Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova përballë njëri-tjetrit

March 6, 2018 13:01

Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova përballë njëri-tjetrit

 

Nga Dilaver Goxhaj

Në 5 marsin e këtij viti u mbushën 20 vjet nga Lufta e Prekazit dhe rënia heroike e Adem Jasharit dhe e 55 pjestarëve të tjerë të asaj familjeje. Një rast unik në historinë botërore, ku një familje e tërë, në një unitet mendimi dhe veprimi të jashtëzakonshëm lufton si një trup i vetëm dhe e gjithë bie theror për çlirimin dhe kijimin e një shteti – Kosovës.

Lavdia e asaj vdekjeje me qëndrueshmëri, në periudhën kur politikanët shqiptarë kishin filluar të zhyteshin në llomin e kompromiseve me pushtuesin, tregoi se ajo ishte rrugëdalja e vetme për t’u çliruar Kosova nga pushtimi serb; ai heroizëm ishte një përmbysje historike e madhe sepse njerëzit, më në fund, e gjetën të fshehtën e rrugës drejt lirisë.

Gjithë veprimtaria ilegale e deriatëhershme e Adem Jasharit dhe e asaj familjeje s’ishte gjë tjetër veçse një punë pa bujë e një propagandë pa qëllime publiciteti, në kundërshtim me thirrjet e shpeshta publike të politikanëve të Kosovë të cilët i thoshnin popullit: rrini urtë e mos u ndjeni se lirinë na e kanë premtuar të na e sjellin.

Pas Luftës së Prekazit ata që e ndjenin veten shqiptarë e ndërprenë hyjnizimin e rezistencën paqësore, e flakën tej atë.

Data e 5 marsit 1998 ka dy ngjarje të rëndësishme brenda saj:  është edhe vdekja biologjike e Adem Jasharit, por edhe LINDJA e përjetshme e tij. Si i tillë, Adem Jashari është një vigan që si ditëlinde të tij do t’i njihet data e  vdekjes biologjike të tij, nëse do të perifrazonim një thënie të Niçes. Njerëzit shumë të famshëm janë gjithnjë në jetë që është e vetmia jetë e denjë për t’u quajtur me këtë emër, shprehej Ciceroni. Dhe prej asaj date Adem Jashari do të jetoi përjetësishtë, që do të thotë se atë ditë që Ai ra në betejë, atë ditë dhe “Lindi”.

Edhe Adem Jashari organizoi KUVENDIN, ngjashëm si Kuvendi i Lezhës dhe ai i Vlorës, por me një ndryshim epokal: salla e Kuvendit të Adem Jasharit ishin Kullat e Jasharajve dhe zhvillimi i Kuvendit ishte vetë BETEJA E PREKAZIT; pjesmarrës në Kuvendin e Lezhës ishin gjithë princat shqiparë, ndërsa në Kuvendin e Vlorës ishin përfaqësuesit e gjithë vilajeteve shqiptare, kurse pjesmarrës në “Kuvendin e Prekazit” ishin 56 luftëtarë-dëshmorë vetmohues; nënshkrimet e kuvendeve të Lezhës dhe Vlorës u bënë me penë e me bojë shkrimi, ndërsa në Kuvendin e Prekazit historia urdhëroi që nënshkrimet të bëheshin si në asnjë rast tjetër të historisë shqiptare e asaj botërore: ajo urdhëroi që nënshkrimet të bëheshin me pushkë dhe gjak; telegrafi i Kuvendit të Prekazit nuk ishin as korjerët, as zarfet, as njoftimet me letër, as postjerët por gjithë mediat vizive botërore, ngaqë ishte koha e televizionit dhe e internetit, koha e kozmosit dhe e luftës aero-tokësore.

Guximi i Adem Jasharit dhe gjithë familjes së tij ishte një focë e jashtëzakonshme shpirtërore, e cila i ngriti ata mbi shqetësimet, mbi pështjellimet dhe mbi emocionet që mund të shkaktonte mbi ta shfaqja e asaj ushtrie të madhe e të blinduar e Serbisë; falë asaj force Adem Jashari dhe familja e tij u mbajtën të qetë dhe e ruajtën përdorimin e lirë të arsyes në ato rrethana aq të tmerrshme.

*      *     *

Vepra e madhe e Adem Jasharit nuk ishte rezultat i një plani të madh, sikundër ishte plani pacifist i dhurimit të lirisë së Kosovës nga ndërkombëtarët, por ishte thjesht rezultat i rastësisë. Jeta zhvillohet jashtë vullnetit tonë. Ajo rastësi ndryshoi prodhimin shpirtëror, revolucionarizoi gjithë shoqërinë shqiptare në Kosovë, duke u shkëputur nga idetë pacifiste pasive sunduese të deriatëhershme.

Vepra heroike e Adem Jasharit ishte vepër  e madhe për disa arsye: së pari, ngaqë u përputhën koha, mjetet dhe forma që treguan sesi mund të fitohej liria; së dyti,  ishte rezultat i një përpjekje të madhe në vijueshmëri të popullit shqiptar në Kosovë; së treti, pati një proporcion midis veprimeve të Adem Jasharit dhe ëndërrës kombëtare të atij populli shqiptar në Kosovë; dhe së katërti, ishte shpresa e popullit që shërbeu ta çonte Adem Jsharin dhe tërë familjen e tij drejt vdekjes me qëndrueshmëri nëpër atë rrugë që u pëlqye dhe u pasua nga mijëra shqiptarë në Kosovë e trevat e tjera shqiptare.

Të gjitha këto prodhuan shfaqjen e Ushrisë Çlirimtare të Kosovës në formën e një bumi. Njerëzia shpërblen më shpesh shfaqjen e thelbit sesa thelbin vetë.

*          *          *

Duke qenë se të dy këto personalitete, Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën, i kemi komandantë të ushtrisë së Kosovës, do të mundohem të heq këtu disa paralele ballafaquese midis tyre. Sado të madh e të ndritshëm mundohen ta nxjerrin Ibrahim Rugovën ithtarët e tij, përsëri është e vështirë që të barazohet me Adem Jasharin, pasi janë rrethanat ato që na ndihmojnë të nxjerrim në dritë të përshtatshme tërë cilësitë e tyre, duke i ballafaquar ato:

– historisë dhe kohës iu desh t’i lindte në të njëtën periudhë që ne t’i njihnim sikundër i njohëm: të ndryshëm në inteligencë e të ndryshm në përkushtim e dhunti;

– njëri qytetar i thjeshtë e i bindur se liria nuk dhurohet por fitohet me gjak e sakrifica, tjetri me synime të mëdha e ambicje të pakufishme personale;

– të dy të njohur për virtyte por që i shfaqën nën pamje krejt të ndryshme;

– dy modele të ndryshme në dy burra me pikëpamje të ndryshme e me përvojë jetësore të ndryshme, por duke synuar të njëtën gjë: lirinë e Kosovës;

– për nga synimi dukeshin të barabartë e të palodhur secili në mënyrën e vet, por që i pamë të vepronin krejt ndryshe në praktikë;

– u shfaqën me fat e pa fat në rrethana të ndryshme, duke ia detyruar suksesin njëri lutjeve drejtuar Perëndimit kryesishtë në shërbim të lavdisë së vet, tjetri rrëmbimit të armëve dhe shpërthimin e luftës së armatosur e me kurajo, duke u shfaqur jashtëzakonisht i madh në fatkeqësi, i tërhequr nga epërsia e gjinisë së vet që ngjan t’ia nënshtroi vetvetes rastet e për t’i vënë në shërbim të lirisë së Kosovës;

– që të dy dëshironin të krijonin shtetin e Kosovës.

– ekzistenca e një pushtuesi të fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht si dhe mendësia pacifiste tërësore jo aktive e popullit shqiptar në Kosovë u afroi të dyve rastet për të shpalosur tërë vlerat e tyre në mënyra diametralisht të ndryshme;

– të dy ishin në moshën më burrërore të tyre, në të njëjtin mjedis politiko-shoqëror të njëkohshëm, por jeta dhe vepra e Adem Jasharit ishin krejt ndryshe nga jeta dhe vepra e Ibrahim Rugovës; jeta e Ademit u shoqërua nga aq rrethana të rralla e për më tepër në një moment tejet pacifist të opinionit shqiptar në Kosovë për të shpalosur tërë vlerat e tij, të cilat do të vendosnin fatin e nesërm të Kosovës.

Sikundër shihet, ky fat ishte i njëjtë për të dy, por ja që historia Ibrahim Rugovën e shkarkoi nga Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kosovës, sikundër e kishte emëruar Kushtetuta e Kaçanikut, dhe në vend të tij historia emëroi Komandant të Luftës Adem Jasharin. Historia e bëri atë zevendësim ngaqë në atë kohë ajo kishte nevojë jo për profesionalizëm dhe intelekt por për personalitet, vetëdje dhe përgjegjësi. Ky zevendësim detyrash, njërin e “lindi” përjetësisht, tjetrin e “vdiqi” politkisht.

*          *          *

“Lindja” pas vdekjes e Adem Jasharit shkaktoi “vdekjen” politike të Ibrahim Rugovës, nga e cila lindi antagonizmi i tij, pasi “vdekja” politike për një Komandant të Përgjithshëm, ai dhe President Republike, është më fatkeqe se vdekja fizike, ngaqë shkakton hidhërim të pakufishëm. Ky hidhërim e bëri Rugovën që Adem Jasharin ta kishte armikun e tij më të urryer por të pa pa shpallur, ngaqë Ademi i shkaktoi atij disa “vdekje”: edhe politikisht, edhe si President e Komandant, por i vrau edhe ideologjinë e tij pacifiste, të cilën e pat shndërruar në një lloj féje, fé, të cilës i këndojnë Te Deum-e edhe sot. Dhe Rogova, sa ishte gjallë, nuk ia fali kurrë ato lloj “vdekje”, ndaj dhe nuk ia përmendi kurrë emërin, prandaj nuk u përkul asnjëherë jo vetëm para varrit të Adem Jasharit, por as para gjithë dëshmorëve të asaj famljeje epokale shtetformuese.

E, për fat të keq, menjëherë pas asaj qëndrese heroike udhërëfyese që tregoi se liria fitohej vetëm me gjak, filloi antagonizmi edhe midis mbështetësve të Ibrahim Rugovës, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatodura të Kosovës (FARK), dhe pasuesve të Adem Jasharit, Komandantit legjendë i Ushtrisë Çlimtare të Kosovës (UÇK). Këta të parët e mohojnë çlirimin me luftë të armatosur e gjak, duke predikuar me maksimumin e zërit të tyre pseudopatriotik, se vetëm politika e robit është produkt i fitores së lirisë së Kosovës. Dhe kjo lloj féje politike ishte aq më tepër e dëmshme, sa më pak që e kuptonin këta ithtarë pacifistë domosdoshmërinë e fitores së lirisë me gjak, duke mos e kuptuar se padashje bëheshin shërbëtorë të propagandës së Millosheviçit. Por nuk përjashtohet mundësia që atë mohim të fitores së lirisë me gjak ta kenë nga zilia, e cila është pasojë e frikës dhe e turpit, ndaj dhe nuk kanë guxuar kurrë të rrëfehen pse nuk e mbështetën rrugën e fitores së lirisë me armë, rrugën e Adem Jasharit. Frika prej vdekjes i hoqi shumë vlera politkës pacifiste pasive tetë vjeçare të Rugovës dhe të pasuesve të tij.

Nga pikpamja e kulturës dhe e nivelit të tyre intelektual pacifistët mund të qëndronin shumë më lartë se luftëtarët e Adem Jaharit, ndoshta si toka me qiellin. Por ajo që i bënte dhe i bën ata  partizanë të politikës së robit është se mendimi i tyre nuk mund të kapërcejë ato caqe që nuk i kapërcen vetë jeta e njeriut meskin, dhe se prandaj teorikisht ata synojnë në po ato zgjidhje në të cilat e shtyjnë praktiksht njeriun e vogël interesat e tij materiale dhe pozita e tij shoqërore. Ky është, në përgjithësi, shkaku pse shoqëria kosovare u nda në dy kampe: pacifistë dhe revolucionarë.

Por lufta e kampit pacifist kundër kampit revolucionar mund të jetë edhe zili ndaj heroizmit të Adem Jasharit, zhvlerësuesit të politikës pacifiste e cila propagandonte nënshtrim dhe jo revoltë; zili, sepse dihet që zilia është një tërbim, është më e papajtueshme se urrejtja, ngaqë nuk munden ta durojnë fitoren e revolucionarëve të Adem Jashari dhe që nuk mundi ta realizonte lirinë strategjia e Ibrahim Rugovës.

*          *          *

Meskinët ziliqarë të Ibrahim Rugovs, duke mos qenë të gatshëm që të sakrifikonin për lirinë e Kosovës dhe të pazotë të merreshin me gjëra të mëdha, si Adem Jashari dhe pasuesit e tij, filluan të merreshin me gjëra të vogla, për ta izoluar UÇK-në. Dhe konkretisht:

1). E shpallën UÇK-në “Dorë e zgjatur e Serbisë”, për t’i hequr asaj mbështetjen e popullit;

2). Lansuan propagandën: “Serbia është e fortë, nuk luftohet me Serbinë, UDB-ja është shumë e organizuar, po i dinë të gjitha gjërat që ndodhin në mes shqiptarëve, për tri ditë na shfarrosin etj”, për ta trembur popullin të mos rrëmbente armët;

3). Organizuan “zgjedhjet e lira” dhe atë për president në kohë lufte, për ta injoruar epopenë shpëtimtare të Betejës së Prekazit;

4). E akuzuan UÇK-në grupacion marksist, leninist, islamist, enverist, komunist, terrorist e banda rivale, për t’i hequr mbështetjen ndërkombëtare;

5). U sulmuan gazetat lokale e ato jashtë Kosove që thyenin shabllonin uniformist për “qetësinë” në Kosovë, për të krijuar iluzionin se lirinë do ta sillte dikush nga jashtë;

6). Betimin e UÇK-së për bashkim me Shqipërinë e propaganduan si tendencë për “Shqipërinë e Madhe”, parrullë dikur e fashizmit italian;

7). Kur u bindën se këto propaganda nuk ngjitën, krijuan brenda në Kosovë formacione të një ushtrie tjetër, FARK-un, gjë që krijoi premisa për të kaluar në luftë civile. Dhe, kur veprimtaria e tyre luftarake po i çonte drejt asaj lufte, nxituan dhe u larguan nga Kosova dhe të nesërmen Kryeminstri i tyre, Bukoshi, u detyrua të delte në TVSH dhe të pranonte: “Në Kosovë nuk ka dy ushtri, vetëm një ushtri, ajo është UÇK-ja”. Por ajo ishte thjeshtë manovër për të dalë momentalisht nga situata ku qenë futur dhe që të mos merrnin urrejtjen e kombit.

8). Ajo manovër u zbulua kur, pas ofensivës serbe të korrikut 1998, kur qenë djegur 470 fshatra të banuar me shqiptarë dhe ishin larguar mbi 400 mijë shqiptarë nga Kosova, në pyetjen që gazetarët i bënë Rugovës nëse ishte dobësuar apo jo pozicioni i tij, çuditërisht Ai u përgjegj: “Tani jam më i fortë”! Si ishte e mundur?

9). Shkelën Marëveshjen për Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës të 23 shkurtit 1999, të nënshkruar në Rambuje, me pretekstin se u dhanë disa ministri jo shumë të rëndësishme.

Dhe Ibrahim Rugova nuk rezulton të ketë dënuar qoftë dhe një prej këtyre veprimtarive të dëmshme.

10). Menjëherë sa mbaroi lufta, qeveria e Kosovës në ekzil, përdori djallëzisht paratë e popullit, duke sjellë tërë pompozitet në kryeqytetin e Kosovës monumentin e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, edhe pse nuk e pëlqejnë strategjinë e tij për liri. “Për interesat e veta edhe djalli mund ta citoi Biblën”, thotë Shekspiri. Vetëm me Skënderbeun mund të shmangej Adem Jashari.

11). Që të humbiste sa më shpejt roli i Adem Jasharit u bë ç’është e mundur që në Kosovë të gjallërohej në ekstrem ndjenja përçarëse lokaliste, lufta për lavi personale e jo kombëtare. Konkretisht:

A – Komanda e Zonës së Llapit ngriti me urgjencë në qendër të Prishtinës monumentin e Heroit Zahir Pajaziti, për të thënë se ne jemi më patriotë se krahinat e tjera, me nëntekstin tjetër se Zahiri ka më shumë vlera se Adem Jashari;

B – Pasuesit e politikës pacifiste të Ibrahim Rugovës, duke vënë interesat personale, partiake dhe lokale mbi nderin dhe interesin kombëtar, ngritën po me urgjencë, në qendër të Prishtinës, monumentin e Ibrahim Rugovës, ngjitas me atë të Skënderbeut, krahas vendosjes së portretit të tij me përmasa gjigande në shumë mjedise të dukshme të Prishtinës; veprime këto që treguan dhe tregojnë mosnjohe prej tyre të Adem Jasharit Komandant të UÇK-së dhe të asaj Lufte Çlirimtare;

C – Drejtoria Politike e UÇK-së dhe Komanda e Zonës së Drenicës me një ndjenjë shumë të madhe vetëkënaqësie ngritën monumentin e Adem Jasharit në fshatin e tij dhe jo në Prishtinë, edhe pse kishin pushtetin shtetëror dhe mbështetjen mbarë popullore. Atë akt të theksuar lokalist e paraqitën si qëllimin dhe përsosjen e fundit të asaj Lufte Çlirimtare, si rrjedhojë e mosinteligjencës dhe e fantazisë së tyre, duke menduar se i gjithë procesi historik i asaj lufte e arriti qëllimin e vet duke i ngitur Adem Jasharit monumentin në Skënderaj. I gjithë ky fodullëk lokalist i fryrë i përgjigjej një praktike mjaft meskine matrapazësh të vegjël. Mirëpo, me këtë nonsens bënë atë që nuk duhej bërë: i thanë historisë dhe popullt, se Adem Jashari dhe familja e tij nuk sakrifikoi për Kosovën, por veç për Drenicën. Vallë e kanë kuptuar sot?

Ç – Më pas, ithtarët e ish-presidentit Rugova nxituan dhe ngritën në Prishtinë monumentin e Presidentit Klinton. Nuk bënë keq. Por të tërheq vemendjen fakti se pse nuk është diskutuar sot e gjithë ditën ngritja e monumentit të Adem Jasharit atje, pranë shembëlltirës së tij, Skënderbeut, vendin e të cilit e ka zënë monumenti i Ibrahim Rugovës?! Po VETËVENDOSJE! çfarë po bën, e cila ka pesë vjet që ka pushtetin e Kryeqytetit?! Pse nuk e sjell në Prishtinë monumentin e Komandant Adem Jasharit, i cili ende rri në fshat?

12). Edhe sot e gjithë ditën mediat e mbështetësve të Rugovës po e anatemojnë UÇK-në dhe luftën e saj, duke e identifikuar atë me aktet antishtetërore e korruptive të pasluftës të disa profiterëve ish-drejtues kryesorë të UÇK-së dhe të formacioneve të saj.

I reshtova këto fakte jo se jam kundër ngritjes së atyre monumenteve që janë ngritur në Prishtinë, madje ia vlen të ngrihen në të gjithë sheshet e qyteteve të Kosovës, por se duhej dhe duhet të ketë një radhë pune bazuar në vlerat burrështetase dhe ndikimit të veprës së tyre në ngjarjet madhore që ndodhën në fund të shekullit XX në Kosovë.

E për fat të keq gazetat e shitura i lavdërojnë me të madhe këto dehje absurde, ku dhe hekuri i skuqur skuqet nga turpi.

*          *          *

Nuk mund të tjetërsohen e të thjeshtësohen vlerat atdhetare të Adem Jasharit e të zbresin ato në nivelin e vlerave atdhetare pacifiste të Ibrahim Rugovës edhe pse ishte një intelektual e politkan i admirueshëm në popull.  Dhe ja pse:

A – Ibrahim Rugova ishte me Kushtetutë Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK-t), por, në vend që të delte në krye të atyre forcave, ose të paktën t’i bënte thirrje popullit për të rrëmbyer armët, apo të emëronte dikë Komandant të UÇK-së kur ajo formoi formacionet luftarake të saj, Ai shkoi dhe U DORËZUA te armiku, duke treguar se nuk ishte as ushtar, ndaj dhe i bëri thirrje NATO-s që të ndalonte bombardimin e forcave ushtarako-policore të armikut, – e tani pasuesit e tij po na këpusin mollë të arta. Dhe për këtë dorëzim Ai nuk dha kurrë ndonjë shpjegim, sikundër tregon edhe z.Kushner në librin e tij. Kuptohet, të dobëtit nuk mund të jenë të sinqertë. Ndoshta e bëri nga frika a nga naiviteti. Mirëpo, mos-shpjegimi prej tij i atij dorëzimi te armiku e i asaj thirrjeje, të bindin se nuk e kishte marrë peng armiku. Të jetë vallë nga dobësia?, se të dobëtit pothuajse nuk janë kurrë zotërues të vërtetë të tyre. Dobësia nuk duhet të jetë tipar i komandantëve të përgjithshëm të një vendi.

B  – Edhe kur Komandanti i Përgjithsëm i focave armike, Millosheviçi, e ndihmoi Komandantin e Përgjithshëm të FARK-ut për të shkuar në Evropë, Ai edhe prej andej vijoi ta anatemonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke thenë se atë e drejtojnë ca kalamaj profane, ndërkohë që  Uesli Klark, ditën e ndërprerjes së asaj lufte, këta “kalamaj profanë” i përshëndeti:  “Bashkëveprimi luftarak më i mirë i NATO-s në historinë e saj 50 vjeçare!”.

C – Edhe kur Kosova u çlirua, Komandanti i FARK-ut deklaroi botërisht nga Italia, se nuk do të kthehej në Kosovë pa u çarmatosur edhe luftëtari i fundit i Ushtrisë Çlirimtare me Komandant Adem Jasharin.

D – Por edhe kur Rugova u kthye në Kosovë dhe u rizgjodh President i saj, Ai, në vend që të shkonte e të vendoste qoftë edhe një lule të vetme te varri i Komandantit legjendë Adem Jashari, çuditërisht shpalli komandant legjendar dezertorin dhe dëmtuesin më të madh të asaj lufte çlirimtare, kolonelin Tahir Zema!

Këto janë fakte nga më kokëfortë.

Por,  ngaqë janë fakte të vërtetë e të pakundërshtueshëm, edhe mund të anatemohet shkrimi dhe autori i këtij shkrimi. Mëndjet mediokre dënojnë zakonisht gjithçka që i tejkalon kapacitetet e tyre.

Me këtë analizë unë s’kam për qëllim të parodizoj figurën e Ibrahim Rugovës dhe as për të mohuar vlerat e tij politike e intelektuale, por për të vënë në dukje se KURRË nuk mund të vendoset vepra e Ibrahim Rugovës mbi veprën e Adem Jasharit dhe as të barazohet me të. Ishte heroizmi dhe figura e Adem Jasharit dhe e gjithë familjes së tij që mbajti lart entusiazmin e luftëtarëve të UÇK-së në lartësinë e tagjedisë së madhe historike, ndërsa “dr.Ibrahim Rugova ishte i pëlqyeshëm dhe i matur, mirëpo mënyra e tij e të udhëhequrit, e heshtur dhe me rezerva, vështirë se mund të ishte inspiruese.”, sikundër e ka përcaktuar edhe Xhejms Rubin, këshilltari i Medlin Ollbrajt.

Inspirues ishte Adem Jashari dhe krijesa e tij, UÇK-ja, sikundër e thekson znj.Ollbrajt: “Ishte ajo (UÇK-ja) e cila sensibilizoi opinion ndërkombëtar, opinion i cili u vu i tëri në shërbim të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri.”

Atëherë, më thoni, me cilin do të dashurohet përjetësia?

 

 

March 6, 2018 13:01
Komento

23 Komente

  1. Mollosi March 6, 16:30

    Nje shkrim qe ka te verteta por ka edhe shume genjeshtra!

    Reply to this comment
    • Dilaver Goxhaj March 7, 10:39

      I nderuar komentuesi MOLLOS, faleminderit per komentin, por, nese do te keni miresine, lutem te me tregoni se cilat jane ato “edhe shume genjeshtra!”, se do te me ndihmonit shume qe te mos i perdor tjater here. Besoj se nuk do ta keni te veshtire meqenese tregoheni kaq i sigurte, por edhe duke m’i argumentuar pse jane genjeshtra, apo jo? Mbetem ne pergjigjen tuaj publike.

      Reply to this comment
      • Mollosi March 7, 14:54

        Zoti Goxhaj!
        Ndjej rrespekt dhe i perulem secilit qe dha kontributin per clirimin e Kosoves, perfshire ketu edhe Ju.
        Ajo cka mua me pengon shume eshte komentimi i ngjarjeve sipas tifozerise partiake. Te majtet gjithmone lavderojne LPK-ne, ish drejtorine Politike te Uck-se dhe Adem Jasharin. Te djathtit lavderojne dr. Rugoven dhe Adem Jasharin, shajne LPK-ne dhe ish drejtorine Politike te UCK-se etj.
        Me pyetni per te pavertetat e shkrimit Tuaj… Edhe Ju duhet ta dini qe Heroi nuk qendronte mire me LPK-istet. Edhe Ju duhet ta dini qe ai nuk ishte nen komanden e ish udheheqesve te Drejtorise Politike te UCK-se. Ai vepronte i pavarur. Te gjithe shume mire e dine qe ai nuk pajtohej me ta dhe disa here u konfrontua shume keq dhe gati sa nuk erdh deri te me e keqja. Te gjithe e dime qe Jasharajt mbeten te vetem pa perkrahjen e UCK-se.
        Qe te dyte, si Adem Jashari poashtu dhe dr. Rugova i kane meritat per lirine e Kosoves.
        “Lindja” pas vdekjes se Adem Jasharit kurre nuk e shkaktoi “vdekjen” politike te dr. Rugoves. Dr. Rugova pas lufte i fitonte zgjedhjet pa ndonje mund te madh.
        Pacifistet me te drejte i akuzuan lideret e Drejtorise Politike te UCK-se (por jo UCK-ne) si marksiste-leniniste, enveriste…por kurre nuk i akuzuan si islamiste sepse UCK-ja ishte teresisht kombetare.
        Rugoven e akuzoni se ai “nuk u perkul para varrit te Adem jasharit”, por nuk e tregoni te verteten (ndoshta edhe nuk e dini) qe kur dr. Rugova deshi ta vizitonte varrin e Heroit dhe familjen e tij, u ngriten disa idiote, shoke te ketyre udheheqesve qe sot e shkaterruan Kosoven dhe te armatosur me kallashnjikove, gulinove dhe bazuka zune pozitat tek ” Kroi i Mbretit” per ta vrare presidentin. Kur degjoi dr. Rugova per kete prite, u terhoq nga vizita e caktuar me pare.
        Ka edhe shume te paverteta qe ne mungese te kohes nuk po mund t’i shkruaj.
        Komentuesit me poshte, z. Pal i replikoni duke thene qe ” figurat e botes e kane fryre figuren e Rugoves”… Une do te Ju perkujtoj se cka shkroi ne librin e zise z. R. Holbrooke per dr. Rugoven, pra atehere kur nuk pat nevoje qe ta “fryje” figuren e tij : “Kur e kam takuar I. Rugoven per here te pare ai dukej si nje ze i vetmuar, ne beteje te vetmuar, duke bartur nje shall qe thoshte se do ta varte vetem kur ta sheh vendin e lire. E shikoja duke ndjekur enderren e popullit te vet nen kushte te jashtezakonshme me urtesi, dhe u bera admirues dhe shok i tij.
        Cfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne Prishtine pa shallin e tij. Mbaj zi per nderrimin e jetes, se bashku me tere popullin e Kosoves.
        Derisa Kosova e fitoi lirine nen udheheqjen e tij, tani perjetoi nje humbje te tmerrshme ne nje pike kritike, kur shume pune mbeten per tu bere.
        apeloj tek lideret kosovare te bashkohen dhe te punojne se bashku per te arritur pavaresine per te cilen President Rugova luftoi”.
        Ju pershendes.

        Reply to this comment
        • D Goxhaj March 7, 21:25

          Pershendetje, i nderuar Mollos! Me vjen keq qe dke mos i ditur mire ngjarjet me data, ngateroheni. Se pari, kr eshte vrare Adem Jashari nkka ekzistuar Drejtoria Politik e UCK, ajo eshte krijuar ne fillim te muajit qershor 1998. Persa i perket marre dhenieve te Ademit me LPK, ai ka qene kryetari i LPRK, me pas LPK, per Drenicen e Kuqe prej vitit 1985. Per kete ekziston korespendenca e tij me ryesine e LPRK e LPK.
          “Vdekja” pollirie e Rgoves ka ndodhur gjate Luftes Clirimtare dhe ringritja e tij ne zgjedhjet e vitit 2001 erdhi si rrjedhoje e etjes per pushtet e pasuri e anetareve te Drejtorise Politike dhe te disa anetareve te SHP, qe edhe sot e kane lr deridiku dinjitetin e luftetareve te sinqerte, qe perbejne shumicen absolite te UCK. Mos i ngatero etapat. Persa i perket akzave te LDK kunder UCK po qe se ke deshire, po te dergoj faksimilet e gazetave te tyre. Ju, a keni fakte per keto qe pergenjeshtroni? Persa i perket tentatives se vizites se Rugoves per gjoja shkuarjen e Prekaz ose e keni nga vetja,ose u kane mashtruar. Une kam qene atje deri ne fnd te vitit 2004 dhe i kam jetuar te gjitha situatat. Po ja qe Rugova nuk e hoqi shallin edhe kur u clirua Kosova sepse nebdonte se clirimi nga UCK nuk ishte clirim. Dh mos harro tjeteren, qe na permend Hollbrukn, poplli thote: Per te vdekurit dhe te ikurit flitet gjithmone mire. Lexo cfare ka thene Hollbruk sa qe gjalle Rugova, gjate periudhes se para clirimit dhe do te korigjohesh. Keshtu qe nk na bonde dot z.Mollos. roj te jini mire!

          Reply to this comment
          • Mollosi March 8, 09:59

            Z. Goxhaj!
            Thelbi i shkrimit tim sa i perket LPK dhe Drejtorise… eshte e verteta qe A. Jashari nuk qendronte mire me Hashimin, Azemin, Xhavitin etj. Ata ishin ne LPK e me vone e themeluan Drejtorine Politike te UCK-se. Pra ishin personat e njejte.
            “Vdekja” politike e dr. Rugoves nuk ndodhi kurre, as atehere kur u shfaq UCK-ja, as kur u flijuan Jasharajt, as atehere kur disa grupime te vogla marrjen me dhune nga shtepia ne Velani u munduan ta paraqesin si shkuarje e vulnetshme e Rugoves ne Beograd. Rugova gjate tere kohes ishte ne krye te popullit te Kosoves, ishte me i madhi, me i dashuri, me i mencuri… Edhe pas lufte dr. Rugova vazhdoi te ishte i njejti. Ne zgjedhjet e para ne vitin 2000 bindshem fitoi partia e tij.
            Per tentativen e shkuarjes se dr. Rugoves ne Drenice nuk e kam nga vehtja e as nga mashtrimi. Te gjitha mjetet e informimit e dhane lajmin. Nese nuk gaboj ishte viti 2001. U tha qe Drenica do ta kundershtoje ardhjen e Rugoves. Ne fakt nuk ishte drenica por ishin disa rrugecer te cilet u armatosen dhe dolen qe ne rast te shkuarjes se Rugoves ata do te benin atentat ne te.
            Ajo thenja e popullit per te vdekurit vlen tek ne shqiptaret. Mentaliteti i perendimoreve nuk eshte i tille qe pas vdekjes te thurin lavde.
            Gjate vizites qe i beri Kosoves lordi Robertson ne janar te vitit 2016, dha nje deklarate shume interesante:
            https://gazetashqiptari.com/general-lord-robertson-mos-me-pas-qene-rugova-dhe-amerika-kosova-sot-e-kesaj-dite-do-te-ishte-nen-serbi-si-presheva/
            Ju deshiroj nje dite te mbare.

  2. G.Sh. March 6, 16:54

    Shume vite perpara, kur S.Berisha dhe L.Basha i hoqen emrin e lavdishem rruges “Deshmoret e 4 shkurtit” dhe ia vune Ibrahim Rugova, ndersa Kuvendi i Shqiperise miratoi ne v. 2016 nje rezolute per ngritjen e nje permendoreje ne Tirane, dergova ne Dita kete shkrim, i cili, fatkeqesisht, nuk u botua(!)

    ÇFARË KA BËRË I. RUGOVA PËR SHQIPËRINË?

    Dëgjova se në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur një rezolutë ku kërkohet të ngrihet një shtatore për ish-Presidentin e Kosovës në qendër të Tiranës.
    Të them të drejtën, që kur rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, në Tiranë, me një të rënë të lapsit u shndërrua në rruga “Ibrahim Rugova”, ndjeva një shije të keqe. Kjo dodhi sepse 4 shkurti ështe një datë kur hordhitë gjermano-kuislinge të xhelatit Xhafer Deva u sulën si ujq të tërbuar, morën nga shtretërit e tyre 84 djem e vajza të pafajshme dhe i vranë barbarisht duke mbushur me kufoma pragjet e shtëpive tiranase. Kjo është një datë simbol në historinë e Luftës tonë për çlirim, prandaj as duhej luajtur e tallur me të dhe as duhet tallur ende. Habitem si e ka gëlltitur këtë turp Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës dhe nuk shkoi, e nuk shkon ende, të protestojë për të vënë në vend një padrejtësi. Ata 84 të rinj dhanë jetën në luftë kundër forcave më të errëta të kohës, për çlirimin nga zgjedha pushtuese, pra kishin meritën e madhe se u bënë theror në Altarin e Atdheut–Shqipërisë. Që t’i ndryshohej emri asaj rruge duhej të kishte një arsye shumë më madhore se jeta e atyre djemve e vajzave. Mirëpo kryetari demokrat i atëhershëm i bashkisë së Tiranës, e shpërfilli këtë akt sublim të atyre dëshmorëve dhe i vuri emrin e një njeriu që, në dijeninë time, për shqipërinë nuk ka bërë asgjë.
    Sipas mediave të ndryshme I. Rugova ka shumë njolla të paqarta në biografinë politike të tij. Ai ka qenë anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, pastaj edhe sekretar i asaj partie për Institutin Albanologjik të Prishtinës; ai jo vetëm nuk i ka përkrahur, por është shprehur kundër “irredentizmit shqiptar” në kohën e demostratave të fuqishme të studentëve kosovarë, në v. 1981; u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kohën kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia, prandaj edhe e regjistroi partinë e tij në Ministrinë e Brendshme të Serbisë (?!); në Statutin e LDK, në atë kohë u përcaktua Kosova me një autonomi më të cungar nga autonomia që i jepte Kushtetuta e Titos e v. 1974; ka qenë kundër demostratave të studentëve gjatë viteve 1997-1998; Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ata djem e vajza që, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve, dolën me armë kundër pushtimit serb, i ka quajtur “dorë e zgjatur e Serbisë”; u zgjodh President i Kosovës me pëlqimin e gjakpirësit të shqiptarëve të Kosovës, Millosheviçit, pra, me pëlqimin e pushtuesit, që domethënë se pranoi të ishte kuisling; kur, në v. 1990 u krijua Republika e Kosovës, në Kaçanik, pushtuesit serbë zhvilluan një fushatë të përgjakshme arrestimesh të deputetëve dhe të qeverisë që u formua atje, aq sa një pjesë e tyre u detyruan të merrnin arratinë nëpër Europë, shumë prej tyre erdhën edhe këtu, në Shqipëri. Aq e vërtetë është kjo saqë, të përmendje togfjalëshin “Republikë e Kosovës”, ose “Kosova Republikë” në atë kohë, përfundoje pas hekurave, ndërkohë që, për çudi, “Presidenti i Republikës së Kosovës” rrinte i qetë dhe i patrazuar nga Millosheviçi, në vilën e vet, në qendër të Prishtinës; në kohën që UÇK luftonte dhe derdhte gjak në male kundër hordhive paraushtarake të Millosheviçit, ndërsa NATO-ja ishte në kulmin e sulmeve kundër Sërbisë, Millosheviçi e ftonte Rugovën në Beograd me të cilin, gjykuar nga pamjet e trasmetuara nga TV, zhvilloi një bisedë të përzemërt. (Për çfarë?). Madje thuhet se i ka çuar edhe disa dhurata krykriminelit serb. Thuhet që ka pranuar të krijonte një qeveri kuslinge në Kosovë, nën strehën e Millosheviçit, për t’iu kundërvënë bombardimeve të NATO-s dhe luftës së UÇK-së. Thuhet se u bëri thirrje SHBA dhe BE të ndërprisnin bombardimet kundër Sërbisë, madje, me një avion të dhënë nga Serbia, me urdhër personal të Millosheviçit, shkoi në Itali për të biseduar lidhur me ndalimin e bombardimeve; në këtë kohë deklaroi në një TV zviceran se “Millosheviçi është e vetmja figurë politike serbe me të cilin mund të bisedohet për paqe”. Shkojmë më tej. Ende sot ka polemika dhe dyshime në Kosovë se ku shkuan paratë e shumta që jepnin kosovarët, të cilët rropateshin nëpër botë duke punuar dhe mbanin në luks “qeverinë në mërgim” të Bukoshit dhe të Rugovës. Shtypi nuk ka njoftuar ndonjë gjë lidhur me fatin e atyre milionave, prandaj enigma mbetet ende e pazgjidhur.
    Në qoftë se I. Rugova, siç dëgjojmë rëndom të thuhet, është “Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”, si t’i shpjegojmë gjithë këto që janë shkruar për të dhe që shkurtimisht i sollëm më sipër? Në qoftë se I. Rugova, të cilit nuk i ka “hyrë gjemb në këmbë” për pavarësinë e Kosovës, çfarë duhet të themi për Adem Demaçin, i cili bëri 28 vjet burg për të dhe për të cilin nuk e ka shtruar kush problemin e një emri rruge, të një busti, e pse jo, edhe të një shtatoreje të tij? Çfarë duhet të themi për organizatorët e demostratave të fuqishme studentore të v. 1981? Çfarë duhet të themi për Ukshin Hotin me shokë? Çfarë duhet të themi për Adem Jasharin dhe familjen e tij që gati u shfaros e gjitha për pavarësinë e Kosovës? Çfarë duhet të themi për ata qindra e mijëra djem e vajza kosovarë që u masakruan dhe shumë prej të cilëve serbët nuk duan t’u tregojnë as varret, në qoftë se i kanë?
    Natyrisht, të gjitha këto janë argumente të dala në shtyp dhe që nuk i shpika unë, gjithsesi, është punë e qytetarëve të Republikës së Kosovës të gjykojnë për to dhe t’i japin Rugovës ato që ata e shohin të arsyeshme.
    Sa më përket mua, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, nuk janë këto fakte që më shqetësojnë. Nga propozuesit e “rezolutës”, unë dua përgjigjen e pyetjes që bëj në titull, dhe pikërisht: “Çfarë ka bërë I. Rugova për Shqipërinë?”.
    Le të kujtojmë se, sa ishte president i Kosovës, Rugova nuk erdhi asnjëherë për vizitë në “shtetin amë”, në Tiranë, në një kohë që na ka nderuar me ardhjen e tij deri edhe Presidenti i SHBA, Xhorxh W. Bushi, pa përmendur edhe shumë të tjerë. Jo vetëm kaq, por, kur ka ardhur, siç thuhet, një herë në aeroportin e Rinasit, Rugova, as ka pranuar të zbresë në tokë dhe të takohet me qeveritarët tanë, por ka ndenjur në avion. Gjatë presidencës së Rugovës, nuk është ftuar prej tij ndonjë qeveritar i yni për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe as ka ardhur ndonjëherë këtu, për vizitë zyrtare, jo vetëm Rugova vetë, por, në dijeninë time, asnjë zyrtar i lartë kosovar. Të krijohet përshtypja sikur Rugova nuk e njihte Republikën e Shqipërisë si një shtet sovran, me të cilin duhet të mbante marrëdhënie të mira dhe të shkëmbente delegacione të niveleve të larta. Pse? Ish-kryeministri i tij, Bukoshi, është shprehur në mënyrën më të ulët për Shqipërinë, duke e quajtur “vrimë të zezë” dhe Rugova, me heshtjen e tij, e ka pranuar këtë cilësim ogurzi të dishepullit të tij.
    Shqipëria nuk ka vend për të nderuar ata që, jo vetëm nuk kanë bërë asgjë për të, por edhe e kanë shpërfillur. Në Tiranë ka shtatore ish-presidenti amerikan Uillson sepse e meriton: I hodhi dorën e ndihmës popullit tonë në një nga periudhat më të vështira të historisë së tij dhe e shpëtoi nga copëtimi. Nuk ka një shtatore për Mis Edit Durhamin, e cila ka bërë atë që asnjë i huaj nuk e ka bërë për Shqipërinë: ka shkruar dhe i ka kumtuar botës dhuntitë më të mira të shqiptarëve, në një kohë kur ata ishin “qytetarë” të Perandorisë Osmane. Emrin e saj ia kemi vënë një shkolle të ulët, ndërkohë që njërit nga bulevardet më të mirë të Tiranës i kemi vënë emrin e Zhanë D’Ark, e cila mund të jetë e madhe për Francën, por nuk ka asnjë vlerë për Shqpërinë. Shfrytëzoj rastin t’i propozoj Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe personalisht Kryetarit të Bashkisë, Z. Veliaj, ta heqë atë emër dhe të vendosë emrin e Edit Durham-it.
    Pa folur pastaj që themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, i kemi hequr shtatoren nga muzeu dhe ia kemi degdisur diku, në një cep të Tiranës, kurse, ndërkohë, kërkojmë një shesh kryesor të Tiranës për shtatoren e Rugovës.
    Kam dyshimin se mos kjo rezolutë ka qëllim djallëzor: Ne po i ngremë në Tiranë shtatoren një ish-anëtari të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ndërsa ju vendosni në Prishtinë shtatoren e një ish-anëtari të Partisë së Punës të Shqipërisë. Kështu lajmë duart si Ponc Pilati.
    Hamendësimi nuk është dhe aq pa baza.
    GURI SHYTI

    Reply to this comment
  3. pali March 6, 17:32

    Ore Dilo djali po pse te kap ty tere ky siklet per I.Rugoven,per te figurat e botes kane dhene mendimet. Populli i Kosoves gjithashtu, ai ishte dhe mbetet lideri historik.E kuptoi se ti dhe shoket e idealit kurr nuk do te pajtoheni me realitetin. Ata komandaret qe ti dhe kuadrat e vjetra te PP i stervitet, i drejtuat dhe i perkrahet e katandisen Kosoven ketu ku eshte.

    Reply to this comment
  4. Dilaver Goxhaj March 7, 09:43

    I nderuar komentues PALI, se pari, duhet ta dish mire historine e daljes se Rgoves ne krye te politikes ne Kosove dhe ecurine e qeverise se tij ne Ekzil, qe te mund te shprehesh se pse Rugova mbetka per ju “lider historik”. Se dyti, figurat e botes e kane fryre figuren e Rugoves,pasi nk donin te njihnin UCK-ne si rrjedhoje e propagandes mbare shqiptare me ne krye partine e Rugoves, LDK, se ajo na paskish qene e nxitur nga ideologjia komundiste dhe tjetra se kerkonte bashkimin me Shqiperine, te cilin e kishte edhe ne formlen e betimit te saj ushtarak. Edhe sot Evropa nuk e pranon kete teze, sepse eshte ajo qe ende kerkon t’i heqi territore Kosoves e t’ia japi Malit te Zi dhe kete po e ben me Hashim Thacin e Xhavit Halitin e Kadri Veselin, me ata qe i bene puc Adem Demacit. Se treti, me len te kuptoj se ju nuk e dini fare historine e UCK,kur thoni “Ata komandaret qe ti dhe kuadrat e vjetra te PP i stervitet, i drejtuat dhe i perkrahet e katandisen Kosoven ketu ku eshte.”, sepse asnje nga keta qe dolen me puc ne krye te UCK (qe nuk eshte vendi ta shtjelloj kete gje), nuk ka qene stervitr me Adem Jasharin ne Shqiperi; dhe, qe ta dish edhe me mire, nga 35 pjestaret e stervitur me Adem Jasharin ne Shqiperi, vetem 5 prej tyre me ne krye Ademin u kthyen ne Kosove, te tjeret qe ishin te partise se Rugoves, iken ne Perendim e sot jane bere gjyqtare, pnonjes te larte administratore, deputete e ministra. Besoj se duhet te qartesohesh edhe me keta pak rreshta qe po u kthej pergjigje.

    Reply to this comment
  5. pali March 7, 16:56

    Dilo ore cuni i axhes, ndofta ti me shoke edhe e dini me mire historine e daljes se Rugoves ne krye te politikes, ju kuadri i Dulles merreni me politike ndershqipetare keni dhene edhe prova historike….Rugova Lider historik nuk eshte vetem per mua por edhe per ty o i mjere.Ai mbetet i vecant ne histori.Faktet jane kokeforta ti dhe shoket tuaj kot rreni dhe shtremberoni faktet.Sa per pucin qe komandaret e Rognerit i ben pucin Demacit eshte e kunderta, ishte Demaci qe kerkonte federaten ballkanike, jo komandaret e as Rugova.Pak ndershmeri ne shkrime ore i gjore.

    Reply to this comment
  6. D Goxhaj March 7, 21:33

    Z.Pali, pse i ngaterron gjerat, te kerkosh federat ballkanike, sipas jush qenka puc?! Faleminderit qe ma mesove dhe kete gje. Se dyti, ideja e federates ballkanike e Demacit ishte para se te fillonte lufta, o z.Pali. Une nk jam i mjere, z.Pali, por te mjere jane te verberit politik0-partiake, qe u ka mbetur ora ne vitin 1944 dhe nje e dy perdorni epitete denigruese, dke ms e ditr se po te fyesh, je fyer. Edhe Hitlerit, kur duam te flasim per ate, i themi Hitler, dhe kjo eshte kultre, apo jo. Besoj se me kupton.
    Une e provova vete se cila ishte politika e Rugoves gjate luftes. “Une vij nga me rane, sikunder thote populli, Ju e Mollosi me tregoni sa shkopij me dhane”. Zakonisht nje kategori e mire njerezish tek ne eshte tregar se i dine me mire punet se atoret e tyre. Nuk desha qe edhe ju te beni pjese ne keta kategori.

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit March 8, 11:37

      O Dilo ! Vdekja politike ne shkalle internationale e Rrugoves erdhi athere kur ai u ul te Miloshevici lexoi deklaratat e Joschka Fischerit te asaj kohe!! Qe ky momenti kyc qe i beri Amerikanet dhe Gjermanet te kthehen nga ana e Hashimit dhe UCK te mos e quanin me
      “rrebele ” Krahasimi Rrugova-Jashari eshte si me thenen Vojo Kushi-Mitat Frashri
      Tu ngjat jeta!

      Reply to this comment
    • AP March 8, 14:07

      @ pali
      Fole mos u fshih pas genjeshtrave…
      D Goxhaj te denigroj…, nuk e kupton?!

      Reply to this comment
  7. Rexhep murtezi - Gjilan March 8, 09:44

    Edhe emri Dilaver jep me kuptuar se jeni dallaverë!
    Po mor i poshter po ushtarët e Ibrahim Rugoves e thyen kufirin shiptari shqiptar në Koshare,e jo UQK-ja e Hashi-
    mit siq ti i simpatizon.Po Rugova mor i mjer ta pruni Ameriken në Kosovë,e jo UQK-ja e jote.

    Reply to this comment
  8. keshtu ndodh March 8, 21:04

    Te theme edhe une nje gje? Cili ishte ndryshimi midis Ibrahim Rrugoves dhe Sali Berishes. Sali Berisha kriminel dhe spiun serb, vdes per pushtet dhe shet çdo gje. Ibrahim Rrugova nuk ishte kriminel, por i heshtur qe krimin ta benin te tjeret, ndersa qendrimi nje jave si i humbur duke pire kafe me Millosheviçin kur po i vriteshin dhe bashkepuntoret e tij dhe nderkombtaret e kerkonin per Rambuje, tregon se duhet te kete qene spiun i serbeve. edhe pse ka mbajtur popullin e Kosoves te shtypur nga serbet me teorine e paqes se tij. Edhe Rrugova vdiste per pushtet, prandaj ishte dhe aq i keq bashke me heshtjen e tij. Per krahasimin e Ibrahim Rrugoves me Adem Jasharin beni gabim: jane si nata me diten. Filozofia e Rugoves ishte mashtrim dhe nenshtrim, ndersa filozofia e Adem Jasharit e pabesueshme per brezat; do ta quajne legjende dhe jo te vertete. Te me falni, por ky eshte opinioni im qe kam krijuar duke i ndjekur nga jashte te gjitha ngjarjet si shqiptar.

    Reply to this comment
  9. Tironci March 9, 10:48

    Kam thene dikur qe Rugova ishte politikani me i madh shqiptar mbas Skenderbeut.
    por kam gabuar.. dhe rende
    Me dukej se teoria e tij pacifiste kishte me shume gjasa te jepte resultatin e kerkuar pikerisht per ate idene se ne si popull nuk mund luftonim me Serbine
    Per mendimin tim; jane te pamohueshme meritat e Rugoves ne ngritjen e nje shteti paralel nën Serbi por dy gabimet historike te Rugoves i zbehin qarte kto merita…..
    e para eshte pasiviteti i tij kur plasi ne gjithe jugosllavine dhe me e pafalshmja (per mos te folur per tradheti) Mohimi i Uçk-se
    Koha tregoi qe dje, sot dhe neser qe fqinjet tane nuk kuptojne gjuhe tjeter pervec asaj se pushkesh
    e bejme a nuk bejme dot eshte pune tjeter po s’kemi rruge tjeter..
    Per Bacen Adem (se eshte baca i te gjitheve ne) nuk ka fjale, nuk ka veprim, nuk ka njeri ,kushdo qofte qe ti bej hije madheshtise, athdhedashurise se tij
    Sikur secili nga ne te sakrifikonte 0,1% te asaj qe sakrifikoi Baca Adem per shqiptarine sot do ishim…… (lere se s’behet bota me sikur) po besoj se u kuptuam.
    P.S. pershendteje orteku i fekenit, dhe mua me ka marre nje njeri ai Ortek

    Reply to this comment
  10. pali March 9, 17:22

    Edhe njeher per Dilon tone, po pse te bezdise e verteta per Rugoven, apo per Shtabin e Rognerit mjafton te vizitosh Kosove dhe do te bindesh vet se kush ishte Rugova.

    Reply to this comment
    • Jetnori March 10, 04:52

      Na polli or PAL..! Zoterija qe shkruajti eshte nga ata djem te pakte dhe trima qe vune interesin e larte atdhetar para jetes se tyre. Me pak fjale JU dhe maskarenjte qe jeni gati qe edhe KRISHTIN ta pagezoni me emrin RUGOVE, qendruat ferrave apo bridhnit neper Evrope te mernit ndonje CPAS(uollfere) pjesa tjeter qe qendroj ne kosove kishin misione spiunimi dhe te gjithe se bashku te ngrinit nje njeri me mision te paster antishqiptar ne HYJNI. Jeni shume te ndjeshem ne misionin tuaj si tregetar dhe atdheshites. Propaganda juaj eshte teresishte ne sherbim te serbit si ne kohen e luftes edhe pas saje. Luften e pergojuat deri ne ate fare feje, qe ata bije nenash qe moren armet kunder pushtuesit 100 vjecar te trojeve shqiptare i cilesuat trafikant droge dhe lloj epitetesh. Egresine tuaj si antishqiptare e treguat menjehere pas lufte. Barbaria 100 vjecare e pushtuesit serb ishte nje bashkejetese normale per JU nen pushtetin e tyre. Liria me gjakun e djemve te UCK ishte e papranushme pa ju ne pushtet. Gati per lufte vella-vrasese vetem KRISHTI RUGOVE ne pushtet. Rugova ky bir i pushtetit LKJ alias LDK qendroj me deshire dhe me bindje, se vetem UDB & MILOSHEVICI i siguronte jeten, me familje mori rrugen per Beograd. Bemat e tij me MILLOSH & PRIFTERINJ RUSE nuk duan komente. Hymni kombetari ka dhene ate qe meriton zotit Rugova or PAL qe na polli me ty&mollosin tend. Nga LDK e asaj kohe ishin te pakte atdhetaret e vertet. UDB kishte ne dore FEHMI AGANIN & RUGOVEN te parin e qeroj ndersa RUGOVEN e shpetoj perse? Shpresoj te jesh gjalle kur ta hapen arkivat serbe per kete periudhe. Llogjika eshte fare e thjeshte AGANI u vra me miratimin e KRISHTIT RUGOVE kjo ishte njolla me erret nga shume e shume qe kishte KRISHTI RUGOVE dhe e detyronte qe te ishte i zellshem deri ne vetmohim jo perballe pushtuesit100 vjecar por perball luftetareve te lirise. Nderim per ushtarakun Dilaver

      Reply to this comment
      • Mollosi March 10, 12:00

        Te jesh (atehere dhe tani) kunder Hashimit, Xhavitit,Azemit apo Aliut nuk do te thote te jeshe kunder UCK-se. UCK-ja dhe hashimi me kompani jane dy botera te kunderta. Ndoshta nuk do te te vie mire, por sigurisht qe edhe ti e di qe Hashimi me kompani kurre nuk e paten dashurine e popullit. Populli fort mire e dinte se kush jane ata. Dhe tani cdo dite e me shume po u dalin ne shesh te zezat e tyre. Hashim Thaci nga bashkepunetoret e tij me te ngushte akuzohet se eshte spiun i francezeve, konkretisht spiun i Arnaud Danjean i cili punon ne sherbimet e inteligjences franceze. Xhavit Halitin sherbimi i inteligjences se KFOR-it amerikan , para disa vitesh e akuzoi se ai gjate luftes kishte bashkepunuar me UDB-ne serbe. Azem Syla dhe Ali Ahmeti jane dy hajdute, zhvates te shtetit qe i pranoi dhe i strehoi . Qe te dyte u bene te semure psiqik vetem e vetem qe te perfitojne ne menyre te pandershme nga shteti Zviceran. Azemi vazhdoi me zanatin e tij te vjeter, zanatin e hajdutit. Ai duke u bere bashkepunetore i serbeve te Gracanices e zhvati shtetin e Kosoves per me shume se 30 miljon euro.
        E permende luften vella-vrasese. LDK-ja kurre nuk do ta bente nje pune te tille. LDK-ja as qe kishte nevoje per akte dhune. Ajo e kishte pas popullin, i kishte rreth 60% te votave. Ata qe trumpetonin per lufte ishin soji i Hashimeve, te cilet duke e pare humbjen mundoheshin qe me akte te dhunes deri ne vrasje te kundershtareve politik te frikonin popullin. Por populli, ore Jetnor nuk u frikesua.

        Reply to this comment
        • Jetnori March 10, 17:49

          Je per hall o Mollos me gjithe Pal….! Pas’90 qe prova me e bukur per atdhetari dhe atdheshites. Ne Kosoven martire na doli levizja e quajtur LDK e cila misionin e kishte te mbeshtetur dhe te siguruar nga shteti apo nenshteti pushtus. Serbise nuk i solli asnjehere telashe djali me shalle qe botes kudo qe bridhte i tregonte se kishte ndertuar nje shtet me arsim shendetesi kultura dhe ku mbahen mend sukseset e medha te SHALLEHEDHURIT. Nderkohe ne kosove jeta ishte nje temerr qe fjala te ikje naten eshte pak. Atdhetaret e vertet si UKSHIN HOTI dhe radikalet qe ju do pelqenit te quheshin te tille apo me keq ENVERISTET qe ishin baza e vetmohuseve per lirin e KOSOVES jo vetem qe nuk punonin dote ne KOSOVE por as ne vendet te tjera duke perfshire memen atdhe qe na perfundoj ne dore te SALIMADHIT. Kudo bijet vetmohus punuan me mishe shpirte ne ilegalitet te madhe qe te mos spiunoheshin nga cobanet e ruajtjes se atdheut te shenjte qofshin RUGOVISTA SALISTA apo edhe nga UDB qe pa e tepruar dirigjonte gjthshka. Ngjarjet i keni ndjekur me vemendje dhe nuk besoj se eshte vendi te japim se si u zhvilluan se jane te qarta edhe per JU MOLLOS & PAL qe jeni bere per halle. Pra bota shqiptare u vendos nen pushtetin e gjumevenesve te merimanges LKJ alias LDK per te lartesuar KRISHTIN RUGOVE dhe per te zbrazur atdheun KOSOVE nga jeta e tmerrshme nen regjimin pushtues 100 vjecar qe kercenonte deri egzistencen fizike te nje populli martir por jo nje pushtet RUGOVIAN. Deshira juaj per te vene epitete tradhetaresh per cdo individ apo shoqeri mbareshqiptare qe vuri jeten ne balle te luftes me fundin e gezuar te KOSOVES qe kemi sot nuk e virgjeron SHALLEHEDHURIN. Une si shqiptare i botes se perditshme me fjalen popull me bente per vete djaleria kosovare me arme ne dore dhe jo shteti i ndertuar i SHALLEHEDHURIT i cili ishte teresishte ne sherbim te zbrazjes se KOSOVES fakt qe pushtuesi e beri kur nuk mund te perballonte rrebeshin e luftes se ciles i kishte kushtuar aq shume munde dhe pars per ta mbajtur sic ishte. Je i ndergjegjshem qe ne kuvendin jugosllave pas’90 u be pyetja: Cfaru be me milionat per Shqiperin? Dhe pergjigja qe po aty shikoheni si eshte bere. Tiranen e marim me gjuetare. Sali & Rugove ishin celesi i zhdukjes se ceshtjes shqiptare si halli me i madhe serb. Deshtuan por propaganda vazhdon. Deliri i madheshtise RUGOVE & SALI nuk ju ka humbur. Ne shtypin shqiptare me aktivet dhe me te egrit jane mbrojtesit ose fanatiket e SHALLEHEDHURIT, SALIBISHES dhe nje tjeter figure po aq negative sa dhe keto JANULLES. Nese behet fjale per keto figura mbrojtesit si JU, MOLLOS & PAL na jeni bere halle. Do te isha shume i lumtur si shqiptare qe edhe Arvanitasit te kishin sic dhe kan mijera spiune grek por vetem te ringjallin gjuhen e tyre. Pastaj ti veme dhe ata ne te njejte lupe sic ke vene luftetaret e Kosoves. Pershendetje

          Reply to this comment
  11. Mollosi March 11, 11:08

    Qendrojme ne pozita krejtesisht te kunderta. Une bej pjese ne ate shumice per te cilet dr. Rugova eshte shqiptar i madh. Edhe dicka. Mendoj se gabon me kete “delirin e madheshtise” Rugove & Sali. Per mua keto dy figura nuk jane te njejeta. Saliu, duke qene pjelle e Enverit eshte nje komunist, prandaj une nuk jam adhurues i tij.
    Edhe une ju pershendes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*