Administrata publike dhe niveli i saj i arsimimit

March 12, 2018 18:01

Administrata publike dhe niveli i saj i arsimimit

Shumica e punonjësve të administratës publike janë të arsimuar në universitetet publike të vendit, por kjo nuk do të thotë se ata që kanë një diplomë universiteti privat i përkasin një pjese të vogël. Ndërsa përsa i përket të punësuarve që janë të arsimuar jashtë Shqipërisë, janë të pakët në numër.

Të dhënat bëhen të ditura nga raporti i fundit i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil pas analizimit të rreth 4500 individëve, raporton Top Channel.

“Kemi 90 për qind, ose 3969 universitete publike brenda vendit, kemi 397, ose 9 për qind në universitetet private brënda vendit dhe nga jashtë vendit kemi 70, ose 1 për qind”, thotë Pranvera Strakosha.

Referuar situatës së universitetit “Kristal”, ku falsifikoheshin diploma universitare, Komisioneri nuk ka gjetur asnjë rast të tillë në administratën publike. Por sipas analizës për vitin 2017, rezulton se në administratën publike punojnë 65 persona me një diplomë të këtij universiteti.

“Thjesht në dosjet e personelit shikohet lloji i diplomës që është, ose origjinale, ose i njësuar me origjinalin. Nëse ne do të konstatonim në një moment, ose do të kishim dyshime të arsyeshme, sigurisht do ia referonim menjëherë Ministrisë së Arsimit, ose Prokurorisë”, shton Strakosha.

Ndërkohë, në 5 Bashki të vendit si: Lezhë, Lushnje, Sarandë, Librazhd dhe Kukës një numër punonjësish rezultojnë pa arsimim.

“Kemi 67 me arsim të mesëm dhe 28 që nuk plotësojnë kriteret e vendit të punës, që do të thotë nuk kanë diplomë master, sepse nuk duhet të kesh vetëm diplomë bachelor, por duhet të kesh edhe diplomë master. Nuk kanë certifikatën e auditit, nuk përshtatet arsimimi me kërkesat e vendit të punës”, deklaron Komisionerja.

s.a/dita

March 12, 2018 18:01
Komento

6 Komente

  1. perkthyesi March 12, 20:07

    E cuditshme ngelet punesimi i njerezve pa asnje kriter! Para dy vitesh, nje gjeolog kinez, i ardhur ne Shqiperi per te inspektuar nje nga ish minierat, formoi numrin e telefonit te zyres ne Ministri, pasi donte te dinte dicka me shume per ligjin minerar shqiptar. Receptori u ngrit, dhe sapo kinezi nisi pyetjen ne anglisht, receptori ra….Me vone mesuam se aty ish e punesuar nje vajze qe as nuk e kish haberin e anglishtes…Problemi u zgjidh, pasi, duke hedhur tej modestine, ate problem i a zgjidha une, por punesimi i ketyre njerezve mbetet nje dukuri tejet negative ne administraten e shtetit, ndersa neve, se bashku me shume te tjere, mbetemi rrugeve, me gisht ne gpje….Deri kur keshtu. Nepotizmi dhe njohjet shoqerore, ne se kerkojme ti bashkohemi botes se qyteteruar, duhen flakur tej sa nuk eshte ende shume vone. Jam i sigurte se raste te tilla ka shume…

    Reply to this comment
  2. kampaçurreta March 12, 20:45

    E PER CFARE MASTERI BENI FJALE,MASTER KRISTAL MASTERI NE SHQIPERI ESHTE ME NIVELIN ME TE ULET SE NJE SHKOLLE E MESME NE VENDET EUROPJANE . MASTERA TE BLERE, VERIFIKONI QE TE GJITHE DEPUTETE I KENI ME MASTER SA HERE KANE QENE NE LEKSIONE NE UNIVERSITETE, TE GJITHE PUNONJESIT NE MINISTRI DHE ORGANET E TJERA TE ADMINISTRATES JANE ME MASTERA, KUR TAKOVA NJE PERSON QE AKTUALISHT PUNON NE ADMINISTRATE DHE ME PERMENDI EMRIN E E UNIVERSITETIT ME TREGOJ QE KY UNIVERSITETE ISHTE TEK ASTIRI , IMAGJINONI QE AS VEND NDODHJEN NUK E DINE. VAZHDONI SE E KENI MIRE.

    Reply to this comment
  3. return of the saint March 13, 07:27

    Reforma ne administrate do te behet menjehere mbas asaj ne drejtesi nuk mund te behet shteti me djemte e lagjes dhe me te aferm burokracia kerkon profesionist dhe keta I ka pregatitur perendimi thjesht duhet te therriten per te dhene kontibutin e tyre

    Reply to this comment
  4. Vezhguesi March 13, 09:04

    Administrata publike sot eshte nje armate 100% militantesh te Rilindjes. Edhe me pare ka qene tendenca e punesimeve partiake ne administrate, por kurre si me ardhjen ne pushtet te Edi Rames. Dikur kur ishte Berisha ne pushtet, kishte p[lot punonjes administrate qe ishin hapur socialiste. Kishte N\drejtor shkollash socialiste qe ishin ne komisione zgjedhore si anetar te PS. Kishte dhe plot socialiste qe fitonin tendera…Sot me Ramen ne pushtet, nuk gjen asnje demokrat te deklaruar te jete i punesuar ne administrate, Asnje! Punesimet ne administrate behen sot nga deputetet e Rames neper qarqe. Ato kane si kriter te vetem faktin se duhet te jesh i besuar i deputetit, mik i tij. Drejtoret kudo pa perjashtim jane ushtare te deputeteve te qarqeve. Atyre u vjen lista e punesimeve nga keta deputete. Jashte c’do kriteri jane punesuar e jane fryre administratat me miq e kusherinj deputetesh. Per pagat e tyre perdoret fondi i investimeve, ky eshte shkaku qe ne Shendetesi, p.sh. nuk ka ilace neper spitale, sepse me ato fondet per ilace perdoren per pagat e te punesuarve pa kriter. Drejtoret e nderrmarjeve kudo jane pronare te tyre. Jane fuqiplote te shtojne organika sipas urdherave te deputeteve. Sot administrata kudo eshte e tejfryre. Me te vetmin kriter, futje ne pune ne baze te miqesise me deputetet. Ato sot nuk jane me vetem deputete, por mbi te gjitha jane Zyra Punesimesh. Ato qe punesohen ja dijne per nder atij qe i gjeti punen, pra deputetit te pushtetit. Me kete mekanizem administrata e tejfryre eshte vetem socialiste. Nje demokrat diku ne administrate, edhe ne se ka mbetur, do kete zene mik patjeter deputetin socialist te qarkut.

    Reply to this comment
  5. info analitike March 13, 15:10

    Kjo tregon se ajo puna e konkurseve ishte thjesht nje tallje me njerezit. Ja pra qe fajin nuk e ka as Saliu e as sistemi por kriepsikopati. Eshte ne mandatin e dyte dhe gjerat po shkojne akoma dhe me keq aq sa reforma ne shendetesi psh. solli ne emigrimin e te gjithe mjekeve deri ne piken qe nuk ka mjeke neper spitale. Drejtimi i duhur drejt shkaterrimit te vendit, vazhdoni keshtu se keni akoma Netin, shqipen, bejtexhiune bedrinjte qe u mbajne ison.

    Reply to this comment
  6. Jevi March 13, 19:08

    Perpara se te shohim diplomat te shohim se sa te ndergjegjshem jane njerezit per pune.Ne kete vend nuk eshte vrare vetem dija por deshira per pune.Ketu jetohet e pasurohesh pa punuar dhe te gjithe mendojne cfar te rembejne perpara se cfar do te bejne ne pune.Ky eshte mallkim shume i madh i vendit e jetes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*