Abuzoi me tendera, shkarkohet kancelari i Universitetit “Fan Noli”

July 26, 2016 16:21

Abuzoi me tendera, shkarkohet kancelari i Universitetit “Fan Noli”

Kancelari i Universitetit “Fan Noli” në Korçë është shkarkuar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ilir Sosoli dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në 4 tendera, duke i shkaktuar shtetit miliona lekë dëme.

Shkeljet në tendera kanë të bëjnë me rojet e punësuar të Universitetit.

Shpërdorimi i detyrës nga ana Kancelarit të Universitetit u zbulua pas një auditi të bërë në këtë institucion të arsimit të lartë.

July 26, 2016 16:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*