Abuzimi nga gjigantët teknologjikë, për fajin tonë

April 14, 2018 16:05

Abuzimi nga gjigantët teknologjikë, për fajin tonë

Jetojmë në kohën e tregtisë elektronike ku mund të urdhërojmë, dhe kërkesat tona janë të kënaqura me një transaksion të automatizuar. Duhet thjesht të pyesim “Alexa-n”, “Sirin”, ose një nga asistentët e tjerë digjital të zhvilluar nga firmat e “Silicon Valley”, të cilët presin komanda dhe menaxhojnë punët e “bosëve” të tyre njerëzorë.

“Alexa” dhe “Siri” nuk është së duan të na shndërrojnë në qenie të paafta për të logjikuar. Përkundrazi, teknologjia inteligjente mund të menaxhojë shumë më tepër sesa thjesht blerjen tonë online të librave, pajisjet apo sistemet në shtëpitë tona. Ajo mund të menaxhojë jetën tonë, atë qe ne jemi dhe atë që mund te jemi të aftë, për mirë ose për keq.

Kërkimi i “Silicon Valley” për transaksionet pa mosmarrëveshje në mjedisin modern të rrjeteve digjitale ka dhënë rritje në kapitalizmin e mbikëqyrjes-nxjerrjes dhe monetizimit të dhënave tona- dhe në përdorimin e frikshëm të këtyre të dhënave për të menaxhuar “shkencërisht” shumicën e aspekteve të jetës sonë.

Por, ka shumë më tepër tek fakti i të qenurit njeri, sesa thjesht ndjekja e formave të tilla të cekëta të lumturisë. Qëniet njerëzore kanë nevojë për një shtysë në vendimmarrjen e tyre. Dhe në botën tonë hiper-të pasur, me ritme të shpejta, të privuar nga vëmendja, ne kemi nevojë për mundësi që të ndalojmë dhe mendojmë. Vetëm kështu zhvillojmë aftësinë për vetë-reflektim.

Megjithatë, është më e lehtë të braktisësh diskutime të tilla dhe të pranosh standarte, që shpesh herë janë të vendosura nga të tjerët. Vështirësitë që na vijnë nga sjelljet ekonomike na tregojnë se ne zgjedhim që të mos zgjedhim. Kjo “zgjedhje” e përshtatshme e ka bërë më të lehtë pasjen e të dhënave në ekonominë tonë moderne.

Shembulli i Facebook-ut

Merrni parasysh marrëdhëniet e përdoruesve të Facebook me këtë rrjet social. Marrëdhënia fillon kur përdoruesit klikojnë tek faqja e hyrjes në Facebook, e cila formon një kontratë ligjore dhe autorizon mbledhjen e gjerë të të dhënave dhe praktikat e ndarjes së tyre nga Facebook. Kostot e transaksionit janë minimale. Besimi është thelbësor. Megjithatë, është edhe e pajustifikuar.

Sikurse thekson rrëfimi i kohëve të fundit të “Cambridge Analytica”, Facebook u ka mundësuar palëve të treta-dhe ka shumë të tilla- të përdorin të dhënat e përdoruesve të Facebook për të zhvilluar algoritme të sofistikuara të profilizimit dhe personalizimit psikologjik, për të ndikuar më pas në besimet dhe votat e tyre.

“Nafta e re”

Disa tifozë të teknologjisë digjitale dëshirojnë t’i përshkruajnë të dhënat informative si “nafta e re”, lënda e parë që do të nxisë rritjen e ekonomisë. Por të dhënat janë “naftë” në shumë rrugë: eleminojnë fërkimet e mundshme dhe kanë potencialin për të ri-inxhinieruar mjediset në të cilat jetojmë-vendet tona  të punës, shkollës, spitalet dhe shtëpitë –kështu që ne rrezikojmë të bëhemi gjithnjë e më të parashikueshëm dhe të programueshëm.

Kontraktimi elektronik modern shpesh shfaqet me një kontratë të detyrueshme përmes aktit të thjeshtë të klikimit ose të të shtypurit një buton virtual.

Kjo pikëpamje është e rrezikshme, sepse injoron ndikimet delikate por të fuqishme në autonominë njerëzore. Kjo e bën të arsyeshme që një përdorues të pranojë verbërisht kushtet e përdorimit. Pra, njerëzit shmangen vetëm duke klikuar në “Unë pajtohem”.

Masat që mund të merren

Një përgjigje ndaj këtij veprimi të parashikueshëm është programimi i qëllimishëm i “fërkimeve” në hartimin këtyre kontratave teknologjike. Mënyrat për ta bërë këtë përfshijnë gjykatat që refuzojnë zbatimin e kontratave automatike, dhe që kërkojnë dëshmi të shqyrtimit të vërtetë nga konsumatorët për kushtet më të rëndësishme të një kontrate. Dhe softueri mund të kërkojë nga një përdorues që të lëvizë mbi kushtet më të rëndësishme përpara se të klikojë “Unë pajtohem”, ose mund të kërkojë që konsumatorët t’i përgjigjen pyetjeve thelbësore për kontratën.

Përktheu: Dita (Marrë me shkurtime nga The Guardian)

s.a/dita

April 14, 2018 16:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*