Abuzoi me detyrën, arrest me burg për gjeneralin (VIDEO)

May 16, 2014 10:52

Abuzoi me detyrën, arrest me burg për gjeneralin (VIDEO)

Komandanti i Brigadës Logjistike i Forcave të Armatosura, me gradë ushtarake “Gjeneral Brigade”, Syrja Gjoka është arrestuar pasi akuzohet se ka abuzuar me një fond prej 6 milionë lekësh të reja.

Gjykata e rrethit gjyqësor Berat ka vendosur masën e sigurisë arrest burg  ndaj ushtarakut ndërsa urdhër  arresti është ekzekutuar sot më 16 maj 2014 nga ana e efektivëve të policisë ushtarake.

4Nga hetimi rezultoi se gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e komandantit të repartit ushtarak 3200 në Kuçovë në kundërshtim me ligjin dhe pa miratimin e strukturave eprore ka nxjerrë urdhrin për shkatërrimin e të paktën 7 objekteve në pronësi të FA.

Po ashtu gjatë hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka falsifikuar nënshkrimet e disa prej anëtarëve të komsionit të cilët ishin ngarkuar për përcaktimin e objekteve që do të prisheshin.

Sipsa një vlerësimi paraprak të bërë nga  Ministria e Mbrojtjes kërkuar nga prokuroria  për nevojat  e hetimit rezulton se dëmi financiar nga këto veprime të kundraligjshme është në vlerën e afërsisht 6 milionë lekëve të reja.

Pamjet nga momenti i arrestimit

May 16, 2014 10:52
Komento

16 Komente

  1. Pipi May 16, 12:27

    Cfare m… gjenerali qenka ky? Apo si ata gjyqtaret e plepave te plazhit…

    Reply to this comment
  2. Ushtaraku deshmitar May 16, 13:21

    Znj. Mimi dhe zotërinj të gjykatës? Thërrisni shefin e kontroll-revizionit të forcave ajrore,kolonel Hektor Toska,dalë në reforme ne korrik 2003 dhe pyeteni,-pse tenderat e z. Syrja gjoka kur ishte komandant i regjimentit te helikopterëve farkë jane quajtur “tenderat më te zinj ne historinë e forcave ajrore” dhe pse vjedhjet dhe shperdorimet e dokumentuara per periudhen 2001-2002 u mbuluan !? Raporti i kòntroll reviziònit u depozitua ne sekretari. Janë marramendese vjedhjet e syrja gjokës jo ato qe tha shtypi e media. Ne brigaden logjistike ka bere kerdine me keq dhe kot nuk u çua aty. Emeruesit ministrore te syrja gjokes ne brig. Logjistike mernin prej tij pjesen e luanit. Por emerimi aty i syrja gjokës ishte motamo “varja e mëlcive ujkut në qafë”. Keto qe ju them jane shume te verteta dhe mos i merni per dezinformacion qellimkeq? Tung!

    Reply to this comment
    • Ushtaraku 2 May 16, 13:25

      Gjithcka thote “ushtaraku deshmitar” e dinë shume ushtarake? Syrja gjoka eshte “hajdut me cizme”!

      Reply to this comment
    • LORA May 16, 13:48

      Faleminderit,Ushtaraku deshmitar.
      Deshmia juaj e tejkalon edhe lajmin ,per nga sasia dhe saktesia e informacionit.Uroj qe titullarja e Ministrise se Mbrojtjes,zonja Mimi Kodheli, ta lexoje vete dhe ta perdoreper dobine e procesit te gjykimit dhe denimit te ketij lesh-gjenerali.
      Zoterinj ushtarake profesioniste dhe patriote;ka ardhur momenti( i pritur per dy dekada) te flisni me ze te larte per mbrojtjen edhe ngritjen e dinjitetit te Ushtrise se shqiptareve ,,,,kurrsesi te ushtrise qe pranoi te bente rolin e mushkes ne Gerdec.

      Reply to this comment
  3. Kapedani May 16, 14:13

    Kush di me shume le te me sqaroj: Ky gjeneral ka qene pilot. Arriti te fluturonte edhe ne mig 19. Kishte pasur edhe me perpara avari gjate fluturimit. Nie dit ne fluturim ju fiken te dy motorat, per mos kontroll e kryerje te veprimeve konform te teknikes. Lartesia e madhe e fluturimit i dha mundesi te bente leshimin ( ndezjen ) e te dy motorave. Dhe vashdoj futurimin Duke u ulur normalisht. Pas disa muajsh u kerkua qe nie specialist aviacioni te shkonte per kualifikim ushtarak ne akademite turke. Komanda e Aviacionit dhe e Regjimentit te Kucoves, e analizuan me llogjiken e specialistit. Menduan dhe vendosen qe. Pilotit Syrja, me nivel jo garantues per te te qene nie pilot i afte dhe me teknik te larte pilotimi. Per te ruajtur jeten e pilotit Syrja dhe tekniken luftarake me nie mirekuptim dhe mendim unanim e cuan ne Turqi. Ne kthim nga turqia nga nie djal normal dhe i mire ishte kthyer nie karierist, nie pilot i talentuar edhe pse ne turqi nuk fluturoi dhe nie lekist i madh. Syrjai eshte viktime e sistemit qe ndertoi Saliu. Safet Zhulali dhe Arben Imami. Perfundimi: Te gjithe ata qe nuk u Ben dot pilot. Pse u Ben pilot dhe se perballuan dot i Kane prishur biografine dhe traditen fisnike dhe madheshtin e thjeshtesise dhe te aftesise pilotit shqiptar.

    Reply to this comment
  4. Ushtaraku deshmitar May 16, 16:39

    Qëndron ajo që thoni ju “Kapedani” por si pilot shkoi të bombardonte dhe vlorën megjithese eshte vlonjat,ama!?? Ka dëshmitarë për këtë. E pohon nje shtab i tërë i forcave ajrore të pas 97-ës? Pershendetje kapidani !

    Reply to this comment
  5. Esmeralda May 16, 22:19

    Kjo ishte nje shembelltur e vertete, qe vetem Enver Hoxha e bente. Turp per Policine, dhe ata viktima te Komandant Zenelit, qe do te behet Gjeneral dhe Komandant ne vend te Syrjait, se po kontribon me keto pislleqe te ndzra. Gjeneral Syrjai mund te kete probleme me ligjshmerine ne pune, dhe mbase shkelje, por nuk trajtohet nje Gjeneral, vetem nga emri i grades, ne kete forme. Ky eshte nje turp. Cfar prisni ju ushtaraket, servil, lepires, interesaxhi politik, llafazan, medioker, te pa afte, parazite deri ne kulm, qe te kerkoni per trjtim nga te tjeret me te mire. Nga kush!. Per interes te nje grade gjenerali, pra tenderi te pa shpallur, nga Komandant Zeneli, po ben keti ndyresira. Pyeteni Komandant Zenelin, diten qe ka lene detyren tek Policia Ushtarake, ka marre mbi 2 000 000 leke karburant, etj. Cfar me flisnei ju per te ndershem tek kjo elite ushtarakesh. Jane me kokra ne FA. Per mua nuk ka rendesi emri Syrja, por trajtimi i figures se nje gjenerali, dhe kriminelet, ordineret, kontrabandistet, vrasesit, hajdutet, ndodhen ne politik dhe parlament, dhe si gjithmon goditet ushtria, si shembull fundor. Prisni ate qe do korrni. Komandant zeneli, po jep kontribut te bollshem qe deputeti nga skrapari z. Ruci, do te te beje gjeneral. Turp, po ndjej keqardhje per Ministren, qepo bije viktim e karieristeve te semure, qe jane kthyer ne ushtri. Famikjes Gjoka, i uroj me shume kurajo, dhe ti kaloj keto dite te veshtira me forcen e shprese dhe te miqeve te saj. Rofte ushtria popullore e Komandant Gjeneral Zenelit.

    Reply to this comment
    • toni May 19, 20:54

      o Esmeralda po ku je moj “vajze” ku i paske ti gjith keto fakte, po dil moj vajze denoncoi dhe te futen te gjithe ne burg meqe i paske hal ne sy gjith keto gjera ti! po ja pra pse nuk behet shqiperia se kshu jan shqiptaret flasin vetem mbrapa kraheve! Te gjithe jeni funderrinat e ketij vendi!! prit moj vajze se avash avash e kan rradhen te gjithe! Te gjithe ne prokurori i kan dosjet por bejne kshu zhurmash ne parlament vetem qe te largohet sa me shum mendja nga dosjet e tyre se aty e kan do ta han 1 dite!

      Reply to this comment
    • toni May 19, 21:13

      shume shpejt do te vije dhe dita qe do i bejne shoqeri njeri tjetrit Gjoka- Imami 🙂

      kaq shume keq sa te vjen mos ke qen ndonje nga te dashurat e gjeneralit?
      dhe nqs po mos u merzit shko e coji 1 pakete me cigare atje ku eshte dhe mund te lesh dhe 1 takim e te cmallesh atje 🙂

      Reply to this comment
  6. shpresa May 16, 23:01

    mire ju a bejne ketyre plerave. oficeret e nderuar sot jane pa shtepi e keto plera pse bene si ju tha idioti imami qe shikoji fytyren si e ka bene miliona me djersen e popullit .prisni rradha eshte e madhe .kjo eshte RILINDJE qe nuk po duroni .prisni prisni e do te shikoni vrimen e sadamit si do te mbushet do ta germoje saliu me hunden qe ka.

    Reply to this comment
  7. Agimi May 17, 04:02

    Dakord me komentin e Esmeraldes,Sistemin e korrupsionit ne ushtri dhe ne te gjithe dikasteret e sollen politikanet,ato jane ehe perfituesit kryesore,ushtaraket ne pjesen me te madhe jane thjesht viktima te tyre,kane firmosur per te mbajtur vendin e punes.Presioni ka qene shume I madh ose firmos ose largohu nga puna, kuptohet ne kete gjendje per arsye edhe ekonomike duke pare qe cdo gje eshte e paligjshme edhe Syrjai ka firmosur.Ne ke te rast ai eshte thjesht nje viktime,nuk arrestojne dot Arben Imamin arrestojne Syrjain.Nuk arrestojne dot Lul Bashen arrestojne nje punonjes bashkie, nuk arrestojne dot Gjin Gjonin arrestojne gjygjtarin e Pogradecit.Eshte korruptuar cdo gje lart,dhe qeveria e re nuk ka force te beje gje.Sa per cfare njeriu eshte Syrjai e kam njohur ne akademine ushtarake ne Turqi-eshte thjesht nje njeri dhe ushatarak shembullor.Ushataraket duhet te ngerne zerin e te mos behen viktima te politikes.Kurajo dhe mbeshtetje familjes Gjoka.

    Reply to this comment
    • toni May 19, 20:57

      o Agim po ku je mo Agim dhe ti paske qen lepiresi me i mire i gjeneralit!
      meqe e paske njohur ne Turqi dhe ai paska qen 1 ushtarak shembullor, mesa dihet atje iket per te ber 1 akademi por kur ky gjenerali juaj ishte atashe ne Turqi thuaj pak si iku nga Shqiperia atje pa asnji lek ne xhep dhe pastaj kur e la detyren e atasheut u kthye ne Shqiperi me 300 Mije EURO??!!

      po ik mo Gimooo coji nai paket ne burg tani se do e shikosh me kalimin e kohes ashtu ne kok do e ken te gjithe me rradhe! 🙂

      Reply to this comment
  8. gjunkshi May 19, 20:47

    o zot i madh kur ka edhe njerez qe mbrojne syrjan mos ngelt njeri ne kete vend..ky nje more njerez edhe s.berisha dy sikur jane vllezer sikur i ka pjelle e njejta nene…..po ik pyesni gjith ushtrine me sa lek u kthye nga turqia u be miliarder andej me te semuret(qe te shkretet vin nga m.m andej edhe ky i merrte lek).aman vetem syrjan mos e mbroni se e njeh e gjith ushtria dhe gjithe pilotet e ketija vendi se ca legeni eshte…po normale qe ka njerez qe per arsyet e veta personale e mbrojne sepse ja ka mbushur xhepat mire ky mjeshtri edhe tani qahen se ushtaraket e tj skan as shpi ku te flen kurse ky miku me vila…..ik ore aman vini ca njerez tamam ne krye te ketij vendi

    Reply to this comment
  9. rakushi May 19, 21:00

    bravo policia keni dhene nje shembull.ky njeri e meritonte plotesisht…turp turp qe nje gjeneral ben kshu gjerash.un nuk arrij ta kuptoj si ka mundesi qe e ul veten kaq shume nje gjeneral ky qenka pler totalisht…mir ti behet edhe me gjith ato gjynafe qe ka bere mbas koke i ardshin….shyqyr qe po vjen pak era shtet

    Reply to this comment
  10. flora May 19, 21:00

    sa turp per shqiperine qe mbart ushtarake kriminele.ja kane bere shume mire qe e kane arrestuar pasi atij i kishte dal nami i keq qe kur ishte atashe ne turqi. ka vjedhur leke me shumice e madje iu merrte dhe njerezve te semur plot…mire e ka aty ku eshte edhe nja 10 vjet pak i ka….

    Reply to this comment
  11. goni May 21, 14:27

    mir ja kan ber sepse si gjenerali i logjistikes qe ishte duhet te ishte 1 shembull dhe gjith ushtria te krenohej me kete fytyren e ketij “nevrikut” , te ndihmonte te gjith ushtaraket ne cdo lloj materiali qe nevojitej… munges e madhe qe ne veshje lere mo pastaj qe per nafte nuk behet llaf mundoheshiin te gjithe qe te mbanin vendin e punes i sherbenin shtetit nga xhepat e tyre sepse nuk kishte nafte fare ushtria….. Do thoni ju pse ? sepse ky zotria bashke me gjunkshin e perpinin te gjith naften ky per ta shitur dhe te fut leket ne xhep kurse Ish Shefi shtabit per tja dhen djalit te tij qe te levizte gjith diten 24 ore non stop me makina lukzose neper Tirane!
    Do i vij rradha te gjithve 1 dite!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*