare do te na thote tani koke tjegulla Manjana dhe kokerrjepuri Vasilis…….. burg vetem burg dhe te kthehet gjeja e vjedhur nje per nje dhe lek per lek (euro).
    T’u konfiskohen pasurite dhe llogarite bankare, vetem keshtu Drejtesia shkon ne vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*