Gjonaj: Po më shantazhojnë, burri nuk ka lidhje me bandat e basteve

February 7, 2019 21:00

Gjonaj: Po më shantazhojnë, burri nuk ka lidhje me bandat e basteve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë në Kuvend Monika Kryemadhi se bashkëshorti i saj ka lidhje me një person të malavitës, shtetasin E.Martinaj, i njohur për një rrjet bastesh dhe lojra fati, i arrestuar së fundmi për një vrasje në Bllok dhe i akuzuar për pastrim parash.

Gjonaj i ka quajtur si shantazh deklaratat e kryetares së LSI-së.

“Nuk isha prezent sot në Kuvend, se isha në një takim me ambasadorët, ku raportova për zbatimin e  reformës në drejtësi, kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi, që ishin në formën e një shantazhi. Ndihem e keqardhur që aty flitet për bashkëshortin tim. Janë në të drejtën e tyre të zgjedhin dhe mënyrën që duan për të bërë opozitën. Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale. Bashkëshorti im nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit. Shantazhi nuk është i tolerueshëm” – thotë Gjonaj.

Por nga ana tjetër Kryemadhi akuzoi Gjonajn se u ka bërë shantazh disa prokurorëve dhe gjykatësve. Sipas kreut të LSI, ministrja ka shantazhuar prokurorët me telefon lidhur me arrestimet e fundit në ministrinë që drejton.

Gjonaj përgjigjet:

“Ka qenë shumë e përfolur ngjarja e fundit për një hetim në Ministrinë e Drejtësisë. Pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetjet i kanë kaluar Ministrisë së Financave, ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit. Është Prokuroria ajo që ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka vënë para drejtësisë  të akuzuarit. Unë nuk kam kapur asnjë prokuror që të kem diktuar procesin, se nuk është në natyrën time që ta bëj këtë”

Kryemadhi tha gjithashtu se nuk e kishte sulmuar deri tani ministren sepse ajo është e afërme e Ilir Metës.

“Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë. Por unë nuk jam këtu për t’u marrë me familjarët apo për të treguar lidhje farefisnore” – është përgjigjur Gjonaj për këtë pjesë.

Akuzat e Kryemadhit sot në Kuvend:

“Ministja e Drejtësisë nuk është në sallë, por po i bëj me dije se shantazhi për prokurorët është shkelje ligji. Shantazhon për të arrestuar punonjës të MD. Gabimisht ka futur edhe motrën e sekretares së përgjithshme. A e ka luftë personale, a e ka nga budallallëku, unë nuk e di. Nuk e kam sulmuar se është kushërira e një lidhje familjare të Metës por i bëj me dije se nuk ka asnjë mënyre që do ta mbrojë për çfarë po bën. Ajo e di shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familje. Tregoju shqiptareve pse të është pushuar burri nga Tatimet. Edhe lidhjen me Elvis Martinaj. I them Etilda Gjonaj të jetë e kujdesshme me telefonat apo mesazhet që u con gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka një diplomë ku na e kaloni të gjithëve: atë për ti lëpirë menderen kryetarit të partisë. Këtu na e merrni nuk kemi ca të themi” – tha Kryemadhi.

l.h/ dita

February 7, 2019 21:00
Komento

23 Komente

  1. Vito & Niko Mashtruesi February 7, 11:25

    Shume e ndyre permendja e Vis Martinit.
    Mona eshte duke garuar me Salen per thashetheme.
    Si mund te flase nje grua keshtu per nje grua duke aluduar per nje video .

    Reply to this comment
    • Zef Kastriot Gjergj Shpatari February 7, 15:41

      Shqipëria është në dorë të Linda Ramës, Gent Cakaj është i dashuri i vajzës Rea, Edi vetëm bindet e zografisë firma

      Ka patur e vazhdon të ketë hamendje, pikëpyetje, komente, madje edhe akuza të çdo lloji, lidhur me tërbimin e Edi Ramës, për të emëruar “kosovarin” Gent Cakaj, në postin e Ministrit të Jashtëm e sidomos, manifestuar haptazi, në këmbënguljen për ta bërë ministër “de facto” edhe pa dekret presidencial.

      Nga çdo anë ta shikosh këtë lëvizje të Ramës, rezulton absurditet, që një “çunak” pa përvojë e anomim dhe në Kosovë, të emërohet kryediplomat i një vendi si Shqipëria, me tranzicion 28 vjeçar e mbetur jashtë BE. Logjika e thotë që vendi kërkon një ekspert në këtë detyrë delikate.

      Nëse Baton Haxhiu, ia ka sjell Gent Cakajn kryeministrit, si “kursant” delirant e ëndërrimtar në zyrat e kryeministrisë, për të mësuar nga punët e qeverisë, këmbëngulja deri histerike-skizofrenike e Ramës, për ta bërë patjetër ministër, rezulton se nuk është “qokë” për Batonin apo motiv punësh shtetërore, por urdhër për promovim e mbështetje prindërore, nga Linda Rama.

      Sipas informacionit që na ka ardhur, rezulton se Gent Cakaj, për shkak të kontakteve në zyrat e shtetit, ka krijuar e po vazhdon një lidhje dashurie me Rea Xhillarin, vajzën e gruas së Edi Ramës, të birësuar prej tij e të mbështetur me fonde publike, në biznesin e ndërtimit ku ajo bën pjesë dhe, në një OJF rinore ku është vetë pronare.

      Emërimi i Cakajt Ministër i Jashtëm, është një skenar i projektuar brenda sarajeve të Surrelit, urdhëruar nga Linda Rama, pse jo edhe jashtë dëshirës së Ramës, por i imponuar, për shkak se siç provojnë shumë raste, pushteti i PS dhe froni kryeministror, nuk drejtohen nga Kushtetuta dhe programi i qeverisë i PS, por nga interesat dhe planet e bashkëshortes së tij.

      Çifti kryeministror, ka detyrime të kujdeset për fëmijët, por jo secilin që ata dashurojnë, duhet ta promovojnë e “celebrojnë” edhe si çift ministror, qoftë edhe sikur të jetë “gjeni”, por që në rastin konkret, kandidat-dhëndri i çiftit kryeministror, rezulton anonim, ndërkohë që Shqipëria brenda e jashtë kufijëve të saj zyrtar, ka shumë potenciale me formim dhe karrierë diplomatike të preferuar nga ndërkombëtarët.

      Mirëpo, qeverinë e ka marrë Rama dhe PS-ja, por froni që iu dha Genti Cakajt si i dashur i vajzës e jo si diplomat, tregon se qeverinë e ka krijuar, e ndryshon dhe e komandon “zonja e parë” e sarajeve Linda Rama (Basha, Xhillari) e jo Rama, që ka emrin në protofolin kryeministror e atë si Ministër i Jashtëm.

      Nëse Edi Rama, i ka deleguar postin ministror, të dashurit të vajzës së birësuar, vetë është një “dele” e Linda Ramës, që i miraton e zografis gjithçka ajo urdhëron, si ligje, vendime, urdhëresa, koncesione, tendera, projekte për OJF-të, lista deputetësh, amnisti fiskale, heqje e vendosje taksash, emërime e shkarkime ambasadorësh, konsujsh, ministrash, drejtorësh, bordesh.

      Këtë komandim pushteti dhe financash shteti, e dëshmojnë qartë, faktet e shumta që jo vetëm denoncohen në media, por edhe pranohen e thuhen nën zë nga zyrtarët nëpër institucione, disa prej të cilave janë këto:

      – Afro 70% e ambasadorëve e konsujve, janë familjarë, krushqi, miqë, shokë e shoqe të ngushta, të afërm dhe bashkëpunëtor të Linda Ramës, në OJF-të dhe bizneset e saj.

      – Në 1810 bordet shtetërore, që janë në institucionet e shërbimet publike, afro 80% e drejtuesve dhe 70% e përbërjes së tyre antarësore, janë “rrethimi i vogël” i Linda Ramës, ose vajzës së saj.

      – Afro 90% e OJF-ve, që janë pjesë “oborrit” qeveritar e marrin gjithë projektet financiare me firmë vulë të Edi Ramës, janë pronësi e fije lidhëse të Linda Ramë e vajzës së saj, madje edhe të dy ish-bashkëshortëve para kryeministrit.

      – Afro 80% e drejtorëve qendror dhe 40% e drejtorëve rajonalë, janë të emëruar dhe komandohen nga Linda Rama.

      – Afro 90% e operacioneve bankare me fonde shteti, afro 70% e koncesioneve në shërbimet publike dhe 80% e tendërëve në infrastrukturrë e investime straegjike, kryesisht turizëm e mjedis, janë monopol i Linda Ramës.

      – Afro 80% e ligjeve, VKM-ve, udhëzimeve qeveritare, janë të udhëruara e hartuara sipas interesave të Linda Ramës dhe individëve e grupeve të bizneseve vendës e të huaj, me të cilët ajo bashkëpunon.

      Reply to this comment
      • everest February 7, 15:53

        Buka prodhohet me miell kanceroz serb por Rama ka heshtur!
        Ky eshte genocid i fshehte per shfarosjen e popullit shqiptar!
        A ka prokurori ne Shqiperi?
        Se opozite e dime qe nuk kemi!

        Reply to this comment
      • mirel February 7, 15:57

        Cjane keto shpifje? Ramuti tha qe Rea punon turni i trete per te paguar studimet jashte. Linda eshte grua e mire. Ka para te fshehura me Cayman, po te gjithe politikanet e botes se trete kane, ku eshte e keqa ketu?
        Ramuti nuk genjen, ai tha qe punon per shoket e Zahos. Kush jane shoket e Zahos?

        Reply to this comment
      • Kokpalari 21 janarit February 7, 16:04

        E bukura e kësaj historie është se këtë radhë denoncuesi i vjedhjeve është Ilir Meta.
        Ketu shume lexues shajne gazeten Dita pse shan Ramen e dyshojne mos na e ka blere Meta, e bejne sikur harrojne qe Rama e mori Meten ne qeveri pavaresisht 21 janarit, e Rama e beri Meten president kur Dita dhe socialistet e vertete, te majtet e ndershem, e dinin e gjithe qe ishte hajdut i kapur me bllok ne dore.
        Dhe tani, pikërisht ai, njeriu i videos së Dritan Priftit, për të cilën ramistet me pas ishin të gatshëm të përmbysnin me dhunë pushtetin. Pikërisht ai për të cilin përdorën dhjetra marifete, për ta hequr qafe nga koalicioni, si njeri që kërkonte pjesë më të madhe sesa i takonte nga tepsia.
        Tani me “bllok në dorë” është kapur Edi Rama. Por ndryshe nga rasti i dikurshëm, ai jo vetëm që nuk po dorëhiqet, por me një pafytyrësi spektakolare po vazhdon ta çojë përpara projektin e tij.
        Mjafton dhe kjo për të bërë krahasimin mes dy kohëve. Mjafton edhe kjo për të kuptuar se në ç‘pikë kemi mbërritur, kur denoncuesin e hajdutëve e bën Ilir Meta. Qoftë edhe për të na kujtuar për këtë, debati i fundjavës mes presidencës dhe kryeministrisë ia vlente.

        Reply to this comment
      • Bledi February 8, 00:11

        Shume e çuditeshme kjo deklarate. Ma shpjego pak
        80 per qind e drejtuesve ne 1810 borde dhe 70 per qind e anetareve = 1400 plus bordet minimum x4 antare dalin nja 5000 antare .Na dolen si rreth i ngushte 6500 persona.
        Po te fusim dhe te tjeret si thua ti 80 per qind e drejtorve qendror plus 40 per qind e e rajonalve dhe 90 per qind e OJQ na dalin 10000 veta rrethi i ngushte i familjes.Per rrethin e gjere nuk po flasim se dalin 3milion
        Mos ngatrron PS me Linden se dhe Skenderbeu nuk ka pasur kete lloj rrethi te ngushte.
        Skenderbeu erdhi me 300 i beri 500 dhe ne kulmin e vet kishte 1500 kalores qe e shoqeronin dhe luftonin ne krah te tij.
        Kujdes me matematiken se nuk eshte Opinion eshte shkenc ekzakte.
        Ik futi ndonji tas me pershesh se qenke trung

        Reply to this comment
    • korçari February 7, 17:50

      Akoma u leshuan hijenat te shajne ,nxijne ,shpifin pa fakte por vetem llogje nga lagjja e Monikes dhe po te jene te verteta perse nuk i bejne te ditura me ze e figure apo t’i denoncojne ne prokurori apo u ka djegur arrestimi i drejtoreve te LSHI -se dhe marrja ne pyetje e diteshumit Vasili me grindavecin Manjani ku dhe macet e lagjes nuk gjejne qetesi.Per te gjithe keta …qe shpresojne te kthehet koha e qylit nuk kane pare asgje akoma ,SPAKU dhe BH do t’i çojne ne Reç dhe ashtu si me LLallen do te harrojne dhe te tjeret pasi laku i litarit po i ngushtohet tek fyti i tyre.DREJTESIA po afron dhe se fundmi shqiptaret do te shohin nje drite te bardhe per te patur nje shtet normal si gjithe Europa ku ligji eshte mbi te gjitha.TIK-TAK.

      Reply to this comment
  2. kasem gahinji February 7, 11:36

    jo ne parlament,zonja monalike floriri 140 mije paundeshe,por ne prokurori,atje behen dhe lahen hesapet.te tjerat jane llafe.

    Reply to this comment
  3. LSI HAJDUTËRI February 7, 12:28

    Etilda Gjonaj èshtë e vetmja Ministre që duhet të mari Notën 10 për Performancè . Ministrja më e mirë që ju ka Shpallur Luftë pa kthim HAJDUTÈVE dhe KRYEKUSARÈVE me Kollare! RESPEKTE pèr Etilda Gjonaj ! NEVERI dhe URREJTJE pèr SUDEN e LSIsë dhe ZAGARÈT e saj HAJDUTË dhe PLAÇKITËS të SHQIPTARÈVE ! LesheLija èshtè Parti HAJDUTÈSH , KUSARÈSH, GRABITQARÈSH dhe PLAÇKITËSISH !!!! MALLKUAR qofshi ju HALABAKÈT e LSI që nuk keni ATDHE !

    Reply to this comment
    • Aliu nga Selenic February 7, 15:44

      Ma sa duket Mono e ka pare qendresen e forte te Ministres Gjonaj ndaj dhe e Sulmon pa limite. Pore faktet jan kokeforte.Me sa duket vedosmeria e Gjonajt i ka alarmuar keta te opozites te cilet jane te mbushur me mekate deri ne koke.! Keot do te pergjigjet para drejtesise.
      Lufta e opozites duket ashiqare se po behet per ti nderprere masat e marrura per ngritjen e SPAKUT dhe te strukturave te tjera.
      Ketu eshte e gjith hileja e Berishes dhe e Monios.!

      Reply to this comment
    • Tushja February 7, 16:08

      Avash se u këpute në bythë për Etildën. Po ti si dujet e njef vetëm nga ekrani dhe je mrekulluar nga ministresha. Ata që e njofin mirë e dinë cfare njeriu bosh dhe i lig është. Kjo eshte nje kukull e Ramës i cili përvecse i komandon mendjen, i punon dhe p…..për momentin.
      Burrin e ka nje kumarxhi të thekur e di gjithë Tirana tashmë, ashtu si shumë njerëz kanë parë dhe videon e burrit të ksaj që ha dajak si qen.
      Nejse e ka burrë vetëm me letra se lart e poshtë thotë që nuk e kam më burrë, po nuk m le karrigia e ministres të ndahem. Se po e qeth shumë kjo për moral. A pikaaaaa

      Reply to this comment
      • Fjolla Spanca February 7, 16:20

        Nji vend ku gratë ulin kryet, dhe nënat i mësojnë djemt të shkelin çikat e huaja, ka me pas krejt të këqijat

        Në nji vend ku djali rritet si mret/ princ/ pasha do a s’do, gruaja ka më qenë veç nji ‘copëzë mishi’ ose nji shërbetore që i plotëson krejt nevojat e tij …

        Në nji vend ku asht marrë më fol e më i msu fmijtë se Dashnija s’ka kufi n’gjini e Ditunia asht e shenjtë; ka meë qenë gjithë e hidhun jeta …

        Në nji vend ku Nanat i msojnë Djemtë e tyne më Fluturue; e pastaj më i shkelun çikat e huaja; s’asht çudi kur këto t’fundit dhunohen sistematikisht …

        Në nji vend ku arritja ma e madhe asht paraja, telefoni ose kerri/ makina e shtrenjtë; aty ku Instagrami ta dikton jetën dhe ku duhesh më u ly – ngjy për më ra n’sy: nuk ka fortë shpresë për nesër!

        Aty ku gratë e ulin kryet dhe e lshojnë dijen; ka me pasë vend per krejt t’kqijat … aty ku gratë detyrohen me u fut n’dorën e t’fortëve s’kanë me çelun pranverat …

        Atje ku burrat shesin mend se ‘pika ma e naltë me moral e nder asht motra’ e ka përthekue e zëza oxhakun e konakut!

        Reply to this comment
  4. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... February 7, 13:03

    Ministra gjona-jvic,as me pak dhe as me shume,por pasqyre e politikave bastarde te ramavicerve me nje mije e te zeza mbi supe.O hajduteri

    Reply to this comment
  5. Zgalem February 7, 15:51

    Degjusi I fjalimit inatcor te Monikes , ben kete pyetje : Pse na vure n dieni afersine gjinore te ministers Gjonaj me President , Ilirin ? Nga ne mund te kemi pergjigje , ne mijra variante , por duam c’ mendon ligjerusja .
    Kjo ligjeruse tashme njihet , qe politiken dhe jeten shoqerore , e trajton pa sajdi , deri ne perbuzje . Per kete Dr. shkencash , rendesi ka pasurimi I familjave te saj dhe njerzve prane saj . Mbase do te tregoi , qe kusheriu president , te nderhyje , per te lehtesuar fajet e funksionarve lsiste . Mbase do t’i kujtoi Ministres , se pervec President , per ty eshte dhe kusheri . Nje gje eshte e sigurte , ne cdo fjalim , bisede , analize , Monika nuk mbeshtetje ne ligje dhe rregulla, por ne mardhenie familjare . Vete LSIja sot eshte kthyer n nje klan familjar , pa pricipe , pa parime , vetem per te mbrojtur ata , qe vjedhin dhe qe kan evjedhur . Ata , qe shkelin ligjit . Keto jane ” principet ” , e Dr. se shkencave , qe ka 3 dekada , qe merr roga te majme nga buxheti I shtetit , vec te tjerave . Jane probleme te medha , qe LSI nuk I zgjidh kurre. Zgalem

    Reply to this comment
  6. Babalja si Telenovele e bandave te shkerdhatokracise pd lsi February 7, 16:24

    dhe po e ztha shpellari kokmut dhe kjo ndyresira femerore
    mona cizmja

    ka morr fun ajo pun .

    Kjo opozite duhet te futet e gjitha ne burg ne REC
    qe ky popull te jetoj njelloj si Europianet ne Shqiperi .

    ESHTE PIKERISHTE KJO FARE BASTARDESH

    E KTYRE BANDAVE QE E KAN SHNDRUAR JETEN E SHQIPTARIT NE SKETERR

    SHQIPERIA PA KTA KRIMINEL E ANTISHQIPTARE PUTANA TE KOMBIT

    SHNDRIHET BRENDA PAK VJETESH NE NJI PARAJSE PER SHQIPTARET

    IMAGJINONI S’JAN AS 3 MILJON NJEREZ LOL

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro February 7, 17:19

      O babale i pari qe duhet te hyje brenda duhet te jete Rame timoni e pastaj te tjeret!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
      • Miri February 7, 18:30

        Kur u ngrite nga varri ti o Fidel ,o car.Komunistet si ty deri tek ngrenia e asaj qe nuk thuhet jane.Haja Ramesh perdite se sic duket te beka mire we nuk lodhesh duke e mbajtur me goje.

        Reply to this comment
        • Artemisa February 7, 22:39

          Mire o Miri, mire ti mendon per mire dhe kujton se e ke mire por harron qe ai qe ti mbron dhe mbeshtet eshte Kellire.
          Mire o Miri qe kujton se je me i miri.

          Reply to this comment
      • Babaleja i Telenovelave te bandes Pd-lsi February 7, 19:24

        Dhe perse i nderuar ?

        Na jep Argumentat qe ti bazon akuzen e rende mbi Ramen .

        Kush jane Krimet e Ramen ndaj njerezimit ,pra shqiptareve popullit te tij ,
        sa shqiptare ka vrare ,
        dhe cilat jane Faktet !

        Kur ka Tradhetuar Rama Shqiperine ,
        ne cilen marreveshje me Grekun o Serbin ?

        Dhe sa Thesare Shteti ka bastisur Rama ,

        nqs dijme se te parin e bastisi Meta ,te dytin Berisha edhe pse ne skene kishte Masken e Fullanit .

        Pra le te behemi serioze i nderuar Fidel sepse Shqiperia eshte e jona dhe intersi mbi vendin tone ,
        duhet te na bej te gjitheve serioze e jo babale .

        Tregona te lutem Faktet mbo Ramen .
        Jame kurjoze te lexoj .

        Reply to this comment
  7. Vito Kermilli, shoku i Nikos qe mashtroi me kultivimin e kermillit February 7, 22:00

    Jam duke pare Monen ne nje TV. Sapo deklaroi qe ajo nuk ka per t’u futur kurre ne burg sepse nuk ka firme ne asnje tender.

    Reply to this comment
  8. Taku Taku Bubulaku February 7, 23:42

    I Nderuar ” Vito Kèrmilli” , ne duam njëherë që Monika me Petrit Vasilin të dorëzojnë PRONAT dhe gjithë Paratë dhe GJÈNË , siç e thotë edhe I madh Avokat NGJELA dhe pastaj do shkojnë Një nga Një në BURG si “ÇEÇUA” , dhe mbas BURGUT që do ta bëjnë kokërr më kokërr , do dalin dhe do FLENÈ Poshtë URAVE , sepse edhe Shtëpitë do ja u marin , dhe do Bëhen SHEMBULL për HAJDUTÊT e tjerë që do GUXOJNÈ apo do TENTOJNÈ të VJEDHIN SHTETIN .

    Reply to this comment
  9. servet February 8, 08:55

    Po mire e beni qe kerkoni te mos flitet pa fakte,mire e beni qe cdo akuze duhet te faktohet dhe akuzuesit duhet ti drejtohen prokurorise por nuk e keni mire qe kerkesat e juaja jane vetem per njerezit e rilindjes dhe jo per te gjithe sepse per opozitaret ju kerkoni qe me cdo kusht te denohen edhe pse nuk keni asnje prove dhe skeni bere asnje denoncim ne prokurori.Per njerezit e opozites ju shpifni gjith diten edhe pse nuk keni asnje fakt sepse po te kishit qofte dhe nje fakt ju nepermjet prokurores mrike do i kishit denuar jo vetem drejtuesit e opozits por te gjithe popullin opozitar aq te pa meshirshem jeni sa qe per partine jeni gati te vrisni dhe baben tuaj po doli kunder.

    Reply to this comment
  10. Jimi February 8, 13:05

    Znj. ministre nuk e kuptoj dote kete “delikatesen” tende ne pergjigjen qe i jep nje femre ordinere, per akuzat qe adreson ndaj teje!? Per fat te keq, kjo qellon qe te jete gruaja e piratpresidentit tone por edhe deputete dhe perfaqesuse e nje pjese te opozites, por ose jepja xhevapin tamam, ose nese u intimidove prej saj, bej doreheqje! Lufta me te keqen do shpatulla!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*