Administratori i CEZ, ndër kandidatët edhe drejtori i UKT, Sait Dollapi

Redaksia Online January 18, 2013 11:01

Administratori i CEZ, ndër kandidatët edhe drejtori i UKT, Sait Dollapi

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) është mbledhur sot për të shqyrtuar kandidaturat për administratorin e Kompanisë CEZ Shpërndarje. Për këtë post janë paraqitur gjashtë kandidatura: ish-kreu i OSSH, aktualisht drejtori i Ujësjellësit, Sait Dollapi; Artan Topi, Genc Gjorgjani, Rezart Isufi, Agron Seseri dhe Onorina Jata.
Pas dëgjimit të prezantimit të CV-ve, bordi i ERE-së do të përzgjedhë kandidatin fitues. Paraprakisht është skualifikuar kandidatja Onorina Jata, me argumentin se është aktualisht punonjëse në CEZ.

Përzgjedhja e një administratori shtetëror për kompaninë CEZ u vendos një javë më parë nga ERE së bashku me mënyrën se si do të funksionojë CEZ-i nëse i hiqet licenca. Rregulloja parashikon që kandidati fitues të marrë detyrën dhjetë ditë pas shpalljes dhe të nisë menjëherë punën për të përmirësuar situatën e krijuar në CEZ.

Ndërkohë, në lidhje me licencën e CEZ-it, ERE do të vendosë më 21 janar.

Redaksia Online January 18, 2013 11:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*