Administrata, Mesi: Gjatë 2018-ës, ristrukturim i plotë i ministrive

April 11, 2018 11:36

Administrata, Mesi: Gjatë 2018-ës, ristrukturim i plotë i ministrive

Gjatë 2018-ës do të kryhet ristrukturimi i plotë i ministrive dhe institucioneve në varësi, është shprehur zv. kryeministrja Senida Mesi, gjatë raportimit të saj për administratën publike në komisionin parlamentar të ligjeve.

Ristrukturimi i ministrive dhe institucioneve në varësi – model i ri organizimi dhe qeverisjes të përqendruar tek qytetari. Reforma e ristrukturimit – eliminojmë mbivendosjet, përmirësojmë funksionet, rrisim performancën e institucioneve. Gjatë 2018-ës, do të kryhet ristrukturimi i plotë dhe ndërtimi funksional e strukturor i të gjithë institucioneve në varësi”, është shprehur Mesi.

Ajo informoi më tej se po reformohen shërbimet publike, si instrument për të luftuar korrupsionin.

Jemi të vendosur ta shndërrojmë administratën publike në shërbyes me standarde për qytetarët dhe bizneset. Administrata Publike ka vend vetëm për punonjës me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri. Plani i Veprimit 2018-2020 për Reformën e Administratës Publike është në proces konsultimi. Në 2017-ën është përmirësuar sistemi i rekrutimit – më shumë transparencë dhe fokus meritokracia. Në 2017-ën, mesatarisht rritja e pagave për punonjësit e administratës publike ishte 10%”, informoi më tej zv.kryeministrja.

o.j/dita

April 11, 2018 11:36
Komento

3 Komente

  1. klementi April 11, 14:28

    Po kur do te behet more aman se u be nje vit nga zgjedhjet dhe akoma asgje nuk po duket dhe me keq akoma administrata eshte ne nje amulli te plote si asnjehere me pare.

    Reply to this comment
  2. SS April 11, 16:44

    ATO GJASME PORTALET PER TU PUNESUAR SIPAS KRITEREVE I KENI HAPUR PER PROPAGANDE BOLSHEVIKE SE NE ASNJE RASHTE ATO NUK HAPEN…!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. info analitike April 11, 17:00

    Mbetet duke bere ristrukturime e revolucione po pune nuk paskeni qjene te zotet te beni?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*