Koncesioni / 135 euro për një lindje normale, duhen vetëm 2.5

February 14, 2020 08:22

Koncesioni / 135 euro për një lindje normale, duhen vetëm 2.5

Që kur hyri në fuqi kontrata për sterilizimin e pajisjeve mjekësore në qendrat spitalore, për çdo lindje normale në maternitet paguhet një shumë prej 16,680 lekësh, ose 135 eurosh për koncesionarin, kompaninë “SaniServis”.

Zakonisht për lindjet normale nuk ka nevojë për set kirurgjikal, por vetëm për pajisje të thjeshta që sterilizohen me avull, proces ky që kushton gjithsej 319 lekë ose 2.5 euro, sipas çmimeve zyrtare që përdor koncesionari. Këto të dhëna burojnë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Sigurimit Shëndetësor, që monitoron kontratën koncesionare, të cilat janë raportuar gjatë një auditi të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për veprimtarinë e FDSKSH-së në vitin 2018.

Drejtoria e Administrimit të Paketave Shëndetësore dhe Ekzaminimeve Terciare në FSDKSH në vitin 2018 ngriti një grup pune për verifikimin e disa kartelave klinike në spitalin obstetrik gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për setet e sterilizuara të përdorura sipas kompleksitetit të ndërhyrjes.

Pas kontrolleve u verifikua se për lindjet normale nuk është e nevojshme të përdoren sete të kompleksitetit të ulët që kushtojnë 135 euro, por sete të sterilizimit me avull që kushtojnë vetëm 2,5 euro, pasi numri i instrumenteve kirurgjikale në përbërje të këtyre seteve, i plotësonte nevojat për këto lloj ndërhyrjesh.

E njëjta situatë u verifikua edhe në spitalin obstetrik gjinekologjik “Koço Glozheni”, ku koncesionari paguhej për sete me kompleksitet të ulët për lindje normale, teksa nuk është i nevojshëm një i tillë.

E njëjta praktikë aplikohet edhe në qendrat e tjera spitalore, kur për ndërhyrje elementare dhe sipërfaqësore përdorën sete kirugjikale që kushtojnë 135 euro, në vend të seteve që kushtojnë vetëm 2.5 euro dhe kjo ndodh shpesh në Spitalin e Traumës.

Koncesioni i sterilizimit në spitalet rajonale me 2019 u financua me 14 milionë euro nga rreth 10.5 milionë euro, që ishte planifikuar për këtë vit, bënë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, ose 3.5 milionë euro më shumë se planifikimi fillestar, me një rritje prej 25%.

Të njëjtat burime sqaruan se, planifikimi i koncesionit të sterilizimit për vitin 2019 ka qenë në nivelin 1.28 mld lekë, por mbështetur në vlerën e faturuar për periudhën 10-mujore 2019 në 1.4 miliardë lekë, dhe në pritshmërinë se ky shërbim, deri në fund të vitit do të shkojë në nivelin 1.71 mld lekë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se ka rishikuar buxhetin për të financuar këtë shërbim, me qëllim moslejimin e detyrimeve të prapambetura. Planifikimi për këtë shërbim në vitin 2020 është në nivelin faktik të 2019, 1.71 mld lekë, pohuan të njëjtat burime, shkruan Monitor.

Financimi shtesë për koncesionin e sterilizimit për dy vite 2018-2019, ka kaluar shumën e 6 milionë eurove, 3.5 milionë euro këtë vit dhe mbi 3 milionë euro në 2018-n.

PPP-ja e sterilizimit u firmos në fund të vitit 2015 midis kompanisë “SaniService” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si përfituese e shërbimit, përfaqësuar nga ministri Ilir Beqja dhe FSDKSH, ku janë përcaktuar kushtet paraprake, objekti i kontratës, çmimet dhe rishikimi i çmimeve.

Kontrata nisi të zbatohet më 2016. Monitorimi i saj bëhet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciale (DAPSHET) në QSUT, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga auditimi i këtij shërbimi u konstatua se, nuk ka një përcaktim të detajuar për përdorimin e kompleksiteteve për çdo lloj operacioni, numrin e pajisjeve të kompleksiteteve për çdo ndërhyrje dhe nuk ka një përcaktim të qartë të përdorimit të seteve të sterilizimit me avull në shërbimet spitalore universitare dhe në spitalet rajonale.

Çmimet zyrtare për sterilizimin sipas kompleksitetit

o.j/dita

February 14, 2020 08:22
Komento

11 Komente

  1. Filoeuropiani February 14, 09:03

    Cila grua do te pranonte po t’i thuhej se do lindesh femijen tend me set te sterilizuar me avull i cili kushedi s’eshte i sigurte?!
    Po e masni shendetin me kile

    Reply to this comment
    • xxx February 14, 21:31

      “sterilizimi me avull s’eshte i sigurte” ??!!

      ja dhate shqelmin edhe parimeve elementare te mjekesise

      qe tju mbushim mendjen llapaqeneve moderne qe pergojojne shkencen kirurgjia ketej e tutje do zhvilloje operacionet brenda ne raketa kozmike mundesisht ne fluturim jashteplanetar

      Reply to this comment
  2. Berati February 14, 10:29

    Cili burre do te pranonte qe nje mall qe kushton vetem 2,5€ ta paguante 135€? Filoeuropiani dhe padyshim te gjithe rilinidiotet qe per partine japin edhe . ..mamin.

    Reply to this comment
    • Filoeuropiani February 14, 12:17

      Ti je aq budalla sa nuk e kupton pse tabela ka 4 zera te ndryshem. Eshte njesoj si t’i propozosh ilac kunder tensionit indian 2.5 lek kokrra te shitura te paambalazhuara apo amerikan origjinal.
      E masni shendetin me kile prandaj ia u fusin rilindasit me keshtu lloj karamelesh. Ky artikull pikerisht ate ben: justifikon PPP.
      Mendoje edhe nje here. Si e do operacionin? Me avull apo me sterilizim rilindas?!

      Reply to this comment
      • Berati February 14, 13:08

        O miku i europes lexo o i vrare se ku i dihet edhe mund te kuptosh dhe nuk shkruan karlliqe. 4 zera sepse qeset e seteve jane me te medha ose me te vogla. Pra kemi 3 lloje setesh sipas komplikacionit ku i pari duke qene se permban me shume mjete kushton 452 400 leke ndersa seti me i vogel kushton 166 mije leke. Pra mjeket te thone se as seti i vogel nuk eshte i nevojshem se mjafton qe mjetet qe perdoren ne pergjithesi gjate lindjes mund te sterilizohen me avull . 100 grade te kuptohemi. Kete po ta thone mjeket nuk eshte ceshtje opinioni. Por i gjithi ky koncesion eshte i gabuar. Eshte nje vjedhje e mbuluar trashe . Pike se pari sterilizimi eshte bere gjithmone ne spitale dhe nese ka mangesi aty duhet nderhyre . Por dihet qe skema e perdurur gjithmone per te shtene ne dore pjese te sherbimit publik me fitim te garantuar eshte degradimi i qellimshem i sherbimeve per te justifikuar privatizimin klientelist. E dyta menyra sesi eshte ndertuar mardhenia spital koncesion con vetem ne shperdorim qe do te thote se spitali nuk ka asnje kujdes per numrin e seteve te perdorur dhe kjo i vete per shtat koncesionit qe ferkon duart sa me shume sete.perdoren. Biles e nxit kete. Le pastaj cmimi. Ore jeni ne terezi? 450 mije leke per ti futur dhjete minuta ne furre e pastaj ne qeske plastmasi? Le ta liberalizojne e tia lene konkurences dhe do ta shihnit sa do vinte cmimi. Por zgjidhja me e mire eshte setrilizimi nga vete strukturat e shendetesise. Nje pyetje :po siptalet private pse nuk i sterilizojne mjetet tek keta? Rilindiote sulmoni

        Reply to this comment
        • Filoeuropiani February 14, 15:23

          Per pyetjen e pare me avull apo pa avull duket qe si ke hy ke dalë. Jo komplikacion por kompleksitet.
          Degjo te dyten qe lidhet me ate komplikacionin dhe mos vazhdo flit me vete. Setin ne lindje mjekut nuk ia percakton koncensionari. E zgjedh vete. Nuk e pendon njeri te zgjedhe set te sterilizuar me avull.
          Pyetje: A ka mjek qe te kete bythe te hyje ne lindje me minimumin e instrumenteve?! Po t’i ndodhe nje nderlikim si do ta zgjidhë?! Apo ne gjykatë.
          Vazhdo shkruaj monoloqen e rradhës tani.

          Reply to this comment
  3. Luan February 14, 10:46

    Të paguhet një punë 50 herë më shumë se sa kushton!!!
    Kjo vjedhje është rekord botëror, edhe më shumë se ato rrugët fushore të florinjta me nga 15 milion euro për kilometër.
    Nëse SPAK e mbyll këtë dosje ose e çon në gjykatë sa për të bërë adetin, duhet të shkrihet fare se kot ekziston. Nga SPAK duhet quajtur ASPAK, ose KAPAK.
    Kjo PPP duhet të anullohet urgjentisht sepse cdo ditë operohet në spitale pra cdo ditë supervidhet me këto cmime sterilizimi.
    Jo vetëm kaq por duhen hetuar dhe i duhen kthyer shqiptarëve miliardat e 40% te aksioneve të atij fshatarit nga Rexhepaj e Vlores nëse akoma nuk i ka nisur në parajsat fiskale ku nuk gjenden më.

    Reply to this comment
    • Tani February 14, 13:11

      Ai 40 perqindshi shkon rregullisht atje ku nuk kthehet me mbrapsh o Luan se dihet kush e ka ate perqindje.

      Reply to this comment
  4. Merita February 14, 12:45

    167 mije lek per te sterilizuar apo me e thene popullorce per te zier nje pale instrumenta. Te punoj me tre turne ne kirurgji per t’ju sherbyer te operuarve dhe te jete rroga ime aq sa paguhet per te zier dy pale vegla ky eshte kulmi.
    Keta jane shushunja, jane gjakpires, une nuk di cfare te them me shume. Keto qe kane bo monstrat Beqe e Rama nuk lahen as me gjyq e as me burg, zoti marrte hak tek keta dhe femijet e tyre.

    Reply to this comment
    • mirel February 14, 15:06

      Skane faj ata o Merita, e ka Kerministri.
      Del hapur ne telvezor dhe thote qe shpifni se jeni operuar me pinca. Une thashe se tallej ai doktori, por Ramuti doli dhe njehere pas tij dhe e perseriti prape.
      E durojne njerezit kete masaker ekonomike.
      Ata kane planifikuar 22 miliarde koncesione kete vit. Me shume nga cdo vit tjeter.
      Shqiptaret rrine si delet per tu rrjepur nga hajdutet e shtetit.

      Reply to this comment
    • Doktori February 14, 17:49

      Doktori yt te kirurgjia sikur nje operacion te beje ne dite, me rrogen qe e ka nja 500-600 mije lek ne muaj i bie qe te paguhet per dhjete operacione baraz me nje sterilizim instrumentash 260 mije lek.
      A ndodh tjeterkund nje cmenduri si kjo?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim