Abuzimi me Tiranë-Elbasan, Gjiknuri: Çfarë dëshmova në Prokurori
Nga Arkiva
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka dëshmuar sot pasdite në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan.
Pas përfundimit të dëshmisë, ministri Gjiknuri nuk ka dashur të japë detaje, ndërsa i ka qëndruar kallëzimit të tij.
“Duhet të jepja shpjegimet e mia për kallëzimin. Ato që kisha për të thënë, i kam thënë edhe në raportin e auditit. Pres që hetimi të përfundojë me sukses”, ka thënë ministri.
Më parë, në lidhje me këtë çështje janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.
Ministri ka dorëzuar kallëzimin për abuzimet me fondet e aksit Tiranë-Elbasan referuar gjetjeve të auditit që konstatoi shkelje.
Edhe prokuroria dyshon se zyrtarë e ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe kanë kryer korrupsion duke urdhëruar 12 ndryshime të kontratës fillestare mbi të cilën do të ndërtohej aksi Tiranë-Elbasan.
Këto amendime të pastudiuar i kanë sjellë shtetit një dëm ekonomik, vlerë që do të përcaktohet nga një grup ekspertesh të pavarur të kërkuar nga akuza.
a.s/dita
U gjet rruga qe su nderua,apo u gjeten leket se cfare rruge ndoqen per ne xhepat e politikaneve qe jane ber milioner
Po Saliu qe vodhi lopen nuk ka pergjegjesi?
Rruga tirane-elbasan ka shku mbi 300 000 000 euro dhe akoma nuk ka mbaruar
Super skandal per te cilen duhet te japin llogari gjith personat pergjegjes
U gjeten aktoret,po paret prape qytetarin shqiptar do i paguaje,apo do konfiskojme pasurine e te korruptuareve,kjo eshte pyetja se u lodhem me me vjedhje pa ndeshkim e rembursim!