Abuzive dhe kriminale ajo që po ndodh në Ulëz

July 14, 2018 16:00

Abuzive dhe kriminale ajo që po ndodh në Ulëz

Pershendetje z.Thano

Une qe po ju shkruaj jam Kol Rica nga Qyteza Ulez. Po ju shkruaj per H/C Ulzes dhe Shkopetit dhe impaktin qe ka patur shitja e tyre tek banoret e zones.

Po flasim per dy H/C me te hershme te ndertuara ne Shqiperi, Ulza dhe Shkopeti dhe per aq kohe sa populli nuk ka dijenine e mjaftueshme per menyren se si turqit perfunduan ne zemer te Mirdites, duke privatizuar keto H/C ne menyren me brutale te mundshme ne, populli i Ulzesa keshtu do vazhdojme te themi “SHITJE NE MENYRE ABUZIVE DHE KRIMINALE”, dhe nuk do reshtim se kerkuari te drejtat tona te mohuara po ne kete menyre.

Keto dy H/C jane ndertuar ne vitin 1957 ne kohen kur po behej kolektivizimi i bujqesise dhe popullit ne ate kohe ja kishin ndaluar te drejten per te kerkuar pronen ose kompensim mbi pronen. Pra, shkurt sot keto H/C funksionojne mbi nje prone qe eshte e popullit te Ulzes, akoma e pakompensuar dhe pse kane kaluar me shume se 27 vite demokraci. Me e keqja eshte se sot keto prona po i shfrytezon turku pa i hyre ferre ne kembe sepse qeveria e papergjegjshme e vitit 2013 me ne krye PD dhe me Minister Energjitike LSI kaluan nje vendim kriminal ne dem te popullit te Ulzes. Ndoshta ka qene injoranca e kesaj qeverie, ndoshta babezia e saj e pakufi, qe cuan ne nje konflikt civil ligjor te hapur me popullin.

Por e keqja nuk perfundon ketu. Populli i Ulzes qe eshte grup interesi nuk disponon asnje kopje te kontrates se shitjes se ketyre veprave qe me djerse i ndertoj. Qe ne momentin qe ky vendim fatal u zbatua, Ulza filloj te degradoje,u nxoren nga puna ne kundershtim me cfare ishte premtuar 60% e punonjesve specialist elektrike dhe investimet ne veper lene per te deshiruar.

Si rezultat i varferise dhe papunesise njerezit filluan te largohen nga Ulza. Pra nje vendim qeverie te papergjegjshme qe solli varferine ne popull dhe pasurim abuziv per turqit.

A nuk eshte absurditet i madh ky dhe nje goditje e rende ekonomike per krahinen e e Ulzes dhe Shkopetit!!! 5 vite renie pikiate per ekonomine vendore.

Dhe te keqijat nga keto privatizues te H/C nuk kane mbarim. Nje burim tjeter te ardhurash per banoret e Ulzes eshte Peshkimi. Si pasoje e mosfunksionimit normal te kuotes ujore tek liqeni peshku po zhduket. Kjo neglizhence e qellimshme e ketyre turqve qe Sala me Ilirin ju dha prona pa pyetur fare pronaret e ligjshem po shkaterron ekonomine dhe bizneset ne kete zone turistike.

Tani po rikonstruktohet fasada e H/C Ules per ta pershtatur me arkitekturen dhe simbolet turke. Kujtojme seancen plenare te 3 Prillit 2013, ku shumica e atehershme aprovoj shitjen! Ku jeni Z. Gramoz Ruci bashke me Ahmetajn, Gjiknurin, Bracen dhe Kodhelin qe gjate fjalimeve tuaja e deklaruat ne dem te interesave dhe sigurise kombetare. Premtuan trasparence per publikun me te ardhur ne pushtet. Akoma nuk e keni bere! Bejeni, mbajeni fjalen! Po ashtu Mediu kur erdhi ne Ulez premtoi kompensim te tokes se pakompensuar si truall industrial por, kur hypi ne karrige e harroj premtimin.

Populli i Ulzes kerkon transparence ne kete ceshtje te shitjes se H/C, rikthim te specialisteve ne pune, rikthim te prones tek pronaret e ligjshem dhe kompensim sipas ligjit. Duke ditur qe kontrata eshte hartuar ne menyre abusive kerkojme rishikim te te gjithe kontrates me pjesemarrjen e te interesuarve. Ne mendojme se shteti ligjor nuk e ka te veshtire te anulloje kete kontrate dhe te dergoje para ligjit keta abuzues qe po i pine gjakun popullit.

Me respekt,

Kol Rica

 

July 14, 2018 16:00
Komento

6 Komente

  1. plot 5 shekuj nana priti... July 15, 05:29

    zoti Kol Rica !

    Ju mbeshtesim ne te drejten tuaj dhe urojme qe ky abuzim me sakte krim kombetar te zgjidhet por jeni shume shume i vonuar….ju kerkoni te ngjallni nje te vdekur..
    .
    Per ironi..dikur nje mik i imi mirditor mburrej me Enverin duke thene se Turku nuk mundej te hynte ne Mirdite ta pushtonte kurse Enveri ju “fut” me tren….me hekurudhe kur pas 1992 hekurudhes ja moren shinat si nuk ka ngjare ne asnje vend te planetit..
    .
    .Per h/centralet qe jane ndertuar me djersen dhe parate e popullit dhe qe jane 100 rentabel eshte krim kombetar qe behet jo vetem nga berishistet dhe metistet ( edi rama eshte impotent i dorzuar me kohe) por dhe nga miqte nderkombetare qe jane .
    .
    Vetem nqs ngrihet nga varri Enveri i madherishem mund ta rregulloje kete vend te shitur ..tradhetuar na te kater anet ku poshtrimi nga miqte (globalizmi) qenka me i rende se pushtimi nga armiqte.

    ————-
    .

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    Enver Hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombin pate
    lum si shqipja qe e pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    u shkreh ne vaj, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’Shqipnine e ka shtang topi
    monumenti Nan’Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul, i perkedhel ballin
    ketu e kam t’pavdekshem djalin.

    Te mbahemi vllazen
    E dhimbjen n’force do ta kthejme sot.
    E s’i ka dasht Enveri lot’t
    O ai ka dasht vetem qendresen
    O ka dasht punen, ka dasht besen
    Ka dasht nder, ka dasht trimnie
    Keto na i meson gjithe jeta e tij

    .
    Plot pesë shekuj – Enver Hoxha – Grupi i Hasit – YouTube

    https://www.youtube.com/watch?v=Q56mpNhPkM0

    Reply to this comment
  2. ISMAIL July 15, 14:01

    Z.Kol Rica ne letren drejtuar kryeredaktorit te kesaj gazete per mendimin tim ka shume te drejte. Ti z,Kol e thua fjalen tende. Po kujt po ja thua? Poliitikanet e ketij vendi ne keto 20 vite me sa kuptoj une nuk kane veshe per te degjuar por kane vetem xhepa te shumte ne kostumet e tyre. Perderisa politikanet nuk degjojne nga ajo ane Ju si popull i asaj treve patriotike duhet te vini ne jete amanetin e te mirit KOL MEDHA i cili kerkonte here pas here qe te hapeshin portat e bjefit te poshtem (ne katllavan) dhe te boshatisej baseni uje mbledhes . Duke zbatue kete amanet behet e mundur qe te perfitoni pronat e shtetezuara ne emer te mireqenejes se popullit me ane te elektrifikimit. ( megjithse nuk do e merrni te gjirth sasine pronave qe keni patur sepse ato jane demtue nga aluvionet e lumit Mat per 60 vjet).
    ISMAIL KETA
    Ish punojes ne H/C Ulez-Shkopet (1958 deri 1975)

    Reply to this comment
  3. fteri July 15, 17:21

    Mobilizoni popullin deri në vetmohim me protesta e revolta të ashëpra .Kërkesa juaj 2000% e ligjëshme tu bjerë si rrebesh mbi koka bashibozukëve e hajdutëvë sharlatan politik që duan DAJAK .Mobilizohuni me protesta të pa ndërprera ,asnjë hap prapa !….Mos ju lutneni kriminelve politik që vodhën barbarisht e shkatrruan veprat industriale dhe pasurin e Shqipëtarve dhe tuajnë ,pasuri të ligjëshme ,të cilën ata nuk duhet ta gëzojnë ,por ta GËZONI Ju populli i Ulëzës e Shkopetit . Falenderime për këtë sensibilizim Kol Ricës.

    Reply to this comment
  4. shvejku July 15, 21:25

    Mos u tregoni kaq te paduruar ju banoret e Ulzes!
    Qeverite pas rrezimit te diktatures komuniste,me te urryer ne bote keto 100 vitet e fundit jane munduar t’i japin popullit lirine te flasin lirisht,por edhe ketu ju nuk duroni se kerkoni qe t’u degjojne sa here ankoheni!
    Edhe prindi kur femijet qajne pa pushim i futin edhe nje pellembe qe ata te pushojne e jo me qeverite!
    Mire Berisha qe beri cfare deshi dhe ju heshtet,por tani Rama ka shume pune per te bere!
    Ne 4 vitet e para ei mendoi cfare do bente!
    Ne 4 vitet e dyta do mendoje se kujt t’ia jape ato qe mendoi ne fillim!
    Pra qe te filloje nga zbatimi atij i duhen edhe 20-30 vjet te tjera se atehere do hame me luge te florinjte!
    Pastaj ju doni qe ne cdo cep te Shqiperise te kete rruge te shtruara,cerdhe,kopshte,shkolla,kemde lojrash,lulishte etj,por qeveria ka planet e saj.
    Ne se u merzitet me Ramen,po ju sjellim prap Berishen!
    Si te doni prandaj rrini urte se gjerat nuk behen kaq shpejt!
    Ne fillim do ndertohet sheshi Skenderbej,pastaj bulevardi i ri,pazari i ri,qendrat e qyteteve dhe ca rruge qe bien ne sy te turisteve!
    E keni pare rrugen e REinasit sa bukur eshte bere?
    Epo kete shohin bota se ne nuk do i nxjerrim bojen vendit duke rregulluar rruget e lagjeve,cerdhet e kopshtet e femijve tuaj se ju edhe mund te prisni ca vjet sic keni pritur deri sa t’u vije radha!
    Kalamajte tuaj le te luajne me balona tabake,tauke,cingla,kukafshefthi ,horthi minorthi etj se ka plot menyra per t’u argetuar!
    Ne se ju filloni qe tani me kende lojrash moderne apo fusha futbolli,basketbolli etj atehere ju do coni ne zhdukjen e lojrave popullore!
    A e shikoni se cfare cmimesh nderkombetare po merr lal Eri dhe Rama neper bote?
    Ndersa ju shqiptaret nuk dini ta vleresoni lideret tuaj qe u shklyen per ju!
    Keni kaq vjet qe ankoheni se hani buke me miell kanceroz,por asnje nga ju nuk e ka hedhur ne gjyq qeverine!
    Po keshtu ankoheni se shteti ju mashtron dhe ju vjedh kur u faturon ujin e piste per te pijshem!
    Kot e keni se ju jeni mesuar neper fshatra qe pinit direkt ne burim dhe tani ju duket uji i Bovilles i piste!
    Boll qe erdhet ne Tirane,por edhe shisni mend!
    Ankoheni se qeveria,ministrite apo bashkite nuk bvejne pritje populli!
    E ce pastaj?
    Pse per keto hallet tuaja jane bashkite?
    Po te huajt kush do t’i prese?
    Po Mamaqin tek Zingu kush do shkoje?
    Po me mbjelljen e pemeve 3 muaj rresht cdo dite kush do shkoje?
    Po me reklamimin e bicikletave mobike kush do merret?
    E shikoni ju sa pune ka kryebashkiaku yne?
    Rrini urte se do vije Berisha dhe atehere gjeni vend ku te futeni!

    Reply to this comment
  5. Plaku i mocdem July 16, 01:37

    I nderuar Kol Rica!Ke hapur nje teme interesante.Lidhur me privatizimet e prones shtetrore eshte vepruar ne baze te ligjeve.Prona e Hidrocentraleve te Ulzes e te Shkopetit kane qene prone e shtetit qysh kur ato jane ndertuar.Vertet sistemi njepartiak socialist ra,por nuk kane rene ne menyre automatike ligjet e kohes se Diktatures.Te gjitha ligjet qe ka nxjerre kuvendi keto kohe,si ne cdo vend demokratik,kane fuqi paravepruese.Pra organet ligjvenese nxjerrin ligje per zbatim nga koha e hyrjes ne fuqi te tyre e ne vazhdim.Perse ndodh keshtu?Ndodh keshtu se ne nuk mund te kete ligje qe te kene fuqi prapavepruese,sepse ne se do te ndodhte keshtu,une,ti dhe kushdo tjeter nuk do benim asnje veprim sot,pra do ishim “te bllokuar” se kemi frike se kushedi neser do dale nje ligj,qe per ate qe po bejme sot me ligj,nje ligj i neserm ne mund te na beje fajtor.Me fjale te tjera,ligji me te cilijane privatizuar hidrocentralet,duhet te behet nul nga kjo maxhorance,mirpo nuk eshte aq e lehte,sepse turqit nuk jane aq budallenj qe te privatizojne pa ligj,Madje ne qofte se behet nul ligji qe i ka favorizuar turqit, ata e cojne problemin ne gjykatat nderkombetare dhe penalitetet i paguajme ju dhe te gjithe ne.Ligjet me fuqi prapavepruese jane shume te rralla,dhe vetem kur parashkruhen si te tille konforme kushtetutes .Prandaj kur beni ankesa konsultohuni me juriste kopetente.Ne fund,ju flisni ne emer te populli(t!)Ne fakt ju perfaqsoni vetn tuaj.E keni pyetur popullin?Populli pyetet ne votime.

    Reply to this comment
  6. Mark U.K July 16, 19:24

    Tani shkojn i bajn shurren ati diktatori,mire do ishte me ba edhe.UTIN.Se ktw enveristet e pastroj perseri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*