Abuzimi me pronat, Policia e Lezhës jep detaje: 12 zyrtarë në pranga

March 16, 2018 18:22

Abuzimi me pronat, Policia e Lezhës jep detaje: 12 zyrtarë në pranga

Drejtori i policisë së Lezhës Ferdinand Mara dhe Drejtori i Krimit Ekonomik në këtë bashki,Lufti Minxhozi kanë dalë sot në një konferencë për shtyp lidhur me çështjen e mashtrimit me pronat në Shëngjin, për të cilën ka pasur një valë arrestimesh sot, mes të cilëve ka rënë në pranga edhe kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj.

Policia ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e tyre. Ferdinand Mara sqaroi gjithashtu se në kërkim janë shpallur edhe 11 persona të tjerë.

“Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur  në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte  në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun””.

Kjo sipërfaqe, sqaroi Mara, është shndërruar me dokumente të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Lezhë, duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Këto hetime provokative janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

“Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 15 mars 2018, ka vendosur masën e sigurisë personale  “Arrest ne burg” për zyrtaret e administratës shtetërore dhe për shtetas të tjerë të cilat janë ekzekutuar për:

  1. Fran Frrokaj, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.
  2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë
  3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë
  4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.
  5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,
  6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.
  7. Pjetër Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:

  1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Lezhë.
  2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë
  3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.
  4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në mënyrë të paligjshme.
  5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

l.h/ dita

March 16, 2018 18:22
Komento

5 Komente

  1. AM March 16, 20:24

    Urime. U trashegofshi!!

    Reply to this comment
    • Hosteni March 16, 23:56

      Brenda 48 oreve jane jashte. Brenda 3 muajve mbyllen hetimet. Te gjithe te pafajshem. Do rrojne e do trashegojne parate dhe pronat e vjedhura. Hic mos ki merak.

      Reply to this comment
  2. Adih March 16, 21:15

    Po nga GJIRI i i LALZIT kur do dilni ju per kontroll ?
    Mos haroni Malin e ROBIT ;JALEN .Po te gjuani per peshq ne keto bregdete, do kapni peshq te medhenj .Ka 27 vite qe ka plas muti ciper themeleve ..

    Reply to this comment
  3. perkthyesi March 17, 13:02

    Nuk besoj se do u hyje gjemb ne kembe! Jane thjeshte show! Ne se vertete do merreshin masa te rrepta ndaj tyre, natyrisht konform ligjit, atehere kam bindjen se pothuajse te gjithe ish kryetaret e komunave dhe mjaft kryebashkiake, do u dridheshin kembet nga frika, por jam i sigurte se jane te qete, sepse, per fat te keq, kete shtet kemi ndertuar!

    Reply to this comment
  4. Spartaku March 17, 13:18

    Bravo Policia.Bravo forca e ligjit.Ecni perpara pa frike e ndrojtje,se kini ne mbeshtetje popullin.Populli eshte i interesuar te kete drejtesi,dhe kriminelet ne burg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*